Arbėn XHAFERI
Nė fund tė viteve '80 - tė nė Jugosllavinė e pushtuar nga ethet e nacionalizmit, agjitimi, baltosja e kundėrshtarit politik, etnik dhe fetar u bė e vetmja mėnyrė e komunikimit ndėr-njerėzor. Politika nxori nė shesh njerėz tė etshėm pėr role shoqėrore, tė cilėt tregonin gatishmėri qė tė shpifin ēkado kundėr secilit, nėse prej tij kėrkohej njė detyrė e kėtillė "sublime". Kjo gatishmėri e njė mase tė madhe shpifėsish, tė ligjėruesve tė urrejtjes ishte njėri nga shkaqet e shkatėrrimit tė sistemit social, etik dhe fetar gjatė periudhės sė komunizmit. Shpifėsit, jo vetėm qė nuk kishin problem me ndėrgjegjen e tyre, por pėrkundrazi, ata fanatizmin e tyre e arsyetonin me misionin qė ua paska besuar vetė Zoti, apo kreu kombėtar.
Kohė e manipulimeve cinike
Propaganda zhvillohej nė tė gjitha planet, veēmas nė atė qytetėrues, duke kopjuar nė mėnyrė banale idenė e Hantigtonit pėr pėrplasje tė qytetėrimeve. Nga ajo kohė e manipulimeve cinike, tė lejuara nga klasat politike, sidomos serbe, kanė mbetur fraza paradigmatike propaganduese, si togfjalėshi "Zetra", emri i njė salle sportive tė Sarajevės (zelena transferzala, transferzalja e gjelbėr) qė sugjeronte idenė e depėrtimit tė islamit nga Turqia, Bullgaria (ku paska mė se dy milionė myslimanė), pastaj Maqedonia, Kosova, ku stafetėn e depėrtimit islam nė perėndim e bartin shqiptarėt dhe ua pėrcjellin myslimanėve tė Sanxhakut, tė cilėt pastaj ua dorėzojnė boshnjakėve... dhe pastaj, siē lehtė-lehtė parashikonte agjit-propi (agjitim dhe propagandė) serb, s'do tė ketė mė tė krishterė. Me kėto pohime shumėkush tallej ngaqė besohej se janė trillime tipike tė serbėve qė kauzėn e vet pėrpiqeshin ta pėrhapin si terapi planetare pėr pengim tė kėtij rreziku, tė islamizmit qė i kanosej Perėndimit... Boshnjakėt nuk e lodhnin veten qė t'i kundėrviheshin propagandės kundėr-islame serbe ngaqė ata besonin thellė se Evropa nuk ėshtė kundėr-islame dhe se ata paskan tė drejtė qė ta ekspozojnė pėrkatėsinė e tyre fetare. Evropa mbase jo, por serbėt gjithsesi po. Shqiptarėt u treguan shumė mė tė rezervuar dhe betejėn e tyre historike e zhvillonin nė dimensionin kombėtar. Pas vitit 1999 edhe nė hapėsirat shqiptare, disa grupe tė vogla besimtarėsh myslimanė, filluan nė mėnyrė intensive, demonstrative, me prapavijė kryekėput politike, ta shquajnė pėrkatėsinė e tyre fetare, duke i dhėnė argumente propagandės kundėr-shqiptare serbe.
Nga kėto elemente, demonstrime, mė shumė teatrale sesa fetare, propaganda serbe e sajonte akuzėn e tyre kundėr shqiptarėve. Kohėt e fundit argumente tė kėtilla qė e ushqejnė propagandėn serbe mjerisht vijnė edhe nga shteti mė demokratik islam nė botė, Turqisė, hiē mė pak nga vetė ministri Ahmet Davutogllu, njėri nga intelektualėt mė brilant jo vetėm i Turqisė, por i tė gjithė botės islame. CV-ja e tij intelektuale ėshtė mbresėlėnėse. Ai ėshtė autor i disa librave interesante socio-politike tė botuara nė shumė gjuhė tė botės, natyrisht edhe anglisht, si bie fjala "Paradigmat alternative", "Transformimi qytetėrues dhe bota islame", "Thellėsitė Strategjike", 'Kriza globale" etj. Pėrmes veprave tė tij, tė shkruara me njė metodė moderne hulumtuese, ai nė Turqi u bė personi mė me ndikim nė trekėndėshin ushtri-qeveri dhe akademi. Mė 1 maj tė vitit 2009, z. Davutoglu u emėrua ministėr i Punėve tė Jashtme i Turqisė. Shumėkush priste prej tij qė ta bėjė njė lloj tė "brain storming" (njė stuhi ndjellėse mendore), mirėpo, sipas tė gjitha gjasave kjo nuk do tė ndodhė. Shkas pėr kėtė pesimizėm ėshtė ligjėrata e tij, mbajtur nė Sarajevė, lidhur me politikėn e jashtme tė Turqisė nė Ballkan. Shumėkush u befasua nga tezat aktuale radikale tė ministrit, qė nuk pėrputheshin me natyrėn e dikurshme tė intelektualit racional.
Tezat radikale
Ata qė janė tė interesuar ta lexojnė ligjėratėn nė tėrėsi mund tė kėrkojnė nė Google: DANI, Ahmet Davutoglu "Sta hoce Turska na Balkanu"(23 tetor 2009), ose nė NSPM (Nova Srpska Politicka Misao, Mendimi i ri politik serb). Me ardhjen e tij nė kreun e diplomacisė turke ai nėnshkroi disa marrėveshje me fqinjėt e saj, duke zbatuar parimin "zero probleme me fqinjėt". Zbatimi i kėtij orientimi strategjik menjėherė rezultoi me zbehje tė raporteve me Izraelin. Cilat do tė jenė kėto pasoja pėr Turqinė me prishjen e marrėdhėnieve me Izraelin do tė kuptohet shumė shpejtė. Reagimi i parė ndaj ligjėratės sė tij "Trashėgimia osmane dhe bashkėsitė myslimane nė Ballkan" mbajtur nė Sarajevė, erdhi nga diplomatėt e huaj, tė habitur nga tezat radikale, plot vetėbesim tė ministrit turk. Njėri nga ata e pyeti "pse kaq befas ratė nga qielli nė Bosnjė?". Duke shpėrfillė esencėn e kėsaj pyetjeje qė nė vete pėrmban njė dozė fine tė akuzės, tė ironisė lidhur me rolin e zbehtė tė Turqisė nė kohėt mė tė vėshtira, ministri turk i pėrgjigjet: "Nuk zbritėm nga qielli me parashutė, por nė Bosnjė erdhėm me kuaj, duke aluduar nė periudhėn e depėrtimit tė osmanėve nė Ballkan."
Nė kėtė ligjėratė qė mėton ta ringjallė rolin e osmanėve nė Ballkan, pėrhapet ideja se riosmanizmi i kėtyre hapėsirave qenka strategjia e vetme pėr qetėsimin e gjakrave. Duke kritikuar konceptet perėndimore qė e trajtojnė Ballkanin si zonė periferike gjeo-strategjike tė Evropės, ministri turk e trajton Ballkanin si zonė qendrore. Ashtu si nė librin e tij "Thellėsitė strategjike", ai Ballkanin e trajton si bafėr-zonė (si tampon zonė) ndėrmjet Evropės dhe Azisė, duke filluar nga Baltiku e deri nė Mesdhe. Vlera e dytė e Ballkanit osman ėshtė pesha e tij gjeo-ekonomike, ndėrkaq vlera e treta qenka ndėrveprimi kulturor. Sa pėr shqiptarėt kjo vlerė e tretė nuk mund tė vėrtetohet, ngaqė nė atė periudhė vetėm shqiptarėve u ndalohej shkollimi nė gjuhėn amtare dhe disa veēori etnike (ata nuk trajtoheshin si "milet" por si "akraba", kushėrinj). Duke trajtuar Ballkanin si zonė qendrore dhe jo periferike, siē e trajton politika perėndimore, ministri i tanishėm turk i Punėve tė Jashtme, nė esencė e ringjall periudhėn e sundimit osman, pra rolin thelbėsor tė popullit turk, duke filluar prej Afganistanit e deri nė Sarajevė. Nė kėtė konferencė ai njėanshėm (nė mėnyrė unilaterale) e zbulon strategjinė shumė ambicioze, lidhur me rolin e Turqisė nė ish kolonitė e saj, ose thėnė mė saktė rolin e ardhshėm global tė Turqisė.
Perandori e re universale
Nė kėtė plan pėrfshihet Ballkani nė tėrėsi, pastaj Lindja e afėrt, pėrfundimisht edhe Afganistani. Nė kėtė mėnyrė, Ballkani prej njė zone periferike tė Evropės shndėrrohet nė qendėr tė njė perandorie tė re universale, tė ngjashme me atė osmane, ku rolin kyē do ta ketė Turqia. Kėtė zbėrthim nuk e bėn ndonjė politikan margjinal, por njė intelektual i formatit ndėrkombėtar dhe ministėr i Punėve tė Jashtme tė shtetit mė demokratik islam nė botė. Por, kjo strategji ka njė mangėsi elementare: Nuk ka pėrkrahės, veēmas ngaqė autori i kėtij projekti e shpall periudhėn e sundimit osman si ideal, si periudhė tė artė nė historinė e Ballkanit. Pra, ky projekt me karakteristika perandorake, hap dy lloje problemesh:
- si do tė realizohet dhe
- ēfarė do tė ndodhė me trashėgiminė e Ataturkut, i cili e mbylli tė kaluarėn anakronike dhe me guxim hapi krahun pėr modernizim tė Turqisė, sipas standardeve evropiane? Problemi i parė ka tė bėjė me vetė popujt e Ballkanit qė gjatė kohė luftuan sundimin osman dhe ende vazhdojnė tė manifestojnė haptazi njė distancė fanatike ndaj ēdo ringjalljeje tė idesė osmane. Kėtė distancė e kanė tė gjithė popujt e Ballkanit, njė pjesė e madhe e popullit turk, por edhe shtetet evropiane. Si do tė merret pėlqimi nga Greqia, Bullgaria, Serbia, Rumania, pastaj UE-ja qė tė formohet njė shtet universal qė e bashkon Evropėn me pjesėt mė problematike tė botės, me Lindjen e Afėrt dhe atė tė Largėt? Pėr kėtė pyetje nuk ka pėrgjigje tė argumentuara nė ligjėratėn e ministrit Davutoglu. Argumentet e tija pėr kėtė opsion janė kryesisht emotive. Nė kėtė ligjėratė ai periudhėn e sundimit osman e lartėson me pohimin se jeta nė atė kohė paska qenė shumė mė e mirė sesa sot. "Po tė mos kishte qenė Perandoria Osmane ēdo tė ndodhte me fshatarin e varfėr serb, Mehmet Pasha Sokolloviqin, pyet z. Davutoglu? Pėrgjigjen e jep vetė: ai do tė mbetej ashtu si ka qenė, njė fshatar i varfėr serb. Po kėtė argument ai e pėrdor lidhur me Mehmet Ali Pashėn, shqiptarit qė e themeloi Egjiptin modern. Me kėto shembuj ai pėrpiqet ta bindė auditorin se vetėm nė periudhėn e sundimit osman Ballkani ka pas progres, jo vetėm njerėzit, shtetet, por edhe qytetet.
Dy pretendime antagoniste
Pas luftėrave tė pėrgjakshme ndėrmjet popujve tė Ballkanit, si mund tė arrihet qė ringjallja e kėsaj pjese tė padiskutueshme politike dhe gjeografike e Unionit Evropian t'i dorėzohet njė shteti, Turqisė qė nė vazhdimėsi pretendon tė bėhet anėtare e UE-sė? A pretendon Turqia tė hyjė e vetme nė UE, apo do tė tėrheqė zvarrė pas vetes Sirinė, Irakun, Libanin, popujt e Kaukazit, Avganistanin etj? Edhe nėse ndodh kjo mrekulli, atėherė si do tė arrihet pajtimi ndėrmjet popujve tė armiqėsuar pėrjetėsisht? Si tė harmonizohen kėto dy pretendime antagoniste turke, anėtarėsimi nė UE dhe ringjallja e Perandorisė Osmane, madje qoftė vetėm tė frymės sė saj? Ose si do tė harmonizohen konceptet historike tė popujve qė kanė formuar shtetet dhe identitetin e tyre etnik mbi baza anti - osmane? Si do tė pranojnė boshnjakėt tezėn se Mehmet Pashė Sokolloviqi qenka fshatar serb? Me kėtė tezė rrėzohet njėra nga premisat kryesore tė historisė sė boshnjakėve, ajo e prejardhjes sė tyre prej bogumillėve! Pėrgjigjet e tij pėr pyetjet shumė konkrete siē ėshtė bie fjala vullneti i popujve pėr tė hyrė nė kėtė perandori tė ringjallur janė shpeshherė naive, sidomos nėse shikohet nga aspekti i njė projekti tjetėr qė formohet mbi baza tė interesave konkrete tė shteteve tė ndryshme siē ėshtė ai i Unionit Evropian dhe NATO -s. Ballkani i ri si urė ndėrlidhėse mes Afganistanit dhe Evropės me rolin qendror tė Turqisė nuk mund tė ndėrtohet vetėm mbi baza emotive, as me oferta tė paketuara me njė fjalor tė butė demokratik, siē ėshtė bie fjala bashkėjetesa shumėkulturore. Kjo tezė i acaron sidomos boshnjakėt ngaqė hapė njė kapitull tragjik qė shumė vėshtirė do tė korrigjohet. Shumėkulturalizmi nė historinė e popujve tė Ballkanit gjatė kohėve do tė funksionojė si njė ngjarje tragjike qė i ka traumatizuar tė gjithė popujt e Ballkanit. Ofertat e kėtilla retorike-emotive, krahasuar me ofertat reale tė strukturave perėndimore perceptohen si njė fyerjeje jo vetėm pėr ndjenjat e qytetarėve tė traumatizuar, por edhe tė intelektit tė ēdo populli qė tashmė premtimet joreale i vlerėsojnė si njė cinizėm kardinal. Si do tė interpretohej teza "Se ne (Davutogllu) parapėlqejmė njė rajon ballkanik, tė bazuar nė vlera politike, ndėrvarėsinė ekonomike dhe harmoninė kulturore?"
E mundėm vetveten
Kush nuk e parapėlqen kėtė? Cila do tė jetė pėrgjigja e serbėve dhe grekėve bie fjala? Serbėt reaguan shumė ashpėr kundėr vizitės sė presidentit turk Abdulla Gylit nė Beograd dhe mund tė merret me mend se si do tė reagonin ndaj idesė sė shumėkulturalizmit, nėn patronazhin turk. Ose si do tė interpretohej nga ēdokush fjalia se "gjatė viteve tė '90-tė jemi ballafaquar me shumė vėshtirėsi nė BE, nė Kosovė dhe nė Maqedoni. Kur shfaqen problemet e kėtilla, nga e kthejnė kokėn boshnjakėt, shqiptarėt dhe maqedonasit? Nga Turqia! Kėsaj i thonė "lidhje historike",- konstaton Davutoglu. Ky projekt i rikthimit tė Ballkanit nė njė perandori aziatike-evropiane vjen ndesh me vetė premisat e Politikės sė Jashtme tė proveniencės sė Ataturkut. Ai nuk pranonte se nė Turqi jetojnė popuj tė tjerė, por as tezėn se jashtė Turqisė jetojnė turqit. Ai madje pėrfundimisht refuzoi qė ta pranojė rolin e Kalifit, duke pėrdorur argumentin se shumė shtete myslimane i kanė udhėheqėsit e tyre politikė tė cilėt nuk do tė pranojnė tė kontrollohen nga njė Kalif. Duke klithur se ardhmėria e popujve tė Ballkanit ėshtė e pėrbashkėt me atė Turqisė, Kavkazit, Lindjes sė Mesme, Afganistanit, me Turqinė nė qendėr do tė bėhet strumbullar i politikės botėrore nė tė ardhmen. Nė kėtė projekt pėrfshihen edhe ēeēenėt, afazėt dhe tė tjerėt qė kanė qenė tė sunduar nga osmanėt. Ministri i Jashtėm turk, Davutoglu, mbase ka ndonjė argument tė fshehtė kur pohon se integriteti territorial i Bosnjės ėshtė njėsoj i rėndėsishėm sesa i Turqisė. Nė pyetjen e gazetarit, se pėr kė bėnte tifo nė ndeshjen e futbollit ndėrmjet Turqisė dhe Bosnjė - Hercegovinės, z Davutoglu tha se zemrėn e paska tė ndarė dhe fjalinė e pėrfundon me "ne e mundėm ne" (vetveten). Me kėtė fjali ai merr njė duartrokitje tė gjatė nga auditori.
Evropa bashkė me SHBA-tė shpenzojnė miliarda dollarė pėr t'u ardhur nė ndihmė shteteve tė Ballkanit qė tė integrohen nė Bashkimin Evropian, por prapė hasin nė vėshtirėsi. Vallė a do tė mund Turqia ta ringjallė Perandorinė Osmane vetėm mbi argumente nostalgjike? Pra, a ka mundėsi qė edhe njė herė Davidi ta mundė Golijatin? Sipas mbiemrit Davutogllu do tė thotė i biri i Davidit. Pale...
Krijoni Kontakt