Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Grupi i gjakut, përcaktues i dashurisë dhe emocioneve

    Grupi i gjakut, përcaktues i dashurisë dhe emocioneve


    Kush do ta kishte menduar se dashuria është e shkruar në grupin e gjakut dhe që e kemi qëkur vijmë në jetë? Janë të shumta studimet që kanë vërtetuar se grupi i gjakut ka rëndësi edhe në përjetimin dhe shprehjen e ndjenjave dhe emocioneve. Cilat janë karakteristikat përkatëse për secilin grup, sipas gjinive mashkull-femër?

    Grupi i gjakut O

    Femrat
    Me këtë grup gjaku, nga mashkulli i tyre kërkojnë lumturi, kënaqësi dhe butësi. Femra ndjenë nevojë të madhe për martesë, e cila del nga nevoja që të dëshmohet me anë të martesës dhe krijimit të familjes. Si bashkëshorte, femrat me këtë grup të gjakut sundojnë nga prapavija dhe shpesh marrin pjesë në ndërtimin e karrierës së burrit të tyre.

    Meshkujt
    Me këtë grup gjaku janë shumë të interesuar për femra, janë aktivë në këtë drejtim dhe për këtë shkak femrat i vërejnë shumë lehtë. E meta e këtyre meshkujve është se nuk janë edhe aq besnikë, meqë gjërat u mërziten shpejt, gjë që do të thotë se në martesë nuk dinë të jenë besnikë. Ata shpeshherë pendohen për zgjedhjet që kanë bërë lidhur me zgjedhjen e partneres, por ky pendim nuk zgjat për shumë kohë, pasi sytë do t’i hedhin tek një femër tjetër.

    Grupi i gjakut A

    Femrat
    Me këtë grup gjaku, femrat janë mjaft demokratike në lidhje, e respektojnë partnerin dhe kualitetet e tij. Por, për shkak të natyrës emotive dhe të ndjeshme, i zbulojnë ndjenjat e tyre vetëm kur të jenë plotësisht të sigurt se nuk do të refuzohen. Femra me këtë grup gjaku bëhet një nënë, e cila përkrah fëmijët e saj, por edhe kërkon shumë nga ata.
    Meshkujt
    Ata që bartin grupin e gjakut “A” shpesh nuk janë interesantë për femrat në shikim të parë, vlerat e tyre ato i zbulojnë vetëm pasi që të jenë në lidhje për një kohë të gjatë. Kualiteti më i madh i meshkujve me këtë grup të gjakut është se janë të përkushtuar ndaj familjes në tërësi. Atyre u pëlqejnë kualitetet e gruas së tyre, të cilat edhe i theksojnë dhe ndihen krenarë.

    Grupi i gjakut B

    Femrat
    Femrat me këtë grup gjaku, në dashuri presin kënaqësi, lumturi dhe që të duhen pa kufi, duan vëmendjen e vazhdueshme të burrit të tyre. Në lidhjet e dashurisë kanë kërkesa të tepërta, prandaj më vështirë vendosin për martesë. Përndryshe, janë tepër të përkushtuara ndaj familjes. Shpeshherë bezdisen nga personat që u qëndrojnë më pranë, duke krijuar barriera penguese.

    Meshkujt
    Ata meshkuj që kanë këtë grup gjaku i respektojnë femrat në një mënyrë të veçantë. Femrës së tyre të zgjedhur ata i rezervojnë një trajtim mbretëror. Por, e meta e tyre është se më shumë janë të prirur që të imagjinojnë, sesa që të ballafaqohen me probleme të jetës së përditshme. Ky lloj tipi mund të konsiderohet një tip imagjinar perfekt, por aspak praktik.

    Grupi i gjakut AB

    Femrat
    Të gjitha femrat që bartin grupin e gjakut AB i adhurojnë meshkujt me shpirt aventurist, por kënaqen në dashuri vetëm derisa u lejohet që të jenë mistike. Si nëna, përshtaten shumë me nevojat e fëmijëve, janë të buta dhe nuk kanë shumë kërkesa. Çdokush do të dëshironte një nënë të tillë, pa komplekse dhe që përshtatet shumë lehtë.

    Meshkujt
    Janë miq të fëmijëve të tyre, por pa e tepruar. Specialiteti i meshkujve me këtë grup të gjakut është joshja, vardisja. Janë mjeshtër të mëdhenj për vardisje, por këtë gjë e bëjnë mirë dhe pa e tepruar. Në marrëdhënie në çift ata fillimisht janë perfektë, por më vonë asnjë gjë nuk u bën përshtypje dhe t’u lërë mbresa pozitive.


    albania.

    e dinit ket gje ?

    lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    jo une jo ,e as nuk po i besoi ktyre teorive e studimeve pa nji bazë.
    duhet te zbresesh posht e t'na e thuash.
    jom me grupin e gjakut AB+ po nuk e paska ber si duket efektin sa i perket kesaj teme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 08-08-2010 më 12:23

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Per ne qe jemi me grup gjaku rehzus negativ,nuk paska përcaktues te dashurisë dhe emocioneve
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Fiks ma ka gjetur ...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    A. E ska me mire

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    eshte kot dhe shume e pergjithshme...

  7. #7
    Grupi i gjakut A

    Femrat
    Me këtë grup gjaku, femrat janë mjaft demokratike në lidhje, e respektojnë partnerin dhe kualitetet e tij. Por, për shkak të natyrës emotive dhe të ndjeshme, i zbulojnë ndjenjat e tyre vetëm kur të jenë plotësisht të sigurt se nuk do të refuzohen. Femra me këtë grup gjaku bëhet një nënë, e cila përkrah fëmijët e saj, por edhe kërkon shumë nga ata.
    Opo fiks fare qenka pervec asaj fjalise se fundit qe s'e di akoma, por se c'kam nje parandjenje qe do me urrejne femijet se do kerkoj shume prej tyre.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Meshkujt
    Ata që bartin grupin e gjakut “A” shpesh nuk janë interesantë për femrat në shikim të parë, vlerat e tyre ato i zbulojnë vetëm pasi që të jenë në lidhje për një kohë të gjatë. Kualiteti më i madh i meshkujve me këtë grup të gjakut është se janë të përkushtuar ndaj familjes në tërësi. Atyre u pëlqejnë kualitetet e gruas së tyre, të cilat edhe i theksojnë dhe ndihen krenarë.
    Unë nuk u besoj shumë këtyre klasifikimeve, po mendoj se këto që ka thënë më përshtaten.

  9. #9
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Grupi i gjakut O

    Meshkujt
    Me këtë grup gjaku janë shumë të interesuar për femra, janë aktivë në këtë drejtim dhe për këtë shkak femrat i vërejnë shumë lehtë. E meta e këtyre meshkujve është se nuk janë edhe aq besnikë, meqë gjërat u mërziten shpejt, gjë që do të thotë se në martesë nuk dinë të jenë besnikë. Ata shpeshherë pendohen për zgjedhjet që kanë bërë lidhur me zgjedhjen e partneres, por ky pendim nuk zgjat për shumë kohë, pasi sytë do t’i hedhin tek një femër tjetër.
    Pjeserisht enjeshter...nuk me pershtatet fare mua ne piken qe nuk jam besnik lol
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    habitem, me dy fjale te pershkruajne emocionet te komplikuara te njerzve. kur flitet ne pergjithesi domosdo qe nje apo dy gjera do qellojne te sakta. kush e ka bere kete studim. ne akoma si njerez nuk dime shume per dashurine dhe si funkjonoj truri i njeriut. vetem pak dihet. kur falsin disa qe e dine shume mire qe i ngrihen nervat nga 0-100 ne nje sekond dhe vdesin te shpenzojne paret e tjetrit e thone qe eshte e sakte, sqenka pershkruar kjo ne ate studim etj etj qe skan te mbaruar. sic thash eshte shume i pergjithshem. pik.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •