
Postuar mė parė nga
Seminarist
Kush e thote kete? Kryevepra te tera kishtare jane krijuar nga njerez qe se kane pasur gjuhe te pare greqishten apo latinishten.
Psh, Dhiata e Re, ne te shumten e librave te saj, duket qarte se eshte shkruar nga njerez qe se kishin gjuhe te pare greqishten.
Jeronimi, nqs marrim per te vertete se ishte Ilir e rrjedhimisht prej Ilir na del njelloj me shqiptarin e shek.20, i bie te kete perkthyer ne latinisht Biblen e famshme e njohur si perkthimi Vulgata, pa e pasur latinishten gjuhe te pare.
Ne te njejten vije, nqs pretendojme se Nikete dardani eshte dardano-iliro-shqiptar, i bie te kete krijuar hymnin Te deum pa e pasur latinishten gjuhe te pare.
Eshte e qarte pra, qe ka pas nje kohe kur, qe te shkolloheshe, shkruaje, te filozofoje edhe teologjizoje, duhej ditur nje gjuhe e vecante, qe varion ne kohe, por qe mese shumti ka qene greqishtja e latinishtja per krishterimin europian e mesdhetar, dhe se keto gjera merreshin per gratis se nuk mund te beheshin ne cfaredolloj gjuhe e dialekti.
Keto gjuhe, zakonisht, kane qene gjuhe qe per disa faktore
- kishin pushtuar kulturen,
- ishin gjuhe perandorake
- por edhe gjuhe te perdorura ne Fe.
Gjuhet e tjera qe s'hynin ne kete kategori mbeteshin ne perdorim te rendomte provincial, ne shtepi, rruge etj.
Logjika e sotme, edhe me krijimin e shteteve-kombe, eshte esencialisht e njejte.
Shteti-komb perdor nje gjuhe:
- perandorake (dmth, shteterore) te unifikuar e quajtur zyrtare
- e cila ushqen kulturen
- edhe fene.
Po ashtu sot, dialekti, qe nuk arrin te behet gjuhe zyrtare, eleminohet, mbetet ne sfond te jetes kulturore e shteterore.
Sot mund te lutesh ne shqipen zyrtare, por nuk lutesh ne kuksiance, kolonjarce, gjirokastritce, lalucce etj.
Shqipja zyrtare nuk eshte gjuha e nenes se kuksianit apo lalucit. Atehere si shtet, duke e pasur te pamundur qe tua plotesosh tekat gjithe dialekteve, ti imponohesh duke krijuar monopolin gjuhesor ne kulture, marredhenie me shtetin, qe edhe dialektesit te detyrohen te komunikojne ne gjuhen zyrtare.
Eshte e njejta situate me perandorite.
Krijoni Kontakt