Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Risk nga marrëdhëniet e pambrojtura me shumë partnerë

    Mjekët: Risk nga marrëdhëniet e pambrojtura me shumë partnerë Sëmundjet e seksit, 75 për qind e të infektuarve nuk trajtohen


    » Vendosur: 08/08/2010 - 09:57

    • 25 lloje infeksionesh seksualisht të transmetueshme numërojnë mjekët specialistë. Prej tyre 5 janë më të përhapurat ku bëjnë pjesë gonorrea, klamidia, sifilizi e herpesi gjenital tek femrat.

    Të rinjtë shqiptarë, por edhe ata më të mëdhenj në moshë nuk i japin rëndësi riskut prej sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Vizitat periodike tek mjekët gjinekologë apo andrologë bëhen vetëm atëherë kur problemet e këtij lloji janë përkeqësuar. Sipas të dhënave të studimit demografik shëndetësor, rreth 75% e personave që marrin një infeksion seksualisht të transmetueshëm nuk këshillohen me mjekun dhe nuk marrin trajtim. Nga anketimi ka rezultuar se vetëm 15% e personave që kanë pasur simptomat e një SST-je janë vizituar dhe trajtuar. Rreth 10% e tyre kanë pohuar se kanë pasur shqetësime, por nuk kanë shkuar tek mjekët. Sipas këtyre të fundit, ndërrimi i partnerëve është faktori kryesor që çon në marrjen e një sëmundjeje seksualisht të transmetueshme. Ata bëjnë apel për më shumë sensibilizim për përdorimin e kontraceptivëve nga popullata. “Për fat të keq po shohim një rritje të numrit të infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme si sifilizi, gonorrea, klamidia, sidomos tek moshat e reja”, thonë mjekët infeksionistë. Ata rekomandojnë kryesisht për femrat, të cilat preken më shumë nga këto infeksione, vizita periodike tek mjekët gjinekologë. Nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik rezulton se me sëmundjen e klamidias janë rreth 20% e grave në moshë riprodhuese, ndërsa 1-2 % e tyre vuajnë nga sifilizi, gonorra, apo herpes genitalis. Sëmundjet e mësipërme sipas bluzave të bardha janë mjaft të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë deri në sterilitet e disa raste edhe vdekjen e të sëmurëve. Ndërkaq po sipas të dhënave të ISHP-së, rreth 83% e shqiptarëve nuk kanë informacion për këtë grup sëmundjesh dhe pasojat e rënda që kanë për shëndetin riprodhues. Janë evidentuar gjithashtu një sërë problematikash të tjera, që lidhen me marrëdhënien në çift, apo pamundësinë ekonomike për t’u kuruar për shkak të kostos së lartë të shërbimeve. Rreth 55% e të anketuarve nuk e dinë se ku të drejtohen për t’u ekzaminuar, ndërsa në 47% të rasteve partneri, edhe pse mbartës i një prej sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, nuk ka pranuar të kurohet. Grupmosha që paraqitet më shpesh në spitalet publike dhe klinikat private në masën 70% është nga 21-30 vjeç, ndërkohë që pas të 30-ve vjen në ulje numri i femrave dhe meshkujve që vizitohen për këto probleme. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme numërojnë 25 lloje infeksionesh, ndër të cilat më të përhapura janë gonorrea, sifilizi, herpesi e myku.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Keto qe shkruhen me lart jane me se te verteta por ceshtja qendron qe kur vjen momenti te behet akti seksual themi se nuk do ndodhi tek ne dicka e tille.
    Edukata seksuale duhet te filloje qe ne fillore .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Kat!.Risk,do te thot te rezik,apo te ka rene ne pjese...?(e ke per risk)...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Edipluspg
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Vendndodhja
    nen qiell
    Postime
    89
    Aman cna i permendni semundjet se vetem te tilla gjera po degjojm perdit...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •