-
i/e regjistruar
Rrendi I Rri Botëror,rrezik Për Minoritetet
RRENDI I RRI BOTËROR,RREZIK PËR MINORITETET
__________________________________________________ __________________
Nga LULZIM Z. HAMIDI
Pesimizmi si karakteristikë individuale nuk don të thotë se duhet të përgjithësohet dhe të marë përmasa të mëdha dhe të shëndrohemi në një grup shoqëror që nuk ka aspirata për ndryshime, por realiteti dikton që të jem skeptik sa i përket proceseve të filluara për integrime europjane dhe Nato.Në të vërtetë si mund një qytetar i komunitetit shqiptar aq me lehtësi të pranojë integrim në BE .e posacërisht në Nato,kur kemi pakënaqësi evidente sa i përket statusit tonë , në teritorin i cili orvatet që në mënyrë dhelparake të ik nga problemet dhe të shkojë diku ku ,pastaj do të ketë mbrojtje sa i përket ndeshjes së interesave madhore politike dhe kombëtare mes komuniteteve më të mëdha.
Bashkësia etnike maqedonase e përballur me problemin me emrin ,sipas anketave dhe sipas deklarimeve nëpër faqet e internetit ,nuk është me përqindje bindëse e gatshme të bëjë hapin për hyrje në institucionet e rëndësishme ndërkombëtare , me cmim te ndryshimit të emrit e që do të ndikonte në identitetin e tyre ,gjuhën …Pra nëse bëjmë një komparacion ku njëra bashkësi etnike nuk don të integrohet ,pa mos e zgjidhur problemin me Greqinë ashtu sic u konvenon atyre ,c dreqin ne si komunitet , pa status kombëtar ,pa zgjedhje të të drejtave elementare në superstrukturën shtetërore,e cka mos pa zgjidhur , të jemi aq të interesuar që të cojmë Maqedoninë në BE dhe Nato ,me cka shkelim këmbën tonë. .Cili është cmimi që ne duhet të paguajmë që edhe komunutetit maqedon ti lehtësojmë rrugën drejt civilizimit të ri , cmim ky që gjeneratat e reja nuk do të nafalin asnjëherë e të mos flasim për ata që tani sjanë me ne,por kanë derdhur gjak,janë torturuar nëpër burgje,janë diferencuar,kanë flijuar më të shtrenjtën që kanë pasur-jetën!
Ne nuk mund të vetëkënaqemi nga premtimet relative ,boshe të dikujt se BE-ja dhe Nato-ja do të na sjellin një prosperitet ekonomik,politik ,kulturor …sepse cdo fazë e post-integrimit është shumë e rëndë për ta kaluar. Nëse ne tani jemi në një depresion ekonomik, është normale se duhet pritur të kalojnë të gjitha fazat e zhvillimit ekonomik të një shteti që të arijmë në fazën e fundit kur cdo segment i strukturës shtetërore do të funksionojë në mënyrë të përkryer.Analizat eventuale për ngjarjet në të ardhmen rreth statusit tonë si komunitet i dytë me numër,si popull i lashtë i këtyre trojeve,si bashkë-ndërtues i këtij shteti ,do të përfundonin se, nëse , themi kushtimisht, Maqedonia nga njëra anë fillon procesin e integrimit në BE me marjen e datës për fillim të bisedave, dhe nga ana tjetër hyn në NATO, (proces që është më i lehtë), atëherë në afatin negocues për përfundimin e bisedave do të jemi të anashkaluar edhe më shumë sa i përket kërkesave tona qindvjecare p.sh. për komb shtetëformues… dhe një ditë publiku shqiptar do të habitet se si pas integrimit ne **patriotët e shekujve** do të harojmë ata sakrifica të gjeneratave të kaluara për ** liri e barazi** ,do të harojmë flamurin tonë kombëtar, shtetëformësinë , gjuhën, luftën!Do të jemi në një botë tjetër që do të diktojë parimet e veta evropjane të shtetit njëkombësh, amerikanizmin, evropianizmin, maqedo -nizmin… e shumë izma tjerë që stopojnë progresin politiko-institucional të cdo pakice nacionale ,bile edhe nëse ajo është quajtur pjesë e kombit, nacionalitet apo kombësi.Të gjitha këto do bien në ujë dhe do të fillohet nga fillimi, duke u shkatëruar kohezioni eventual nacional i pranishëm dhe duke ofruar zhvillim ekonomik që është armiku më i madh i cdo komuniteti që nuk ka zgjedhur statusin e tij dhe shpejton të integrohet atje ku nuk njohin kërkesa që ne për fat të **keq** i cojmë prej brezi në brez dhe asesi të përfundojmë përallën e paraardhësve tanë!
A është më i fortë realizimi dhe përfundimi i dinamikës së filluar para aq kohë për një mvetësi kombëtare (mund të themi në kufijt egzistues ) apo një humbje e identitetit kombëtar për një hyrje në një organizëm ,apo dy organizma ndërkombëtar që kanë kaluar dhe përjetuar atë që ne kemi synim sot dhe që kanë zgjedhur problemet e veta kombëtare ,me traditë qind e mëshumë vite në demokraci ,përfundim të proceseve kom-bëtare dhe së fundi kanë aritë atë prosperitetin ekonomik që nuk i lëshon të ringjallin probleme të reja ,sepse nuk kanë kohë të meren me ta.. apo është më e rëndësishme që të përfundojmë atë që kemi filluar pastaj të integrohemi në Botën tjetër.
