Shtetet e Bashkuara premtuan sot 25 milionë dollarë shtesë si ndihmë për Pakistanin, vend ky i cili po përballet me përmbytjet më të rënda në historinë e vetë.
Ambasada amerikane në Islamabad njoftoi se angazhimi më i ri e çon “në mbi 35 milionë dollarë” kontributin amerikan për Pakistanin në përballimin e katastrofës natyrore.
Ambasada njoftoi se fondet do t’i jepen agjencive ndërkombëtare apo organizatave humanitare që janë në zonat e krizës duke ndihmuar popullsinë civile.
Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura kanë goditur veriperëndimin e Pakistanit, kanë shkaktuar vdekjen e 1500 personave dhe kanë prekur mbi katër milionë njerëz. Infrastruktura ka pësuar dëme të rënda. /rel/
Krijoni Kontakt