Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anėtarėsuar
    20-06-2010
    Postime
    208

    Question Polemika Kastriot Myftaraj - Salajdin Salihu

    E Marte, 20 Korrik 2010 00:00

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Mentaliteti i shqiptarėve tė Maqedonisė mund tė shpjegohet fare mirė nė personin e Salajdin Salihut, poet, kolumnist dhe mėsimdhėnės

    nė Universitetin e Europės Juglindore nė Tetovė, ku ligjėron lėndėt “Media Production”, “Media Writing and Reporting” dhe “On line Journalism”. Salajdin Salihu ėshtė njė individ paradigmik pėr shqiptarėt e Maqedonisė, aq sa mund tė thuhet se koha e shqiptarėve tė Maqedonisė mund tė ndahet nė epokėn para lindjes sė Salajdinit (Salihut) dhe pas lindjes sė Salajdinit. Salajdin Salihu u lind nė 26 maj 1970, nė Tetovė. Ai lindi pikėrisht nė kohėn kur nė Jugosllavinė e Titos pėr shqiptarėt do tė vinte njė ndėrrim epoke. Shqiptarėt e Jugosllavisė qenė duke kaluar nga njė epokė kur ata nuk kishin tė drejta, qenė tė izoluar nga bota, shumė tė varfėr, nė njė epokė kur kishin shumė mė tepėr tė drejta, dhe filluan tė qarkullojnė lirisht nė botė, pėr tė punuar dhe jetuar, me ē’ rast u pasuruan shumė, nė krahasim me ēka kishin qenė mė parė.
    Nė epokėn para lindjes sė Salajdinit, shqiptarėt e Maqedonisė, ashtu si krejt shqiptarėt e Jugosllavisė, qenė tė prirur qė ta identifikonin Perėndimin me Serbinė dhe Jugosllavinė, dhe ta shikonin si armikun e tyre. Feja islame, e cila ishte toleruar dhe stimuluar djallėzisht nga shteti jugosllav i para dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, shihej prej shqiptarėve tė Jugosllavisė si njė nyje socializuese mė e sigurt se institucionet e Jugosllavisė komuniste. Kjo bėri qė shqiptarėt e Jugosllavisė tė kishin prirjen pėr ta parė Perėndimin edhe si armikun fetar, duke qenė se ai qe i krishterė, ashtu si dhe sllavėt. Nė pėrfundim tė epokės para lindjes sė Salajdinit (Salihut), shqiptarėt e Maqedonisė, ashtu si krejt ata tė Jugosllavisė, filluan qė tė shkojnė masivisht nė Perėndim, pėr tė punuar. Atje ata e panė se Perėndimi nuk ishte ajo mbretėri e sė keqes qė ata patėn imagjinuar. Tash pėr herė tė parė ata po ia shikonin tė mirat Perėndimit. Por nė vend qė kjo tė bėnte qė shqiptarėt e Maqedonisė tė ndryshonin dhe tė bėheshin mė pak tė lidhur me fenė islame, ata pėrkundrazi vazhduan qė tė mbeten tė lidhur me fenė islame. Kjo ndodhi se megjithėse ata e njohėn Perėndimin dhe pėrfituan prej tij, ata thellė nė shpirt nuk ndjeheshin tė sigurt nė Perėndim dhe me Perėndimin.
    Por kur shqiptarėt e Maqedonisė panė se Perėndimi, megjithėse ata e urrenin, u tregua bujar me ta, duke i pranuar qė tė punonin atje dhe tė fitonin mirė, ata e perceptuan kėtė si naivitet te Perėndimit, dhe u bėnė arrogant ndaj Perėndimit. Salajdin Salihu ėshtė njė fakt i gjallė pėr kėtė, se atė e kanė quajtur me kėtė emėr nė vitin 1970, duke qenė frut i kėtij animoziteti tė shqiptarėve tė Maqedonisė ndaj Perėndimit nė atė kohė. Emri i tij “Salajdin” ėshtė simptomė e urrejtjes ndaj Perėndimit, tė mjedisit ku ai lindi.
    Salah-ad-din ishte sulltani i famshėm i cili sundoi nė pjesėn mė tė madhe tė Lindjes sė Mesme nė shekullin XII dhe luftoi e triumfoi kundėr kryqtarėve perėndimorė tė cilėt kishin shkuar tė ēlironin qytetin e shenjtė tė Jerusalemit. Salah-ad-din ishte ai qė ua mori kryqtarėve Jerusalemin, ēka mbahet ende si triumfi mė i madh ushtarak i Islamit nė luftėn me Krishterimin. Megjithatė, emri Salajdin (Salah ad-din) nuk ėshtė i pėrhapur nė botėn islame, si emėr njeriu, pėr shkak se ai nuk ėshtė emėr njeriu, por njė emėr njeriu tė cilit i ėshtė bashkuar njė titull, sipas praktikės sė familjeve aristokrate islamike tė kohės. Kuptimi i emrit Salajdin (Salah ad-din) nė arabisht ėshtė “pėrmbushja e drejtėsisė prej besimtarit”. Pėr shkak tė emrit tė tij, ai u quajt si i predestinuar pėr atė qė bėri, luftėn kundėr kryqtarėve dhe marrjen e Jerusalemit. Kryqatat sot, ashtu si dhe atėherė, nė botėn islamike quhen si agresion i Perėndimit tė krishterė ndaj Islamit, por e vėrteta e thjeshtė kronologjike ėshtė se territoret qė Salajdini (sulltani jo Salihu) u mori kryqtarėve qenė tė krishtere para se ato tė pushtoheshin nga arabėt. Derisa prindėrit e Salajdin Salihut e kanė quajtur atė me kėtė emėr, kjo tregon se ata duhet tė kenė qenė jo thjesht besimtarė muslimanė, por fanatikė antiperėndimorė. Ata prindėr qė e kanė quajtur djalin e tyre Salajdin kanė dashur tė shprehin urrejtjen e tyre ndaj Perėndimit dhe Krishterimit nė pėrgjithėsi.
    Nė epokėn pas lindjes sė Salajdinit, fėmijėt dhe nipat e shqiptarėve tė Maqedonisė u rritėn nė kushte tė reja shumė mė tė mira, falė punės sė prindėrve tė tyre nė Perėndim. Nga ata qė lindėn nė epokėn e Salajdinit, njė pjesė u shkolluan dhe njė pjesė e tė shkolluarve, si Salajdin Salihu, u bėnė intelektualė. Nė fakt kėta si Salajdini nuk u bėnė vėrtet intelektualė, por meqenėse pas shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, Maqedonia doli si shtet i pavarur, perėndimorėt kishin nevojė pėr interlokutorė ndėrmjet shqiptarėve tė Maqedonisė, tė cilėt do tė potenconin shabllonet e reja ideologjike qė vinin nga Perėndimi pėr integrimin, modelin shumėetnik, globalizimin. Salajdin Salihu ėshtė epitomė e kėtyre lloj intelektualėve tė fabrikuar. Edhe pse ėshtė i shkolluar pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe, ai kryen njė master pėr gazetari dhe thjesht me tė bėhet mėsimdhėnės nė universitet (Universiteti i Europės Juglindore nė Tetovė), nė degėn e komunikimit, pėr jo pak por pėr tre lėndė: “Media Production”, “Media Writing and Reporting” dhe “On line Journalism”. Gjithashtu ai u bė edhe kolumnist nė media ku tė bėjnė pėrshtypje shkrime liturgjike tė tij, si “Historia e Idesė sė Integrimit Europian”. Nė kėtė ese Salajdini ka bėrė njė plagjiaturė tė tmerrshme nga dy ese tė hershme tė Aurel Plasarit, mė sė shumti asaj “Rrėmbimi i Europės”, por edhe esesė tjetėr “Europa nga rrėnjėt”.
    Kur Salajdini u bė njė nga njerėzit e elitės shqiptare nė Maqedoni, tė cilėt janė favoritė tė perėndimorėve, tashmė duhej pritur qė Salajdini ta ndryshonte emrin e vet. Ai duhet ta ndryshonte emrin se supozohej qė tė mos kishte tė njėjtin mentalitet me atė tė prindėrve tė vet, tė cilėt e quajtėn me emrin Salajdin. Nėse Salajdini do tė ishte vėrtet njė intelektual me bindje iluministe, laike, sikur paraqitet, ai do ta kishte ndryshuar emrin e vet. Ai do tė duhej qė ta kishte bėrė kėtė gjė, jo thjesht pėr vete, por edhe pėr faktin se kur perėndimorėt takojnė njė intelektual shqiptar nga Maqedonia, me emrin Salajdin, i cili paraqitet si i emancipuar, i iluminuar, poet, opinionbėrės, njeri i rretheve akademike, ata nuk mund tė mos mendojnė shumė keq pėr shqiptarėt e Maqedonisė, si fundamentalistė islamikė. Tė jesh njė intelektual i ri shqiptar nė Maqedoni, me profil publik, opinionbėrės dhe mėsimdhėnės, pra formėsues i gjeneratave tė reja, dhe tė mbash emrin Salajdin, kjo ėshtė njėlloj si tė mbash njė ēallmė nė kokė dhe njė jatagan nė brez.
