Ramazani ėshtė muaji i agjėrimit nė fenė islame. Ramazani ėshtė njė nga muajt sipas kalendarit islam dhe ka 30 ose 29 ditė. Vlera e muajit tė ramazanit ėshtė e madhe pėr muslimanėt pėr atė shkak ėshtė bėrė obligim agjėrimi i kėtij muaji. Madhėshtor e bėn kėtė muaj Kur'ani famėlartė sepse pikėrisht nė kėtė muaj ka filluar zbritja e tij dhe nė kėtė muaj ėshtė bėrė kompletimi i tij. Kėtė muaj janė tė obliguar tė gjithė muslimanėt e muslimanet ta agjėrojnė, pėrveē atyre tė cilėt lirohen nga agjėrimi sipas rregullave Islame.
Pika e parė: Agjėrimi i muajit tė Ramazanit ėshtė nga pikat e para tė "Themeleve tė Besimit" tė fesė Islame. Agjėrimi ka disa anė tė dobishme, qė mbėshteten tek Edukata Hyjnore, tek jeta shoqėrore dhe individuale, sidomos nė edukimin e veseve tė nefsit dhe pėr tė shprehur falenderimin ndaj All-llahut xh.sh., pėr mirėsitė qė na ka dhėnė. Muaji i Ramazanit ėshtė njė vėrejtje dhe paralajmėrim nga pikėpamja e Edukatės Hyjnore, sepse ka shumė dobi. Ja njė nga kėto:
All-llahu xh.sh. i Madhėruar, faqen e tokės e ka krijuar nė formėn e njė sofre, tryeze, me tė gjitha llojet e mirėsive dhe e ka shtruar pėrpara tė gjithė popujve nė njė mėnyrė tė atillė: nga nuk e kujton fare (nga sta merr mendja); dhe nė kėtė mėnyrė, Ai shfaq Edukimin e Gjithmėshirshmėrisė dhe Plotmėshirshmėrisė sė Vet. Njerėzit, nėn perden e pakujdesisė tė tė mirave materiale, nuk po munden tė vlerėsojnė dhe tė ēmojnė tė mirat e All-llahut xh.sh.. All-llahu i Madhėruar me urdhėrin e agjėrimit tė Ramazanit, i shtyn besimtarėt tė vihen nė pozitėn e njė ushtrie. Sunduesi i Pafillimtė dhe i Pambarimtė, duke dalur para Mbretėrisė, i fton besimtarėt tė marrin pjesė nė njė adhurim dhe festė tė amshueshme. Ata dalin dhe presin ftesėn Hyjnore tė iftarit me fjalėn e ezanit tė akshamit, duke thėnė: All-llahu- Ekber!", qė shpirtėrisht ka kėte kuptim: "Urdhėroni robėrit e Mi tė nėnshtruar. Pėrkundrejt kėsaj situate tė bukur tė Mėshirshmėrisė sė Gjerė tė tė Gjithmėshirshmit, besimtarėt pėrgjigjen me njė rregullsi dhe pėrsosmėri tė shkėlqyer. Tė gjithė besimtarėt nė momentin e iftarit, pėrpara sofrės presin urdhėrin e Krijuesit tė Madhėruar. Ēfarė thua, a e meritojnė tu thuash njerėz,atyre qė nuk marrin pjesė kėtė adhurim tė ndershėm dhe fisnik?
Pika e dytė: Kjo pikė e ka qėllimin tek falenderimi i mirėsive tė All-llahut xh.sh..dhe pėrmban shumė dobi, por ne do tė parashtrojmė vetėm njė. Siē ėshtė treguar edhe nė Fjalėn e Parė", nuk mund tė merret me mend se sa ēmenduri ėshtė tė shpėrblesh shėrbėtorin pėr arsye se ka sjellur dhurata nga mbreti, duke mosvlerėsuar atė qė i ka dėrguar dhe nė mėnyrė tė pakujdesshme t'i nėnvlerėsosh ato, kur dihet qė ato dhurata kanė vlerė tė jashtėzakonshme. Pra duhet pranuar se All-llahu i Madhėruar, pėrballė mirėsive qė ka ekspozuar nė faqen e tokės, kėrkon falenderime nga njerėzit.
