-
i/e regjistruar
Serbia e falimentimeve ushtarake e politike
Serbia e falimentimeve ushtarake e politike
13-08-2010 / Nga Skėnder Mulliqi
Se Serbia e Tadiqit edhe nė kėtė fillim shekull nuk ka levizur pėrpara, por ka mbetur me ide tė sė kaluarės sė hidhur e dėshmon edhe draft-rezoluta e saj e paraqitur nė OKB. Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, serbėt, deri vonė e injoruar duke e quajtur organizatė mamute, e cila nuk ka zgjidhur ndonjė vatėr krize nė botė. E tani, tė gjitha pėrpjekjet e kėtij shteti pėr ta kontestuar shtetin e ri tė Kosovės, po adresohen pikėrisht nė selinė e OKB-sė. Serbia u trimėrua kur u miratua rezuluta e saj nė OKB ku kėrkohej nga GJND-ja tė vėrtetojė ligjshmėrinė pavarėsisė sė Kosovės. Por zhgėnjimi i Beogradit zyrtar ishte i madh.GJND-ja e kėrkuar nga vet ata me 22 korrik tė muajit tė kaluar vendosi nė favor tė Kosovės. Ishte edhe njė disfatė e radhės, nė vargun e shumė disfatave nė planin politik dhe ushtarakė qė i pėsojė Serbia nė fund tė shekullit tė kaluar dhe nė kėtė fillim shekull. Njė fjalė e popullit thotė kungulli nuk shkon gjithmonė mbi ujė. Nė kėtė relacion nėse serbėt nė tė kalurėn arritėn qė rrenat e tyre tė pėrseritura ti shendrrojnė nė tė vėrteta para bashkėsisė europiane, me shpėrbėrjen e ish-Jugosllavisė, kėtyre rrenave mė nė fund iu erdhi fundi. Shumė lehtė betejėn e parė pėr krijimin e Serbisė sė Madhe nga e cila dėshirė ende nuk kanė hequr dorė, e humben nė Slloveni. Debakli i dytė pėr shovinistėt serbomėdhenj ishte lufta nė Kroaci. Dihet se kancelari i atėhershem gjerman Hans Ditrih Gensher, Serbisė i kishte dėrguar mesazhe tė qarta, duke e rrahur tavolinėn me grusht, se nė Kroaci nuk guxohet tė kalohet vija e kuqe. Lufta nė Bosnje edhe pse me pėrmasa tragjike, ishte humbja e radhės pėr klikėn kriminale tė Milosheviēit, Karaxhiēit, Mlladiēit dhe kriminelėve tė tjerė. Mali i Zi dhe Maqedonia arritėn ti shmangen luftės pėr shumė arsye. Ish-Jugosllavia pėrfundimisht u shpėrbė me luftėn nė Kosovė nė vitin 1999, kur me ndihmen e forcave tė NATO-sė dhe luftės ēlirimtare tė shqiptarėve u dėbuan falangat serbe nga Kosova. Ky ishte grushti i fundit dhe mė i forti qė iu dha Serbisė ndonjėherė.
Edhe pse serbėt i pėsuan kėto humbje, mė kryeneēėsi po vazhdojnė me avazin e vjetėr, duke parė ėndrra mė sy ēelė se Kosova pėr ta ėshtė Jeruzalem serb. Edhe deponimi i Prokejtrezolutės sė re nė OKB, do tė jetė njė tjetėr humbje pėr Serbinė dhe Rusinė si aleate e saj. Shtetet e Quint-it, kanė mbajtur njė varg konsultimesh nė Nju Jork pėr koordinimin e aksioneve pėr njohje tė reja pėr Kosovėn, si dhe pėr pengimin e kėsaj projekt rezolute tė Serbisė.Por si duket pushteti i Beogradit nuk ėshtė duke u mbushur mend, se proceset politike nuk kanė kthim mbrapa. Megjithatė disa parti opozitare serbe, kėrkojnė nga Beogradi qė tė ndryshojnė politikėn ndaj Kosovės. Kėto zėra erdhen pėr ēudi nga SPO e shovenistit Vuk Drashkoviq dikur dora e zgjatur e kryekriminelit Milosheviq dhe nga lideri i LDP-sė tė Cedomir Jovanoviqit, tė cilėt e kanė pranuar se Kosova ėshtė e humbur pėr Serbinė, dhe sė kėtė fakt duhet pranuar edhe pushteti i presidentit Tadiē. Qasja e ambasadorit gjerman Ishinger nė njė intervistė dhėnė BBC-sė sė dyert e BE-sė janė tė mbyllura pėr Serbinė dhe Kosovėn, me duket pak sa qasje e gabuar. Ishinger me gjithė dėshirėn e mirė, nuk bėn qė fatin e Kosovės ta lidhė me fatin e Serbisė, e cila kurrsesi nuk dėshiron dialog me Kosovėn si dy shtete tė pavarura. Serbia tė gjithė kėtė zhurmė ėshtė duke e bėrė qė bisedimet shqiptaro-serbe tė mbahen pėr statusin politik e jo pėr ēėshtje praktike. Prandaj, edhe fillimi i zhvillimit tė bisedimeve nuk mvaret nga Kosova. Kėtyre ditėve serish jemi dėshmitarė edhe tė njė loje tė ndytė tė Begradit zyrtarė me tė zhvarrosurit shqiptarė nė Serbi. Serbisė e cila e ka merituar tė denohet pėr gjenocid, si Ishinger, ashtu edhe miqėt tė tjerė duhet ti dėrgojnė mesazhe tė qarta sė dyert e BE-sė do tė mbeten tė mbyllura vetėm pėr Serbinė, derisa ajo nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės. Sigurisht se pas mendimit pozitiv qė dha GJND-ja pėr ligjshmerinė e shpalljės sė pavarėsisė sė Kosovės, pritet qė tė kėtė njohje tė reja. Diplomacia jonė duhet tė intensifikojė lobimin pėr njohje tė reja. Ky lobim duhet tė sinkronizohet mė Shqipėrinė e cila po jep kuntribut tė madh nė kėtė drejtim, dhe mė miqėt tanė amerikanė dhe evropianė, tė cilėt bėnė shumė qė Kosova sot tė jetė shtet sovran dhe i pavarur
...
-
-
Megjith ate eshte shume shume me mire se tek ne,edhe pas shume luftrave,edhe pas shum e konfrontimeve me bashkesin nderkombetare eshte larg nesh.
Ne kemi mbet ne semafora,nuk po dim kah me majt,si qorri pa sy po presim qe dikush te vij te na kap per dore dhe te na largoi nga semafori se vet nuk jemi te zot per asgje.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt