Nga Express mė 04.08.2010 nė ora 18:50
Pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė Kroacisė, presidenti Josipovic dhe kryeministrja Kosor, ia pėrkujtuan presidentit serb se aksioni Oluja (Stuhia) ishte legal dhe legjitim, ngase pėrmes tij Kroacia ēliroi territorin e saj tė okupuar.
Ndaj deklaratės sė presidentit serb, Boris Tadic, sipas tė cilit Oluja ishte njė krim qė nuk guxon tė harrohet kurrė, reagoi edhe vetė presidenti kroat, Ivo Josipovic.
Aksioni Oluja ishte legjitim dhe legal, ngase tij Kroacia ēliroi territorin e aj tė okupuar. Mbrojtėsit, qė morėn pjesė nė Oluja, e meritojnė respektin dhe mirėnjohjen tonė. Pikėrisht pėr kėtė shkak, ne atė aksion e kujtojmė me krenari dhe respekt. Natyrisht krimi ėshtė karakteristikė e aksionit Oluja, theksoi Josipovic.
Presidenti Josipovic po ashtu nėnvizoi se karakteristika mė e rėndėsishme e aksionit Oluja ishte vetė karakteri i tij ēlirimtar, dhe fakti qė pėrmes tij u ndalėn vuajtjet e rėnda.
Kroacia i ishte ekspozuar shkatėrrimeve, vrasjeve plaēkitjes sė pasurisė kulturore dhe kėrcėnimeve tė tjera, por ajo angazhohet pėr eliminimin e tė gjitha pasojave tė luftės dhe pėr dėnimin e krimeve qė ndodhėn gjatė saj. Zgjidhja e ēėshtjeve tė hapura qė i kemi me Serbinė paraqet interes pėr Kroacinė, por edhe pėr vetė Serbinė, sqaroi Josipovic.
Ndėrkohė, lidhur me deklaratat e presidenti serb reagoi edhe kryeministrja kroate, Jadranka Kosor.
E dėnoj kėtė lloj tentimi pėr revidimin e historisė sė vėrtetė qė ndėrlidhet me aksionin ēlirimtar Oluja, i cili ishte njė prej aksioneve pėr ēlirimin e territorit kroat. Por, ishte edhe njė aksion pėrmes tė cilit u mposht politika e Slobodan Milosevicit. Ėshtė koha qė, nė emėr tė ardhmėrisė, tė gjithė tė lirohen nga trashėgimia e Milosevicit, deklaroi kryeministrja Kosor. (Nga Agjencitė)
![]()
Krijoni Kontakt