-
Ajete Kur'anore për frikën ndej All-llahut.
Falënderimi i takon Allahut, atë e falënderojmë dhe prej Tij falje e ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit, dhe kë e largon nga rruga e vërtetë Ai, s’ka kush e udhëzon.
Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili është Një, dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata, të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.
Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
në këtë temë do postoj ajet nga Kur'ani që argumenton se duhet pasur frikë nda Krijuesit, mbasi Ai vetë na urdhëron.
El- Bekare, ajeti 40:
" ... Unë e zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua."
El- Bekare, ajeti 45:
" Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)."
El- Bekare, ajeti 74:
" Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju."
El- Bekare, ajeti 150:
" Dhe kahdo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë (Qabja) dhe kudo që të gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë mizorë nga ata (që nga inati nuk pranojnë kurrfarë fakti), por mos ia keni frikën atyre, frikësohuni prej Meje (e bëra këtë) që të gjeni rrugën e drejtë dhe që të plotësojë mirësinë Time ndaj jush."
El- Bekare, ajeti 189:
" ...Në shtëpitë hyni kah dyert e tyre dhe kini frikë All-llahun që ashtu të gjeni shpëtim."
El- Bekare, ajeti 194:
"...Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të devotshmit."
El- Bekare, ajeti 206:
" Dhe kur i thuhet atij: "Ki frikë All-llahun"!, atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (xhehennemi)."
El- Bekare, ajeti 223:
" Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për veten tuaj, dhe kini frikë All-llahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde."
El- Bekare, ajeti 231:
"...Përkujtoni të mirat e All-llahut ndaj jush edhe atë që ua shpalli Kur'anin dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon, dhe keni frikë All-llahun e dijeni se All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send."
El- Bekare, ajeti 233:
"...Kini frikë nga All-llahu dhe dijeni se All-llahu sheh çka punoni."
El- Bekare,ajeti 235:
"...Ta dini se All-llahu e di çka fshehni në vete, pra kini frikë prej Atij, dhe dijeni se All-llahu falë shumë, është i butë."
El- Bekare, ajeti 278:
" O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqert , hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata."
El- Bekare, ajeti 282:
" O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga gjiu juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, e atij le t'i diktojë ai që pranon borxhin, le t'i frikësohet All-llahut, Zotit të tij e të mos lëre mangut asnjë send nga ai. E në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i paaftë mentalisht, është i mitur ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë drejt kujdestari i tij. Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t'ia përkujtojë tjetra. Dëshmitarët të mos refuzojnë kur të thirren. Dhe mos përtoni për ta shkruar atë dhe afatin e tij, i vogël qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë tek All-llahu, më e fortë për dëshmi dhe më afër mosdyshimit. Vetëm nëse është tregti e menjëhershme (dora-doras) që e praktikoni midis jush, atëherë nuk është ndonjë mëkat të mos e shënoni. Por, kur bëni shitblerje, dëshmojnie. E ai (pronari i pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as dëshmitarët, e nëse bëni (dëmtimin), ai është mosrespekt juaji (ndaj dispozitave të All-llahut). Kini frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme), All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send."
El- Bekare, ajeti 283:
" E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (paradhënie ose kapar). E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta zbatojë atë (amanetin) që i është besuar, dhe le ta ketë frikë All-llahun, Zotin e tij. Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë, ai është mëkatar me zemrën e vet, All-llahu di atë që veproni."
Këto ishin vetëm në suren El- Bekare dhe dashtë All-llahu vazdhojmë më tej në postimin e ardhshëm.
Selam alejkum.
-
-
Ali Imran, ajeti 30:
" All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij, megjithëqë All-llahu është i mëshirshëm ndaj robërve."
Ali Imran, ajeti 50:
" Dhe (kam ardhë) që t'ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t'ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhë me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua."
Ali Imran, ajeti 102:
" O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!"
Ali Imran, ajeti 123:
" All-llahu u ndihmoi juve në Bedër kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti."
Ali Imran, ajeti 130:
" O ju të cilët besuat, mos e hani kamatën që po e shumëfishoni dhe kini frikë (dënimin e) All-llahut ashtu që të gjeni shpëtim."
Ali Imran, ajeti 175:
" Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t'ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomuni Mua, nëse jeni besimtar."
Ali Imran, ajeti 198:
" Por ata që ia patën frikën Zotit të tyre, ata i kanë xhennetet nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty janë përgjithmonë. Ajo është pritje nga ana e All-llahut, e për të mirët më e dobishmja është ajo që është tek All-llahu."
Vayhdon inshAllah...
-
-
En Nisaë, ajeti 1.
" O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju."
En Nisaë, ajeti 131:
" Vetëm e All-llahut është ç'ka në qiej e ç'ka në tokë. Ne ju patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu. Po në mos besofshit, (dine) e All-llahut është ç'ka në qiej dhe ç'ka ka në tokë. All-llahu është i panevojë e i falënderuar."
El Maide, ajeti 3:
" ...Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por Mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues."
El maide, ajeti 7:
" Përkujtojeni dhuntinë e All-llahut që ua dha (fenë islame) dhe zotimin e Tij, të cilin e pat marrë prej jush kur thatë: "Dëgjuam e respektuam". Kini frikë All-llahun, pse All-llahu i di shumë mirë të fshehtat në gjoksa (në zemra)."
El Maide, ajeti 23:
" Dy burra, prej atyre (prijësve) që All-llahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin frikën e Tij, thanë: "Hynju atyre nga dera, e kur t'u hyni nga ajo, atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë"."
El Maide, ajeti 28:
" Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!""
El Maide, ajeti 35:
" O ju që besuat! Kini frikë All-llahun dhe kërkoni afrim te Ai, luftoni në rrugën e Tij që të gjeni shpëtim."
El Maide, ajeti 44:
" ...Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mohues."
El Maide, ajeti 94:
" O ju që besuat, All-llahu do t'ju sprovojë me diçka nga gjahu që e arrijnë duart ose shigjetat tuaja, për t'u dalluar te All-llahu ai që i frikësohet Atij në heshtje (në bazë besimi). E kush i shkel (dispozitat) pas këtij (sqarimi), ai ka dënim të dhembshëm."
El Maide, ajeti 100:
" Thuaj: "Nuk është e njëjtë e keqja dhe e mira, po edhe nëse të mahnit ty shumimi i së keqes, pra kini frikë All-llahun (e mos pranoni të keqen) o ju të zotët e mendjes, ashtu që të shpëtoni."
El Maide, ajeti 108:
" Kini frikë All-llahun dhe bindjuni, se All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin shkatërrues."
El Maide, ajeti 112:
" Dhe (përkujto) kur Havarijjunët thanë: "O Isa, bir i Merjemes, Zoti yt a mund të na zbresë një tryezë nga qielli?" (Isai) tha: "Kini frikë All-llahun nëse jeni besimtarë!""
Vazhdon inshAllah...
-
-
El En'Amë, ajeti 15:
Thuaj: " Vërtet, unë i frikësohem dënimit të ditës së madhe, nëse nuk i përulem Zotit tim ".
El En'Amë, ajeti 51:
" Ti tërhiqju vërejtjen me këtë (Kur'an) atyre që i frikësohen tubimit para Zotit të tyre, në mënyrë që të ruhen, sepse pos Tij nuk do të ketë as mbrojtës as ndërmjetës."
El En'Amë, ajeti 72:
" (Na është thënë) Dhe faleni namazin dhe kini frikë prej Tij, se Ai është te i cili do të tubohemi. "
El A'rafë, ajeti 56:
" Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S'ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve. "
El A'rafë, ajeti 65:
" Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin, e ai tha: "O populli im, adhurojeni (një Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!""
El A'rafë, ajeti 99:
" A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur."
El A'rafë, ajeti 154:
" E kur iu ndal hidhërimi Musait, ai i mori pllakat (që i pat hedhur), e në tekstin e tyre ishin (shënuar) udhëzime e mëshirë për ata që kanë frikë ndaj Zotit të tyre."
Vazhdon inshAllah...
-
-
El Enfalë, ajeti 1:
" Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: "Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij."
El Enfalë, ajeti 29:
" O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t'ua mbulojë të këqijat, do t'ua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh."
El Enfalë, ajeti 48:
" Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe u tha: "S'ka kush që mund t'iu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës juaji!" E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: "Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë i frikësohem All-llahut. All-llahu ndëshkon shumë ashpër"".
Et Teube, ajeti 13:
" Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimet e veta dhe tentuan ta dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata ua filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t'i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë."
Et Teube,ajeti 18:
" E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë)."
Junus, ajeti 15:
" Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë (ringjalljen), thonë: "Sillna një Kur'an tjetër, ose ndryshoje këtë!". Thuaj: "Mua nuk më takon që ta ndryshoj vetë, unë e përcjell vetëm atë që më shpallet, unë nëse kundërshtoj Zotit tim i frikësohem dënimit të një Ditës së madhe."
Junus, ajeti 31:
" Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?" Ata do të thonë: "All-llahu". Ti thuaj: "A nuk i frikësoheni?" (dënimit)."
Hudë, ajeti 78:
" Dhe populli i tij, që më parë bënin punë të turpshme, erdhi me nguti te ai (te Luti), e ai tha: "O populli im, qe këto bijat e mia (gratë e atij vendi), janë më të pastra për ju, kini frikë pra All-llahun e mos më turpëroni me musafirët e mi, a nuk ka ndër ju ndonjë njeri të mençur (e t'ju ndalojë nga e keqja)?"
Jusuf, ajeti 57:
" Po shpërblimi i botës tjetër, gjithsesi është shumë më i mirë për ata që besuan dhe ata që u frikësuan dhe u ruajtën."
Er Rra'd, ajeti 21:
" Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë."
Ibrahim, ajeti 14:
" Dhe pas tyre Ne do t'ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim."
El Hixhr, ajeti 69:
" Edhe kini frikë All-llahun e mos më nënçmoni!"
En Nahl, ajeti 2:
" Me urdhrin e Tij ia zbret engjëjt me shpallje atij që Ai dëshiron nga robtë e vet (duke thënë) t'ua tërhiqni vërejtjen (t'i njoftoni) se nuk ka të adhuruar (zot) tjetër vetëm Unë, pra të më keni frikën."
En Nahl, ajeti 30:
" Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: "Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?" Ata thoshin: "Shpalli çdo të mirë!" Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve."
En Nahl, ajeti 50:
" Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: "Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?" Ata thoshin: "Shpalli çdo të mirë!" Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve."
En Nahl, ajeti 52:
" Vetëm e Tij është çka ka në qiej e në tokë, dhe vetëm Atij i takon vazhdimisht adhurimi. A mos i keni frikë dikujt tjetër pos All-llahut?"
El Israë, ajeti 57:
" Të tillët (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t'iu ruajtur."
El Israë, ajeti 59:
" Neve nuk na pengoi asgjë që t'u sjellim argumente (mrekulli), pos asaj që ata të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë Themudit deven (mrekulli) konkrete, e ata e mohuan atë. E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim."
Merjem, ajeti 18:
" Ajo tha: "Unë i mbështetem të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse je që i frikësohesh Atij (pra më le të lirë)!"
En Nebija, ajeti 49:
" Të cilët ia kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk e shohin dhe ata të cilët ia kanë dronë kijametit."
En Nebija, ajeti 90:
" Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh."
El Mu'minunë, ajeti 23:
" Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i tij, e ai u tha: "O populli im, adhurojeni vetëm All-llahun, se nuk ka zot tjetër pos Tij; a nuk i frikësoheni (dënimit)?"
El Mu'minunë,ajeti 32:
" Edhe atyre u dërguam pejgamber nga mesi i tyre (që u tha): "Adhuroni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, a nuk frikësoheni!"
El Mu'minunë, ajeti 57:
" Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë,"
El Mu'minunë,ajeti 87:
" Ata do të thonë: "All-llahu!". Thuaju: "E pse nuk frikësoheni pra?"
En Nur, ajeti 37:
" Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet."
En Nur, ajeti 52:
" Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do ta arrijnë atë që dëshirojnë."
Esh Shuaraë, ajeti 106:
" Kur vëllai i tyre (nga gjaku), Nuhu u tha: "A nuk jeni kah frikësoheni?"
Esh Shuaraë, ajeti 108:
" Kini frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua."
Esh Shuaraë, ajeti 110:
" Pra (edhe një herë Ju them) frikësohuni prej All-llahut e më dëgjoni mua!"
Esh Shuaraë, ajeti 124:
" Kur vëllai i tyre, Hudi u tha: "A nuk frikësoheni?"
Esh Shuaraë,ajeti 126:
" Andaj, keni frikë (dënimit të) All-llahut dhe më dëgjoni mua."
Esh Shuaraë, ajeti 131:
" Pra, kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua!"
Esh Shuaraë, ajeti 132:
" Kini frikë Atë që ju pajisi me çka e dinit vet."
Esh Shuaraë, ajeti 144:
" Andaj, kini frikë (dënimin e) e All-llahut dhe mua më dëgjoni!"
Esh Shuaraë, ajeti 150:
" Pra, kini frikë All-llahun e më dëgjoni mua."
Esh Shuaraë, ajeti 161:
" Kur vëllai i tyre, Luti i tha: "A nuk i frikësoheni (All-llahut)?"
Esh Shuaraë, ajeti 163:
" Pra, kini frikë (dënimin) All-llahun dhe më dëgjoni mua!"
Esh Shuaraë, ajeti 179:
" Pra kini frikë (dënimin nga) All-llahun dhe më dëgjoni mua!"
Esh Shuaraë, ajeti 184:
" frikësohuni Atij që ju krijoi juve dhe breznitë e para."
Vazhdon inshAllah...
-
-
El Kasas, ajeti 83:
" Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut."
El Ankebut, ajeti 16:
" Edhe Ibrahimin (e dërguam) kur ai popullit të vet i tha: "Adhurojeni All-llahun dhe keni frikë prej Atij, se kjo, nëse e kuptoni, është shumë më mirë për ju."
El Ankebut, ajeti 36:
" E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin dhe ai u tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun dhe kini frikën ditën e fundit, e mos e teproni si shkatërrues në tokë!""
E Rrum, ajeti 31:
" (përqëndrohuni në atë fé) Të kthyer sinqerish tek Ai, kini frikë prej Atij dhe faleni namazin e mos u bëni nga idhujtarët."
El Ahzab, ajeti 37:
" (Përkujto) Kur i the atij që All-llahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti i pate bërë mirë: "Mbaje bashkëshorten tënde dhe ki frikë nga All-llahu!", e ti e mbaje fshehtë në veten tënde atë që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh njerëzve, por më e drejtë është që t'i frikësohesh All-llahut. E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzuam ty atë, e për të mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë me gratë e të adoptuarve të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre. E vendimi i All-llahut është kryer."
El Ahzab, ajeti 39:
" (ligj i All-llahut ndër) Ata, të cilët i kumtojnë shpalljet e All-llahut, i frikësohen vetëm All-llahut e askujt tjetër pos Tij, e All-llahu është i mjaftë të jetë llogaritës."
El Ahzab, ajeti 55:
" Nuk është mëkat për ato (gratë të jenë të pambuluara) ndaj etërve të tyre, as ndaj djemve të tyre, as ndaj vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të motrave të tyre, as ndaj grave të tyre, e as ndaj robëreshave të tyre. E, frikësohuni (o ju gra) All-llahut, All-llahu është pranë çdo sendi."
El Ahzab, ajeti 72:
" Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej Tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte i padijshëm."
Fatir, ajeti 18:
" Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit, po edhe nëse mëkatari thërret ndonjë për t'ia bartur atë, ajo nuk do t'i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij. Ti mund t'ua tërheqësh vërejtjen vetëm atyre që i kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk shohin dhe që e falin namazin. E kush pastron veten, ai ka bërë pastrimin për të mirën e vet, se vetëm te All-llahu është e ardhmja."
Fatir, ajeti 28:
" Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës."
Jasin, ajeti 11:
" Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetëson Kur'anin dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij për falje dhe shpërblim të mirë."
Ez Zumer, ajeti 10:
" Thuaj: "O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjerë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!""
Ez Zumer, ajeti 13:
" Thuaj: "Unë i frikësohem dënimit të një dite të madhe, nëse kundërshtoj Zotin tim."
Ez Zumer, ajeti 16:
" Se ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe sipër edhe përfundi. Me këtë All-llahu i frikëson robërit e Vet: "O robërit e Mi, kini frikë (dënimin)!""
Ez Zuhruf, ajeti 63:
" Po kur Isai erdhi me argumente tha: "Erdha te ju me pejgamberllëk dhe erdha t'ua sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë All-llahun dhe më respektoni mua!"
Ed Duhan, ajeti 51:
" Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta."
El Huxhurat, ajeti 10:
" S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti)."
El Huxhurat, ajeti 12:
" O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin."
Kaf, ajeti 33:
" Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë."
Kaf, ajeti 45:
" Ne dimë më së miri çka thonë ata, e ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues, ti këshilloje me këtë Kur'an atë që i ka frikë kërcënimit Tim."
Er Rrahman, ajeti 46:
" E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy xhennete."
El Hadid, ajeti 28:
" O ju që keni besuar, kini frikë All-llahun dhe vazhdoni me besim ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të, ju falë mëkatet tuaja, All-llahu është mekatfalës, mëshirues."
El Muxhadele, ajeti 9:
" O ju që keni besuar, kur bisedoni mes vete fshehurazi, mos bisedoni për çka është mëkat, armiqësi dhe kundërshti ndaj pejgamberit, por bisedoni për punë të ndershme e të matura dhe kini frikën All-llahut, te i cili do të tuboheni!"
Vazhdon inshAll-llah...
-
-
El Hashr, ajeti 7:
"Atë që All-llahu nga banorët e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftë të dërguarit të vet, ajo i takon All-llahut, të dërguarit të afërmve, jetimëve, të varfërve, kurbetçinjve. (Kështu veprohet) Që ajo të mos ndahet ndërmjet pasanikëve tuaj. Çka t'ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t'ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër. "
El Hashr, ajeti 16:
" Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: "Refuzo besimin!", e kur ai ta ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet e thotë: "Unë tërhiqem prej teje; unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë!"
El Hashr, ajeti 18:
" O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni! "
El Hashr, ajeti 21.
" Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë. "
El Mumtehineti, ajeti 11:
" Në qoftë se u humbet diçka (nga shpenzimi) i ndonjë gruaje tuaj që ik te idhujtarët, e juve ju vjen rasti t'i luftoni dhe të merrni pré të luftës, atëherë atyre që u kanë shkuar gratë, jepuni aq sa kanë shpenzuar; e kini frikë All-llahun, të cilin ju e besoni! "
Et Talak, ajeti 1:
" O ti pejgamber, kur t'i lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e pritjes mbajeni mend mirë e kini frikë All-llahun, Zotit tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre, e edhe ato të mos dalin ndryshe vetëm nëse bëjnë ndonjë vepër të keqe të vërtetuar. Këto janë dispozitat e All-llahut, e kush del jashtë dispozitave të All-llahut, ai e ka dëmtuar vetveten. Ti nuk e di, All-llahu pas asaj mund të të japë diçka rishtazi. "
Et Talak, ajeti 4:
" ... E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën. "
Et Talak, ajeti 5:
" Ky është vendim i All-llahut që ua zbriti juve, e kush e ka frikë All-llahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin. "
Et Talak, ajeti 10:
" All-llahu u ka përgatitur dënim të rëndë, atyre pra, kini frikë All-llahun o ju të zotët e mendjes. E ju që keni besuar, All-llahu ua zbriti juve shpalljen (Kur'anin). "
El Mulk, ajeti 12:
" Ata, që pa e parë i frikësohen Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh. "
El Mearixh, ajeti 27:
" Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre. "
Nuh, ajeti 3.
" Adhurojeni All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni. "
En Naziat, ajeti 19:
" Unë të udhëzoj te Zoti yt e ti t'ia keshë frikën Atij! "
En Naziat, ajeti 40:
" E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, "
En Naziat, ajeti 45:
" Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij. "
Pra, me argumentet e shumta që i solëm në këtë temë besoj se jeni të bindur edhe ju se besimtarët duhet pasur frikë prej All-llahut për ta shtuar devotshmërinë e tyre, se nji njeri që nuk ka frikë All-llahun, konsiderohet si jobesimtar. O All-llahu im ma shto frikën ndaj Teje fhre ma shto dashurinë ndaj Ty o i Pazëvendësueshmi. Amin.
Selam aljkum we rahmetullahi we berekatuhu!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt