Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Thumbs down Parodi per korrupsjonin e parlamentit Shqiptar!

    O Berish o burre kanuni
    na e cove popullin nga gjumi
    dje ja u the ball per ball
    parlamentareve shqiptar
    korrupsjoni si po shkon
    ke socialistet si po valon
    Edi Rama mor Shqiptar
    per 1 pem 10mije dollar
    per nje kumbell 15mij
    kjo esht nje hajdutllik me brinj
    keshtu nuk ndertohet Tirana
    me mashtru popullin me thana
    korrupsjoni tek ju vazhdon
    mafjozet po i pasuron
    shikoni mor faqe zinj
    po talleni me Shqipnin
    mendoni se, se keni te gjate
    shpejt ka me ju dal b.... jasht
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Nė qershor tė 91-shit
    e formuan partinė e ré
    me motiv tė Tos Piklishit
    "Korrupsioni asht me né!"....

    Agimi -
    se endé nuk kam kohė me shkru nja 99 vargje tė cilat do i rreshtoj ndoshta nesėr!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mori Alba moj Lule Bora
    Po ty kurr nuk tu lodh dora
    Ka po i gjen kto bubullima
    Bubullima e Vetima
    Qe i lshon njashtu si Reja
    Tuj pervlu porsi rrufeja
    Qe prej qiellit bjen mbi mal
    Bukur shum ti i thu ca fjal
    Per njat parlament tan zdral
    Tuj tmerru ujq e cakej
    Dhelpna Sorra e bisht qej
    Ty t'lumt penda oj fisnike
    Per nji mend je simpatike
    Her e urt e rrjedh si Buna
    Sikur moti kur bjen fortuna
    Her Si Drini tan rrembim
    Mjer kush turrin nuk ta din
    Mori Alb moj zan shkodrane
    Fal me shnet baj njasaj Nane
    Qe t'ka rrit si zog lendinash
    Si bylbyl mes gjeraqinash
    Mori Shkoder moj Mizore
    Lum per kto varza Arbnore.

    ........


    Po ku je ti Agim Miku
    Padyshim ma Simpatiku
    Nder Poet e atdhetare
    N' Pend e fjal leshon ti zjarr
    Kur per halle t' kombit flet
    Si nji mal ti hedh ortek
    E kur Hana del mbi pyje
    Penda jote flet per yje
    E nga shpirti te burojne
    Ndjenja dhimbje lot pikojne
    E nder vargje vlon Khajami
    Trendafila te nxjerr xhani
    Her te bardh me pika vese
    Her te verdh si diell me rreze
    Her si qiell ne prag prendimi
    Te kendoft zemra maestro Gimi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    LEHIN NATĖ E DITĖ ZAGARĖT!

    ALBA MAUSI xhan i axha Gimit dhe k/mikut tim Brari!

    MARRSHI I ZAGARĖ


    Mblidhuni Rreth idealit
    Erdhi dita pėr bashkim
    Jemi bijt e Enver Djallit
    Lehim, lehim, pa pushim!

    Ham, ham, ham na thotė Partia
    Ham, ham, ham, kudo qė jemi!
    Nuk na duhet Shqyptarija!
    Kemi ideal prej qeni

    Pėr baba kemi Stalinin
    Pėr xhaxha kemi Enver
    Kemi Marksin e Leninin
    Shqipėri tė kemi dh-jer!

    Ne tė vrasim prapa shpine
    Pabesisht ne tė kafshojmė
    Jemi brum me miell Kine
    S‘je me ne!?..Tė pushkatojm!

    komunist ėsht‘ emri jon‘
    Me simbol: drapėr – ēekan!
    Pėr njė fjal tė asgjėsojm!
    Ne t‘a bėjm qumshtin harram!

    Kemi armė, kemi pushtetin!
    Kemi mik dhe ASFALINĖ!
    Nė t‘a vjedhim dhe buxhetin
    Nuk ēajm b-yth pėr Shqipėrinė!

    Le tė mbetet Shqipėrija
    Laskuriq pa dinjitet!
    Ham, ham, ham, na thot Partija
    Mos lėshoni hiē pushtet!

    Ham, ham, ham jemi zagarė!
    Ham, ham, ham, na kanė zili!
    Ne atdheut i vėmė zjarrė!
    Ne s‘ēajm b-yth pėr shqiptari!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    POSHTE KORRUPSJONI!

    Mjaft mė me gėnjeshtra dhe mashtrime
    Kush ka sy le tė shikojė!
    Kush ka veshė le tė dėgjojė!
    korrupsjonin ta luftoje

    boll me cic-micet e "bisedime"
    "konsultime e manovrime meskine
    kostume "versace"neper takime
    fajde ,vjedhje e mashtrime

    Ju te digjeneruarit e kombit
    ju luksi ja u ka mbyllur syte
    me vila e makina moderne
    e Shqiperin ne Korupsjon e keni zhyt

    Ju o mostrat e Kombit Shqipetar
    Turp, bre dhe faqe e zeze!
    populli vazhdon akoma e vuan
    ska lek ne xhep ,as per qefin.

    Kur valle po i vjen fundi ketyre te korruptuareve??
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •