-
Policia e Kosovës merr Manastirin e Graçanicës
Policia e Kosovës merr Manastirin e Graçanicës
Nga Express më 05.08.2010 në ora 16:24
Si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të gjendjes së sigurisë në Kosovë, NATO-ja ka vendosur që të transferojë te Policia e Kosovës përgjegjësitë e saj për të ruajtur disa manastire serbe, të cilat që prej pasluftës mbroheshin nga KFOR-i.
Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, konfirmoi sot për gazetarët se Manastiri i Graçanicës është monumenti i parë që do të kalojë nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës.
Vendimi për këtë transferim, i cili përfundimisht do të ndodhë në fund të muajit gusht është marrë nga instancat më të larta të NATO-s dhe të KFOR-it.
“Lokacioni i parë i cili transferohet te Policia e Kosovës është manastiri i Graçanicës. Ky vendim reflekton besimin që NATO-ja dhe partnerët shtetërorë të KFOR-it kanë te Policia e Kosovës se ka aftësinë që të kryejë këtë detyrë të rëndësishme...Vendimi i NATO-s është marrë në bazë të vendimit pozitiv dhe rekomandimeve nga komandanti suprem i NATO-s, pastaj komandanti i forcave të përbashkëta në Napoli dhe komandanti i KFOR-it”, ka thënë Bentler, transmeton KosovaPress.
Kreu i KFOR-it vlerësoi se transferimi i përgjegjësive për ruajtjen e manastirit të Graçanicës është hap i madh në përforcimin e përgjegjësive të institucioneve të sigurisë në Kosovës.
Ai saktësoi se manastirit të Graçanicës, KFOR-i do të kalojë përgjegjësitë te Policia e Kosovës edhe për katër manastire të tjera, Budisalcës afër Klinës, Goriocit afër Istogut, Zoqishtit afër Rahovecit dhe atij në Hoqë të Madhe.
Mediat serbe kanë cituar banorë të Graçanicës ta kenë quajtur të turpshëm dhe skandaloz vendimin e KFOR-it për transferimin e përgjegjësive te Policia e Kosovës, por komandanti Bentler theksoi se “ky është një hap i përgjegjshëm, i cili reflekton gjendjen pozitive të sigurisë në Kosovë”.
Për vendimin janë njoftuar edhe autoritetet e Beogradit, të cilët natyrisht e kanë kundërshtuar atë, duke e paraqitur të rrezikuar gjendjen e sigurisë për serbët.
Ruajtja e një numri monumentesh kishtare e kulturore të trashëgimisë serbe parashihet edhe me Dokumentin e Ahtisaarit, në bazë të të cilit u shpall pavarësia e Kosovës.
-
-
Po ju vjen fundi rrenave serbe & bashkemendimtareve te tyre per dofare "terroristash" dhe njefare mostolerance fetare qe po na mbreteroka ne Kosove. Per ta pa se cila eshte toleranca fetare ne Kosove mjafton te shihet Katedralja e Prishtines. Shpresoj qe se shpejti te zbulohen edhe akteret e 2004, por mos po na zhgenjehen shkiet. 
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt