Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304

    Palestina e kënaqur me vendimin e GJND-së për Kosovën

    Autoriteti Kombëtar i Palestinës është shprehur i kënaqur me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit pavarësia e Kosovës nuk është e paligjshme dhe nuk shkel ligjin ndërkombëtarë.

    E mërkure 11 Gusht 2010 13:11

    Njoftimi bëhet i ditur nga Komiteti i hebrenjve të Amerikës. Jaser Shtrat Rabbo, një këshilltar i presidentit Abaz gjatë vitit 2008, kur Kosova kishte shpallur pavarësinë e saj kishte thënë se “Palestinës i ishte dhënë një mundësi. Kosova nuk është më e mirë se Palestina”.

    Ndërkohë Andrew Standlly, shef i delegacionit të BE-së në Izrael ka deklaruar se BE-ja ka një përvojë me Kosovën, opsion ky që ne e kemi në plan për ta përdorur në rastin e Palestinës.

    Por ideja e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së shtetit palestinez është kundërshtuar në vazhdimësi edhe nga faktorë ndërkombëtarë. Përkundër faktit se kryeministri i Autoritetit Nacional të Palestinës, Sallam Fajad, kishte paraqitur një vit më parë, planin e tij për të ngritur infrastrukturën e një shteti palestinez, edhe pa njohjen e Izraelit, Qeveria amerikane kishte hedhur poshtë shpalljen e njëanshme të një shteti palestinez duke deklaruar se ajo që mbështesin SHBA-të është një shtet palestinez, i cili rezulton nga bisedimet me Izraelin.

    Autoriteti Kombëtar i Palestinës i cili siç u tha, është shprehur i kënaqur me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit pavarësia e Kosovës nuk është e paligjshme dhe nuk shkel ligjin ndërkombëtarë, nuk ka përjashtuar mundësinë që zgjidhjen e problemit të statusit të Kosovës, ta përdor si model edhe për zgjidhjen e statusit të Palestinës. /RTK/
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  2. #2
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    palestina ka qen njeri nder vendet e para qe ende pa kalu 24 nga shpallja e pavarsis se kosoves ka uru popullin e kosoves dhe e ka mbeshtet pavarsin e kosoves
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •