LETĖRSI HUMORISTIKE SHKODRANE NĖ VARGJE
Shkodėr loce, mirė se tė gjeta!
Djep kulture dhe humorit.
T'i kam bą dhe unė do bejta
Pėr problemet e humorit!...
Eh moj Shkodra e Kol Tivarit
Qė n'humor digjet si prushi.
Ti ke lindur Hasan Smajėn
Dem Kastratin e Tef Palushin!
Numėr 1 Tano Banushin!
Paulin Prekėn dhe Zef Dedėn
Mėrgim Mujėn humor - specin...
Paulin Prekėn e Pavdeshėm
Mark Kaftallin prej Serreqit.
E n'qytet Njazi Burgija
E n'kitarrė Gjosho Vasija!!!
Brez mbas brezi rrjedh humori
N'Shkodėr ke humor ēdo hap.
gazin n'Shkodėr ne e korrim
Sidomos kur pjekim krap!...
Dhe Molieri Madhėshtor
Kur fillojn t'i fikej jeta
zanin Shkodrės sa i ndigjoj
gati i dogj Veprat e veta!
Sa Gezim Kruja i Zallit tė Kirit
dhe djal axhet i Skėnderit
si artist ndėr ta ma i miri
asnjė fjalė...pėr ēėshtje Nderit
I pat thanė dhe Simon Pepės
Paulin Palit e Primo Shllakut
Mos lakmoni gjetht e qepės!
Se jemi balli i bajrakut!...
Sepse ka hibrid me kokra
kallamoq me fije tė barit...
Origjinė pėrgjys' nga Shkodra
rrah me uthull e hu Bazhdarit!...
SI KA DALĖ "VLLAZNIJA" KAMPION BOTE!!!
Nė Shqypni e nise e para
lojėn e bukur top e kamė (kambė)
Prej Serreqit nė Arrėn e Madhe
Nė lagjen Ndocaj e n' Tophanė!
Ke nxjerr Yje tė pa harrum
Si Boriēin Zot i Zotit!
Ndéj beqar i stazhionum
Ia dha jetėn...komplet topit!
Muhamet Dibrėn, Xhelal Jukėn
Prek Gjeloshin - Kapidan!
Xhod Shaqirin, qė krejt Pukėn
e pat rréjt veē me nji kamb'
Simon Dedėn - bombardjer
Qė kish "predha" si mortaja
Dhe Lin Shllakun - "brigadier"
Motorr lojet - Kolec Kraja
E dorzove dorė mė dor'
nga nji brez nė brez stafetėn
Sabah bizin centėrfor
Mjeshtėr sulmi - Mehdin Zhegėn!...
Zan Rragamin - sa nji plep.
Me vrapim, si vrap kaprollit
ēapalikun - hallagrep...
si me kenė taroē Stambollit!
Me Kol Gjonin, Koēobashin
Moj "Vllazni" pate lan' nam'
se nga njė herė lojėn e bajshin:
"O merr topin, o thé ndoi kamė!"
Sa dhe Mali i Taraboshit
po t'ish Mal bamė me allēi
S'do ia dilte Koēobashit
me njit kocat qė ka thy...
Elegancė? - Esta Rakiqi
I ka dhan' lojės lezet!
kaq e dridhte bukur shtatin
Thu' se ishte mbrend nė baletØ
Ismet Hoxha e Halil Puka
Paulin Ndoja qė t'shtoj namin
Kapiten - t'qoft hallal buka!!!
80 muaj - Selami Danin!!!
Nxorre n'fushė, gjith kto djelmoēa
Moj "Vllazni" t'i puthsha sytė
Nė 68-ėn kto taroēa
tė rrshtun n'kategori t'dytė!...
Po ti u ngrite mbas 1 viti
si Anté qė e puth Tokėn!
dhe me Forcė tė Kolektivit
E ēudite komplet Botėn!
Po besa mos u ēuditni
qė "Vllaznija" figuron
Nė 69-ėn e nė 71-shin
pėr gjithė Globin si Kampion!!!
Mundi "Varnėn" e Bullgarit!
qė pat mujt midis Evropės
"Sporting Klubin" e Shtutgartit
nėnkampioni i gjith botės!
"Sporting Klubi" mundi Juven
"Inter" club dhe Fiorentinėn
Rrahu "Bryzhin" e Belgjikės
"Sent Etienin" dhe Argjentinėn(!!!)
Ndaj zinxnhiri i krahasimit
N'Argjentin pėr bes mbaron
kėshtu "Vllazinja" - pØrfundimit
nė gjith Botėn del Kampion!
Ky ekip asht far e hithit
(njė shkodran e tha i pari...)
kėt ekip sa ta kositish
mbas dy ditsh i del prap bari!
Se janė lagjet e shkodranvet
si minierat e futbollit
veē Shiroka dhe Kopliku
Rrahin skuadrat e Stambollit!!!
Lé ma Vraka e Vau Déjsi
qė kan' bą ekip prej murit
me ju vesh fanellėn e kuqe
rrahin skuadrėn e Rud Gulit...
Tė nderuar bashkėforumas!
E gjeta kėtė humor poetik nė "arkivat" e mija dhe thashė po u jap tė gjithėve dhe veēanėrisht dashamirėve tė mij SHKODRANĖ - kėnaqėsinė e kėtyre vargjeve qė i kam shkruar nė vitin 1976 nė Zyrėn e mikut tim J. Papingji!
E risolla pėr respekt dhe humor nė forumin Letėrsia, nėse moderatorėt e shohin me vend le t'a transferojnė ku tė duan!
Me respekt
LAVDI POETĖVE TĖ PAHHARUESHĖM SHKODRANĖ DHE LOJTARĖVE QĖ KANĖ VESHUR FANELLĖN E VLLAZNISĖ SĖ SHKODRĖS!
Agimi
Krijoni Kontakt