Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 34
  1. #21
    MoDa KaLoN,sTiLi QeNdRoN! Maska e fashion_girl
    Anėtarėsuar
    06-07-2010
    Postime
    2,409
    urime te gjithe besimtareve...

  2. #22
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Te gjithe Shqiptarve te besimit islam i uroj muajin e madherishem te Ramazanit!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Te gjith atyre besimtarve qe e ndiejn vetin shqiptar ndersa fen islame e kan per qef, urime muajin e ramazanit.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Naa2i
    Anėtarėsuar
    28-02-2010
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    96
    Citim Postuar mė parė nga Afrimi_F Lexo Postimin
    Shtojce per anteraten Cherry

    Tema se Shqiptaret u konvertuan me dhune ne fene Islame nga Turqit, ka qene nje teme e cila eshte debatuar teper neper rruget e kryeqytetit tim.

    Une diqka nuk e kam te qart, dhe nepermes kesaj paqartesie e kam formuar edhe opinionin tim lidhur me kete qeshtje.

    Turqit sunduan ne Gadishullin Ballkanik me teper se 500,00 vjet. Nen sundimin e tyre i kishin gati pothuajse te gjitha shtetet Ballkanike.
    Ne mesin e shteteve te okupuara ishin Greqia dhe Bullgaria qe sot mbi 90,00% e popullit e perbejne anetaret e konfeksionit Ortodoks.
    Historia nuk njef asnje kryengritje te ketyre popujve, me perjashtim te kryengritjes se popujve Ballkanik.

    Ndersa tek Shqiptaret ne krye me Skenderbeun Historia njef 24 kryengritje qe me te vertet lane gjurme ne Historin e te dy popujve.

    Sipas ketyre te dhenave lind pyetja me te drejt: Perse Greket dhe Bullgaret nuk u konvertuan ne fene Islame?, ndersa Shqiptaret u konvertuan ne fene e Otomaneve!.
    Shiko ket psikopatin, ri be mos e prish temen o amater

  5. #25
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Eselamu Alejkum te nderuar vellezer dhe motra...
    Urime Muaji i Bekuar i Ramazanit!

    Lusim Allahun e Lartesuar qe ashtu siq e ben shiun ta ringjall token ta bej edhe muajin e Ramazanit ringjalles per zemrat tona dhe Kur'anin famelart ta bej udhezues dhe sherues per ne.

    Allahu na mundesoft te agjerojm, te bejm vepra te mira dhe na i pranoft si te sinqerta, na i falt mekatet, na e beft haram Xhehnemin dhe na beft prej banorve te Xhenetit inshAllah.

    Ju uroj Agjerim te leht!

    paqa meshira shpetimi dhe bekimi i allahut qoft mbi ju vellezer e motra
    Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
    Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...”

  6. #26
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    I uroje te gjithe besimtarve myslyman gezuar muajin e ramazanit
    dhe atyre qe agjirojne , nje agjirim te mbare dhe te lehte .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  7. #27
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660

    me fate muaji i ramazanit

    son'te ne c'do shtepi te muslimanit,
    behet mikpritja e ramazanit,
    edhe hena ne form te vete,
    e madheron zotin e vete,
    mir se erdhe ramazan,
    te urron c'do musliman,
    ka nje vite qe s'jemi pare,
    me kur'an e ibadet jemi ndare.
    me kur'an ne dore perseri te presim,
    c'do vella musliman sonte pershendesim,
    allahu ne jete gjithmon u ndimoft,
    shpresa ne te kure mos i'u mungoft,
    dashuria dhe miresia e allahut,
    le te mbushe shtepin tuaj me gezim,
    zemren tuaj me miresi,
    jeten tuaj me fate,c'do dite sikur sote,
    me fate muaji i bekuar i ramazanit per shum mote...
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar mė parė nga tetovarja87 Lexo Postimin
    son'te ne c'do shtepi te muslimanit,
    behet mikpritja e ramazanit,
    edhe hena ne form te vete,
    e madheron zotin e vete,
    mir se erdhe ramazan,
    te urron c'do musliman,
    ka nje vite qe s'jemi pare,
    me kur'an e ibadet jemi ndare.
    me kur'an ne dore perseri te presim,
    c'do vella musliman sonte pershendesim,
    allahu ne jete gjithmon u ndimoft,
    shpresa ne te kure mos i'u mungoft,
    dashuria dhe miresia e allahut,
    le te mbushe shtepin tuaj me gezim,
    zemren tuaj me miresi,
    jeten tuaj me fate,c'do dite sikur sote,
    me fate muaji i bekuar i ramazanit per shum mote...
    Urime muaji i Ramazanit.

    Shum te bukura keto vargje.

    Klm
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Sot ėshtė Ramazan

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė


    SOT ĖSHTĖ RAMAZAN

    Ditė e uruar. Muaj i bekuar. Lavdi Zotit tė madhėruar!


    ’’O ju qė keni besuar, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėhėni tė devotshėm.”
    (Kur’an-i, 2:183)

    Sot ėshtė Ramazan. Ditė e uruar. Muaj i bekuar. Lavdi Zotit tė madhėruar!

    Ėshtė mė se e natyrshme tė lavdojmė Zotin e madhėrueshėm, tė falenderojmė Krijuesin, qė e arrijtėm kėtė ditė tė uruar, kėtė muaj tė bekuar!

    Ne qė e arrijtėm kėtė ditė tė uruar, kėtė muaj tė bekuar, ne qė jetojmė, ne qė lėvizim, ne qė ekzistojmė, jetojmė, lėvizim, ekzistojmė vetėm falė Zotit tė plotfuqishėm.

    Zoti i plotfuqishėm, Krijuesi ynė, e krijoi Ramazanin, kėtė muaj tė bekuar, pėr tė agjėruar. Agjėrimi ėshtė obligim pėr besimtarėt, sikur qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para nesh, qė tė bėhemi tė devotshėm.

    Ē’kuptim ka fjala i devotshėm ?

    Fjala i devotshėm ka kėtė kuptim:
    ”Ai qė ka nderim e dashuri tė thellė pėr dike a pėr diēka, qė ėshtė besnik deri nė fund…”

    Kėshtu e shpjegon Fjalori i Shqipes sė Sotme, faqe 230, botim i dytė i ripunuar, botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, Tiranė, 2002.

    Pra, nderimi, dashuria e thellė pėr Zotin, Krijuesin, dhe besnikėria deri nė frymėn e fundit ndaj Tij, pėr besimtarė quhet devotshmėri.

    Besimtarėt e devotshėm, ata ose ato qė agjėrojnė, e kuptojnė se agjėrimi u ndihmon shumė jo vetėm nė sferėn shpirtėrore, por u ndihmon edhe nė anėn fizike ose trupore dhe mendore.

    Kohėve tė fundit, sipas kėrkimeve shkencore nė Botėn Perėndimore, dėshmohet se nga agjėrimi ka dobi jo vetėm shėndetėsore.

    Nė njė enciklopedi amerikane, nė Grolier International Encyclopedia, shkruan:
    “Kėrkimet shkencore sugjerojnė se agjėrimi mund tė jetė i shėndetshėm dhe kur i kushton kujdes mund tė ēojė nė gjendje tė lartė vetėdishmėrie dhe ndjeshmėrie.”

    Besimtarėt e devotshėm e kuptojnė, e pranojnė se agjėrimi ėshtė i shėndetshėm sepse e pėrjetojnė, por si do ta pranojnė injorancėn e tyre ateistėt apo modernistėt qė flasin kot e mėshefėn mbas shkencės, si dje ashtu edhe sot?

    Besimtarėt e pėrjetojnė agjėrimin thellėsisht, secili nė njė mėnyrė tė veēantė, por pothuajse tė gjithė e pėrjetojnė nė njė gjendje tė lartė vetė-dijshmėrie dhe ndjeshmėrie.

    Nė njė mėnyrė tė veēantė dhe nė gjendje tė lartė vetėdijshmėrie dhe ndjeshmėrie pėr Zotin dhe Kosovėn e pėrjetoi agjėrimin dėshmori-shehidi Murat Mehmeti.

    Murat (Qazim) Mehmeti, djaloshi 17-tė vjeēar, nxėnės i Shkollės sė Mesme Teknike nė Prishtinė, me dy gurė nė dorė, pasi qė brohoriti “Ejani shokė t’i lirojmė nga burgu vllaznitė tonė,” sulmon kordonin e policisė, me ē’rast plagoset me armė zjarri pėr vdekje; ishte agjėrueshėm kur u vra ky djalosh i guximshėm nė demonstratat e para nė Prishtinė, me 27 Nėntor 1968, ishte Nata e Ditės se Flamurit….Ishte dita e muajit tė bekuar Ramazanit….

    Ishte muaji i bekuar i Ramazanit, Janar 1998, kur Shaban Jashari i Prekazit tė Drenicės, me familje e mysafirė u ēuen pėr syfyr, falėn namazin e sabahut dhe ashtu agjėrueshėm ia kthyen pushkėn forcave policore-ushtarake serbe,qė e kishin sulmuar, duke luftuar pėr lavdi tė Zotit, pėr ēlirimin e Kosovės…

    Kėta dy shembuj tė veēantė, shumė frymėzues, pėr gjendjen e lartė tė vetėdijshmėrisė dhe ndjeshmėrisė qė sjellė agjėrimi i Ramazanit, nuk duhet harruar dhe as nuk duhet lejuar qė tė tjerėt t’i harrojnė, sepse e harrojmė vetveten…! Harrimi i vetvetes ėshtė mohim i sė Vėrtetės….

    Pėr ne, shqiptarėt, ėshtė e domosdoshme njohja e vetvetes. Njohja e vetvetes ėshtė ēelėsi pėr njohjen e Zotit. Njohja e Zotit sjellė harmoni mes nesh. Zoti ėshtė Krijuesi i Harmonisė sė pėrgjithshme nė Gjithėsi, nė rruzullim dhe nė ēdo krijim.

    Nė ēdo krijim duken shenjat e Zotit, Krijuesit. Shkencėtarėt po i kushtojnė shumė kohė e mund studimit tė veprave tė krijimit. Njėri prej tyre, njė nga pionierėt nė fushėn e elektricitetit, fizicienti i njohur britanik Lord Kelvin, ka deklaruar:
    ”Konsideroj se, sa mė shumė tė studiohet shkenca, ajo aq mė tepėr na largon nga ēdo gjė qė ėshtė nė lidhje me ateizmin.”

    Lidhje me ateizmin, madje tė fuqishme, ende kanė shumica e intelektualėve shqiptarė. Lakmia, krenaria, serviliteti, ambicia janė disa nga faktorėt, tė cilėt i kanė nxitur kėta intelektualė qė t’i vėnė shulin zemrave tė tyre.

    Mungesa e besimit, vėrja e shulit zemrave ėshtė kalbje intelektuale. Sot nuk ėshtė problem energjia bėrthamore, por ėshtė zemra e njeriut thoshte Albert Ajnshtajni.

    Nė historinė njerėzore ka shumė dėshmi se agjėrimi ėshtė i mirė. E Mira, “ėshtė gjėja mė e rėndėsishme qė duhet tė mėsojmė” thotė Platoni te libri i famshėm REPUBLIKA. Nė Greqinė e Vjetėr, Platoni (428-348) agjėronte.

    Pitagora (582-507), filozof dhe matematikan jo vetėm qė agjėronte, por i kėshillonte studentėt e vet tė agjėronin…

    Nė Indi, nė kalendarin hindu, ėshtė muaji Shravan, ky ėshtė njė muaj me domethėnie tė veēantė fetare, ėshtė muaj i agjėrimit….

    Hebrenjtė dhe tė krishterėt agjėrojnė. Bibla, e cila ndahet nė Besėlidhjen e Vjetėr dhe Besėlidhjen e Re, urdhėron agjėrimin. Nė Bibėl, nė Librin e Levitikut, ku shkruhet pėr formimin e njė populli tė shenjtė, ėshtė ky urdhėr:
    “Ky ligj le tė jetė pėr ju i pandryshueshėm: agjėroni e mos bėni asnjė punė…Ligj i pėrhershėm. (Bibla, Levitiku,16:29-31.)

    Nė Besėlidhjen e Re, nė Ungjillin sipas Mateut, shėnohet Mėsimi mbi Agjėrimin, ku ndėr tė tjera thuhet:
    ” Edhe kur tė agjėroni, mos u mėrrolni porsi shtiracakėt….”
    (Ungjilli sipas Mateut,6:16)
    Shembull i agjėrimit mbeti Jezui (Hazreti Isai (a.s.), i cili agjėroi 40-tė ditė e net, sipas Ungjillit…..

    Sot ėshtė Ramazan, muaj’i agjėrimit, pranvera e besimit! Besimi ėshtė shėndet, gjallėri, jetė me kuptim. Ateizmi ėshtė sėmundje, plogėshti, vdekje, asgjėsim…!

    Aty ku ėshtė besimi, aty ėshtė dashuria. Aty ku ėshtė ateizmi, aty ėshtė urrejtja. Besimi ėshtė lulja mė e bukur hyjnore, ėshtė ēfaqja mė e lartė e vlerės njerėzore…

    Sot ėshtė Ramazan, ditė e uruar, muaj’i bekuar. Besimtarė, kudo qė jeni, nė Kosovė, Ēamėri, Shqipėri, urime, gėzuar!

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  10. #30
    gezuar mexhid dhe ishalla Zoti na ndihmofte !
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •