![]()
Haki Shatri
Thellë e më thellë
Task-Forca Anti-Korrupsion është në fazën finale të hetimeve për dy kontrata të Presidencës së Ibrahim Rugovës, në vitin 2005. Ato kanë të bëjnë me blerje veturash dhe pajisje përgjimi. Burime të Express thonë se po hetohet ky rreth personash: Haki Shatri, Nexhat Shabani, Ramë Maraj, Nexhat Shatri dhe Blerim Svirca
Nga Nebih Maxhuni & Jeton Musliu më 10.08.2010 në ora 8:00
Nëse shumëkush e ka harruar një dosje të Presidencës së Kosovës, në kohën kur në krye të këtij institucioni ishte i ndjeri Ibrahim Rugova, e njëjta, shpejt pritet të riaktualizohet.
Çështja e shumëpërfolur e keqpërdorimeve të disa milionave euro, për blerjen e veturave dhe pajisjeve për sigurinë e Presidentit, në vitin 2005, tashmë ndodhet në duart e Task-Forcës Anti-Korrupsion.
Burime të Express’it tregojnë se zyrtarë të lartë të asaj kohe, nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës, e cila në atë kohë përbëhej nga koalicioni LDK-AAK, janë duke u hetuar në lidhje me këto çështje.
“Hetimet për këto dy raste, blerjen e veturave për Presidentin dhe të pajisjeve VIP për sigurinë e Presidentit, tashmë janë në fazën finale. Aty dyshohet për disa milionë euro të keqpërdorura”, thotë burimi i afërt me hetimet.
Sipas tij, kontratat për blerjen e veturave të blinduara për Presidencën dhe pajisjeve për sigurinë e tij, dyshohet se janë bërë në mënyrë të parregullt. Madje pajisjet që ishin kontraktuar ndërmjet Presidencës dhe Kompanisë “Decotec”, kurrë nuk kanë ardhur në Kosovë.
Në lidhje me këto dy çështje, emrat që ndodhen në dosjen e Task-Forcës e cila përbëhet nga policë dhe prokurorë vendorë e ndërkombëtarë, janë ish zyrtarë të lartë të Presidencës, të afërm të tij, ish ministra të LDK-së së asaj kohe, si dhe persona që kanë punuar në Zyrën e Prokurimit të Presidencës. Në atë kohë, kjo dosje ishte duke u hetuar nga Guarda Di Finanzza. Për blerjen e veturave dhe këtyre pajisjeve, dyshohet se në xhepat e ish zyrtarëve të lartë dhe të afërmeve të ish Presidentit Rugova, kanë shkuar rreth 1 milionë e 500 mijë euro.
Gazeta ka mësuar se emrat që janë duke u hetuar për këto dy raste janë, Haki Shatri, ish ministër i Ekonomisë dhe Financave në periudhën 2004-2007.
Shatri dyshohet se si Ministër, ka urdhëruar transferimin e miliona eurove në mënyrë të kundërligjshme në llogarinë e Presidencës, për blerjen e veturave dhe pajisjeve për sigurinë e Ibrahim Rugovës.
Persona të tjerë, të cilët janë duke u hetuar, janë ish-sekretari i Presidencës, Mujë Ukaj, së bashku me ish-shefin e Sigurimit, Qefser Baholli...
Shkrimin, të plotë, mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express
http://www.gazetaexpress.com/web/ind...o/36293/C4/C15
Krijoni Kontakt