Shkaqet e dėrgimit tė mirėsive, nuk vlejnė pėr gjė tjetėr, por mė tepėr ato janė si njė shėrbyes. Ne veten e konsiderojmė mirėnjohės ndaj tyre, duke i dhėnė njė vlerė apo ēmim, mė shumė se sa e kanė merituar, kurse Bamirėsi i Vėrtetė, duke u nisur nga arsyeja e mirėsive, meriton shumė mė tepėr falenderime. Pra duhet ta falenderosh Atė, duke i pranuar mirėsitė drejtėsisht nga Furnizuesi i Madhėruar, duke e ditur se kush ėshtė Pronari i vėrtetė dhe tė pėrcaktosh vlerėn e tyre. Kjo do tė dalė nė pah atėhere kur e pranon nevojėn ndaj tyre, e kjo vlerėsohet vetėm kur agjėron.
Tani e kuptuat se agjėrimi nė muajin e Ramazanit ėshtė njė "Ēelės" i vėrtetė pėr njė falenderim tė madh dhe tė pastėr. Nė kohėra tė tjera, ngaqė nuk kanė qenė tė detyruar, shumė njerėz nuk e kanė ndjerė dhimbjen e urisė dhe nuk kanė mundur tė pėrcaktojnė dot vlerėn reale tė mirėsive. Njeriu nuk mund ta dijė vlerėn e copės sė bukės tė thatė, sidomos pasanikėt, tė cilėt e kanė mundėsinė e vlerėsimit vetėm gjatė muajit tė Ramazanit. Kurse nė pikėpamjen e besimtarit, nė kohėn e iftarit ajo bukė thatė, nė dėshminė e shqisės sė shijes, na tregon se ėshtė njė mirėsi e madhe.
Duke filluar qė nga Mbreti dhe deri tek mė i varfėri i fundit, nė muajin e Ramazanit, duke vlerėsuar mirėsitė e All-llahut xh.sh., shpirtėrisht e fitojnė sevapin e falenderimit. Besimtari ėshtė i ndaluar tė hajė ditėn, mirėsitė e All-llahut xh.sh. dhe nuk mund t'u afrohet, duke menduar se kėto mirėsi nuk janė tė tiat. Unė nuk jam i lirė t'i konsumoj nė qejfin tim. Ato janė malli dhe mirėsia e tjetėrkujt dhe duhet pritur urdhėrin e Tij. Me kėtė mendim duke i vlerėsuar mirėsitė, shpirtėrisht ai falenderon All-llahun xh.sh.. Tani e kuptuat se duke agjėruar, ju bėni detyrėn ndaj All-llahut xh.sh., qė ėshtė ēelėsi i falenderimit.
Pika e tretė: Ne do tė shėnojmė vetėm disa nga dobitė e shumta tė agjėrimit, qė kanė si pikėsynim jetėn shoqėrore.
Kėshtu: Njerėzit, Zoti i ka krijuar qė tė ushqehen nė forma dhe mundėsi tė ndryshme. Sipas kėtyre dallimeve, pėr kėtė pasanikėt i fton tė ndihmojnė tė varfėrit. Kurse pasanikėt gjendjen e dhimbshme tė varfėrisė, mund ta kuptojnė vetėm atėhere kur duke agjėruar, ta ndjejnė vetė atė. Po tė mos ishte agjėrimi, shumė pasanikė duke mos e provuar dhimbjen e urisė, do tė binin viktimė e nefseve tė tyre dhe nuk do tė kishin asnjė pikė mėshire pėr tė varfėrit, tė cilėt kanė shumė nevojė pėr atė mėshirė. Ky mendim qė tė shtyn tė respektosh racėn tėnde, ėshtė themeli i tė vėrtetės sė falenderimit. Patjetėr qė mund tė gjesh dikė mė tė varfėr se vetja, sado i varfėr qė tė jesh. Po qe se nuk detyrohet tė vuajė urinė, atėhere askush nuk mund tė kryejė detyrimin e mėshirės, qė ėshtė i obliguar tė bėjė mirė dhe tė ndihmojė tė varfėrit siē e meritojnė. Pa ndjerė dhimbjen e urisė edhe nė qoftė se do tė bėjė mirė, e bėn mangut, sepse nuk ka rėnė nė gjendjen e saj.
Pika e katėrt: Agjėrimi i Ramazanit mbi edukimin e nefsit ka shumė dobi, ne vetėm* njė do tė shpjegojmė:
Kėshtu nefsi i njeriut do ta shohė veten tė lirė. Pėrderisa veten e imagjinon idhull, nuk pranon qė dikush t'i ndėrhyjė nė fushėn e vet. Nuk mund tė pranojė se dikush po e edukon me mirėsi tė panumėrta. Nė veēanti kush ka pasuri dhe pushtet tė pakufizuar dhe sidomos kur atė e ndihmon edhe pakujdesia. Nė kėtė rast, mirėsitė e All-llahut xh.sh. i gėlltit si kafshė dhe pėrfiton si i shfrenuar. E pe se nė muajin e Ramazanit nefsi i secilit, nga mė i pasuri deri tek mė i varfėri e kupton se askush nuk ėshtė zot, sepse Pronar ėshtė tjetėrkush. Askush nuk ėshtė i lirė, por rob dhe e pranon se po nuk urdhėroi Ai edhe punėt mė tė thjeshta dhe mė tė lehta nuk mund tė realizohen. As dorėn nuk mund ta zgjasė pa lejen e Tij, prandaj imagjinata e tij thyhet dhe idhujt e tij bien. Nė kėto rrethana i kushtohet adhurimit dhe fillon tė bėjė detyrėn kryesore tė falenderimit. *nefs, egoja, uni, dėshira qė janė tė karakterizuara vetėm pėr kėtė botė.
Pika e pestė: Prej shumicės sė dobive, agjėrimi ėshtė ndikimi nė edukimin e nefsit,duke i pėrmirėsuar ato. Njėrin, tė cilin po e pėrmendim mė poshtė, i shėrben braktisjes sė punėve tė liga dhe pėrmirėsimit tė sjelljeve tė kėqija. Nefsi i njeriut nga pakujdesia e harron vetveten, sepse mban dobėsinė, varfėrinė e pafundme dhe paaftėsitė e panumėrta. Ai nuk do qė ti shohė ato dhe ta kuptojė se ėshtė njė i varfėr qė mund tė shkojė drejt zhdukjes. Ky ėshtė edhe thelbi i fatkeqėsisė, sepse ai ėshtė njė krijesė qė ėshtė krijuar prej mishi dhe kocke, qė do tė prishet sė shpejti dhe do tė ndahet. Ai mendon se ka njė trup prej ēeliku, qė kurrė nuk do tė zhduket, prandaj sulet pas interesave tė kėsaj bote, duke imagjinuar se nuk do tė vdesė. Me njė ambicje tė tmerrshme dhe me njė lidhje tė fortė pas kėsaj bote, bėn ēdo pėrpjekje. Tėrhiqet pas ēdo gjėje qė ėshtė e shijshme dhe e vlefshme, duke e harruar Krijuesin qė e edukon me Mėshirėn e Pasosur. Mė nė fund rrokulliset nė moralin e keq, duke mos menduar pėr pėrfundimin e jetės, sepse edhe ai do tė vdesė njė ditė dhe do tė ikė nė jetėn e pėrjetshme. Agjėrimi i Ramazanit u tregon dobėsinė mosmirėnjohėsve, varfėrinė dhe pakujdesinė e tyre. Pėr shkak tė urisė ata mendojnė stomakun dhe e pranojnė nevojėn e tij. Me anė tė urisė sė agjėrimit, njeriu e kujton se sa mashtrues ėshtė trupi i tij dhe e pranon se ka nevojė pėr Mėshirėn e All-llahut xh.sh.. Uria e shtyn tė braktisė idhujtarinė e nefsit dhe tė pranojė dobėsinė dhe varfėrinė e tij. Nė kėtė mėnyrė i zgjohet dėshira qė tė mbėshtetet nė praninė e All-llahut xh.sh. dhe atėhere shpirtėrisht bėhet gati qė me dorėn e falenderimit tė trokasė nė derėn e Mėshirės sė Tij (me njė kusht qė tė mos ia prishė zemrėn pakujdesia).
Pika e gjashtė: Gjithashtu nė muajin e Ramazanit, ėshtė zbritur Kur'ani, e cila ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme. Ne vetėm pėr njė dobi do tė flasim. Kur'ani i bekuar qė ka zbritur nė tokė pikėrisht nė kėtė muaj, ka zgjedhur pėr vete muajin e Ramazanit, po kėtė periudhė, pėr tė treguar mikėpritjen e mesazhit tė All-llahut xh.sh. dhe pėr tu pastruar nga veset e kėqija epshore. Pėr kėtė arsye, ne duhet ti pėrulemi urdhėrit, duke mos ngrėnė dhe pirė, veprime kėto qė tė ēojnė nė pėrngjasimin e melekėve (engjujve). Pra siē veprojmė kur lexojmė Kur'an, ashtu edhe e dėgjojmė me respekt fjalėn e All-llahut xh.sh., me njė vėmendje tė madhe, sikur se sapo tė kishte ardhur nga Ai, nėpėrmjet tė Dėrguarit Fisnik (a.s.), nga Xhebraili (a.s.). Tė duket sikur kėto fjalė po i shpreh Ai, i Pafillimti dhe kėshtu pėrfiton njė kėnaqėsi shpirtėrore, sepse mendon arsyen e zbritjes sė Kur'anit nė tokė. Veē kėsaj, pėr tė tjerėt ju bėheni edhe si njė pėrkthyes i posaēėm.
Nė muajin e Ramazanit sipėrfaqja e tokės shndėrrohet nė njė xhami tė tillė, qė njė milion hafizė tė Kur'anit, ia kėndojnė atė popullit, tė cilėt e dėgjojnė me respekt. Kėshtu sa herė qė vjen muaji i Ramazanit. Kėtė kuptim e nxjerr nė dritė ky Ajet i ndritur:
3) Muaji i Ramazanit qė nė tė (filloi tė) shpallet Kurani.
Me kėtė veprim dėshmohet se muaji i Ramazanit ėshtė gjithashtu edhe muaji i Kur'anit. Pėrveē hafizėve tė fesė Islame edhe shumė grupe tė tjera, i pėrulen Atij kur dėgjojnė zėrin e bukur tė hafizėve, gjithashtu edhe shumė tė tjerė kėndojnė pėr vete. Nė kėtė mėnyrė tė ndahesh nga njė xhami, prej njė adhurimi tė bukur qė i bėhet Zotit dhe tė adhurosh nefsin duke ngrėnė dhe pirė, padyshim kjo sjellje ėshtė e shėmtuar dhe i hidhėron shumė ata qė shkojnė nė xhaminė e madhe tė botės (domethėnė tė gjithė myslimanėt qė agjėrojnė, konsiderohen si njė xhami e madhe). Po kėshtu edhe kur u kundėrshton atyre qė agjėrojnė muajin e Ramazanit, fiton urrejtjen shpirtėrore tė tė gjithė popujve myslimanė kudo nė botė.
Pika e shtatė: Prej shumė dobive tė agjėrimit tė muajit Ramazan, ėshtė edhe vėrtetimi se kjo botė ėshtė njė vend tregtimi dhe bujqėsie pėr jetėn tjetėr:
Pra nė muajin e Ramazanit vetėm me njė punė tė mirė tė jetės sė mbrapme, pėrfiton njėmijė sevape. Me Kur'an dhe me Hadithe tė Pejgamberit (a.s.), theksohet se jashtė Ramazanit, pėr ēdo shkronjė tė Kur'anit qė ti kėndon, fiton sė paku dhjetė sevape, mirėsi dhe fruta tė xhennetit. Nė muain e Ramazanit, jo dhjetė, por pėr secilėn shkronjė fiton njėmijė, kurse pėr ato tė disa ajeteve, siē janė ato tė Ajetul Kursi-sė, fiton me mijėra sevape. Nė tė xhumatė e muajit Ramazan dhe nė natėn e Kadrit, pėr njė shkronjė fiton tridhjetėmijė sevape. Ja pra, njė shkronjė njeriut i jep tridhjetėmijė sevape dhe Kur'ani pėr atė bėhet dobiprurės nė muajin e Ramazanit, si njė pemė e xhennetit, "Tuba-s, njė dru frutor i shndritshėm dhe i pėrjetshėm.Tani ec,duke kujtuar dhe soditur kėtė tregti tė amshuar dhe tė pėrjetshme dhe kuptoje se sa humbje tė pafundme ėshtė pėr ata qė nuk e ēmojnė Kur'anin.
