Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Fondi i panjohur i kujtimeve tė diktatorit; Ditari i Enverit

    DORESHKRIMI / Fondi i panjohur i kujtimeve tė diktatorit Ditari i Enverit:

    Myslim Peza na e fshihte qė ishte paguar nga jugosllavėt “Tė bėjmė ēmos qė ai ta ngrysė jetėn kėshtu siē ėshtė, me tė kėqijat dhe tė mirat e tij”

    » Vendosur: 10/08/2010 - 11:01

    • Ishte fillimi i viteve ‘80 kur diktatori komunist hidhte nė treg me njė eufori tė shfrenuar kolanėn e veprave me kujtime. Tė nxitur prej tyre, mjaft liderė tė tjerė, nėn shembullin e komandantit, nisėn tė hidhnin nė letėr bėmat e tyre. I vėmendshėm ndaj kėsaj manie, Enver Hoxha mundohej ta kishte nėn kontroll, nė mėnyrė qė tė gjithė tė konvergonin me linjėn e kujtimeve tė tij.

    Ndryshe historia do tė bėhej ēorap e do dilnin nė pazar gjėrat qė ishin retushuar prej tij. Kjo procedurė me tė cilėn merreshin redaktorėt mė tė besuar tė Institutit tė Studimeve Marksiste-Leniniste, deri diku funksionoi rregullit. Rasti i vetėm ku ngeci ishte momenti kur u paraqitėn pėr botim kujtimet e Myslim Pezės e Haxhi Lleshit. Ata, tė plakur e tė mėnjanuar nga portofolet e rėndėsishme politike, por jo nga privilegjet e regjimit, u futėn nė delirin e kujtimeve, me qėllimin e vetėm pėr t’u rikthyer edhe njė herė nė vėmendjen e tė tjerėve para vdekjes. Kėtė radhė aventura e tyre nuk do ta kapėrcente filtrin e laboratorit tė censurės. I njohur me to nė dorėshkrim, Enver Hoxha kundėrshtoi prerė botimin e tyre dhe aty pėr aty u kujtua pėr t’iu rikthyer sjelljes sė dy ish-bashkėpunėtorėve tė dikurshėm, tė cilėt mund t’i sillnin probleme tė paparashikuara. Nga hulumtimet e bėra rezultonte njė situatė kritike. Mė nė fund zbulohet se Haxhi Lleshi e Myslim Peza nuk janė ata qė ka propaganduar Partia, por njerėz me karakter tė dyzuar, me qėndrime jo parimore e sjellje negative. Gjithsesi, Enver Hoxhės qė i ka zhdukur tė gjithė protagonistėt e luftės, nė rastin e tyre i duhet tė bėjė lėshime, sė paku pėr t’i lėnė tė vdesin ashtu si janė njohur, me tė mirat dhe tė kėqijat e tyre. Pikėrisht kėtė histori, diktatori e ka dokumentuar nė ditarin qė mbante sekret, tė rezervuar vetėm pėr njerėzit e afėrt...

    Ditari i panjohur
    Pėrveē ditarit zyrtar dhe atij pėr ēėshtjet ndėrkombėtare, tė cilėt janė zbardhur nė serinė e veprave tė tij, Enver Hoxha ka mbajtur edhe njė ditar tjetėr tė panjohur e tė ruajtur sekret. Deri nė fundin e viteve ‘70 ai ka shkruar aty me dorėn e vet. Nė fillimin e viteve ‘80, kur dora nuk i bindej e ndjehej i pamundur, Enver Hoxha ka “shkruar” me zė, gjithnjė pėr ēėshtje e tema delikate, qė duheshin rezervuar me siglėn sekret. I shkėrmoqur nga mosha e i tronditur nga goditjet e njėpasnjėshme, diktatori mbyllej nė kabinetin e punės e pasi vinte pėrpara diktofonin e dhuruar nga marksist-leninistėt e Perėndimit, fillonte ligjėratėn si tė komunikonte me njė auditor tė zgjedhur, duke rrėfyer e tėrhequr vėrejte pėr probleme tė ndryshme tė Partisė e tė jetės sė vendit. Ėshtė periudha kur sa ka bėrė publike “Tablonė Sinoptike” pėr grupin mė tė rrezikshėm armiqėsor tė kryesuar nga Mehmet Shehu dhe i paraprin zbulimit tė njė grupi tjetėr. Ato ēka flet, me pėrkujdesjen e afėrt tė tė shoqes Nexhmije Hoxhės, zbardhen brenda ditės dhe nė mbrėmje ia kthejnė t’i lexojė edhe njė herė. Aty pėr aty bėn vėrejtjet e rastit dhe porosit ē’tė mbetet e ē’tė hiqet nga ditari. Nė rastin e kujtimeve tė Myslim Pezės e Haxhi Lleshit, tė cilat i ka arkivuar nė shėnimet e datave 21 dhe 22 qershor 1982, Enver Hoxha pėr herė tė parė flet pėr intriga e orgji tė panjohura nė aparatin e Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Po ēfarė thotė konkretisht...

    E hėnė
    21 qershor 1982

    Me shokėt Ramiz (Alia-shėnim i red.), Simon (Stefani-shėnim i red.) dhe Kadri (Hazbiu) bisedova pėr ēėshtjen e shokut Haxhi Lleshi, i cili nuk ėshtė korrekt nga ana morale, gjė qė e ka shtyrė nė njė rrugė tė kundėrt me shokėt qė punojnė nė aparatin e Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Kėta tė fundit i kanė vėnė nė dukje qėndrimet armiqėsore tė njė farė D.S. qė punon atje dhe qė, duke mbajtur Haxhiu (Lleshi) qėndrime jo normale me tė, kjo grua po vepron nė aparatin e Presidiumit tė Kuvendit Popullor si njė provokatore e vėrtetė, si njė intrigante e pėrsosur.

    E martė
    22 qershor 1982


    Po na lind njė shqetėsim i ri, i rrezikshėm. Kush e shkakton? Ku ėshtė burimi? Nė kohėn kur zbuluam puēin e Beqir Ballukut e kompani, Haxhi Lleshi u fut nė konflikt me gruan e tij dhe me tė gjithė fėmijėt, djem e vajza. Gruaja e Haxhiut, me prejardhje bajraktarėsh (Famija Jegeni ka tė arratisur politikė nė Jugosllavinė titiste) filloi tė flasė hapur me kėdo, kundėr Haxhiut. Ajo po bėn kėtė veprim skandaloz kundėr Presidentit tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor.
    Me Hysninė (Kapon) e thirrėm njė herė e dy Haxhinė dhe ia kemi vėnė nė dukje kėto qė po ndodhin i thamė tė merrte masa, ose tė ndalonte qė gruaja e tij tė izolohej nė ndonjė fshat. Pėrgjigjja e Haxhiut ishte: “Ku tė thotė Partia!” Po nė kėtė kohė filloi edhe lufta e fėmijėve kundėr babės (Haxhiut). Djali i tij R.(qė punonte nė aparatin e Komitetit Qendror) e akuzoi babėn e vet si “tradhtar”. U thirr tė shpjegohej, ai nguli kėmbė nė tė tijėn. U thirr nga Hysniu, Haxhiu. Ky i tha se nuk ka ē’i bėn djalit. Hysniu atėherė i shprehu mendimin: Nuk e dėrgojmė dhe kėtė nė fshat tė punojė tok me nėnėn e vet, gruan e Haxhiut?! Ky si zakonisht, ishte dakord duke thėnė “Si tė thotė Partia!” Kėshtu u mbyll kjo ēėshtje, megjithatė mbeti e dyshimtė pėr ne. Ku ishin shkaqet?!
    Kaluan vitra. Marrėdhėniet e Myslim Pezės me Haxhi Lleshin, si kurdoherė ishin tė shkėlqyeshme, pa asnjė re. Por gjatė vitit tė fundit, papritur e pa kujtuar, filloi tė vėrehej qielli i kėsaj miqėsie.
    Myslim Pezės, qė Partia dhe unė ia kemi vėnė shumė mirė nė dukje rolin qė ka lozur nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare, i hipi nė kokė qė nė moshėn 80 e ca vjeēare dhe i verbėr nga sytė, tė shkruajė kujtime nė “Tri vėllime”. Ai u mur vesh me Haxhi Lleshin, i cili i rekomandoi qė tė vinte t’ia regjistronte nė shtėpi sekretarja e tij. Dhe kėshtu u bė. Filloi regjistrimi, por Myslimi nuk “kish durim”, ky donte t’ia shtypte kėto sa mė shpejt. Pse? Nuk dihet.
    Myslimi u zemėrua dhe u shpreh se “kjo grua nuk ėshtė e mirė, regjistrimet e kujtimeve tė mia ajo po i mban nė sirtar, pse kėrkon t’i pėrdorė edhe Haxhi Lleshi pėr veten e tij”. Nė fakt, edhe Haxhi Lleshi kishte filluar regjistrimin e kujtimeve tė veta. Tė dy po vepronin paralelisht dhe tė dyja palėve po ua regjistronte kėto kujtime e njėjta grua D.S. Myslimi kėrkoi me zemėrim t’i dorėzoheshin regjistrimet e tij, pse mendonte qė “Haxhiu po i hante bukėn”. Iu morėn regjistrimet kėsaj gruaje, e cila nguli kėmbė tė mos i jepte, pastaj u urdhėrua me protesta nė Komitetin Qendror.
    Myslimit iu dha njė person tjetėr nga Partia pėr tė vazhduar regjistrimin dhe ky ia regjistroi, ia zbardhi, iu dha njė kopje aparatit tė Komitetit Qendror tė Partisė dhe njė kopje iu dha vetė Myslimit. Ky priste qė Komiteti Qendror t’ia dėrgonte shtypit, por kjo punė po vonohej. Atėherė Myslim Peza shpejt e shpejt ia dėrgoi kėto Ndėrmarrjes sė Botimeve, ku personi i ngarkuar me kėtė punė, duke i lexuar “kėto kujtime”, vuri duart nė kokė nga pėrmbajtja, prandaj lajmėroi Komitetin Qendror tė Partisė. Kėto kujtime po studioheshin nė kėtė kohė nga aparati i Komitetit Qendror tė Partisė, qė kishte ardhur nė konkluzionin se nuk mund tė shtypeshin, pse kishin tė bėnin me njė histori plot aventura tė Myslimit, qė ai i konsideronte si akte “heroizmi, patriotizmi” etj., deri nė fillimin e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, kur ai mori kontakt me ne.
    As ngjarjet historike tė Pezės, qė janė vepėr e Partisė, as lufta e pezakėve nuk pėrmėndeshin nė kėto rregjistrime, bile vetė lufta e Myslimit errėsohet aty me gojėn e tij, jo vetėm me mendime ėt ēoroditura individuale, subjektiviste, tė pėrsėritura, duke u futur nė cikėrrimat e katundit e tė fshatrave, por ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, nė kėto materiale janė rregjistruar pjesė qė kanė tė bėjnė me plot aventura tė Myslimit nė emigracion, nė Jugosllavinė e kralėve tė Sėrbisė. Nė kėtė pjesė tė jetės sė tij Myslimi tregon se merrte para nga jugosllavėt, se kėta i kishin propozuar ta bėnin agjent, po ai “nuk pranoi”. Megjithėatė jugosllavėt, tregon aty Myslimi, vazhdonin ti jepnin rrogė. Kur Myslimi ish akoma nė Shqipėri, nė kohėn e Zogut, Legata Jugosllave i dha 500 napolona, “po Myslimi nuk i mori ato nė dorė, por hallexhia”
    Dhe Myslimi vazhdon tė tregojė kėshtu mbi propozimet pėr tė bashkėpunuar kundėr Zogut me Gani Kryeziun, familjen e Lleshit (Haxhiut), apo me Irfan Ohrin. Me ndihmėn e serbėve Myslimi zgjodhi kėshtu familjen e Lleshajve, familje “me shumė autoritet nė Jugosllavi dhe nė Beograd” Atje ai u njoh me Haxhi Lleshin dhe vazhdojnė tė tregohen aventurat e tė dyve qė i ka rregjistruar me gojėn e tij.
    Gjatė gjithė jetės dhe punės qė bėmė sė toku me Myslimin, asnjėherė ky nuk mė ka folur pėr kėto ngjarje tė jetės sė tij. Pse i mbante ai fshehur kėto ngjarje nga unė dhe nga Partia?
    Pse i nxjerr tash nė kėtė kohė, kur zbuluam komplotin e Mehmet Shehut? Mos kėrkon t’i dalė rrezikut pėrpara? Mos ka frikė se ia zbulojnė tė tjerėt? Me kėto kujtime qė Myslimi kėrkon t’i shtypė me kėmbėngulje, ky errėson vetė figurėn e tij qė ia ngritėn lart Partia dhe lufta. Po t’i lejojmė ne tė shtypen kėto aventura tė Myslim Pezės, atėherė i kemi dhėnė njė armė nė dorė armikut dhe opinionit: “Me tė tillė njerėz ka bashkėpunuar Partia? Po ne nuk do t’ia japim kėtė sadisfaksion as Myslimit, as jugosllavėve. Ne do tė bėjmė ēmos qė Myslim Peza ta ngrysė jetėn kėshtu siē ėshtė, me tė kėqijat dhe tė mirat e tij.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Enveri, Myslim Pezės nė ‘79: Ti, heroi i tė gjitha epokave

    Fjala e diktatorit nė ceremoninė e dekorimit “Hero i Punės socialiste”

    Enveri, Myslim Pezės nė ‘79: Ti, heroi i tė gjitha epokave

    » Vendosur: 10/08/2010 - 11:04
    •

    Ndėrsa nė shfaqjet publike Enver Hoxha artikulonte merita tė jashtzakonshme pėr Myslim Pezėn duke e etiketuar “tribun tė madh popullor” dhe “atdhetar tė flakt”, nė rrethe tė ngushta shprehte rezerva, madje dhe opinione pėrbuzėse pėr “plakun e ccorientuar” dhe liderin e “pompuar nga propaganda e partisė”. Gjithsesi, diktatorit ja deshi puna ta emėronte vazhdimisht nė krye tė organeve tė larta shtetėrore, fillimisht zėvendėskryetar tė qeverisė sė parė komuniste, tė ashtuquajtut “qeveria demokratike” dhe qė nga viti 1946 e deri nė 1982, zėvendėskryetar tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Nė 2 maj tė vitit 1979, gjatė njė ceremonie zyrtare Enver Hoxha i dorėzoi me dorėn e tij Myslim Pezės dekoratėn me titullin “Hero i Punės Socialiste”. Pėrkundėr shėnimeve tė ditarit sekret tė vitit 82, ku Peza anatemohet nga diktatori si njeri i ccekuibluar, nė ceremoninė e 79-tės, nuk ka rreshtur pėr tė fluksi i konsideratave pozitive. Mė poshtė po botojmė pėrshėndetjen e Enverit me rastin e dekorimit tė Pezės...

    “Kėtė titull nuk ta japim se je mė i moshuari nga ne, por ky ka njė kuptim tė madh politik pėr ato qė thashė dhe pėr veprimin tėnd qė nė kohėn e Zogut, kur dhe sinjalin e revoltės dhe vrave pikėrisht Osman Balin, torturuesin dhe vrasėsin e Haxhi Qamilit, shėrbėtorin e Vėrlacit e tė Ahmet Zogut. Gjesti yt trimėror e burrėror, s’ishte njė gjest i thjeshtė hakmarrės ose terrorist, por njė gjest politik sepse ai simbolizonte dorėn e fshtarėsisė sonė patriote qė ngrihej kundėr tiranėve. Ty kėmba - kėmbės tė ndoqi regjimi i Zogut, prandaj u detyrove tė shkoje nė mėrgim, ku jetove si patriot shqiptar dhe i ndershėm nė gjirin e shqiptarėve qė jetonin nėn varfėrinė e kralėve serbe. Ti ashtu jetove, por mendjen e kishe nė Pezė, nė Shqipėrinė e dashur qė vuante, pavarėsisht se nė krye kishte njė mbret qė vetė emrin kishte shqiptar, sepse nė fakt ai ishte i huaj, i shitur, tradhtar, njeriu i tė gjitha tė kėqiave pėr popullin tonė fisnik e tė shumėvuajtur. Mė ka njohur me ty miku yt dhe i imi patrioti Esat Dishnica. Kemi kaluar ditė tė vėshtira bashkė, por edhe ccaste tė lumtura kur kemi parė zhvillimin e vendit nė rrugėn e partisė e tė marksizėm-leninizmit...” (gazeta “Zėri i Popullit” 3 maj 1979).

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ditari i Enverit: Haxhiu e teproi me sekretaren, s’po e akuzojmė pėr kėtė lidhje

    Ditari i Enverit: Haxhiu e teproi me sekretaren, s’po e akuzojmė pėr kėtė lidhje

    » Vendosur: 11/08/2010 - 10:13

    • Udhėheqėsi i frikėsuar nga divergjencat mes Presidentit e Myslim Pezės

    “Ajo guxon tė thotė lart e poshtė nė Komitetin Qendror: Kur tė vdesė Enveri, fuqinė do e marrė Haxhi Lleshi”

    Nė numrin e kaluar bėmė publike shėnimet e panjohura tė Enverit nxjerrė nga ditari personal, ku flitej pėr qėndrimet e tij ndaj kujtimeve tė Myslim Pezės, tė pėrgatitura pėr botim nė fillimin e viteve ‘80. Peza, njė nga figurat historike tė regjimit komunist, nė vitet e pleqėrisė sė thellė provon tė hedhė nė letėr bėmat e veta pėr t’u rikthyer para vdekjes nė vėmendjen e shqiptarėve. Mirėpo mėnyra si riprodhon historinė dhe trajton ngjarjet e sė kaluarės, pėr Enver Hoxhėn janė tė papranueshme, madje siē vėren ai, ato zbehin edhe vetė figurėn e Myslimit dhe sidomos kontributin e tij nė Luftėn Nacionalēlirimtare. I vėmendshėm ndaj kujtimeve tė bashkėpunėtorėve, diktatori fund e krye pėrpiqet ta ketė nė kontroll tėrė procedurėn e zbardhjes sė tyre. Pikėrisht kėtė ua beson redaktorėve mė tė mirė tė Institutit tė Studimeve Marksiste-Leniniste, tė cilėt shėrbejnė si filtri i botimeve tė kėsaj natyre. Nė rastin e kujtimeve tė Pezės, ata ndėrhynė nė kohė, duke sugjeruar se janė pėrēartje apolitike dhe si tė tilla duhet kthyer mbrapsht. Enver Hoxha bashkohet me mendimet e tyre dhe aty pėr aty kujtohet pėr t’iu rikthyer sjelljes sė ish-bashkėpunėtorit tė dikurshėm, i cili mund t’i sillte probleme tė paparashikuara. Ajo qė konstaton ėshtė kritike. Myslim Peza, por edhe bashkėpunėtori tjetėr Haxhi Lleshi, nuk janė ata qė ka propaganduar Partia, por njerėz me karakter tė dyzuar, me qėndrime jo parimore e sjellje negative. Gjithsesi, Enver Hoxhės qė i ka zhdukur tė gjithė protagonistėt e luftės, nė rastin e tyre i duhet tė bėjė lėshime, sė paku pėr t’i lėnė tė vdesin ashtu si janė njohur, me tė mirat dhe tė kėqijat e tyre.
    Shėnimet nė vazhdim nė ditarin e diktatorit flasin pėr skandalet e Presidentit Lleshi dhe aventurat e kėtij tė fundit me personelin e institucionit...


    E martė 22 qershor 1982
    Me kėtė “ēėshtje tė Myslim Pezės” plekset njėkohėsisht edhe ēėshtja e Haxhi Lleshit. Nga gjumi i rėndė ku kish rėnė, pas vetėvrasjes sė armikut Mehmet Shehu, u zgjua edhe Haxhiu (Lleshi). Gruaja D.S me biografi tė mirė, nėpunėse nė Presidiumin e Kuvendit Popullor, na ėshtė bėrė sekretare e Haxhiut, por ky e ka tepruar me tė, siē flitet midis nėpunėsve tė Presidiumit tė Kuvendit, tė cilėt po i shkruajnė Komitetit Qendror tė Partisė, qė “tė pengohet ky skandal”. Por e keqja mbi tė kėqijat ėshtė se kėsaj i ėshtė rritur aq shumė mėndja, sa po ngatėrron gjithė aparatin, duke bėrė atje “ligjin” nė emėr tė Presidentit. Por ēfarė ligji? Ajo ėshtė kthyer nė njė provokatore pa kufi, flet keq pėr udhėheqjen kryesore tė Partisė dhe arrin deri atje sa t’i thotė njė shoku komunist qė punon nė aparatin e Presidiumit tė Kuvendit Popullor, dhe ėshtė ky qė i shkruan kėtė Komitetit Qendror tė Partisė se “Kur tė vdesė Enver Hoxha, fuqinė do ta marrė Haxhi Lleshi”. Ėshtė e qartė se kėto veprime tė rrezikshme janė muhabetet qė ia bėn asaj Haxhi Lleshi, tė cilit e pakta qė mund t’i themi ėshtė se Haxhi plakut i ka hipur nė kokė marrėzia dhe “ē’i ka barku, ia nxjerr bardhaku”. Kjo ėshtė njė.
    E dyta: Siē duket, Haxhi Lleshi ia futi edhe Myslimit kėtė grua qė t’ia regjistronte kujtimet pėr tė parė ēfarė pohon ky pėr periudhėn kur ishte i internuar nė Jugosllavi. Ē’flet pėr Haxhinė, pėr babanė dhe xhaxhallarėt e tij me Aqif Lleshin? Haxhiu (Lleshi) pa se nė kėto kujtime ai dhe familja e tij po komprometohej me jugosllavėt nga ana e Myslimit (Pezės). Haxhiu nuk ia kthente kėto shkrime Myslimit deri sa ky u zemėrua dhe u detyruam D.S t’ia dorėzonte.
    Ėshtė e qartė pėr ne se Haxhiu u vu nė pozita tė vėshtira nga shoku i tij i vjetėr, prandaj krijoi njė intrigė tė re, thelbi i sė cilės mund tė jetė i vėrtetė. Nė aparatin e Presidiumit tė Kuvendit Popullor punon edhe njė grua tjetėr, qė ėshtė mbesa e Myslim Pezės. Kjo me siguri duhet t’i ketė treguar Myslimit pėr marrėdhėniet e Haxhiut me D.S. dhe ambiciet, xhelozitė e kėtyre dy grave janė bėrė problem nė aparatin e Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Pas ēėshtjes sė regjistrimit tė kujtimeve tė Myslimit, Haxhi Lleshi pėrpara shokėve anėtarė tė Komitetit Qendror qė punojnė nė Presidium tė Kuvendit Popullor, Spiro Kolekės, Shefqet Peēit dhe Xhafer Spahiut, ngre ēėshtjen: tė pėrjashtohet nga aparati i Presidiumit njė punonjės i Presidiumit dhe mbesa e Myslim Pezės, pse kanė marrėdhėnie seksuale me njėri-tjetrin” Shokėt i kėrkojnė Haxhiut tė japė fakte, po ky nuk dėgjon tė japė dhe flet nė mėnyrė provokative se “duhet bėrė kėshtu si them unė”. Shokėt e refuzojnė propozimin e tij dhe Haxhiu, “shoku President” u thotė: “Dua tė shtrohet ky problem nė organizatėn bazė tė partisė”.
    Kėtė skandal e mori vesh Myslim Peza, i cili thirri Xhafer Spahiun dhe i tha se “po e bėri Haxhiu kėtė, mė ka turpėruar mua, dhe unė do tė pres ēdo marrėdhėnie me tė”. Haxhiu i thotė Partisė “shkel brezin qė po tė lėshoj” dhe tė bėhet skandal. I bėn njėkohėsisht shantazh edhe Myslim Pezės, qė edhe ky nga ana e vet e kėrcėnon.
    U kėshilluan anėtarėt e Komitetit Qendror tė Partisė, qė punojnė nė aparatin e Presidiumit tė Kuvendit qė ta trajtojnė ēėshtjen me gjakftohtėsi tė madhe, se ajo po merr formėn e njė provokacioni nga ana e Haxhi Lleshit. Tė mos transferohet asnjė nga ata tė dy nga aparati i Presidiumit, siē do Haxhiu dhe asgjė tė mos shtrohet nė organizatėn bazė.
    Gjatė kėsaj kohe nė Komitetin Qendror tė Partisė dhe mua mė vijnė letra anonime pėr lidhjet e Haxhiut me D.S. I vinė letra tė tilla dhe Ramizit, me firmė nga njė shok komunist qė ėshtė nė Presidium, pėr pikėpamjet armiqėsore qė shpreh gruaja, e cila punon sekretare e Haxhi Lleshit. Letra anonime i dėrgohet Haxhiut nga sekretari i Komitetit Qendror tė Partisė, Simon Stefani, qė tė marrė dijeni. Haxhiu i pėrgjigjet Simonit (tė gjitha kėto letra ndodhen nė arkivin e Komitetit Qendror). Haxhi Lleshi tėrhiqet nga kėrkesa qė kishte bėrė pėr pėrjashtimin e mbesės sė Myslim Pezės, por ngul kėmbė qė tė pėrjashtohet nėpunėsi nė fjalė dhe si arsye nxjerr disa gjėra tė kota. Shokėt i vėnė nė dukje Haxhiut se arsyet qė ai jep nuk janė me vend, sidoqoftė ta pėrjashtojmė nga aparati si atė, si D.S se po na bėhet skandal dhe i numėrojmė Haxhiut sjelljet arrogante dhe armiqėsore tė saj (pa i dhėnė gjė pėr lidhjet me tė). Haxhi Lleshi u pėrgjigjet se ai nuk ėshtė dakord me ta. “D.S unė nuk lejoj tė pėrjashtohet nga Presidiumi i Kuvendit dhe tė shkojmė nė organizatėn bazė”. Anėtarėt e Komitetit Qendror tė Partisė, qė punojnė nė Presidium, i thonė Haxhiut tė mos ēohet ky problem nė organizatė bazė tė Partisė, se atėherė do tė na dalin nė shesh shumė gjėra, qė do ta ulin prestigjin e tij si President i Presidiumit. Haxhiu shkoi deri atje, sa t’u thotė shokėve “le tė mė nxjerrė Partia nė pension, duke mė hequr nga Presidiumi”.
    Kėto janė dy probleme qė kėta dy persona i nxjerrin nė shesh dhe i krijojnė kokėēarje Partisė nė kėtė kohė. Tė dy kėta dhanė njė kontribut nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare. Partia dhe unė i kemi nderuar, kemi vėnė nė dukje meritat e tyre, nė popull ata njihen si shokė udhėheqės. Pėr ēfarė arsyeje tė dy kėta, Myslimi dhe Haxhiu, i hapin pėr herė tė parė kėto letra tė vjetra tė tyre dhe nė njė kohė qė Partia po kapėrcen me sukses punėn shumė armiqėsore tė Mehmet Shehut si agjent i jugosllavėve? Kėta po na krijojnė me kėtė njė kokėēarje tė re. Mos vallė qėndron gishti i jugosllavėve prapa tyre? Pėrvoja e luftės kundėr armiqve tė jashtėm dhe tė brendshėm na ka dhėnė mėsime tė mėdha. Kemi qenė dhe vazhdojmė tė jemi vigjilentė pėr tė mbrojtur atdheun, Partinė, socializmin.
    Do tė dėshiroja qė nė ēėshtjet e kėtyre dy shokėve tė mos ketė gisht armiku, por vigjilent duhet tė jem dhe do tė veproj nė mėnyrė qė sadisfaksion armikut jugosllav tė mos i jap asnjėherė dhe tė mos bie nė provokacionet e kėtyre dy shokėve nė qoftė se janė provokacione. Me gjakftohtėsi do tė veproj qė tė mbrohet atdheu, tė shmanget skandali qė kėrkon tė bėjė armiku dhe kėta dy shokė “tė vjetėr” tė bėhen tė parrezikshėm dhe nė interesin e Partisė, qė sulmohet vazhdimisht nga armiqtė, tė marrim ato masa qė vetėm armiku tė dėshtojė, kurse Partia e populli tė triumfojė.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    E mer Kat.Enveri,Haxhiu,Myslymi....me duken sikur nuk kane vdekur."Apo rrojne akoma ne zemrat tona?".

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    rrojne ne zemren e DS,

    paqetes mer serafim
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    1milion tema u ben per enver hoxhen kush e di as i vdekur nuk eshte i qetė

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga KAT Lexo Postimin
    rrojne ne zemren e DS,

    paqetes mer serafim ;)
    hahaaaa,Pse keshtu quhet pakti....DS..

  8. #8
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Historia sekrete e dashurisė mes Enver Hoxhės dhe Musine Kokalarit
    Zbulohet letra ku Enver Hoxha vendos internimin e Musines pėr shkak tė refuzimit pėr martesė

    Nė radhėt e grave atdhetare shqiptare pėr liri dhe demokraci, njė vend tė merituar zė dhe atdhetarja Musine Kokalari, e cila pėr tridhjetė e pesė vjet u dergj nėpėr burgje dhe internime pėr tė vetmin “faj”, se e donte me gjithė shpirt Shqipėrinė tė ēliruar nga pushtuesit dhe tiranėt. Kjo bijė me origjinė Gjirokastrite, lindi mė 1917 nė njė familje intelektuale patriotike. Mbasi mbaroi shkollėn e mesme pedagogjike “Nėna mbretėreshė” nė Tiranė, shkoi nė Romė, ku mbaroi studimet pėr letėrsi me nota tė shkėlqyera. Dekanati i universitetit tė Romės donte ta mbante si pedagoge, por ajo nuk pranoi duke u thėnė se dijet e saj tė fituara, do t’ia kushtonte rinisė shqiptare, nė atdheun e saj tė shumėvuajtur. Si studiuese e letėrsisė, (nė veēanti e folklorit), botoi shumė libra: “Siē mė thot nėnua plakė”, “Rreth vatrės”, “Sa u tund jeta”, etj., pėrveē artikujve tė shumtė brenda dhe jashtė shtetit. Gjatė pushtimit italo-gjerman, Musine Kokalari, krijoi nė Tiranė Partinė Socialdemokrate, e cila ishte edhe njė sfidė pėr synimet grabitqare tė serbomėdhenjve, tė cilėt me petkun e komunizmit, donin tė sundonin e tė drejtonin ēdo lėvizje ēlirimtare nė Shqipėri. Pikėrisht nė kėto kohėra tė zymta; kur Meladin Popoviēi dhe Dushan Mugosha bėnin ligjin nė Shqipėri, nė lėvizjen tonė Nacionalēlirimtare. Vėllai i Musinesė, Hamit Kokalari, botoi librin e tij voluminoz, shkencor, demografik, “Kosova djepi i shqiptarizmit”. Musine Kokalarit i vranė gjyshin nė ditėt e para tė largimit tė pushtuesve gjerman; dy vėllezėr nga komunitetet: Muntazin, themelues i shkollės shqipe “Kosova” nė Ejup tė Stambollit dhe demokrat i shquar nė kryesinė e shoqėrisė “Bashkimi”, nė degėn e Gjirokastrės, dhe Vesimin, pėrhapės i flaktė i librave patriotike shqiptare. Por e vėrteta nė atė kohė plotėsisht nuk dihej, por ajo: Ndoshta vonon por nuk harron, thotė gjeniu popull. Enver Hoxha e kishte kėrkuar si grua Musine Kokalarin, jo vetėm si bashkėshorte por edhe si grua tė zonjėn, “sy hapur”, tė ishte krahu i djathtė i Enverit nė punėt e tij pėr Partinė Komuniste. Por gaboi rėndė nė pikėpamjet e tij: Atdhetaria e madhe me zemėr tė pastėr shqiptare, e kulturuar, nuk e tradhtonte mėmėn e shenjtė Shqipėri, popullin e saj liri-dashės: Kėrkesėn e Enver Hoxhės e hodhi poshtė me neveri. Enveri, nė vjeshtė tė vitin 1941, shkon i zemėruar tek vėllai i Musinesė: Muntaz Kokallari, (noter nė atė kohė nė Tiranė), dhe i pėrsėrit propozimin. Ne le t’ia japim fjalėn gruas sė Muntazit, Ixhlalit (qė unė shkruesi i kėtij shkrimi e kam vajzė tezeje Ixhlalin.
    “Muntazi i dha pėrgjigje negative Enverit, ashtu si ja dha Musineja. Bisedimet u ndeshėn mes tyre. Enveri i shoqėroi bisedimet e tij edhe me fjalė kėrcėnuese.
    Letra e vėllait tė Musinesė
    Tani le t’ia japim fjalėn vėllait tė Musinesė, noterit Muntaz Kokallari, qė nė njė letėr shkruan me dorėn e tij, ( me vulė noteriale) dhe e firmosur prej tij. Data 9 nėntor 1944, drejtuar bijės sė Ymer Vrionit, zonjės Makbule Xomo Vrioni, gruas sė Feim Leskovikut, me tė cilėn ka pasur miqėsi familjare. (Kjo letėr ėshtė botuar nė gazetėn “Luftėtari i Lirisė”, botim i Organizatės sė Bashkuar tė Veteranėve, mė 21 nėntor 1944 nr. 8, para 15 viteve).
    Zonjė e nderuar Makbule
    “ Po pėrjetojmė ditė tė vėshtira. Kam vendosur me brengė nė zemėr, tė largohem nga Shqipėria ime e bukur, nga familja e dashur....Kėtė vendim e mora mbasi mė njoftuan disa nga miqtė e mi tė besuar, se jeta ime dhe e tė afėrmve tė mi ėshtė nė rrezik nga bashtua (vagabondi M. K.), Enver Hoxha. Ai ka urdhėruar djajtė e kuq kundėr nesh. Kjo kuptohet: Thjesht pėr motive personale....... Kjo ėshtė fatkeqėsi e kombit tonė dhe e Shqipėrisė sė Gjorė, qė ka rėnė nė duart e njė njeriu tė pėrbindshėm, tinza, hakmarrės, inatēi, dinak, megaloman, egoist qė i do njerėzit nėn vete, kumarxhi, gėnjeshtar edhe kur qe jashtė pėr studime nuk dha asnjė provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Fėlliqi botėn me borxhe. Ne intelektualėt gjirokastrit ja dimė tė gjitha dhe sa i vlen lėkura prandaj kėrkon tė na asgjėsojė...”
    Fatkeqėsisht, nė 12 shtator 1944, kjo letėr me plot tė vėrteta ra nė duart e Enver Hoxhės. Tė dy vėllezėrit e heroinės Musine, Muntazi dhe Vesini, sė bashku me kushėririn e tyre, Surja Kokalarin, u arrestuan dhe u pushkatuan pa gjyq nė bodrumet e hotelit “Bristol”. Nė atė kohė, vetėn nga fisi Kokalari i qytetit tė Gjirokastrės, u shfarosėn edhe kėta intelektual, komshi tė Enverit: Salim Kokalari, Izvi Kokalari, Isa Kokalari, Verra Kokalari, Emin Kokalari etj. Ndėrsa Munir Kokalarin, udhėheqja e degjeneruar, me sjelljen e tyre tė poshtėr e detyruan tė vrasė veten. Nuk flas pėr tė dėnuarit e tė pushkatuarit nė Kokalar nė Durrės, si pedagogun Salim Kokallari etj., qoftė edhe pėr internime deri tek motra ime me gjithė familje, qė duan kapituj librash mė vete pėr t’i shkruar ku kanė arritur komunistėt, me nxitjen e shovenėve grekė, qė prishėn dhe varrezat tradicionale tė kėtij fisi me tė kaluar tė vjetėr kombėtare, ku mbi kėto varreza, mbi kockat e Kokalaranjve, sot ėshtė ngritur vila e konsullit grek tė Gjirokastrės. Vlen tė theksohet vepra kombėtare e kushėririt tė Musinesė, e arsimtarit Tajar Kokalarit, qė ka lokalin nė treg kundrejt konsullatės greke tė Gjirokastrės, tė cilit i grisėn flamurin kombėtar armiqtė e Shqipėrisė, qė e mbante ngjitur nė dyqan. Ndėrsa shtėpinė e Sami Kokalarit, ku pjesa mė e madhe ishte e tij, komunistėt e shpallėn: Shtėpia Muze e shokut Enver Hoxha. Nėn ndikimin e inatit tė tėrbuar tė Enver Hoxhės dhe shėrbimin e detyruar ushtarak, bijtė e Kokalarėve duhet ta kryenin: Nė repartet ushtarake punė, pa armė, vetėm me kazma dhe lopatė, nėpėr miniera guri pėr ndėrtime ushtarake, hapje galerish, nėpėr bregdet pėr strehim tė nėndetėseve si nė Himarė, ku edhe unė me djalin tim nė kėto reparte e punė ndėshkimore e kemi kryer shėrbimin ushtarak, pa pasur asnjė faj personal, pėrveē se ishim “Kokalarė”. Unė si efektiv i repartit ushtarak 7710 nė guroren e fshatit Brar tė Tiranės, ndėrsa djali nė bregdetin e Himarės. E pėrsėris i vetmi, i ashtuquajturi faji ynė, pse ishim “Kokalarė”. Dhe pėr gra kishim bija tė reaksionarėve tė pushkatuar nga partia, sikurse ishte rrasi im qė isha martuar me bijėn e gjirokastritit Hajro Late, druvari analfabet, dy vėllezėr tė vrarė nga shovinistėt grekė nė postėn kufitare Kakavijė, ku kanė edhe sot lapidaret, ku vet vjehrrin tim Hajro Laten, nėn ndikimin grek, e vrau partia komuniste nė vjeshtė tė vitit 1943, pa pasur asnjė faj dhe as e dinte pse e kėrkoi partia! Ēfarė kishte bėrė pėr ta vrarė? Sikurse dihet, socialdemokratja gjirokastrite Musine Kokalari, bashkė me vėllezėr, i dėnoi kėto dėnime tė komunistėve. Ajo mbeti njė heroinė e pamposhtur kundrejt partisė komuniste me nė krye tiranin Enver Hoxha. Ditėt e fundit tė jetės sė saj i kaloi nė Rrėshen, nė njė pension tė mjerueshėm, dhe kur vdiq e shpunė nė varr mbi njė makinė tė ngarkuar me zhavorr.
    Letra e dytė
    Zonjė e nderuar Makbule.
    “Erdha dhe s’tė gjeta, mbesa juaj me tha se ndodheni nė Elbasan bashkė me Feim Beun. Po pėrjetojmė ditė tė vėshtira. Erdha t’iu pėrshėndes se kam vendosur me brengė nė zemėr, tė largohem nga Shqipėria ime e bukur, nga familja e dashur, qė tani ka aq shumė nevojė pėr mua. Kėtė vendim e mora mbasi mė njoftuan disa nga miqtė e mi tė besuar, se jeta ime dhe e tė afėrmve tė mi ėshtė nė rrezik nga bashtua i Gjirokastrės, Enver Hoxha. Ai ka urdhėruar djajtė e kuq kundėr nesh. Kjo kuptohet: Thjesht pėr motive personale, se na kemi qenė kundėrshtarė tė okupatorit Nazi-Fashist dhe kemi punuar thjeshtė pėr tė mirė e pėrparimin e Kombit. Siē e kemi biseduar edhe herė tė tjera, fatkeqėsi e Kombit tonė dhe e Shqipėrisė sė gjorė, qė ka rėnė nė duart e njė njeriu tė pėrbindshėm, tinėzar, hakmarrės, inatēi, dinak, megaloman, egoist, qė i do njerėzit nėn vete, kumarxhi, gėnjeshtar edhe kur qė jashtė pėr studime nuk dha asnjė provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Fėlliqi botėn me borxhe. Ne intelektualėt gjirokastrit ja dimė tė gjitha dhe sa i vlen lėkura prandaj kėrkon tė na asgjėsojė. Po kam besim se kėtij batakēiu, bashkė me djajtė e kuq, shpejtė ka pėr t’i dalė boja. Kėtė radhė besoj se do tė na ndihmojė Evropa dhe Amerika dhe mbas shkatėrrimit tė tij, me tė do tė tallėn dhe gurėt e sokakėve. Mė fal qė u zgjata mė kėtė ēėshtje se nxora pak dufin. Megjithatė, pėrpjekjet e vazhdueshme nuk ta mbarova dot hipotekimin e shtėpisė, gjė tė cilėn ju e kishit me shumė merak, sepse nė kėto rrethana ngatėrresash, nuk funksionojnė zyrat prej kohėsh, e pėr mė keq ato kanė rėnė nė duart e djajve tė kuq. Jam bashkė me mikun tim dhe tuajin tė besės, zotin Hamid Llagami. Mbetėm dakord qė njė kopje tė Note Transkriptimit tė shtėpisė sė pėrgatitur pėr hipotekėn, e kemi lėnė bosh vendin e hipotekimit qė ta plotėsojė kur t’i krijohet mundėsia zoti Hamid, dhe nė fund tė faqes kam firmosur e vulosur unė mbi boshllėkun e bardhė pa caktuar datėn. Hamitit i kam lėnė tė gjitha materialet e orenditė me gjithė pajimet e zyrės time noteriale. Pėr ēdo problem qė do tė lindė me mungesėn time, t’i drejtohesh pa asnjė ndrojtje sikur tė jem unė. Me kėtė letėr po tė dėrgoj dhe njė Note Transkriptim tė shtėpisė origjinale, firmosur e vulosur nga unė, ta kesh pėr ēdo eventualitet se ka fuqi ligjore. Do tė tė lutem shumė tė mė mbani afėr familjen, se ju jeni grua e zonjė , e me aftėsi tė rrallė, zemėr tė madhe, dhe ke forca tė pėrballosh kėtė rrebesh tė egėr. Tė fala shumė mikut tim tė dashur, Feim beut. E pėrqafoj duke ju lutur Zotit tė na ndihmojė e tė shihemi nė Shqipėrinė e lirė dhe pa djaj tė kuq.

    Me respekt tė thellė, i juaji, Muntaz Kokalari

    Tiranė mė 9 nėntor 1944

    Kush ishte Musine Kokalari

    Musine Kokalari lindi nė 10 shkurt tė vitit 1917, nė Adale, tė Turqisė. Nė vitin 1921, familja e saj kthehet nė Shqipėri dhe vendoset nė Gjirokastėr, ku Musineja kreu shkollėn fillore. Nėntė vjet mė vonė, familja Kokalari vendoset nė Tiranė. Nė vitin 1937, Musineja mbaroi shkollėn e mesme “Nėna Mbretėreshė” dhe mė pas shkoi pėr studime nė Universitetin e Romės, nė Itali, tė cilin e mbaroi shkėlqyeshėm nė vitin 1941. Ajo botoi librin e saj tė pare “Seē mė thotė nėna plakė” nė vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari sė bashku dhe me disa shokė tė tjerė, formuan Partinė Socialdemokrate. Njė vit mė vonė, me pėrpjekjen e saj, doli numri i parė i gazetės “Zėri i Lirisė”. Nė vitin 1944, botoi librin e saj tė dytė “Rreth vatrės”, ndėrsa mė 12 nėntor tė po kėtij viti u pushkatuan vėllezėrit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katėr ditė mė vonė e arrestuan dhe Musinenė, te cilėn e mbajtėn 17 ditė nė burg. Nė janar tė vitit 1945, u botua libri i tretė i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Mė 23 janar tė vitit 1946, ajo u arrestua pėr sė dyti nga forcat e Mbrojtjes sė Popullit e gjyqi e dėnoi me 20 vjet heqje lirie. Nė vitin 1961, e nxorėn nga burgu dhe e internuan nė Rrėshen, ku dhe doli nė pension me gjysmė page. Nė vitin 1981, sėmuret nga sėmundja e kancerit, qė dy vjet mė pas do ta largonte pėrgjithmonė nga jeta. Dhjetė vjet mė vonė, pra nė vitin 1993, Presidenti i Republikės, i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisė”.
    Kur vdekja komandohet nga “lart”
    “Pėr shėndetin tim nuk i drejtohem kujt, aq mė pak atij qė kishte nė dorė tė mė lehtėsonte dėnimin”. Kėshtu shkruante Musineja vetėm pak kohė para se tė vdiste, duke lėnė tė kuptohej se “ai” nuk ishte veēse Enver Hoxha, i cili u kujdes deri nė fund pėr dėnimin e saj. E konsideruar si kundėrshtare e regjimit komunist, ajo u dėnua me 20 vjet burg dhe mė pas u internua pėr 22 tė tjerė nė Rrėshen, ku vdiq nė vitin 1983, nga kanceri. Bashkėkohėsit tregojnė se nuk iu dha mundėsia as tė kurohej nė spitalin onkologjik. Vdiq e vetme dhe u varros nga varrmihėsit. Kur e zhvarrosėn vite mė vonė, u pa se duart e saj ishin tė lidhura me tela me gjemba.

    Tirana Observer

    Sepse enveri i solli dhe i la kombit ton 1000 te zeza

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •