Edin Q. Lohja
Dyzet Hadithe nga Ehl ul-Bejti pėr Muajin e Ramazanit
Pejgamberi i Bekuar (salallahu alejhi we alihi wes-selem) ka thėnė: Kushdo nga ummeti im qė memorizon dyzet hadithe mbi ēėshtjet fetare qė ka nevojė, Allahu do ta ringjallė nė Ditėn e Kijametit si jurist (fekih) e dijetar (alim). (Muhammed Bakir el-Mexhlisi, Bihar ul-enwar, vėll. II, f. 156)
Hadithi nr 1
Pėrse emri Ramazan?
I Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė:
Pa dyshim, muaji i Ramazanit ėshtė quajtur ashtu sepse djeg mėkatet.
(Kenz ul-Ummal, nr. 23688)
Hadithi nr 2
Emri i Zotit
Imam Sadiku (a) ka thėnė:
Mos thoni, ky ėshtė Ramazani dhe Ramazani kaloi apo Ramazani erdhi, pasi vėrtet, Ramazan ėshtė njė nga emrat e Allahut Fuqiplotė e tė Lavdishėm, i Cili as nuk vjen e as nuk ikėn. Ska dyshim se vjen dhe ikėn ajo qė ėshtė krijesė. Pėrkundrazi, thoni: muaji i Ramazanit.
(Muhammed ibn Jakub el-Kulejni, el-Kafi, vėll. IV, f. 70)
Hadithi nr 3
Muaji i Shpalljes sė Kuranit
Imam Ridai (a) ka thėnė:
Nėse pyetet, pėrse ėshtė bėrė agjėrimi i obligueshėm nė muajin e Ramazanit e jo nė muajt e tjerė? pėrgjigja ėshtė, sepse muaji i Ramazanit ėshtė muaji nė tė cilin Allahu i Lartėsuar shpalli Kuranin.
(el-Mexhlisi, vėll. XVIII, f. 190)
Hadithi Nr 4
Shpėrblimi pėr Recitimin e Kuranit
Imam Ridai (a) ka thėnė:
Ai qė reciton njė ajet nga Libri i Allahut Fuqiplotė dhe tė Lavdishėm nė muajin e Ramazanit ėshtė si ai qė e ka lexuar krejt Kuranin nė muajt e tjerė.
(el-Mexhlisi, vėll. XCIII, f. 344)
Hadithi nr 5
Shpėrblimi i Muajit tė Ramazanit
E pyetėn Pejgamberin e Shenjtė (s):
O i Dėrguari i Allahut! Cili prej muajve ka shpėrblim mė tė madh, muaji i Rexhebit apo muaji i Ramazanit? Pejgamberi i Shenjtė (s) u pėrgjigj: Asgjė nuk mund tė krahasohet me muajin e Ramazanit pėr nga shpėrblimi.
(el-Mexhlisi, vėll. XCVII, f. 49)
Hadithi nr 6
Muaji i Allahut
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė:
Shabani ėshtė muaji im, kurse Ramazani ėshtė muaji i Allahut tė Lartė dhe pranvera e tė varfėrve.
(el-Mexhlisi, vėll. XCVIII, f. 68)
Hadithi nr 7
Muaji i Zgjedhur
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė:
Ska dyshim se Allahu Fuqiplotė dhe i Lavdishėm ka zgjedhur ndėr muaj Rexhebin, Shabanin dhe muajin e Ramazanit.
(el-Mexhlisi, vėll. XXVII, f. 53)
Hadithi nr 8
Muaji i Madh
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė:
Vėrtet, muaji i Ramazanit ėshtė njė muaj i madh. Gjatė tij, Allahu shumėfishon veprat e mira, fshin mėkatet dhe e lartėson atė nė rangje.
(Shejh el-Hurr el-Amili, Wesail ush-Shia, vėll. X, f. 132)
Hadithi nr 9
Mė i Rėndėsishmi i Muajve
Imam Aliu (a) ka thėnė:
Ju erdhi muaji i Ramazanit. Ai ėshtė mė i rėndėsishmi i tė gjithė muajve dhe fillimi i vitit.
(el-Mexhlisi, vėll. XLII, f. 193)
Hadithi nr 10
Fillimi i Vitit
Imam Sadiku (a) ka thėnė:
Nėse muaji i Ramadanit ėshtė i sigurt dhe i shėndetshėm (nga mėkatet), (i tėrė) viti do tė mbetet i tillė; muaji i Ramazanit ėshtė fillimi i vitit.
(el-Amili, vėll. X, f. 311)
Hadithi nr 11
Muaji i Mėshirės
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė:
Ai ėshtė muaji, fillimi i tė cilit ėshtė mėshirė, mesi i tė cilit ėshtė falje dhe fundi i tė cilit ėshtė mbrojtje nga Zjarri.
(el-Mexhlisi, vėll. XCIII, f. 343)
Hadithi nr 12
Merita e Muajit tė Ramazanit
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė:
O njrėz! Vėrtet, ju erdhi muaji i Allahut. Muaji qė, nė sytė e Allahut ėshtė mė i shkėlqyeshmi i tėrė muajve. Ditėt e tij janė mė tė mirat ditė, netėt e tij janė mė tė mira netė dhe ēastet e tij mė tė mirat ēaste.
(el-Mexhlisi, vėll. XCVI, f. 356)
Hadithi nr 13
Mė i Miri Muaj
Imam Sadiku (a) ka thėnė:
Muaji mė i mirė ėshtė muaji i Allahut - muaji i Ramazanit - dhe zemra e muajit tė Ramazanit ėshtė Nata e Kadrit.
(el-Mexhlisi, vėll. XCVI, f. 386)
Hadithi nr 14
Nata e Kadrit
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė:
O njerėz. Vėrtet, njė muaj i madh e i bekuar ju ka mbėshtjellė. Njė muaj, nė tė cilėn ėshtė njė natė, veprat e sė cilės janė mė tė mira se ato tė njėmijė muajve.
(el-Mexhlisi, vėll. XCVI, f. 342)
Hadithi nr 15
Dhuntia e Muajit tė Allahut
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė:
Frymėmarrja juaj nė tė ėshtė madhėrim (i Allahut) dhe gjumi juaj nė tė ėshtė adhurim (i Allahut).
(el-Mexhlisi, vėll. XCVI, f. 356)
Hadithi nr 16
Agjėrimet e Muajit tė Ramazanit
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė:
Muaji i Ramazanit ėshtė muaji nė tė cilin Allahu, Fuqiplotė e i Lavdishėm, jua ka bėrė obligim agjėrimin. Ndaj, ai qė agjėron nė kėtė muaj nė gjendje besimi dhe me synim shlyerjen, do tė pastrohet nga mėkatet ashtu siē ishte nė ditėn kur e lindi e ėma.
(Shejh Muhammed et-Tusi, Tahdhib ul-Ahkam, vėll. IV, f. 152)
Hadithi nr 17
Muaji i Pėrpjekjes Shpirtėrore
Nė testamentin e tij pėr tė bijtė, Imam Sadiku (a) tha:
Kur tė vijė muaji i Ramazanit, bėni pėrpjekje (xhihad), sepse vėrtet, nė kėtė muaj ndahet rizku, caktohet ēasti i vdekjes dhe vendoset ardhja e Haxhxhit. Nė tė ka njė natė, ku veprat janė mė tė mira se ato tė njėmijė muajve.
(el-Kulejni, vėll. IV, f. 66)
Hadithi Nr 18
Muaji i Veprave tė Mira
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė:
Ky muaj i juaji nuk ėshtė si tė tjerėt. Ska dyshim se kur afrohet, ju sjell bekime e mėshirė dhe kur largohet, jua merr mėkatet. Ky ėshtė njė muaj nė tė cilin veprat e mira shumėfishohen dhe mirėsia pranohet.
(el-Amili, vėll. X, f. 312)
Hadithi nr 19
Muaji i Bekuar
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė:
Vėrtet, ju erdhi muaji i Ramazanit, muaji i bekuar, nė tė cilin Allahu jua ka obliguar agjėrimet. Nė tė, dyert e Xhennetit janė tė hapura e shejtanėt janė tė lidhur; dhe nė tė ėshtė Nata e Kadrit, qė ėshtė mė e virtytshme se njėmijė muaj.
(et-Tusi, vėll. IV, f. 152)
Hadithi nr 20
Muaji i Ramazanit dhe istighfari
Imam Aliu (a) ka thėnė:
Ėshtė detyrė pėr ju tė kėrkoni falje dhe tė pėrgjėroheni nė muajin e Ramazanit. Duatė janė ato qė jua largojnė fatkeqėsitė, kurse istighfari jua fshin mėkatet.
(el-Kulejni, vėll. IV, f. 88)
Hadithi nr 21
Dyert e Xhennetit
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė:
"Nė tė (muajin e Ramazanit) dyert e Xhehenemit janė tė mbyllura dhe dyert e Xhennetit janė tė hapura."
(el-Mexhlisi, vėll. XCVI, f. 363)
Hadithi nr 22
Itikafi
Imam Sadiku (a) ka thėnė:
Nė fillim, Pejgamberi i Shenjtė (s) bėnte itikaf gjatė dhjetė ditėve tė para tė muajit tė Ramazanit. Pastaj, ai bėnte iitikaf gjatė dhjetė ditėve tė mesit dhe atėherė nisi ta bėnte nė dhjetėditėshin e fundit (deri nė mbyllje tė jetės sė tij tokėsore).
(el-Mexhlisi, vėll. XVI, f. 274)
Hadithi nr 23
Muaji i Ramazanit dhe Librat Hyjnorė
Imam Sadiku (a) ka thėnė:
Teurati ėshtė shpallur nė ditėn e gjashtė tė muajit, Bibla nė natėn e dymbėdhjetė, Psalmet nė natėn e tetėmbėdhjetė kurse Kurani nė Natėn e Kadrit.
(el-Kulejni, vėll. IV, f. 157)
Hadithi nr 24
Vepra mė e Mirė e Muajit tė Ramazanit
Imam Aliu tregon se gjatė njė ligjėrate tė Pejgamberit tė Bekuar (s) ai u ngrit dhe e pyeti:
O i Dėrguari i Allahut! Cila ėshtė vepra mė e mirė nė kėtė muaj? Pejgamberi i Bekuar (s) iu pėrgjigj: O Ebul-Hasan! Vepra mė e mirė pėr kėtė muaj ėshtė tė pėrmbajturit nga ajo qė ka ndaluar Allahu Fuqiplotė e i Lavdishėm.
(el-Mexhlisi, vėll. XLII, f. 190)
Hadithi nr 25
Humbėsit e Muajit tė Ramazanit
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė:
Atė qė e jeton muajin e Ramazanit dhe nuk mėshirohet gjatė tij, Allahu e largon prej Vetes.
(el-Mexhlisi, vėll. LXXIV, f. 74)
Hadithi nr 26
Imam Sexhxhadi (a) dhe Muaji i Ramazanit
Imam Sadiku (a) ka thėnė:
Me tė ardhur muaji i Ramazanit, Imam Ali ibn Huseini (a) nuk fliste ndryshe veēse pėrmes duave, tesbiheve, istighfarit dhe tekbirit.
(el-Kulejni, vėll. IV, f. 88)
Hadithi nr 27
Tė Premtet e Muajit tė Ramazanit
Imam Bakiri ka thėnė:
Pa dyshim, xhumatė e muajit tė Ramazanit kanė meritė mbi xhumatė e muajve tė tjerė, ashtu siē ka meritė Pejgamberi i Shenjtė (s) mbi profetėt e tjerė.
(el-Mexhlisi, vėll. LXIX, f. 376)
Hadithi nr 28
Shtatė Virtyte tė Agjėrimit
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė:
Nuk ka besimtar, qė agjėron njė ditė tė muajit tė Ramazanit - me nijet arritjen e shpėrblimeve tė tij - e qė Allahu i Lartėsuar tė mos i japė shtatė shkėlqyeshmėri: 1. Ushqimi i ndaluar qė i ka hyrė nė trup i shkrihet. 2. I afrohet mė pranė mėshirės sė Allahut. 3. Allahu ia lan gjynahet. 4. Allahu ia pakėson vuajtjet e vdekjes. 5. Allahu e mbron nga uria dhe etja nė Ditėn e Gjykimit. 6. Falet nga dėnimi i Skėterrės. 7. Allahu i siguron ushqimin e mirė dhe tė shijshėm tė Xhennetit.
(el-Amili, vėll. VII, f. 395)
Hadithi nr 29
Muaji i Durimit
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė:
Ai ėshtė muaji i durimit, dhe ska dyshim se shpėrblimi i durimit ėshtė Parajsa.
(el-Kulejni, vėll. 4, f. 66)
Hadithi nr 30
Dhėnia e Sadakasė
Imam Sadiku (a) ka thėnė:
Allahu do tia largojė shtatėdhjetė lloje fatkeqėsish atij qė jep sadaka nė muajin e Ramazanit.
(el-Amili, vėll. IX, f. 404)
Hadithi nr 31
Shpėrblimi pėr njė Obligim
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė:
Ai qė kryen (nė tė) njė obligim tė vetėm nga obligimet e Allahut, do tė shpėrblehet si ai qė ka kryer shtatėdhjetė obligime nė muajt e tjerė.
(el-Amili, vėll. X, f. 307)
Hadith nr 32
Nata e Kadrit
Imam Bakiri (a) ka thėnė:
Natėn e Kadrit vendoset gjithēka - e mira dhe e keqja, bindja dhe mosbindja, lindja dhe vdekja, si dhe rizku - qė do tė ndodhė gjatė atij viti, deri nė Natėn tjetėr tė Kadrit.
(el-Kulejni, vėll. IV, f. 157)
Hadithi nr 33
Shtojini Namazet nė Muajin e Ramazanit
Imam Sadiku (a) ka thėnė:
Me tė ardhur muaji i Ramazanit, i Dėrguari i Allahut (s) i shtonte namazet; edhe unė i shtoj tė miat, ndaj shtojini edhe ju tuajat.
(et-Tusi, vėll. III, f. 60)
Hadithi nr 34
Ngrėnia e Syfyrit
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė:
Hajeni syfyrin edhe nėse ėshtė disa gllėnka ujė, sepse bekimet e Allahut janė mbi ata qė hanė syfyr.
(et-Tusi, vėll. IV, f. 198)
Hadithi nr 35
Uria dhe Etja e Ditės sė Kijametit
Imam Aliu ka thėnė:
Le tjua kujtojė uria dhe etja nė tė (muajin e Ramazanit) urinė dhe etjen e Ditės sė Kijametit.
(el-Mexhlisi, vėll. XCIII, f. 356)
Hadithi nr 36
Thirrja e Allahut
Abdullah ibn Abbasi tregon se ai e kishte dėgjuar Pejgamberin e Bekuar (s) duke thėnė:
Ēdo natė nė muajin e Ramazanit Allahu i Madhėrishėm e i Lartėsuar thėrret tri herė: A ka ndonjė qė kėrkon prej Meje, qė tia plotėsoj kėrkesėn? A ka ndonjė qė kthehet drejt Meje me pendesė, qė Unė tė kthehem drejt tij (me mėshirė)? A ka ndonjė qė Mė kėrkon falje, qė Unė ta fal?
(el-Amili, Mustedrek ul-Wesaail, vėll. VII, f. 429)
Hadithi nr 37
Ghusli i Natės sė Kadrit
Imam Kadhimi (a) ka thėnė:
Atij qė merr ghusl nė Natėn e Kadrit dhe rri zgjuar (nė adhurim) do ti falen tė gjitha mėkatet.
(el-Amili, vėll. X, f. 358)
Hadithi nr 38
Mburoja e Besimtarit
Nė njė hadith kudsi, Allahu Fuqiplotė dhe i Madhėrishėm thotė:
Agjėrimet janė mburojė pėr besimtarėt nė Ditėn e Gjykimit, ashtu siē janė mburojė armėt nė kėtė botė.
(el-Amili, vėll. X, f. 403)
Hadithi nr 39
Iftar pėr Besimtarin
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thėnė:
Atij qė i shtron iftar njė besimtari nė muajin e Ramazanit do ti jepet shpėrblimi i atij qė ka liruar njė rob (nė rrugėn e Allahut) dhe do ti falen mėkatet e mėparshme. E nėse nuk ka patur mė shumė se qumėsht tė pėrzier me ujė pėr tė ofruar, ose ujė tė ėmbėlsuar dhe njė hurmė, Allahu prapė do ia japė shpėrblimin.
(el-Mexhlisi, vėll. XCIII, f. 317)
Hadithi nr 40
Lamtumira Muajit tė Ramazanit
Pejgamberi i Bekuar (s) lutej:
O Allah! Mos e cakto kėtė muaj tė Ramazanit tė jetė i fundit pėr agjėrimet e mia. Por nėse e cakton, atėherė bekomė dhe mos mė privo (nga mėshira Jote).
(Badabi el-Kuran, f. 398)
Krijoni Kontakt