Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

    Xhami me dy minare në qendër të Deçanit

    E marte 3 Gusht 2010 18:08



    Në afërsi të qendrës së qytezës së Deçanit filluan punimet për ndërtimin e një xhamie me dy minare. Në ceremoninë e fillimit të punimeve të këtij objekti fetar islam, të martën i pari i Bashkësisë së Fesë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, bashkë me Rasim Selmanajn, kryetar i Komunës, dhe Abdyl Mushkolaj, kryetar i OVL për Dukagjin, së bashku me lutjet e para kanë vënë gurin e themelit për ndërtimin e xhamisë në Deçan, me një hapësirë për shërbesa fetare prej afro 500 metra katrorë, e cila në kupolën e saj do t’i ketë dy minare, e para e këtij lloji në këtë komunë.

    Me lutjet fetare Myftiu Tërnave ka përgëzuar nismën e ndërtimit të këtij objekti fetar. “E gëzofshi këtë objekt fetar, këtë vend të shenjtë ku besimtarët deçanas do të luten për mirëqenien e vetë, familjes e qytetarëve. Vend ky ku do të lutemi për paqe e vëllazërim për jetë të mirë të gjithëve”, ka thënë Tërnava, duke pohuar se “Pa liri nuk mund të ndërtojmë as xhami”.

    Sipas të parit të BIK-ut të Kosovës, ky objekt i pari i këtij lloji me këtë arkitekturë dhe ambient të mjaftueshëm, po ndërtohet pas 110 vjetësh.

    “Në Deçani, ndërtimi i një objekti të ri, çfarë do të jetë kjo xhami, po fillon pas 110 vjetësh”, tha myftiu Tërnava. Ai fillimin e ndërtimit të këtij objektit fetar e ka vlerësuar si kuptim lirie dhe mirëqenie e të gjithëve, sepse “edhe ky tempull fetar do të luajë rolin e tij në edukimin fetar të të rinjve tanë, të cilët nuk kanë nevojë për predikime nga të tjerët, siç ka tendenca të vazhdueshme”.

    “Ne kemi kuadro të mjaftueshme për edukim fetar", është shprehur ai, duke besuar se në shtetin e ri të Kosovës nuk do të mungojë mbështetja edhe e Qeverisë së Kosovës, sidomos në aspektin e sigurimit të infrastrukturës së nevojshme fetare.

    Myftiu është lutur edhe për lirimin e Ramush Haradinajt.

    “Lutemi te Allahu me besim të plotë në pafajësinë e Ramush Hardinaj që të lirohet sa ma parë. Ramushi edhe një herë do të qartësojë pafajësinë e tij në gjykatën e drejtësisë në Hagë”, ka thënë i pari i BI të Republikës së Kosovës.

    Ndërkaq, Besim Halilaj, kryetar i BI në Deçan, është shprehur mirënjohës për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie, por edhe për investimet e shumta nga donatorë të ndryshëm dhe përkrahjen e autoriteteve komunale dhe shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së për restaurimin dhe rregullimin e shumë xhamive të shkatërruara nga lufta e fundit.

    “Xhamia e re dhe ato që janë restauruar paraqesin një dhuratë të çmuar për të gjithë besimtarët’’, ka thënë Halilaj.

    Duke qenë mirënjohës për investimet që po bënë BIK-u, por edhe për tolerancën ndër fetare që mbretëron në komunën e Deçanit, kryetari Selmanaj është zotuar para kreut të BIK-ut për mbështetje ndaj kërkesave të BI-së së Deçanit.

    “Do të keni përkrahjen tonë të përhershme”, ka thënë ai, duke vlerësuar se toleranca fetare është një prej kushteve të mirëqenies për të gjithë. /koha/
    http://www.mesazhi.com/artikuj/xhami...der-te-decanit
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  2. #2
    Xhami me dy minare në qendër të Deçanit
    Vec me dy ?
    Revolution 1848

  3. #3
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Mua me duket diqka e tepert kjo edhe pse me pelqen ndertimi i Xhamijave ne trojet tona.
    Ne vend qe me ata pare te ndihmojn te varferit.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    A baca i vet . Xhami medy minare ne Deqan. Populli i Deqanit paska mi ra shkelumm fukarallakut. Shum ma mir do ishte sikur ta rregullonin nje Bibliotek, Teater, Spital apo diqka tjeter qfar e bejne qytetin Modern. Aty ku ndertohen gjamiat ka veq fukarallak edhe budallakina.

  5. #5
    [ MUSLIM SUNNIT' ]
    Anëtarësuar
    14-12-2007
    Vendndodhja
    Mitrovicë/Tavnik City
    Postime
    184
    Citim Postuar më parë nga Sueda Lexo Postimin
    Mua me duket diqka e tepert kjo edhe pse me pelqen ndertimi i Xhamijave ne trojet tona.
    Ne vend qe me ata pare te ndihmojn te varferit.
    me mire sa pihet alkoholi, te pihet soki .. si te behet fjala per xhamia kcejn mejreni jo te varferit .. normal qe duhet me ju ndimu te varfemi edhe ju ndimojn...
    Jezusi (Isai a.s) është sikurse edhe gjithë profetët tjerë rob i zgjedhur dhe i dërguar i Allahut.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    sdi valla pse a qysh ...Njani per syneti 200,000 tjerti per gjami 300.000 edhe une kure ti ndrron djali unazat me te fejuaren po menoj me i kry qato pun me nja400.000 euro.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-07-2010
    Postime
    360
    Citim Postuar më parë nga apollo12 Lexo Postimin
    A baca i vet . Xhami medy minare ne Deqan. Populli i Deqanit paska mi ra shkelumm fukarallakut. Shum ma mir do ishte sikur ta rregullonin nje Bibliotek, Teater, Spital apo diqka tjeter qfar e bejne qytetin Modern. Aty ku ndertohen gjamiat ka veq fukarallak edhe budallakina.
    bibliotekat,spitalet teatret i ka per obligim shteti e jo BI e decanit, shteti i kosoves eshte laik dhe xhamijat i bejne besimtaret.

    interesant,kur dicka behet ne emer te fes cdo here na dalin ca te mencur ketu dhe na tregojne se cfar mungon dhe cfar duhet te ndertojne ,ndersa kur politikanet premtojne dhe pastaj harojne , ketyre te mencurve u shkon mendja vetem per mencuri fukaralleku

  8. #8
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Askund nuk shkruajti se Xhamia ka kushtuar 300 mijë €
    Për derisa njerëzit harxhojnë 200 mijë € për syneti, asgjë nuk është të shpenzohen 30 mijë € për një Xhami në qender të qytetit e cila do të jetë objekt kulti, krahas Bibliotekave dhe Teatrove dhe do të jetë objekt mësimi krahas shkollave, duke ju pergjigjur disave ketu ju them si Xhamia në të kaluarën ka luajtur rol kyç në mesimin e gjuhës dhe shkrim-leximit, kujtojeni Mulla Ymer Prizrenin dhe Muderris Haxhi Zekën, apo në anën tjetër Mulla Idriz Gjilanin të gjithë keta veprimet e tyre patriotike i filluan nga Xhamia, shkollën e tyre e morën nga Xhamia dhe ja sot krenohemi me ta, ndërsa ju të cilët pretendoni se keni shkollim 'shkencor' ateist dhe larg Xhamiave Kosova turpërohet me juve dhe jeni epoka më e errët e rinisë gjatë tërë historisë së kombit tonë, një rini me vetëvrasje të 5 fishuara nga e kaluara e paraluftes, një rini me narkomani të zhvilluar, prostitucion etj. Mendoni pak rreth asaj që paraardhësit tanë nuk i terhiqte epshi i kësaj bote, por i terhiqte epshi për atdhe.

    P.s Kur them rini kam për qëllim X personat e jo të gjithë, X personat janë ata kundërshtarë të ndërtimit të ketyre Xhamive, të cilat minimumi janë më të mira se sa shtëpiat publike, e spo flasim për maksimum sepse historia na deshmon se Xhamia i ka sfiduar pushtuesit (pra qeverinë).
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    Elhamdulilah per xhami, elhamduliah per musliamanet qe japin ne rruge te Zotit.

    273"(Jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë me tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s'ka dyshim se atë All-llahu e di shumë mirë". (El-Bekare: 273).

    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
    "Ushqimi më i keq është ushqimi ku thirren të pasurit dhe braktisen të varfurit". (Buhariu dhe Muslimi).


    Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp). (Surja Dharijat: 19).

    (jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë me tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s'ka dyshim se atë All-llahu e di shumë mirë. (Surja Bekare: 273)




    Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë. (Surja Isra': 26)

    "Përhapne selamin, jepni ushqim, falni namaz kur njerëzit flejnë do të hyni në xhennet në paqë".

    Ai qe e kupton Islamin i zbaton kto ajete shume hadithe, mo u merzitni ju se muslimanet japin , po nuk e kane tradite shumica me dal ntv me thon qe i ndihmova. E kane mision ne jete muslimanet me i ndihmu te varferve, po 2.5% i pasurise se muslimanit cdo vjet ku shkon sipas jush??......
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lulzim7 : 04-08-2010 më 13:41

  10. #10
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga Sueda Lexo Postimin
    Mua me duket diqka e tepert kjo edhe pse me pelqen ndertimi i Xhamijave ne trojet tona.
    Ne vend qe me ata pare te ndihmojn te varferit.
    sueda ne kosov ka nevoj per xhamia sepse populli falet jasht ndoshta nuk eshte dashur ti ket dy minare mirpo keto para nuk jan te shtetit por jan te gjematit jan te atyre te cilet deri sot nuk kan pas ku te falen

    mirpo dihet se gjithmon xhemati i xhamiav kan qen te gatshum te ndihmojn te varferit dhe gjithmon do jen gatshum dhe nese do shikohet do shihet se xhemati i xhamiav ndihmon te varferit me shum se shteti i kosoves i cili i ka harru
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •