Thaēi: AAK tė kėrkojė falje pėr trillimet
Nga Express mė 19.08.2010 nė ora 17:20
Kryeministri Hashim Thaēi i bėri sot thirrje AAK-sė qė tė kėrkojė falje pėr shpifjet dhe trillimet pėr bisedime tė fshehta mes zyrtarėve tė Kosovės dhe Serbisė.
Edhe presidenti Fatmir Sejdiu tha se nuk ėshtė nė dijeni se ka pasur bisedime sekrete, sikur pretendon AAK-ja, ndėrsa ftoi zyrtarėt e AAK-sė qė nėse kanė argumente le ti prezantojnė.
Kryeministri Thaēi gjatė njė vizite nė Lipjan i ka bėrė thirrje gjithė spektrit politik qė ti bashkojnė energjitė pėr tė mirė tė qytetarėve dhe tė mos nxisin pėrēarje. Ėshtė koha pėr tė gjithė qė ti bashkohen energjive pėr tė mirėn e vendit, tė shtetit, tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Nė asnjė rrethanė tė mos krijohen dilema ndarėse tė spektrit politik, ndėrsa pėr partinė qė ju pyesni do tė ishte me interes qė pas atyre trillimeve tė ulėta ti kėrkojnė falje popullit tė Kosovės, ka thėnė Thaēi, transmeton KosovaPress.
Kreu i Qeverisė theksoi se deri mė tani, gjithēka ka qenė transparente, dhe pėrsėriti se me Serbinė mund tė bisedohet vetėm si dy shtete tė pavarura.
Sejdiu: Ai qė ka argumente, ti prezantojė
Presidenti Fatmir Sejdiu, i pyetur nga gazetarėt, ka thėnė se nuk ėshtė nė dijeni se ka pasur farė bisedash sekrete, sikur pretendon AAK-ja. Ai ka shtuar se partitė duhet tė ofrojnė argumente nėse i posedojnė.
Po, unė skam ēka tė them, nuk di pėr bisedime tė tilla. Ai qė ka argumente le ti prezantojė argumentet. Unė smund tė lidhem me deklarimet e partive politike tė pozitės apo tė opozitės. Ėshtė ēėshtje e drejtė e tyre tė shtrojnė ēėshtje tė caktuara, por gjithmonė ti argumentojnė dhe skam koment, ka thėnė Sejdiu.
Krijoni Kontakt