A e kuptove se Ramazani ėshtė njė model ekspozite dhe shumė fitimprurės pėr jetėn e pėrjetshme? Pėr tė mbjedhur prodhimet e jetės tjetėr, Ai ėshtė si ai shiu i prillit nė pranverė. Prandaj ndaj mirėsive dhe Edukatės sė Zotit xh.sh., ėshtė si njė festė dhe parakalim zyrtar. Ky ėshtė njė shkak i arsyeshėm pėr t'i urdhėruar myslimanėt tė agjėrojnė Ramazanin dhe tė mos i shtojnė pakujdesitė. Tė mos jenė tė pangopur ndaj ushqimit dhe pijes, larg nefseve dhe nevojave kafshėrore dhe orekseve tė papėlqyera. Kėshtu urdhėrohen qė pėr njė kohė tė shkurtėr tė braktisin veset kafshėrore dhe tu shėmbėllejnė melekėve tė pamėkatshėm. Ndoshta njeriu duhet ta mendojė se ka hyrė nė tregtinė e jetės tjetėr, pėr tė mbledhur prodhimet e saj, prandaj le tė bėhet njeri i pamėkatshėm pėr njė farė kohe. Shpirtėrisht le ti braktisė nevojat dhe tė bėhet Pasqyra e Gjithėdrejtuesit duke pranuar dobėsinė dhe varfėrinė e vet.
Nė muajin e Ramazanit myslimanėt nė kėtė jetė tė pėrkohshme, me njė jetė tė shkurtėr u jepet mundėsia tė pėrfitojnė moshėn e pėrjetshme dhe njė jetė tė pėrgjithmonshme.Vetėm nė muajin e Ramazanit njeriu mund tė pėrfitojė frutat e njė moshe tė gjatė prej tetėdhjetė vjetėsh. Nė Kur'an theksohet se nata e Kadrit vlen mė shumė se njėmijė muaj.
Shpesh herė njė Mbret i Famshėm, disa ditė tė vitit i zgjedh pėr vetveten si ditė festimi apo kuvendi dhe shtetasit e posaēėm tė vet i njeh me ligje tė veēanta, ndoshta dhe u falė dhurata tė veēanta, duke qėndruar ballė pėr ballė njėri tjetrit pa kurrfarė perdeje, ashtu siē u ka hije shtetasve besnikė.
Po kėshtu edhe Sunduesi i Pafillimtė dhe i Pambarimtė, Mbretėria e tė Cilit arrin nė njėzetetetė mijė botėra, ku tė gjitha mbretėritė lėvizin me Fermanin e Urdhėrave tė Tij. Mesazhin dhe Fermanin mė tė madh dhe mė tė pėrsosur neve na i ka zbritur nė muajin e Ramazanit. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė Ramazani tė bėhet si festė e veēantė pėr All-llahun xh.sh., tė Gjithdijshėm dhe tė shndėrrohet nė njė ekspozitė tė madhe tė Edukatorit tė Vėrtetė dhe nė njė kuvend shpirtėror. Pra kjo festė qė thamė ėshtė Ramazani i Bekuar. Nė tė vėrtetė pėr nga angazhimi i largimit tė veseve epshore dhe tė jetės kafshėrore, duhet tė na urdhėrohet pėr njė agjėrim. Pėrsosmėria e Tij mė e madhe ėshtė se ashtu siē na largon nga nevojat e stomakut, na pastron edhe nga zilia e shqisave; syri, veshi, zemra apo mendimet e liga tė imagjinatės.
Domethėnė secilės shqisė i ndalohet tė ndėrhyjė nė shijime tė ndaluara dhe tė padobishme.
Pėrshembull: Gjuhėn ta ndalosh nga gėnjeshtra, pėrgojimi dhe nga fjalėt e papėlqyera, sepse pėr tė tilla veprime ėshtė duke agjėruar edhe ajo. Atė ta angazhosh nė kėndimin e Kur'anit, tė bėjė "tespih", tė pėrmendė All-llahun xh.sh., tė pendohet pėr gabimet dhe ti dėrgojė pėrshėndetje Pejgamberit (a.s.).
Shembull tjetėr: Syrin ta ndalosh nga vėshtrimi i harameve dhe nga lėvizjet nė vende tė dyshimta, kurse veshin ta drejtosh tė mos dėgjojė fjalėt e liga, por Kur'anin dhe fjalėt e drejta. Nė kėtė mėnyrė edhe shqisat e tjera i shtyn tė agjėrojnė nė kėtė muaj tė ndritur.
Nė qoftė se gjatė agjėrimit e ndalon tė punojė kėtė fabrikė tė madhe tė stomakut, tryezat e tjera do ti pėrshtaten mė shumė atij.
Pika e tetė: Pėr jetėn individuale, nga dobitė e shumta qė sjell agjėrimi i Ramazanit, do tė veēojmė vetėm njėrėn.
Shpirtėrisht dhe fizikisht pėr njerėzit, agjėrimi ėshtė njė ilaē me shumė efekt. Nga pikėpamja mjekėsore ėshtė njė dietė e mirė, sepse njeriu kur ha mė tepėr se sa duhet dhe pa kontroll, e dėmton stomakun, gjė qė mund ti shkatėrrojė shėndetin. Duke gjykuar nė kėtė formė, ai mund tė bėhet i pavėmendshėm edhe pėr ushqimiet e palejuara, gjė qė do ta shqetėsojė shumė shpirtėrisht, jo vetėm pėr kėtė jetė por edhe pėr atė tjetrėn. Kjo vepėr e papėlqyer bėhet shkak qė zemra dhe shpirti tė mos u binden urdhėrave tė fesė Islame. Nė kėtė moment nefsi i pakujdesshėm i merr nė dorė frerėt e njeriut dhe e sundon atė, duke e ēuar ku tė dojė vetė. Me agjėrimin e Ramazanit njeriu mėsohet tė mbajė dietė. Tė tillė janė edhe evlijatė, qė duke ngrėnė pak e pastrojnė veten nga veset e nefsit. Kėshtu nefsi mėsohet ti bindet urdhėrave dhe stomaku i dobėt e fatzi shpėton nga pesha e rėndė e bluarjes, qė bėhet shkak qė njeriu tė sėmuret shpesh. Njeriu gjatė muajit tė Ramazanit disiplinohet,qė ai tė mos i sulet haramit, duke braktisur hallallin. Ai e mėson njeriun ta kuptojė se qėllimi i krijimit tė tij ėshtė tė mos e shkatėrrojė jetėn shpirtėrore.
Njeriu nė jetėn e tij nė shumė raste pėrballohet me urinė, pra agjėrimi i Ramazanit ėshtė njė lloj ushtrimi, qė ia kalit durimin njeriut. Agjėrimi i Ramazanit zgjat rreth pesėmbėdhjetė orė nė ditė dhe po tė mos hahet syfyr, ai zgjat njėzetekatėr orė. Pra pėr tė kalitur durimin, ky ėshtė njė ushtrim shumė i mirė dhe njė ilaē pėr atė qė nuk duron dot fatkeqėsinė dhe nuk ka rezistencėn e duhur. "Fabrika" e stomakut (lukthit) ka shumė anė shpirtėrore, sepse pajisjet e saja kanė kontakt me vetė njeriun. Po qe se nefsi nuk e duron urinė e njė muaji, atėhere sundimin e merr nė dorė ai dhe bėhet shkaktari i veseve tė tjera, duke u dhėnė pas tij dhe duke harruar detyrat e adhurimit. Shqisat tek tė vegjėlit, qė janė si ato dhėmbėzat interesante, duke u marrur me ulėrimėn dhe tymin e "fabrikės" shpirtėrore tė stomakut, tė ngrėnit i ngatėrron ato dhe ua rrėmben kohėn e tyre. Po tė mos ishte agjėrimi, do ti shtynte tė harronin detyrat. Ky ėshtė njė shkak qė prej vitesh shumė njerėz tė shenjtė, pėr tė arritur pėrsosmėrinė, e kanė mėsuar veten tė jetojnė me pak bukė dhe ujė. Me agjėrimin e Ramazanit pajisjet e kėsaj "fabrike" e kuptojnė se nuk janė krijuar vetėm qė ti shėrbejnė asaj. Tė tjera pajisje nė vend qė ta kalojnė kohėn nė ambjente tė papastra tė stomakut, ato duke agjėruar, kohėn shpirtėrisht e kalojnė duke provuar shije si melektė. Agjėrimi e detyron njeriun ta kthejė vėmendjen nga ata qė e kalojnė jetėn pa ngrėnė, si engjėjt. Pėr kėtė shkak, nė muajin e Ramazanit myslimanėt shpirtėrisht pėrparojnė nė shkallė tė ndryshme dhe sipas meritave fitojnė gėzime, qetėsi dhe lehtėsira tė zemrės. Zemra, shpirti, mendja dhe sekretet e shqisave tė besimtarėve nė muajin e Ramazanit, pėr shkak tė agjėrimit pėrsosen dhe fitojnė shumė ngushėllime shpirtėrore. Ato qeshin pėrballė vajtimeve tė stomakut.
Pika e nėntė: Pikėsynimin kryesor agjėrimi i Ramazanit drejtėpėrsėdrejti e ka tė thyejė imagjinatėn prej idhulli tė nefsit dhe ta njohė dobėsinė qė tė fillojė tė bėjė adhurimin ndaj Krijuesit tė tij. Kėtu do tė pasqyrojmė vetėm njėrėn nga dobitė e shumta:
Nefsi i njeriut nuk mund ta pranojė ekzistencėn e njė Edukatori tė Gjithėsisė. Ashtu si njė faraon, ai kėrkon tė bėhet idhull. Megjithėse me shumė vėshtirėsi, mundohu sa tė duash, damari i tij pėrsėri kėrkon tė ringjallet. Ky damar i tij mund tė thyhet vetėm me anė tė urisė.
Pėrfundimisht agjėrimi i Ramazanit e ka qėllimin drejtėpėrsėdrejti tė thyejė faraonėsinė e nefsit, duke i treguar dobėsinė, varfėrinė dhe pafuqinė e tij. Ai e njofton se ėshtė njė rob dhe asgjė mė tepėr.
Hadithi i Pejgamberit e ka theksuar se All-llahu i Madhėruar, nefsit i ka thėnė:Kush je ti, kush jam Unė". Nefsi i ėshtė pėrgjigjur: Unė jam unė, Ti je Ti". E ka torturuar, e ka futur nė ferr dhe pėrsėri e ka pyetur, por ka marrė tė njėjtėn pėrgjigje: Ene ene, ente ente" (Unė jam unė, Ti je Ti) dhe asnjė torturė nuk i ka mjaftuar pėr t'ia thyer egon. Mė pas All-llahu xh.sh. i ka bėrė torturėn e urisė, pra e ka lėnė pa ngrėnė dhe e ka pyetur: "Kush jam Unė, kush je ti?" Atėherė nefsi ka thėnė:
4) " Ti je Edukatori im Mėshirėplotė, unė jam robi Yt i dobėt".
(O Zot derdhi bekimet Tuaja mbi profetin tonė Muhammed (a.s.), aq sa ėshtė numri i sevapeve qė pėrfitohen nga shkronjat e Kuranit duke e kėnduar nė muajin Ramazan. Sjellna tė bėjmė vepra tė mira pėr tė fituar hirėn Tėnde. I pastėr, i Lartė ėshtė Zoti i Gjithfuqishėm, nga ajo qė ata i pėrshkruajnė. Ēdo e mirė qoftė mbi tė dėrguarit dhe falenderimi i qoftė All-llahut, Zotit tė gjithėsisė.)u
Krijoni Kontakt