-
Bosnja, vend i të varfërve
Bosnja, vend i të varfërve
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, gjendja e varfërisë në Bosnje e Hercegovinë (BeH) vetëm sa po përkeqësohet, ngase ata që i ushqejnë qytetarët e varfër të këtij shteti po përballen me “lista të gjata të pritjes”.
Numri i njerëzve të uritur gjatë këtij viti është për 20 përqind më i madh krahasuar me vitin e kaluar. Në BeH me një shujtë në ditë nga kuzhinat popullore aktualisht mbijetojnë rreth 20,000 njerëz.
Disa politikanë në BeH pohojnë se numri i të uriturve në këtë vend do të mund të rritej ende deri në fund të këtij viti - të paktën edhe për disa mijëra.
Sipas gazetës kroate ‘Vecernji List’, hulumtimet e fundit tregojnë se rreth 19 përqind e banorëve të BeH, gjegjësisht afro një milionë banorë, jetojnë në kufijtë e varfërisë. Të gjithë ata të ardhurat mujore të të cilëve janë më të ulëta se 238.10 marka (rreth 121 euro), jetojnë nën kufirin e përgjithshëm të varfërisë.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, ata që kanë të ardhura mujore që nuk i kalojnë 83.6 marka (42.6 euro), e të tillë në BeH janë rreth 20,000, jetojnë në varfëri të skajshme. Sipas të të njëjtave të dhëna, BeH dhe Shqipëria ndodhen në krye të listës kur bëhet fjalë varfërinë.
Pas BeH, e cila është në vendin e parë në kategorinë e vendeve me përqindje të lartë të varfërisë, radhiten Bullgaria, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, përderisa Kroacia numërohet si vend me shkallë të ulët të varfërisë. Rrjedhimisht, nuk habit fakti që në BeH numri i atyre që kanë nevojë për një shujtë nëpër kuzhinat publike vjen duke u rritur
për çdo ditë.
Sipas të dhënave të organizatave humanitare, në BeH ka rreth 20,000 të uritur që presin në radhë për të siguruar drekën nga këto kuzhina. Fatkeqësisht, ky numër po rritet vazhdimisht, kështu që vetëm në kryeqytetin boshnjak, në Sarajevë, janë rreth 4,000 përdorues të shërbimeve të kuzhinave të tilla.
/Express/`
-
-
sa keq! persa i perket shqiperis besoj se nr i te varferve eshte akoma me i larte !
ah populli shkret !
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt