Bill Clinton ka frikë se ai do të jetë i vdekur brenda gjashtë muajsh, bëjnë të ditur mediat amerikane.
Tabloidi National Enquirer shkruan se ish-presidenti amerikan, 63-vjeçar, po humb në peshë dhe shëndeti i tij po shkatërrohet në mënyrë rapide.
“Bill është bërë shumë, shumë i dobët dhe ai ka frikë për shëndetin e tij. Ai është i bindur se nuk do të jetë i gjallë në këtë kohë në vitin e ardhshëm”.
“Ai përpiqet të mbetet optimist dhe të shpresojë se mund të jetojë aq gjatë sa t’i shohë nipat/mbesat e tij. Por në mënyrë të fshehtë ai dhe miqtë e tij parashikojnë vetëm edhe gjashtë muaj jetë. E vërteta është se Bill duket tmerrshëm. Ai është plakur 10 vjet në 12 muajt e fundit”, ka thënë burimi. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt