Flen dathë
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, dyshohet të jetë duke u hetuar nga EULEX-i. Ai personalisht nuk e përjashton mundësinë të jetë cak i hetimeve, por nuk e ka ndërmend ta prishë gjumin për dyshimet ndaj tij. Thotë se ndihet i pastër. Ahmet Isufi, nënkryetari i AAK`së, thotë se hetuesia duhet të veprojë ndaj çdokujt që ka shkelur ligjin dhe të lërë propagandën anash.
Nga Nebih Maxhuni më 06.08.2010 në ora 9:52
“Pse të arrestohem badihava”, kështu thotë ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, së fundmi zyrtar i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Shatri.
Në një intervistë për Express, Shatri thotë se që njëmbëdhjetë vjet nuk është intervistuar, e as thirrur në ndonjë organ hetues për ta pyetur për ndonjë rast.
Shatri i cili gjendet në pushim vjetor, e që është duke i kaluar në fshatin e tij në Istog, thotë se shkrimi i botuar në Koha Ditore aludon në të.
“Shokët e partisë ma kanë komentuar atë shkrim, unë nuk e kam parë se jam në pushim në katund, që duket se aludohet në mua, por në jetën time kurrë askush me mua nuk është marrë se s`ka për çka të merret”, thotë ky zyrtar i lartë i AAK`së.
Ai ka thënë se nuk e ka ndërmend të prishë gjumin për këtë punë, meqë sipas tij, nuk ka bërë mëkate asnjëherë gjatë mandateve të ndryshme që ka pasur, e sidomos në kohën kur ka qenë ministër i Ekonomisë dhe Financave, në kohën kur vendi është qeverisur nga koalicioni LDK-AAK.
Ai është i bindur se nuk e ka shkelur kurrë ligjin, por nuk e përjashton mundësinë që ai të hetohet ose të arrestohet pa pasur ndonjë arsye ose fakte për këtë.
O të nderuar a nuk e lexuat lajmin mirë a? jo një Haki Shatri po 38 sosh janë duke u hetuar![]()
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Per Kosovellin
Kosovell njani ju ka çmontue krejt valla ju ka hi si bukla askund vend nuk po mundeni me zë veç inshalla bani mir .
Sa I perket Rusis dhe Serbis e di qe nuk na mbrojn po ata i kishin angazhuar Kadri Relaten me suiten e vet të thesarve per me na mbrojt neve.
PDK –se Ramushi ka me I kushtuar shtrenjet
1.shkurja e Ramushit ne Hage paraqet ndarjen e shoqates se Veteranve te Luftes ne dy grupe ajo ashtu ashtu edhe ka qen e ndare në dysh.
2.shkurja e Ramushi ja hap rrugën EULXI-t për të burgosur Mlladiqin e Kosoves .
Te lutem me njofto mbi epilogun e hetimeve
per llapin
Van Vreswijk
,,ne nuk jemi budallenj ne nuk trokasim ne derë për të ju pyetur a keni bër krimë po ne ju rrotullojmë ,,
për EULEXi-n ende mbeteni te dyshuar ne vrasjet politike pas lufte.
Edhe pse tomashinka e ka shpallur si rast te mbyllur
Koha e çmontimit dhe dezinfektimit të kriminelve të SHIK-ut 2010-2012
Te lutem me njofto mbi epilogun e hetimeve
Flen dathë
Tërhequr më 06 Gusht 2010
“Pse të arrestohem badihava”, kështu thotë ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, së fundmi zyrtar i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Shatri.
Në një intervistë për Express, Shatri thotë se që njëmbëdhjetë vjet nuk është intervistuar, e as thirrur në ndonjë organ hetues për ta pyetur për ndonjë rast.
Shatri i cili gjendet në pushim vjetor, e që është duke i kaluar në fshatin e tij në Istog, thotë se shkrimi i botuar në Koha Ditore aludon në të.
“Shokët e partisë ma kanë komentuar atë shkrim, unë nuk e kam parë se jam në pushim në katund, që duket se aludohet në mua, por në jetën time kurrë askush me mua nuk është marrë se s`ka për çka të merret”, thotë ky zyrtar i lartë i AAK`së.
Ai ka thënë se nuk e ka ndërmend të prishë gjumin për këtë punë, meqë sipas tij, nuk ka bërë mëkate asnjëherë gjatë mandateve të ndryshme që ka pasur, e sidomos në kohën kur ka qenë ministër i Ekonomisë dhe Financave, në kohën kur vendi është qeverisur nga koalicioni LDK-AAK.
Ai është i bindur se nuk e ka shkelur kurrë ligjin, por nuk e përjashton mundësinë që ai të hetohet ose të arrestohet pa pasur ndonjë arsye ose fakte për këtë.
“Nganjëherë edhe kur nuk kanë asgjë, mund të merren me mua, mund edhe të ndodhë, nuk po e përjashtoj mundësinë... se mundësitë në këtë botë janë shumë të llojllojshme, insistimet edhe montimet çdo gjë mundet me ndodhë”, rrëfen dikur ministri dhe zyrtari i lartë i LDK-së, e tash zyrtar i AAK-së, mund të ndodh që edhe ajo procedurë të ndodhë, por unë që nuk jam në dijeni për asgjë.
Haki Shatri nuk e përjashton mundësinë që ai është duke u hetuar për ndonjë rast, por që ai tregon se për këtë nuk është në dijeni.
“Hetimet mund të zhvillohen pa e ditur unë, ose pa u konsultuar me mua, ndoshta mund të ndodhin, por unë nuk e di...”, vlerëson ai
Shatri thotë se edhe ai, por edhe subjekt i politik përkrahin çdo iniciativë apo luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Madje, ai ka thënë se është i gatshëm 24 orë në ditë që të bashkëpunojë me organet e drejtësisë për çkado që ato janë të interesuara dhe për çkado që di ky zyrtar i AAK`së.
“Unë mbështes çdo luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe jam i gatshëm që të ndihmoj krejt çka di se kush ka bërë ndonjë dëm në kuptimin material të buxhetit, natën, ditën kurdo unë jam në gjendje të bashkëpunoj dhe t`ju jap krejt çka di”, ka thënë ai.
Shatri mendon se nuk ka asnjë arsye të arrestohet, meqë sipas tij, nuk ka bërë asgjë.
“Qysh mund të arrestohet njeri badihava, nuk e kam këtë brengë bile, sikur ty të arrestojnë për ndonjë vend të Amerikës Jugore diçka....’, vlerëson Haki Shatri.
I pyetur rreth çekut prej 16 milionë eurosh që operatori i dikurshëm mobil “Cosmocell” nuk e ka paguar në Autoritetin Rregullativ të Telekomunikacionit, Shatri ka thënë se nuk di asgjë dhe se për këtë duhet të pyetet në ART.
Ai ka thënë se sa ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Tregti dhe Industri, ka kuptuar se çeku prej 16 milionë eurosh ka afat të aktivizohet deri më 2011 dhe se, sipas tij, kjo ka qenë arsyeja që ART-ja nuk e ka vënë në funksion.
“Unë çka di për këto prej Komisionit për Tregti dhe Industri, kam marrë vesh se ofertuesi i cili e ka fituar tenderin, e ka depozituar atë garanci në rast se tërhiqet, është një rregull te ART-ja. Me sa di unë, ai çek, kjo depozitë, ka afat deri më 2011, por që me të renë që e kam marrë vesh, është se garantuesi i atij çeku prej 16 milionë eurosh ka falimentuar”, thotë ky zyrtar i lartë i AAK-së.
Duke komentuar shkrimet në media se një zyrtar i AAK-së dhe ish-ministër i LDK-së është duke u hetuar nga zyrtarë të EULEX-it, Ahmet Isufi nënkryetar i AAK-së, ka thënë se hetuesia nuk duhet të merret me propagandë, por të ndërmarrë veprime konkrete për periudhën dhjetëvjeçare që nga funksionimi i institucioneve të Kosovës. Isufi ka thënë se cenuesit e ligjit, pavarësisht se cilët janë ata, duhet të përballen me ligjin.
“Hetuesia të kryejë punën për këdo qoftë, në çfarëdo niveli qoftë, duhet që sistemi të funksionojë në Kosovë dhe mos të merren me propagandë, por të bëjnë veprime konkrete për dhjetë vitet që funksionojnë institucionet e Kosovës. Absolutisht, kush ka cenuar ligjin, duhet të përgjigjet para ligjit”, ka thënë Isufi.
O nuk ka shqipetar qe eshte ne pozit e qe nuk e ka keq perdor,te gjith jan hajdut,jo eulexi po edhe amerika me u qu ne kam nuk mund me i nal qeveritaret tan,ju kan gju kosoves kush po qohet ma i pari po e mjel,te gjith duhet fut ne biruc me ju konfisku te gjith pasurin ndryshe kjo puna e eulexit po me duket se loj tezesh
HAKI SHATRI - Ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave u pergjigjet akuzave te vjetra te SHIKUT.
Ndryshuar për herë të fundit nga Goditja : 12-08-2010 më 07:59
Krijoni Kontakt