    Salajdini i di tė gjitha kėto, ai e di se kush ishte Salajdini (sulltani), e di pėrshtypjen qė u bėn perėndimorėve emri i tij, e megjithatė nuk e ndėrron emrin. Salajdini ia lejon vetes kėtė se ai, ashtu si ata paraardhėsit e tij qė shkuan mė sė pari nė Perėndim, mendon se perėndimorėt janė naivė. Ėshtė njė veti e pėrhershme e orientalit qė t’ i perceptoje perėndimorėt si naivė tė cilėt mund tė mashtrohen. Emri qė mban Salajdini, tregon se nėse e gėrvisht pak intelektualin liberal tek ai, atėherė del islamiku arrogant.
    Epoka e Salajdinit pėr shqiptarėt e Maqedonisė ka shumė gjasa qė tė mbyllet nė njė mėnyrė shumė tragjike. Kur nė njė situatė tė re ndėrkombėtare, sllavo-maqedonėt tė gjejnė rastin qė me ndihmėn e bullgarėve tė ndėrmarrin spastrimin etnik tė shqiptarėve atje, duke e kamufluar si luftė kundėr terrorizmit islamik, pėr Perėndimin do tė jetė e besueshme qė njė popullsi tek e cila edhe intelektualėt qė shfaqen si tė oksidentalizuar quhen “Salajdin” tė jetė bėrė bartėse e terrorizmit islamik.
    Madje, Salajdini me emrin qė mban dėmton jo vetėm shqiptarėt e Maqedonisė, por edhe nacionin (kombin) shqiptar nė pėrgjithėsi, se Salajdini ėshtė shqiptar, dhe tė huajt qė e ndeshin atė mendojnė keq jo veē pėr shqiptarėt e Maqedonisė, por pėr krejt shqiptarėt. Por Salajdinit aq i bėn pėr nacionin shqiptar, se ai e ka shprehur hapur shpėrfilljen e tij pėr nacionin dhe kulturėn nacionale, kur shkruan nė esenė e vet pėr historinė e integrimit europian: “Kur flasim pėr integrimin evropian duhet tė pėrmendim edhe Gėten (1749 - 1832). Ai edhe pse qėndroi indiferent ndaj njė bashkimi si mjet politik, megjithatė kundėrshtoi fenomenet e nacionalizmit kulturor. Pėr tė shprehja “letėrsi kombėtare” nuk do tė thoshte kushedi se ēfarė, prandaj bėnte thirrje pėr njė “letėrsi tė pėrbotshme”, pėr ēka secili duhej tė mundohej pėr tė shpejtuar ardhjen e saj”. (cituar sipas: http://salajdin.ėebs.comiese.htm)
    Salajdini nuk pėrmend, nėse e di, kontekstin nė tė cilin shkruante Goethe (Gėte). Goethe (Gėte) ishte kundėr nacionalizmit dhe letėrsisė nacionale, qė nė atė kohė qenė shumė nė modė, se ai ishte zyrtar i lartė i Dukatit tė Saxe-Weimar-Eisenach, njė prej 388 shteteve nė tė cilat qe e ndarė Gjermania. Pra, Goethe kishte konflikt interesi, se ai kishte tė ardhura tė mėdha nga posti i vet i lartė shtetėror nė oborrin e princit tė Ėeimar dhe nėse Gjermania bashkohej, Goethe dhe padroni i vet do t' i humbinin kėto, sikur ndodhi mė pas kur u bashkua Gjermania me princat gjermanė dhe oborrtarėt e tyre.
    Por kur Salajdini shkruan kundėr nacionalizmit dhe kulturės nacionale, ai nuk e bėn kėtė se ka bindje postnacionaliste, globaliste, multietnike, por thjesht se ai nuk e ndjen veten shqiptar. Emri qė mban ai ėshtė simptomė e mentalitetit tė tij. Derisa Salajdini shprehet kundėr nacionalizmit dhe letėrsisė nacionale, atėherė ai bėhet i preferuari i qendrave globaliste kozmopolite tė inxhinieringut nacional dhe social, tė cilat i botojnė edhe librat e tij me poezi jashtė vendit, jo se kanė vlera, por se duan ta promovojnė si intelektual antinacionalist.





    Lexo e qesh



    Salajdin SALIHU



    Myftari thotė: “Tė jesh njė intelektual i ri shqiptar nė Maqedoni, me profil publik, opinionbėrės dhe mėsimdhėnės, pra formėsues i gjeneratave tė reja, dhe tė mbash emrin Salajdin, kjo ėshtė njėlloj si tė mbash njė ēallmė nė kokė dhe njė jatagan nė brez”

    Ka emėr kryeheroi, por duke qenė i vogėl pėr njė emėr tė madh, vendosa, kėtej e tutje, ta quaj Myftar. Myftari, mė 21 korrik, tė kėtij moti, nė gazetėn Sot tė Tiranės, nėpėrmjet shkrimit “Shqiptarėt e Maqedonisė nė epokėn para dhe pas lindjes sė Salajdinit”, pasi bėn retorikė dhe nuk thotė asgjė, me njė fjalė, lexo e qesh, mė fajėson pėr diēka qė mė sė paku jam fajtor: pra pėr shkak tė emrit tim. Po Myftari ka edhe zgjidhje: kėrkon tė vetėpagėzohem, sepse “si person paradigmatik pėr shqiptarėt e Maqedonisė”, me kėtė emėr qė kam, i dėmtuakam gjithė shqiptarėt, pavarėsisht ku jetojnė. Pra, nėse do tė dėgjoja kėshillėn e tij do tė duhej qė tė zbuloja njė formulė vetėpagėzimi, p.sh: Unė vetėpagėzohem nė emėr tė Atit, Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė, sepse emri im qenka dėmi mė i madh kombėtar!

    Tani e tutje, u ftoj tė gjithėve tė qeshni.

    Myftari thotė: “Tė jesh njė intelektual i ri shqiptar nė Maqedoni, me profil publik, opinionbėrės dhe mėsimdhėnės, pra formėsues i gjeneratave tė reja, dhe tė mbash emrin Salajdin, kjo ėshtė njėlloj si tė mbash njė ēallmė nė kokė dhe njė jatagan nė brez”.
    Ai sa nuk e thotė se qenkam ketman. Me shpifje tė kėtilla jam mėsuar. E kundėrta mė ndodhi nė fillim tė viteve 90-tė, pėr shkak tė njė polemike kundėr disave qė pohonin se turqit erdhėn nė Ballkan si ēlirimtarė; madje nė kohėn kur Millosheviqi kremtonte 600 vjetorin e Betejės sė Kosovės. Ishte koha kur pėr Myftarėt, qė paraqitėn si nacionalistė tė pėrbetuar, Evropa ishte kurvė e motit, kurse feja (pavarėsisht cila) njė opium pėr popullin. Pas 20 vjetėsh pasardhėsit e Zhdanovit mė ngjisin bishta tė tjerė. Eh more Myftar, shih mos rastėsisht ke gjetur edhe ndonjė dokument qė dėshmon origjinėn time si arab, edhe pse, sa pėr dijeni, nuk jam i zi, nuk kam deve nė shtėpi, nuk mbaj as ēallmė e jatagan.

    Myftari vazhdon tė flasė: “Emri qė mban Salajdini, tregon se nėse e gėrvisht pak intelektualin liberal tek ai, atėherė del islamiku arrogant”. Sa nuk thotė se thellė nė qenien e Salajdinit ėshtė montuar eksploziv qė mund tė shpėrthejė nė ēdo ēast! Sa nuk thotė: Kujdes se ėshtė kamikaz qė e ka da me dekė pėr luftė tė shenjtė! I shkreti unė, nuk mund tė mbys as mizė e pulė jo mė njeri, madje edhe atė qė do tė mė rrezikonte jetėn.

    Myftari sėrish flet: “Salajdini me emrin qė mban dėmton jo vetėm shqiptarėt e Maqedonisė, por edhe nacionin (kombin) shqiptar nė pėrgjithėsi, se Salajdini ėshtė shqiptar, dhe tė huajt qė e ndeshin atė mendojnė keq jo veē pėr shqiptarėt e Maqedonisė, por pėr krejt shqiptarėt”.

    Po qenkam njeriu mė i rėndėsishėm i kombit! Aq i rėndėsishėm sa shqiptarėt e Maqedonisė mė do t’i numėrojnė vitet jo para dhe pas Krishtit, por para dhe pas Salajdinit. Me shkrimet e mia nuk pėrfaqėsuakam vetėm vetveten, por gjithė shqiptarėt edhe pse askush nuk mė ka dhėnė mandat tė kėtillė, pėrveē atij qė nuk dua t’ia pėrmend as emrin! Po para meje Sali Berisha, qenka hiēfare! Nėse nuk do tė qeshnim dhe e merrnim seriozisht Myftarin, atėherė dėmin mė tė madh kombit ia paskan bėrė Naim Frashėri, Faik Konica, Ismail Kadare. Por edhe Pjetėr Bogdani, Pjetėr Budi, Ernest Koliqi, Martin Camaj, sepse edhe kėta nuk kanė emra shqiptarėsh. Si nuk doli atėherė njė Myftar e t’i pagėzonte si Morlotov, Marlenglen etj.

    E shkreta dhe e mira gjyshja ime, e cila mė pagėzoi me kėtė emėr pėr tė ruajtur kujtimin e djalit tė saj tė shuar nė moshėn 18 vjeēare, nuk e paska ditur se do vinte dita kur i sapolinduri do tė bėhej tmerr i kombit pėr shkak tė emrit! Nuk i kishte marrė parasysh rrethanash gjeostrategjike, gjeopolitike, kur mė pagėzoi me emrin e birit tė saj tė dashur.

    Nėse do tė ishte nė zgjedhjen time, sigurisht, do mė kishte pėlqyer njė emėr shqip, ashtu sikurse i vėllezėrve dhe motrave tė mia. Por emri im ėshtė Salajdin. Tė ndjehem i kompleksuar vetėm pėr shkak se mbaj emrin e njė mbreti tė cilin e pėrmend Dante Aligieri apo Xhovani Bokaēio? Apo ta ndryshoj emrin, sikurse ma sugjeroi njė redaktore, sipas sė cilės, me kėtė emėr, nuk do tė arrija tė afirmohesha edhe sikur tė shkruaja kryeveprat e Xhojsit apo Prustit?

    Por unė nuk kam ndėrmend tė vetėpagėzohem edhe nėse do tė mė merrnin inat “evropianėt”. Nė fund tė fundit, askush nuk mund tė mė privojė nga e drejta e tė qenit evropian, sepse ndjehem i tillė. Kėtė nuk e them pėr tė mashtruar “qendrat politiko-ekonomiko-globaliste evropiane”, sepse budallenj nuk janė ata, por pse jam rritur e formuar me kulturėn evropiane, me letėrsinė evropiane, madje edhe me letėrsinė shqipe, e cila, gjithashtu, ėshtė evropiane, por, gjithashtu, nuk kam antipati ndaj kulturave dhe qytetėrimeve tė tjera.

    Myftari ende flet: “Ata prindėr qė e kanė quajtur djalin e tyre Salajdin kanė dashur tė shprehin urrejtjen e tyre ndaj Perėndimit dhe Krishterimit nė pėrgjithėsi”.
    Me sa mė kujtohet prindėrit e mi nuk kanė njohur ndonjė Myftar. Pra, nuk mi njeh prindėrit dhe vetėm paragjykon. Ata kurrė nuk i kanė urryer shqiptarėt jomyslimanė, madje i kanė adhuruar. Pėr babanė, tashmė tė ndjerė, Pashko Vasa, Mjeda, Asdreni, Noli, Migjeni nuk ishin barbarė, por shqiptarė tė mėdhenj. Recitonte Fishtėn kur bashkėmendimtarėt e Myftarit e kishin shpallur heretik, sepse kėtė ua kishte kėrkuar Moska.

    Myftari vazhdon mė tej tė flasė, por tashmė si studiues. Duke iu referuar shkrimit tim “Historia e idesė sė Bashkimit Evropian”, shfaqet kontradiktor. Nė njėrėn anė paraqitet si evropian i devotshėm, kurse nga ana tjetėr, e pengojnė tė gjithė ata qė e pėrkrahin idenė madhėshtore tė evropianizmės. Pa kurrfarė argumentesh, shkrimin tim, qė e quan liturgji (!), e konsideron si plagjiaturė nga dy librat e Aurel Plasarit, tė cilėt, pėr fatin tim tė keq, nuk i kam lexuar. Myftari duhet qė ta dėshmojė kėtė “vjedhje”. Nė tė kundėrtėn duhet tė kėrkojė falje publike. Nėse z. Plasari ka tė njėjtėn qasje, atėherė ndjehem i nderuar, sepse e di qė ėshtė studiues i cili “nuk ia fut kot”, sikurse Myftari.
    Po deshi ia ofroj listėn e referencave.

    Po halli i Myftarit ėshtė diku tjetėr. Ai nuk mund qė tė shkėputet nga kritika ideologjike, utilitariste dhe letėrsinė ende e vlerėson sipas njė metodologjie jashtėletrare. Ai nuk merret me Perandorinė e Tekstit. Ai s’e di se letėrsia nuk vlerėsohet sipas kritereve etnike, as ideologjike, as utilitare, sikurse vepron teksa ia fut kot kur flet pėr krijimtarinė e Ismail Kadaresė. Myftari ėshtė i “shqetėsuar” se e pėrkrah konceptin e Gėtes mbi letėrsinė e pėrbotshme. Por, pėrkundėr “shqetėsimit” tė tij, ndaj tė njėjtin mendim me gjeniun gjerman, prandaj edhe e kam cituar. Po i referohem edhe Ernesto Sabatos, me origjinė shqiptare, i cili, gjithashtu, nuk pranon kufi ndarės ndėrmjet letėrsisė kombėtare dhe asaj universale, por e dallon letėrsinė e vėrtetė dhe letėrsinė e cekėt. Personalisht, ndjehem mirė kur autori ėshtė shqiptar. Kadareja, si autor, ėshtė shqiptar, ndėrkaq letėrsia e tij ėshtė shqiptare, por edhe e pėrbotshme. Ėshtė letėrsi e vėrtetė dhe kėtė nuk e thonė vetėm shqiptarėt, por edhe tė huaj, qė, sipas mendjes sė Myftarit, janė pjesė e kushedi ēfarė qendrash konspirative.

    Nėse do tė vlerėsonin letėrsinė vetėm sipas kritereve etnike atėherė njė shkrimtar mediokėr shqiptar do tė duhej tė ishte pėr ne shqiptarėt shkrimtar shumė mė i madh se sa njė Borhes, Markes, Kafka etj. Sė dyti, unė mendoj se kulturat janė sisteme tė hapura dhe se kultura shqiptare pasurohet nėse huazon nga vlerat e pėrbotshme tė kulturave tė tjera. Vetėm diktaturat ksenofobe kanė frikė nga ndikimet e jashtme. Sė treti, pėr mua ėshtė shqiptar shumė mė i madh njė Norbert Jokli, njė pėrkthyes sikurse Robert Shvarc, se sa shumė tė tjerė me origjinė kryekėput shqiptare por qė nuk kanė bėrė diē pėr kulturėn tonė. Kėta e kanė pasuruar dhe i pėrkasin kulturės shqiptare, pavarėsisht origjinės sė tyre etnike.
    Myftarin gjithashtu e pengon ēdo kush qė pėrkthehet nė gjuhė tė tjera, pėrfshirė edhe autorin e kėtij teksti. Kjo ndodh, sikurse thotė ai, “jo se kanė vlera”, por pse “qendrat globaliste kozmopolite tė inxhinieringut nacional e social” po mė “promovojnė si intelektual anti-nacionalist”. Pra, qendrat globaliste po afirmuakan njė kinse liberal qė nuk ėshtė veēse njė ketman. Ose, sikurse e thotė paksa mė poshtė, promovuakan njė tė pėrkėdhelur tė tyre. Kėsaj i thonė kontradiktė. Ose mė saktėsisht: T’ia fusėsh kot!
    Dhe ja sėrish po tė ngatėrrohet kritika marksiste, e cila, sikurse thonė, nuk bėn tjetėr veēse denoncon, linēon e fyen.

    Myftari i etur pėr protagonizėm, qė nuk shpalon ndonjė projekt apo ide tė hajrit, por vetėm tenton tė krijojė zhurmė, ėshtė veēse marksist i pėrbetuar dogmatik, pavarėsisht se dėshiron tė paraqitet si nacionalist i zjarrtė.

    Myftarit askush nuk ia merr tė drejtėn qė tė shkruajė dhe tė shpreh opinionet e tij nėpėr gazeta, por ama edhe ne kemi tė drejtė tė qeshim. Kemi drejtė tė qeshim sepse me tipa si Myftari mund tė merresh vetėm pėr argėtim. Tė merresh me tė seriozisht, kjo do tė thotė tė jesh sikurse ai, ose tė humbėsh kohėn kot. Prandaj: lexo e qesh!
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Ky Kastriot Myftaraj nese ka naj vajz ne mosh , le ta martoje per maqedont , se kto pagujn nga 1000 euro dhe sidomos i pelqejn vajzat qe dalin nga familje ne te cilat flitet se shqiptaret muslman te Maqedonise nuk bejn. Maqedont shum i dojn kto persona , menjeher i martojn dhe u japin tufen me dele me u kujdes , dhe aren me duhan me e punu.

    Ja ky esht dhendrri potencial , i pa bom synet , lahet 1 her ne muj e pin rakin dhe nuk i don muslimanet njesoj sikur babgjyshi Kastriot Myftaraj. Dhondrri i ka 44 vjet , jeton ne shtepin e ndertume ne 1914 , esht i virgjer deri me tani asnje femer si asht afru dhe nuk asht martu asnjeher.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Renea : 17-08-2010 mė 08:32
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    178

    Red face te therrasim janullatosin ti bekoje e bollanon per deshmimtar hahahahhaha

    hajde trashegime ciftit e jete te lumtur e sa me shume dhendure te tille te pabere sunet dhe nga 55 vjec
    hahahahahahahhaaaa

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-07-2010
    Postime
    360
    hahahah po emrin si e ka bre , se vetem emrin ia harove tia thuash, mos me thuaj se e ka nikolla hahahah

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar mė parė nga blueton Lexo Postimin
    hahahah po emrin si e ka bre , se vetem emrin ia harove tia thuash, mos me thuaj se e ka nikolla hahahah
    Jo , emrin e kishte SLLAVE , mendoj se dhendrri i plotson kushtet , ska emer muslimanesh , sikur qe e ka Selajdini i cili esht i keq esht pse esht profesor universiteti.
    As mbiemrin se ka Myftaraj , por Brajanoski.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-07-2010
    Postime
    360
    Autor: Iljasa Salihu
    E diel 15 Gusht 2010 13:38 PM




    Gjėrat qė kryhen nė rastėsi nuk ėshtė mirė tė merren si tė rėndėsishme, madje tė merresh me kėso fenomenesh, do tė thotė se ke kohė tė mjaftueshme tė harxhosh nė sende tė kota. Aq mė shumė, fenomeni nė fjalė, bėhet edhe mė banal, kur kihet parasysh fakti se gjendemi nė njė muaj, ku ēdo sekondė e harxhuar kot sė koti rezulton nė privimin e shpėrblimeve tė shumėfishta, krahasuar pra me muajt e tjerė. Por, ē’tė bėsh, kur nga kureshtja e madhe pėr dituri e njohuri tė pėrgjithshme, mund tė hasesh edhe nė tė kundėrtėn e saj, ku nė mozaikun e kėtij lloji, sot krejt rastėsisht, duke kėrkuar kėshtu diēka tjetėr nė portalin, www.sot.com.al, hasa nė njė shkrim tė njė tė ēmenduri, i njohur ndėr shqiptarėt si njeri me shumė fytyra, e me operacione tė shumta nė fytyrė, qėllimi i tė cilit ishte kurimi i fytyrės prej dyfytyrėsisė, por i gjori Kastriot Myftaraj qėllimisht harroi se dyfytyrėsia me operacione plastike nuk kurohet.

    Rutina e tij e radhės nė artikullin, “Selim Muēa e deklaron Shqipėrinė vend islamik”nuk mė habiti aq shumė artikulli i kėtij renegati fetar, sepse tash e gjashtė vite misioni dhe thirrja e tij ishte kthimi i shqiptarėve nė kryqin, dhe pėrbaltja e vlerave Islame, desh harrova tash sė fundi kėtė qenie e dėgjuam duke folur vrullshėm pėr masonerinė ēifute, mbase duke e luajtur rolin e kundėrshtarit tė kėtij fenomeni nė Shqipėri, por qė tė lenė pėrshtypjen e njė kreatori tė kėsaj dore tė padukshme tė ēifutėrisė. Sidoqoftė, kjo e fundit le t’i mbese kohės, gjykatėses mė tė mirė.

    Nė bazė tė artikullit tė fundit, z. Myftaraj fare pa doreza intelektuale dhe logjike, pėrshėndetjen zyrtare pėr fillimin e muajit tė shenjtė tė Ramazanit, me automatizėm, duke u mbėshtetur vetėm nė urimin e kėtij muaji tė shenjtė, e perceptoi Shqipėrinė si njė vend islamik. Po uratat e Janullatosit dhe pinjollėve tė tij nė Shqipėri me rastin e festave tė ortodoksėve, si mund t’i perceptojė, si vende sllavo-greke, apo si vende vetėm ortodokse?! Nėse ke pak logjikė, do ta kuptosh se urimi i njė dukurie tė caktuar aspak nuk ka lidhje me indoktrinimin e po tė njėjtės dukuri. Ngase, tė urosh do tė thotė tė ketė njerėz qė i pėrkasin identitetit pėr tė cilėn urohet, kurse tė indoktrinosh do tė thotė tė plasosh pandėrprerė teza tė sojit tuaj, mbase duke luajtur nė maksimėn e pėrsėritjes sė gėnjeshtrės me shpresė se njė ditė po ajo gėnjeshtėr tė shihet dhe pandehet si e vėrtet.

    Pėr fatin tonė tė mirė, tashmė nuk po e shikojmė vetėm produktin e plasuar nė treg, por dukshėm kemi filluar tė merremi edhe me ofertuesin. Ofertuesi i kryqit dhe i disharmonisė fetare, z. Myftaraj, nė njė punim shkencor tė botuar nė “Takvim-Kalendar, 2005, Prishtinė” nė artikullin, “Miti i harmonisė fetare dhe realiteti i konfliktit”, qartė dhe logjikisht bie nė kundėrshtim me tezat e tij tė sotme. Nė kėtė artikull, zotėria nė fjalė myslimanėt i sheh si njė forcė tejet tė arsyeshme pėr mbrojtjen e vendit nga kthetrat heleno-ortodokse. Nė kėtė artikull shihen se kėtij i pengon shumė kryqi ortodoks, pra i pengon kryqi, qoftė kryq katolik apo ortodoks, kryqi ėshtė kryq, ashtu siē ėshtė derri derr, e alkooli alkool, sende qė edhe njėra edhe tjetra i lejon. Mes tjerash nė atė artikull, z. Myftaraj shprehej kėshtu: “Nė ndėrkohė vazhdon me ritme tė shpejta procesi i konvertimit tė shqiptarėve mysliman nė ortodoksė, proces ky i konceptuar si helenizim”, shihet se z. Myftaraj shqiptarėt mysliman i paraqet si element mbrojtės tė identitetit kombėtar nga invazioni greko-ortodoks. Vijojnė realitetet nė po tė njėjtin artikull: “Kisha Ortodokse Greke kėrkon qė tė mbahet gjallė konflikti fetar nė Shqipėri, nė mėnyrė qė tė justifikojė aksionin e vet pėr helenoortodoksizimin e shqiptarėve, me argumente gjeopolitike, pra sikur kėrkon tė zhduk rrezikun qė i vjen Greqisė nga Shqipėria myslimane”, koment i shkėlqyeshėm, por tejet kundėrthėnės me autorin e sotėm famėkeq. Meqė shteti helen pėrmes kishės ortodokse pandehte nė shpėrbėrjen dhe asgjėsimin e identitetit kombėtar shqiptar, atėherė mė lind pyetja, vallė cili ėshtė roli juaj nė kohėn e tanishme, dėshironi qė shqiptarėt ta heqin petkun mysliman, ashtu pra siē dėshironte Greqia dhe kisha e saj, apo dėshironi qė shqiptarėt pėrmes kėtij petku tė mund tė mbrohen mė mirė dhe mė arsyeshėm prej orekseve sllavo-greke???

    Tani prapė le tė kthehemi nė artikullin tėnd tė radhės - fashizoid, pėr tė cilin do ishe paditur dhe dėnuar rėndė nė shtetet me demokraci tė mirėfilltė. Duke dashur qė shqiptarėve t’ia mohosh vlerat e pėrgjithshme Islame, nė artikullin tuaj shkove aq larg sa qė manifestove vrer tė tipit tė karikaturave tė Profetit tonė, qė rrodhėn nė Danimarkė dhe tė konfliktit tė pėrgjakshėm ndėr-fetarė nė Nigeri qė pėrfundoi me mijėra jeta njerėzish tė vrarė. Mos harroni i nderuar se ky konflikt filloi me njė provokim teorik tė sojit tuaj! Nė artikullin tuaj e kishit paraqitur urtėsinė e agjėrimit, duke e fyer njė tė tretėn e popullsisė sė pėrgjithshme tė rruzullit tokėsor, nė sfondin e tė cilės bėnin dhe bėjnė pjesė edhe prindėrit tuaj. Ju gaboni shumė rėndė, ku thoni se, “E vėrteta e Ramazanit ėshtė se Muhamedi e vendosi agjėrimin pėr tė ndaluar kanibalizmin nė Arabi”, ju harroni se agjėrimi zgjatė vetėm njė muaj, nė bazė tė thėnies sė sipėr-cekur del se 11 muaj tė tjerė paska qenė i lejuar kanibalizmi nė Arabi, ēfarė trillimi adoleshent! Pastaj nuk e merrni parasysh faktin se, agjėrimi nuk pėrkon vetėm me kohėn e Muhamedit a.s, por ajo daton shumė mė herėt, pra qysh nga koha e Musait a.s, si dhe njėra prej shumė urtėsive tė agjėrimit qėndron ndėrmjet bollėkut dhe varfėrisė, ku te i pasuri nė kėtė muaj si asnjėherė mė shumė bien kambanat pėr ndihmė kundrejt tė varfėrve, si dhe njėsimi i tė dyve nė adhurim dhe falėnderim ndaj Krijuesit tė botėve.

    Kėsisoj, ky kushtrim i pėrmotshėm destruktiv, nuk mund tė cilėsohet ndryshe pos si kanibalizėm virtual, kushtrim qė ju jep rast tė dukeni njeri, por vetėm pėrmes pamjes sė jashtme.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •