Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 40
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Urime , ishte nje reklame e madhe per shtetin e ri te Kosoves , Majlinda pushtoj mediat boterore duke i kushtuar shkrime medaljes se arte por me shume vleres qe Kosova merr medaljen e pare te arte si shtet ne lojrat olimpike . dhe te gjithe ata shtete qe se kane njohur duhet ta bejne sa me shpejt .

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,199

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Sukses historik për Kosovën në Paris

    Suksesi i Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit në Grand Slamin e Parisit, është historik për vet xhudistet dhe Kosovën.
    Trajneri i tyre Driton Kuka, duke llogaritur gjithë rezultatet e arritura sot, ka thënë se ky është suksesi më i madh që ka arritur ekipi i tij në garat e këtij niveli.

    “Përshendetje nga komplet Ekipi ynë!

    Performanca e sotme ishte më e mira ndonjëherë 2 medalje një vend i 5 i Norës dhe dy fitore e një humbje të Akilit,rezultati më i mirë deri tash në gara të këtij niveli!

    Brezin për 6 Dan dhuratë nga Agroni!

    Grand Slam Paris 2017”, ka shkruar Kuka.

    Autori: Lajmi.net Sport, Sporti Vendor, 11 February 2017
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,199

    Majlinda Kelmendi, me stilin e saj, e hodhi në dysheme rusen Alesya Kuznetsova

    Majlinda e mbrojti titullin e Evropës. Ajo tregoi formë të jashtëzakonshme dhe me plotë meritë stoliset me titullin e kampionit në Varshavë të Polonisë. Rusja pësoi debakël për tre minuta e 11 sekonda nga krenaria e Kosovës. Majlinda me ippon ngadhënjeu, duke i dhënë një flakaresh të fortë ruses.Majlinda Kelmendi kualifikohet në finalen e madhe, pasi për 3 minuta e 39 sekonda e mposhti portugezen Joana Ramos, Majlinda triumfoi me ippon, tani do të ndeshet me rusen Alesya Kuznetsova.
    Alesya Kuznetsova Majlinda Kelmendi ashtu si i ka hije luftojë edhe ndaj zviceranes, Evelyne Tschopp. Pas 25 sekondave kaloi në epërsi por paksa u duk se u lëndua, por fatmirësisht gjithçka ishte në rregull. Zvicerania u përpoq me të gjitha forcat e saj që të befasojë krenarinë tonë, por pa sukses. Majlinda dominoi luftën dhe 16 sekonda para kohe përfundoi ajo,. Majlinda u kualifikua në gjysmëfinalen e Evropianit.Ajo do të takohet me portugezen Joana Ramos.

    Majlinda Kelmendi triumfoi në përballjen me Chelsie Giles nga Britania e Madhe. Kampionia olimpiike ka qenë më e mirë në çdo aspekt, duke e mposhtur bindshëm rivalen. Britanikja nuk kishte forcë t'i bëjë ballë kampiones olimpike dhe krenarisë së Kosovës, e cila udhëhoqi luftën me mjeshtri dhe nuk i dha rast në asnjë moment Giles të jetë e rrezishme. Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, gjithsesi se është i lumtur për fitoren e saj dhe besojnë e shpresojnë në medaljen e artë në Kampionatin Evropian. Majlinda në raundin tjetër do të përballet me xhudisten nga Zvicra, Evelyne Tschopp.

    Kampioni olimpike dhe kampionia në fuqi e Evropës, krenaria e Kosovës Majlinda Kelmendi. Do të ballafaqohet me britaniken Chelsie Giles. Britanikja ka qenë më e mirë se polakja Karolina Pienkowska dhe është kualifikuar në rrethin e dytë. Majlinda është favorite ndaj britanikes.

    Gjithçka është e gatshme, xhudistet Majlinda Kelmendi (52 kg), Distria Krasniqi (52 kg), Nora Gjakova (57 kg), Loriana Kuka (70 kg) e Fjolla Kelmendi (48 kg), të gatshme për betejat që fillojnë sot në Varshavë.

    Bota SOT


    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 20-04-2017 më 13:56

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,199

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Majlinda Kelmendi kthehet me fitore, e mund xhudistën ruse
    Majlinda Kelmendi është rikthyer në mënyrën më të mirë në sportin e xhudos pas mungesës prej 14 muajve, duke e mundur xhudisten ruse Yulia Kazarine në Grand Slamin e Abu Dhabit.

    Kampionia Olimpike mëngjesin e sotëm i ka dhënë fund pritjes së gjatë për t’iu rikthyer këtij sporti, pas pauzës prej 14 muajve shkaku i lëndimit.

    Kelmendi e mposhti Kazarinën në rundin e parë të Grand Slamit të xhudos në kategorinë -57 kilogramë, që po zhvillohet këtë fundjavë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Në Abu Dhabi, Majlinda kishte fituar medaljen e artë në vitet 2011, 2012 dhe 2014, ndërsa në 2015 fitoi të bronztën.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,199

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Majlinda Kelmendi e mposht edhe polaken Pienkow

    Xhudistja nga Kosova Majlinda Kelmendi ka arritur që në rrethin e dytë të mposht xhuisten nga Polonia, Karolina Pienkow, me ippon në kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Kjo ishte fitorja e dytë për Majlindën në këtë turne, ku në xhiron e parë eliminoi rusen Yulia Kazarina.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,199

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, kampionia e Evropës, Nora Gjakova dhe nën-kampionia e Evropës, Distria Krasniqi, janë kualifikuar në gjysmëfinale.
    Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi arrijnë në gjysmëfinale të Grand Prix ‘Tashkent 2018’
    09/11/2018
    Majlinda tregoi mjeshtrin e saj. Trimëresha jonë dominoi në finale në përballje me zviceranen Evelyne Tschopp dhe e fitoi të artën. Majlinda dëshmoi klasin e saj, pas të argjendtës në Grand Slam në Abu Dhabi, tani rrëmbeu të artën. Majlinda triumfon me ippon apo një sekondë e 52 sekonda para kohe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 09-11-2018 më 09:35

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,199

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Kampionia olimpike, xhudistja e kombëtares së Kosovës, Majlinda Kelmendi, – kampione olimpike, kjo është medalja e parë e artë pas një periudhe të gjatë, kohë në të cilën është përballur me një lëndim.

    Ajo arriti të rrëmbejë medaljen e artë në garën e sotme, duke e mposhtur në finale izraeliten Gili Cohen,

    Në finale iu deshën vetëm 35 sekonda për ta përmbyllur takimin pasi e mposhti Cohenin me ippon, shkruajn mediat kosovare , përcjell albinfo.ch

    Kelmendi me ippon kishte fituar edhe tri ndeshjet e para në Tel Aviv.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,199

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Xhudistja Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në kategorinë -52 kg në garën e fortë Grand Slam. Ajo fitoi me ippon kundër garueses nga Mongolia Sosorbaram Lkhagvasuren. Një fitore e shpejt, me ippon apo dy minuta e 10 sekonda pa përfunduar koha e rregullt. “Medalja e artë e Majlindës në Grand Prix e Dyseldorfit edhe një herë e dëshmoj se kampionia jonë sigurt po kthehet në majat botërore në kategorinë e sajë. Kjo medalje ja sjellë Majlindës 1000 pikë Olimpike dhe e forcon pozitën e saj në luftë për normë Olimpike. Duhet të theksoj se gjatë rrugës deri te medalja e artë Majlinda mposhti 3 medaliste olimpike njëra për të reja”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,199

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    Majlinda e jashtëzakonshme, kalon në gjysmëfinale, në Abu Dabi

    Tri fitore rresht dhe të triat me Ippon të Majlinda Kelmendit, e cila është në rrugë të mirë për të fituar medalje në Grand Slemin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Kampionja olimpike ndodhet në gjysmëfinale të kategorisë -52 kg, ku do të takohet me Chelsie Gillesin (Britani e Madhe).

    Majlinda mposhti garueset Fofana (Bregu i Fildishtë), Kazyulina (Kazakistan), Park (Kore e Jugut).

    Nora Gjakova shënoi një fitore dhe u ndal në rrethin e tretë nga Hyo Soni (Kore e Veriut).
    vidio liku
    https://www.periskopi.com/momenti-ku...ton-ne-finale/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 24-10-2019 më 15:02

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-10-2019
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    13

    Për: Majlinda Kelmendi - Kampionia e botës në xhudo

    hhallall bre bal hallall

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •