Autoritet gjermane kanë mbyllur një xhami në qytetin e Hamburgut. Kjo xhami ishte përdorur si vend takim i pjesëtarëve të Al Qaedës të cilët kryen sulmin e 11 shtatorit 2001 në SHBA.
Zyrtarët thonë se Xhamia “Taiba” në Hamburg është mbyllur të hënën. Tempulli i njohur më parë edhe si xhamia al-Quds, ishte përdorur edhe si një vend rekrutimi për sulmuesit e 11 shtatorit.
Rel citon revistën gjermane, Fokus, e cila i referohet një raporti të inteligjencës që thotë se kjo xhami ishte bërë “qendra kryesore që tërhiqte më së shumti pjesëtarët e xhihadit”.
Raporti shkon edhe më tej ku thotë që pjesëtarë të grupit Taiba që luteshin në kanë shkuar në një kamp trajnimi radikal në Uzbekistan. /TG/
Krijoni Kontakt