Askush nuk na ka faj se ne jemi humbur diku në kohë , dhe tani deshkemi për një cast të hymë në një familje e cila është moderne,pa paragjykime,me korupcion shtetëror të vogël me të ardhura mesatare vjetore nga cka dhemb koka, pa probleme politike.Fati është se ky shtet ku na jetojmë ka probleme edhe më të mëdha se na ,dhe do të na shpëtojë nga më e keqjja që mund ti ndodh një kombi të ndarë sic është populli ynë.Bile edhe vet shteti maqedon është i vetëdijshëm se integrimi e shpëton njëherë e përgjithmonë nga shkatërimi nga njëra anë dhe nga shqiptarët nga ana tjetër.Pa marë parasysh se ka pjesë e konsiderueshme e popullatës maqedone që se don integrimin ,ajo pjesë e tjetër shpreson që me ndihmën e shqiptarëve të mbarojë misionin antishqiptar. Në suaza të temës së lartëpërmendur do të mundohem që shkurt të qartësojë disa fenomene në shoqërinë tonë e që paralajmërojnë atë se cka na pret në të ardhmen. E kam të qartë se me një qasje kaq të shkurtë, në këto orë të vona është rëndë të zbërthej një fenomen me përmasa të gjëra dhe me shumë të panjohura sic është po ,ose jo në BE dhe NATO ,pa zgjedhje të problemeve tone ndëretnike.Është kjo një aventurë e imja që në një mënyrë të zgjoj nga gjumi ata që flejnë,ata që ëndërojnë, ata që shesin demagogji dhe hipokrizi,ata që presin parajsën pa mos e menduar ferin.Në këtë paralajmërim për asimilimin eventual të komunitetit shqiptar ,e ku do të ketë ndihmë edhe nga organizmat ndërkombëtarë ne si popull i ndarë duhet që të jemi të pregatitur që të reagojmë ashpër ndaj cdo tentimi për aritjen e cakut të armikut tonë që të na shëndrojë në shqiptaro-maqedonas europjan.
Në kuadër të kësaj si shtojcë do të përmendi fenomenin e shtetit të sotëm modern dhe mënyrat e organizimeve të tyre ,e gjithë kjo në favor të të ardhmes së shteteve që pretendojnë të jenë të tillë dhe nuk i takojnë të ashtuquajturës ,,Bota e parë,,.
Së pari ,të gjitha shtetet moderne janë shtete një kombëshe.Në këto shtete , shumica e atyre që jetojnë brenda kufijve të sistemit politikjanë shtetas që kanë detyra dhe të drejta të përbashkëta dhe që e njohin veten e tyre si pjesë të një kombi.
Së dyti **shtetet njëkombëshe janë shoqëruar me ritjen e nacionalizmit. ** (A.D.Smit,
1978;Breuilly,1982,Gellner,1938).Në këtë mënyrë në këto shtete individët kanë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë se janë **britanikë** , **amerikanë**ose **francezë**. Të gjitha shtetet njëkombëshe u formuan me komunitete me prejardhje të ndryshme. Në kuadër të këtyre shteteve njëkombëshe-moderne shpesh lindin nacionalizmat lokal,psh.në Britani nacionalizmi Skocez dhe ai i Uelsit janë janë në kundërshtim me ndjenjat britanike.
Së treti , të bëjmë një përkufizim bashkëkohor të konceptit të shtetit komb-modern.Shteti komb ka aparat politik, të drejta sovrane brenda një teritori të përcaktuar,aftësi për të mbështetë kërkesat e tij për sovranitet me anën e kontrollit të fuqisë ushtarake dhe policore, ku shumë nga shtetasit e tij kanë ndjenja pozitive angazhimi për identitetin kombëtar të këtij shteti komb –modern.
Në bazë të përkufizimit të shtetit modern bashkëkohor të** Botës së parë** mund të paramendojmë se në cfarë shteti do të shëndrohet teritori ku na sot jetojmë dhe në cfarë niveli do të jetë statusi ynë. Gjithashtu edhe përkatësia etnike do të duhet ti përshtatet
ndjenjave pozitive të shtetasve ndaj institucionit pjesëtarë të të cilit janë. Neve si komunitet shqiptar së paku do të na ngelë opcioni i një nacionalizmi lokal i dobët,
i cili sipas gjitha gjasave nuk do të përfillet nga rendi i rri botëror.
Kjo në të vërtetë don të thotë shkurt, asimilim.
**Në Europë mund të shohim tensione dhe alternativa të ndryshme.Pjesa më e madhe e politikave qeveritare zyrtare në Britani e gjetkë i janë drejtuar rrugës së asimilimit. Ashtu si në Shtetet e Bashkuara ,kjo ka të ngjarë të tregojë se është më problem atje ku pakicat etnike janë fizikisht krejt të dallueshme nga shumica e popullsisë.Në këtë vazhdimi të asimilimit,(shpesh i institucionalizuar)në Europën perëndimore ,pakicat etnike hasin një të ardhme të diskriminimit të vazhdueshëm nga të rijtë që kanë akoma të njëjtat paragjykime si ato të brezave të vjetër.** ( Anthony Giddens,Sociologjia ). Në të ardhmen,sa i përket minoriteteve, parashikohet që rruga më e mundshme të jetë përzierje e asimilimit,procesit të shkrirjes dhe modelit të pluralizmit kulturor.Të gjitha këto nocione kanë një të përbashkët , asimilimin.
Nuk jam pesimist sa i përket ardhmërisë së individit shqiptar nga Maqedonia me integrimin në BE dhe NATO, por pesimizmi im është prezent dhe druan nga ardhmëria e pjesës së kombit shqiptar që jeton në Maqedoni,nëse integrohemi në organizmat e lartë-përmendur pa zgjedhje të statusit tonë definitiv!!??
Ndryshuar për herë të fundit nga prof.lulzim : 02-08-2010 më 12:21
Arsyeja: teksti
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt