Lubjanė, 12 gusht Nė Slloveni nuk do tė tolerohen mė punėdhėnėsit, tė cilėt nuk paguajnė pėr punėtorėt e tyre kontributet pensionale dhe sigurimin shėndetėsor.
Gjatė viti tė kaluar dhe kėtij viti, kundėr kėtyre punėdhėnėsve janė ngritur afėr 400 padi, pasi qė mospagesa e kontributeve sipas ligjeve nė fuqi paraqet vepėr penale.
Ministri slloven i Drejtėsisė, Ales Zalar, deklaroi pėr mediet sllovene, se punėdhėnėsit qė nuk paguajnė kontributet pėr tė punėsuarit marrin rrezikojnė shumė dhe mund tė pėrfundojnė nė burg dhe shtoi se gjykatat do ti japin prioritetet rasteve tė tilla, transmetojnė mediet serbe.
Punėtorėt e disa kompanive qė kanė falimentuar, disa prej tė cilave ishin nė pronėsi tė shtetit, kanė protestuar gjatė kėtij viti e vitit tė kaluar para ndėrtesės sė qeverisė nė Lubjanė, pasi qė pas falimentimit kishin zbuluar se me vite nuk iu ishin paguar kontributet pėr pensione, kanė kujtuar agjencitė.
Krijoni Kontakt