Mjerim dhe madhėshti
Robert Hass 10/08/2010 12:04:00
image
Poezi/ Poetika e brendshme muzikore, pėrshkruese dhe medituese e bėri tė njohur Robert Hass, si poet. Kritika amerikane e vlerėson: ėshtė kaq i zgjuar sa kur lexon poezinė apo prozėn e tij, apo ta dėgjosh kur flet, tė jep kėnaqėsi gati organike. Nė shqip, kėto poezi vijnė tė pėrkthyera nga Rudi Erebara, me ciklin E ardhmja ngjyrė jargavani, botimet Aleph, tė drejtuar nga Gentian Ēoēoli
Mjerim dhe madhėshti
E thirrur me vetėdije nga kujtimet, ajo
mund tė' buzėqeshė, ata ndoshta bisedojnė nė kuzhinė,
para a pas darkės. Por nė fakt janė nė dhomėn tjetėr,
dritarja ka shumė ndarje tė vogla dhe ata janė mbi divan
tė pėrqafuar. Ai e shtrėngon, me gjithė fuqinė,
ajo e zhyt veten nė trupin e tij.
Mėngjes, ndoshta ėshtė mbrėmje,
drita rrjedh nėpėr dhomė.
jashtė, dita mposhtet ngadalė nga nata,
e mposhtur nga dita.
Procesi luhatet rreptė
dhe pėrshpejtohet: javė, muaj, vite.
Drita nė dhomė
nuk ndryshon,
e kėshtu ėshtė e thjeshtė kjo qė po ndodh.
Ata po pėrpiqen tė bėhen njė krijesė,
dhe diēkaje kjo nuk i shkon pėr shtat.
Ata janė tė ėmbėl
me njėri-tjetrin, tė trembur,
qarjet e shkurtra dhe tė mprehta
do t'i paqtojnė me momentin
kur tė pėrhumben pėrtej sėrish. Prandaj fėrkojnė me njėri-tjetrin
gojėt e thata e tė lagėshta, e pėrsėri tė thata.
Ndihen nė mes tė njė hutimi
e dėshire tė fuqishme. Ndihen
gati si kafshė tė nxjerra nga rryma nė bregun e botės.
Apo rrasur pas portės sė njė gardhi
ku nuk e pranojnė se janė tė papranueshėm.
Biēikleta e verdhė
Gruaja qė dashuroj ėshtė lakmitare,
por e refuzon lakminė.
Ajo ecėn kaq prerė.
Kur e pyeta se ēfarė do,
ajo me tha, "Njė biēikletė tė verdhė."
Diell, luledielli,
lėpusha nė anė tė rrugės,
njė gardalinė, shenja
qė thotė prit, flokėt e saj,
sytė e maces, urinė e tij
dhe njė biēikletė tė verdhė
Njėherė kur bėnė dashuri nė mes tė natės dhe u kėnaqėn paq,
kishin uri dhe kėshtu u ngritėn, u veshėn e nganė
pėr nė qendėr tė qytetit te njė dyqan 24 orarėsh qė bėnte petulla.
Fėmijė nga Ēikago shtynin kohėn pėrjashtė, disa tė dehur
dhe njė zezak shiste drogė. Tamam nė hyrje
ndodhej njė grua me njė veshje tė hollė
tė pikturuar me motive floreale. Ajo ishte zbathur.
Fytyra e saj qe mbuluar me puērra
dhe lėkurė tė tharė qė po rripej. Puērrat dukeshin si rrush i thatė
dhe fytyra ngjante si njė kapuē ndriēuesi
bėrė prej lėkure, e rrėnuar nga drita, e flakur pėrtokė.
Ata menduan se ajo mund tė ish e uritur
dhe kur u kthyen pas me njė qese tė bardhė
prej letre plot me petulla tė nxehta, ndalėn dhe i ofruan asaj njė.
Ajo i pa pėrtej syve tė saj tė vegjėl, tė egėrsuar,
tundi kokėn njė copė herė dhe u tha me mirėsjellje "Jo".
Kėnga e saj pėr biēikletėn e verdhė:
Varkat nė gji s'dinė asgjė pėr ty,
Mjellmė, lozonjarja ime!
Sonet
Burri flet me gruan nė telefon.
Ai e dashuron zėrin e saj dhe e dėgjon me vėmendje
pėr ēdo pėrdredhje tė tonit. E njeh thellė.
Duke mos e ditur se ēfarė pret tė gjejė
nga ai zė, nga ėmbėlsia qytetare.
Ai studion, jashtė dritares, fara i jep formėn e thyer
tė pemėve dekorative.
Asi lloj qė rritet nė ēdo kopsht, tė tilla
sa asnjė hortikulturist nuk u vė dot emėr. Katėr dhomėza tė harkuara
nė tė gjelbėr tė zbehtė, prapaskena harqesh tė imėt bimorė,
njė palė shtretėrish tė zinj konikė me fara brenda ēdo dhomėze.
Njė gjeometri dėshire, miniaturė, Indiane a Persiane,
dashnorėsh a zotash nė apartamentet e veta.
Jashtė, bardhėsi, kafshė tė durueshme, hardhi tė harlisura e shi.
Santa Luēia
Art e dashuri: ai ngre ēadrėn jashtė portės sime,
I pafaj, mishngrėnės. Thua se dėshira
ėshtė vėrtet njė fyell, thua se kėnga e vockėl
zbret, e zbritur mund tė tė gjejė ty kudo.
Ai mė sjell verė; ai beson tek artet
dhe i pėrdor ato pėr bukurinė. Ai mė sjell
uthull nė poēe tė vogla balte, kartolina
tė kodrinave nga Cuanne dėshira e ka lėnė
vetėm, fermave tė zbrazura nė gusht dhe pemėve
tė zbehta tė gėshtenjave nė Jas de Bouffan, gurėve embrionalė
tė shtufės sė ēarė me mika nga plazhi.
Ai sjell trupin e tij grabitqar, tė brishtė,
krejt tė nxirė pėr verėn si kore e kroasanėve
tek La Seine nė Marina, barqet
e pelikanėve qė' vėshtrova pėrgjatė dunave tė bardha
nėn Pico Blanco nė bregun Big Sur.
Mė bėn pėr tė vjellė, kjo nginje ky dėshpėrim.
II
Duke ecur nėpėr shtegun e Pesė Burimeve, u pėrpoqa tė mendohem.
Hithra djegėse, mana toke. Mjegulla u lėshua
mes pishave, harabela violetė bėnė harqe
si trupa nė ajrin e rrėnuar. Tė gjitha gratė
janė mazokiste. Isha kaq i ri, besoja
ēdo fjalė qė mė thanė. Dyrer ėshtė i dorės sė dytė.
Eva e Dyrerit ushqen gjarprin me mollė;
i pėrdredhur si gjarpėr, maēoku nė kėmbėt e saj, nė kėmbėn e Adamit,
njė mi. Frikė mashkullore, sy mashkullorė dhe art. Arti i dashurisė.
Ingre, jastėkė. Mendoj se erotikja
nuk ėshtė seksuale, vetėm kur ti nuk ke fat.
Aty ku degėzohet shtegu. Nuk ėshtė gjėza e dėshirės
ajo qė mė intereson mua; ėshtė gjėza
e duarve tė mira, fieri i mbirė nė parvazin e dritares,
faqet e bardha tė njė libri, dikush qė thotė
jam i lodhur, dikush qė ndez dritėn.
III
I vijėzuar nė dritare qyteti dridhet
por qielli ėshtė i zbrazur, i pastėr. Zbrazėtia
ėshtė strikte: ajo mė kėnaq. Nuk qaj me zė.
Si tė gjithė, pėrplas kėmbėn pėrdhe.
Oh, oh, oh, oh. Sytė plot me habi.
Guernika. Uliksi nė plazh. Shoh
trupin tim nė faljen e tij. Shoh trupin tim
duke shėtitur nė Galeritė e Luvrit,
isha, ēdo moment, lakuriq dhe i magjepsur.
Turistėt llupnin vajzat e Firences
tė Pollaiolos. Ai mė kujton se jam piktor.
I dėgjoj fjalėt e tij pėr mua: i bardhė, flori.
Mė mirė tė shėtis nė qytet nėpėr shi.
*** qensh, aksidente trafiku. Cilido zot
atje ėshtė ēmeritur brenda Shevroletit tė vet
Njė rregull i ri i amen-it fetar:
Agoni e mish, gjithēka tjetėr e shpėlarė.
IV
Santa Luēia: sytė e mpiksur mbi njė pjatė.
Mbėshtjella e gjarprit ishte gati e gjelbėr
pėrgjatė maleve ku guri e rropi.
Mė pėlqyen diellrėniet, muzgjet qė binin erėn e mandrave,
lulet e egra, tė cilat nuk ishin tė bukura,
tė egrat e tė imtat lule mėdosmėdo kalbeshin nė barin e verdhė
pas njė viti, etja nė rrėnjė,
mineralet. Ato kanė zgjuarsinė
e urisė. Lulėkuqet prehin kokėn nė diellin mėngjesor,
gqjujku rritet e trashė nė faqeshkėmb, e vetėshėruar
nė anė tė gjiut. Ai do tė pallojė. Sa fjalė e ėmbėl.
Gjithė thithje. Unė dua mė pak. Jo se i trembem
territ tė madh tė seksit, dritės sė ėmbėl e tė mprehtė,
dritė si tė jetė ujė qė pėrhapet, mllef,
i butė si shiu. Ēka dua ndodh
jo kur dreri ngrin nė hije
dhe tė sheh dhe ti nuk bėn gėk
dhe prek vėshtrimin e saj veē njė momentin mė pas
kur ajo luhat veshin e vazhdon sėrish tė ushqehet.
Privilegji i tė qenit
Shumė po bėjnė dashuri. Atje lart, engjėjt
nė eterin e padridhshėm dhe kristalin e ashkut njerėzor
po i thurin flokėt njėri-tjetrit, qė janė luleshtrydhe tė verdha
me pėrbėrjen e lumenjve tė ftohtė. Ata shohin poshtė
kohė pas kohe nga ekstaza e mangėt
mund t'u duken si zogj pa pupla
qė lahen nė burimin e pellgut tė shtratit
dhe pastaj njė grua, qė gati po vjen,
ia hap qepallat e mbyllura burrit dhe thotė,
Mė shiko nė sy, dhe ai e sheh. Apo ėshtė burri
qė tėrheq litarin e perdes nė kėtė teatėr tė errėt?
Sido, shohin njėri - tjetrin;
dy qenie me sy tė lidhur, lakmitarė,
tė tronditur, lidhur pėr barku nga pafundėsisht e ėmbla
rrėshkitėsja ngjitėse, vėshtrojnė nga njėri tjetri,
dhe engjėjt janė braktisur. E urrejnė kėtė. Dridhen mallėngjyes
si litografi tė lypėsve viktorianė
me tipare tė pėrkryera dhe lėkurė alabastre rrecka - rrecka
nė rrugicat e ndyra tė njė romani.
I gjithė krijimi fyhet nga ky shqetėsim.
Ėshtė si zhurma kėrcitėse qė bėn hėna ndonjėherė
nė ngritje. Tė dashuruarit veēanėrisht nuk e durojnė dot,
i mbush ata me trishtim tė patreguar, ndaj
mbyllin sytė sėrish dhe shtrėngojnė njėri-tjetrin, secili
duke ndjerė domethėnien e vdekshme tė trupit
qė kanė magjepsur jashtė vdekjes pėr gati njė orė,
dhe njė ditė, duke vrapuar nė perėndim, gruaja i thotė burrit,
u zgjova e trishtuar sot nė mėngjes sepse e kuptova
se ti nuk munde, pėr aq shumė sa tė dua,
shpirti im i dashur, tė mė shėrosh vetminė,
ndėrkohė qė e preku nė faqe pėr ta bindur,
se nuk desh ta vrasė me kėtė tė vėrtetė.
Dhe burri nė fakt nuk ėshtė vrarė,
e kupton qė jeta ka kufij, qė njerėzit
vdesin tė rinj, dėshtojnė nė dashuri,
dėshtojnė nė ambicie. Vrapon krah saj, mendon
pėr trishtimin qė grahėn dhe shfrynė nė kohėn kur
po vinin, mbėrthyer me njėri-tjetrin me tė vjetrat e tė shpikurat
forma mėshire dhe mirėnjohje tė ngathėt, tė gatshėm
pėr tė qenė vetėm sėrish, a tė pakėnaqur, ose fare pak
tė dhembshur si ēiftet nė plazhin e verės
lexojnė artikuj revistash pėr intimen mes sekseve
pėr vete dhe njėri-tjetrin,
dhe shumica, e paditur, duke u kėshilluar me engjėjt.
Njė histori pėr trupin
Njė kompozitor i ri, qė punonte atė verė nė njė koloni artistėsh, e kishte ndjekur atė prej njė jave. Ajo ishte japoneze, piktore, pothuajse gjashtėdhjetė dhe mendonte se ai kishte rėnė nė dashuri me tė. Ai dashuronte pikturėn e saj dhe piktura ishte ashtu siē e lėvizte ajo trupin, pėrdorte duart, shihte atė drejtpėrdrejt kur i kthente pėrgjigje argėtuese dhe vlerėsuese pyetjeve tė tij. Njė natė, duke u kthyer nga njė koncert, ata mbėrritėn nė portėn e saj dhe ajo u kthye nga ai dhe tha, "Mė duket se ty tė pėlqen tė shkosh me mua. Dhe mua mė pėlqen po ashtu, por duhet tė tė them qė unė kam njė masė tektoni tė dyfishtė", dhe kur ai nuk e kuptoi, "I kam tė prera tė dy gjinjtė". Rrėzėllimi qė ai mbante kudo nė bark dhe nė zgavrėn e kraharorit si muzikė u tret shumė shpejt, dhe ai detyrua tė shohė nga ajo dhe tha, "Mė vjen keq. S'e bėj dot." Shkoi pas nė kabinėn e tij dhe mendoi pėr pishat, dhe nė mėngjes, gjeti njė tas tė vogėl blu nė verandė jashtė portės. Dukej se ishte i mbushur me petale trėndafili, por kur e ngriti lart mėsoi qė petalet e trėndafilit ishin sipėr; pjesa tjetėr e tasit ajo duhej t'i kishte fshirė nga cepat e studios ishte plot me bletė tė vdekura.
standart.
Krijoni Kontakt