Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: David Icke

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-10-2008
    Postime
    8

    David Icke

    David Icke
    Konspiracioni botėror
    Kolana: Tė vėrteta tė fshehura
    Pėrktheu: Taulant Hatia
    Nr. faqeve: 784
    ISBN 978-9928-00-004-0
    Ēmimi: 2100 lekė


    Konspiracioni botėror ėshtė njė vepėr e veēantė dhe e jashtėzakonshme: rreth 800 faqe tė mbushura me kėrkime dhe referime historike, biografike e simbolike. Ėshtė njė kryevepėr qė lidh tė gjitha pikat dhe zbulon lidhjet e fshehura mes personazheve, ngjarjeve dhe tematikave qė, nė dukje, nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt mes tyre dhe tregon se tė gjitha elementet lidhen nė mėnyrė tė pėrsosur mes tyre.

    Vetėm kur ēdo pikė tė jetė lidhur me tjetrėn, do tė na shfaqet para syve kuadri i pėrgjithshėm mahnitės. Nuk mund tė bėjmė gjė tjetėr veēse tė mbetemi gojėhapur ndėrkohė qė, faqe pas faqeje, Icke na zbulon tė vėrtetat rreth ēdo gjėje, nga ngjarjet e historisė sė lashtė deri te Interneti holografik qė sundon nė realitetin tonė.

    Konspiracioni global, qė synon vendosjen e njė shteti oruellian, nuk ėshtė thjesht “teori”. Pėrkundrazi, ėshtė njė fakt qė mbėshtetet nga njė varg i pafundmė provash dhe pėrvojash tė pėrditshme. Njė rrjet familjesh tė lidhura mes tyre, origjinat e tė cilave vijnė qė nga epokat e largėta, po manipulon ngjarjet pėrmes politikanėve-kukulla dhe personazheve tė njohura, dhe po pėrpiqet kėshtu tė vendosė nė mbarė botėn njė tirani tė pėrgatitur prej kohėsh.
    Por ditėt e qėndrimit tė tyre nė hije tashmė kanė marrė fund. David Icke hedh dritė mbi Popullin e Hijeve dhe i jep fund kėsaj fshehtėsie kaq thelbėsore pėr suksesin e tyre.

    Kush jemi? Ku gjendemi? Pėrse bota ėshtė kėshtu si ėshtė?
    Vazhdo tė lexosh...

    David Icke ėshtė studiues i historisė sė fshehtė dhe konspiracioneve, gazetar i njohur dhe konferencier. Pasi ka punuar pėr kanalin BBC dhe media tė tjera, sot zėri i tij pėrfaqėson njė nga alternativat mė domethėnėse ndaj informacionit zyrtar. Nė tė gjithė botėn numėrohen miliona lexues tė kėtij autori dhe veprave tė tij tė shumta: “Sekreti mė i madh”, “ Dashuria e pafundme ėshtė e vėrteta e vetme, gjithēka mbetet ėshtė vetėm iluzion”, “Liza nė botėn e ēudirave dhe shkatėrrimi i Kullave Binjake”, “Bijtė e Matriksit”, “Unė jam vetvetja, Unė jam i lirė”, “Kronika nga spiralja e kohės” etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 29-06-2010 mė 17:43

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-10-2008
    Postime
    8

    David Icke

    Bota drejtohet nga shoqėritė e fshehta


    “Shoqėria jonė sundohet nga njerėz tė ēmendur, qė ndjekin qėllime tė sėmura. Mendoj se qeverisemi nga fanatikė me objektiva fanatike dhe ka mundėsi qė tė mė quajnė tė ēmendur vetėm pėr kėtė qė po quaj tani. Kjo ėshtė vetė ēmenduria”. Kėshtu do tė thoshte dikur Xhon Lenon, i cili u vra pikėrisht nga njė i “ēmendur” qė mendoi se po qėllonte mbi njė shėmbėlltyrė tė kėngėtarit. Apo ndoshta nuk kishte qenė edhe aq i ēmendur vrasėsi, ashtu siē kanė qenė tė gjithė atentatorėt e figurave tė mėdha politike, burra shteti, apo siē nuk kanė qenė aq tė “qashtra” tė gjitha lėvizjet politike nė botė, ulje-ngritjet e partive dhe tė politikanėve. David Icke, gazetar dhe shkrimtar, autor i librit best-seller “Sekreti i madh”, vjen pėr lexuesin shqiptar me njė tjetėr vepėr intriguese, po aq shokuese sa edhe libri paraardhės. Titullohet “Konspiracioni botėror” dhe vjen pėr lexuesin shqiptar, nėn siglėn e shtėpisė botuese “Bota shqiptare” dhe shqipėrimin e Taulant Hatisė. ėshtė njė libėr prej 780 faqesh, rezultat i njė pune 20-vjeēare, kėrkime, referime historike, biografike dhe simbolike, qė pėrpiqet tė gjejė domethėnien e gjėrave. ēfarė fshihet pas ngjarjeve qė kanė lėnė gjurmė tė rėnda nė historinė botėrore? Kush qėndron pas luftėrave, atentateve, lėvizjeve politike, si “lindin” liderėt politikė, drejtuesit e shteteve? Dhe tė gjitha kėto, sipas Icke, nuk janė asfare rastėsore, apo tė mbėshtetura mbi punėn shumėvjeēare, eksperiencėn, etj., por janė rezultat i ca makinacioneve tė fshehta, tė cilat gjithsesi, nuk i janė fshehur dot syrit tė hulumtuesve dhe tė kuriozėve. “Nė mbretėritė e padukshme qė ekzistojnė pėrtej shikimit njerėzor, po ndodh njė shndėrrim vibrues, njė pėrshpejtim qė i nxit mendjet e mbyllura dhe konkrete njerėzore tė hapen. Ky shndėrrim po i zgjon ata qė janė gati tė dalin nga gjendja e gjumit hipnotik, i cili i mban skllevėr tė Dorės sė fshehtė, e cila e kryen manipulimin qė nga errėsira, duke qėndruar pas atij qė, nė dukje, mban “pushtetin”. Synimi i “popullit tė hijeve” ėshtė krijimi i njė gjendjeje oruelliane globale tė kontrollit dhe varėsisė totale nėn diktaturėn drakoniane’ i njė vendi ku liria, me tė gjitha forcat e saj do tė humbė falė mikroēipeve qė lejojnė mbikėqyrjen e ēdo veprimi, ēdo fjale, madje edhe ēdo mendimi. Pėr njė kohė tė gjatė mė kanė kėrcėnuar dhe pėrqeshur pėr shkak tė asaj qė bėja, por tė qeshurat, tani, janė njė reagim mjaft i rrallė, pas pėrvojave tė pėrditshme, qė e bėn pėrherė e mė tė dukshėm realitetin e fakteve”, shkruan Icke, qysh nė faqet e para tė librit, ende pa nisur shtjellimin e teorisė sė tij dhe paraqitjen e fakteve. Ky thellim drejt shkaqeve nis me njė analizė nga vetja, nga njeriu, pėr tė kuptuar “kush jemi?”. Duke bėrė njė krahasim me ndėrtimin e kompjuterėve tė hard diskut, memories, ej., Icke tregon se mes kėtyre humanėve dhe “makinerive” qė po pushtojnė botėn, ka njė ngjashmėri tė jashtėzakonshme. “Trupi ynė nuk ėshtė vetė “ne”, por njė kompjuter fantastik biologjik qė “ne” e pėrdorim pėr tė pėrjetuar kėtė realitet. ėshtė njė pajisje, njė mjet, jo njė “ne”, apo njė “unė””, shkruan Icke, teksa e krahason me njė veshje astronauti qė pėrdoret pėr tė shkelur hapėsira tė tjera. E hap pas hapi, Icke pėrpiqet qė pėrmes faktesh tė na tregojė se emėrtimet “njerėz primitivė”, apo “shoqėri primitive” janė tėrėsisht naive dhe se “bota” kalon nėpėr njė “spirale kohe”, ku gjithēka pėrsėrit vetveten, ndėrsa citon thėnien e kolonelit Xhejms ēėrēurd “Qytetėrimet kanė lindur, janė shuar dhe janė harruar vazhdimisht. Kjo nuk ėshtė ndonjė gjė e re. Ajo qė ka qenė, po ajo qė vazhdon tė jetė. Gjithēka qė mėsojmė e zbulojmė ka ekzistuar edhe mė parė; shpikjet dhe zbulimet tona nuk janė gjė tjetėr, veēse rishpikje dhe rizbulime”. Dhe duke iu referuar zbulimeve arkeologjike, referimeve historike e shkencore, Icke kėrkon tė na mbushė mendjen se njeriu nuk ėshtė thjesht njė krijim sipas variantit darvinian, apo atij fetar. Nuk ėshtė thjesht njė evoluim dhe as njė krijim i thjeshtė baltor. Bota dhe njerėzi janė krijime shumė mė tė mistershme. Zota, qenie tė “pėrtej botės” e krijime tė ēuditshme, imazhet e tė cilave na vijnė pėrmes rrasash guri e terakotash, hyjnė nė lojė fuqishėm. E shkallė-shkallė dalin nė dritė shoqėritė e fshehta, qė janė shtrirė nė shekuj, kanė shtrirė fijet e tyre ngado dhe menaxhojnė gjithė botėn. Simbolet e tyre janė tė gdhendura nėpėr godina pompoze nė tė gjithė botėn. Yje 5-cepėsh e 6-cepėsh, simbole tė sekteve satanike, hebraike, etj. Icke sjell njė varg shembujsh, ku hasen qartė kėto simbolika, ai ajo e diellit, qė haset nė tempujt masonikė, por edhe nė selinė e Kryeministrit britanik, apo nė fronin e Presidentit tė parė tė SHBA. Ai vė re ngjashmėrinė mes statujave tė Xhorxh Uashingtonit si dhe Bafometit, zotit satanik, tė Semiramidės sė Babilonisė dhe Statujės sė Lirisė nė Nju Jork, etj. Ai ofron raste pafund, ku simbole tė shoqėrive tė fshehta, kryesisht masonike, mbushin qė nga planimetritė e rrugėve tė Uashingtonit, tek Shtėpia e Bardhė, apo simbolet amerikane. ēka, pėr tė ėshtė njė fakt i qartė se nga kush drejtohet bota. Nė rrugėn e historisė, ai ndalet tek luftėrat dhe “sponsorėt” e saj. Nė Luftėn e Dytė Botėrore implikon Vatikanin, por edhe hebrenjtė, ndėrsa SHBA ka ndihmuar “fshehjen” e kriminelėve nazistė. Pėr tė ardhur tek vrasjet e Kenedėve, e Papės Gjon Pali I, ngjarje mė bashkėkohore, tek tragjedia amerikane e 11 shtatorit, krijimi i Bin Ladenit, zgjedhja e ish-Kryeministrit britanik Toni Bler, e Presidentėve amerikanė Bush, i vjetėr dhe i riu, Klinton e deri tek mė i fundit, Barak Obama. ēdo ngjarje ėshtė e lidhur me tjetrėn me fije tė padukshme.


    Autori
    David Icke ėshtė studiues i historisė sė fshehtė dhe konspiracioneve, gazetar i njohur dhe konferencier. Pasi ka punuar nė kanalin BBC dhe media tė ndryshme, sot zėri i tij pėrbėn njė alternativė ndaj informacionit zyrtar. Librat e tij kanė tėrhequr vėmendjen e njė lexuesi tė shumtė. Veē “Konspiracionit botėror”, Icke ėshtė autor i librave “Sekreti mė i madh”, “Dashuria e pafundme ėshtė e vėrteta e vetme, gjithēka mbetet ėshtė vetėm iluzion”, “Liza nė botėn e ēudirave dhe shkatėrrimi i Kullave Binjake”, “Bijtė e matriksit”, “Unė jam vetvetja, unė jam i lirė”, “Kronika dhe spiralja e kohės”, etj.


    Vetėm dyshimi ėshtė i sigurt
    Sigurisht qė kur lexon tė lakohen emra shtetarėsh, mbi tė cilėt shumė njerėz kanė hedhur besimin e tyre pėr njė shoqėri mė tė mirė, kur tė ofrohen si marioneta tė njė politike mė madhore, apo kukulla shoqėrish tė fshehta, kur tė ofrohet njė alternativė pėr historinė, mund tė nėnqeshėsh e tė mendosh se janė tė gjitha marrėzira, apo delire tė njė tė marri. Sigurisht, e vėrteta ėshtė relative. Nuk ėshtė e thėnė qė David Icke ka tė drejtė nė ato qė thotė, por ai ofron njė alternativė, besimi tek ajo ėshtė zgjedhje. I sigurt ėshtė vetėm dyshimi. David Icke tė shtyn tė dyshosh se jo ēdo gjė qė shkėlqen ėshtė ar dhe tė ngacmon qė tė shohėsh tej fasadės, tė lexosh nėpėr rreshta...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 29-06-2010 mė 17:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •