Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Futet në ambientet e punës e hap zjarr, 9 viktima

    Tjetër tragjedi në SHBA ku një 34 vjeçar u fut i armatosur në ambientet e punës duke vrarë 8 persona para se të qëllonte edhe veten e tij.

    Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin e Mançester në Konektikat, ku Omar Thornton, afro-amerikan i cili punonte si shofer në shoqërinë e shpërndarjes së birrës, "Hartford Distributors" ishte thërritur në një mbledhje disiplinore prej eprorëve të tij.

    Thornton ka hyrë në ndërtesë në një orar ndërrimi turnesh duke hapur zjarr mbi punonjësit e tjerë. Të shtënat shkaktuan vdekjen e 8 personave dhe disa të plagosur, mes të cilëve edhe njëri prej aksionarëve të firmës së shpërndarjes së birrës, një nga më të mëdhatë ne SHBA.

    Pas rrethimit nga policia 34-vjeçari ka shkrepur armën edhe mbi veten e tij duke përkeqësuar bilancin e viktimave në nëntë.

    Agresori, sipas dëshmitarëve, i druhej shkarkimit nga puna pasi ai më parë akuzonte shoqërinë ku punonte për diskriminim racial dhe për këtë ishte ankuar edhe tek kryebashkiaku i Mançester dhe pasi nuk ka gjetur zgjidhje ligjore ka ndërmarrë veprimin i cili çoi në një tjetër tragjedi amerikane. /Top-Channel/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    E ksihin kap tu vjedh birr prandaj e kishin heq nga puna.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-07-2010
    Postime
    360
    menova se vetem ne irak ndodhin keta gjera ,,,,uuuu edhe ne usa hehehehe

  4. #4
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Ca njerez nuk mbushin po cfaj i kane te tjeret.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga blueton Lexo Postimin
    menova se vetem ne irak ndodhin keta gjera ,,,,uuuu edhe ne usa hehehehe
    Shakaxhi i madh je.hahahaha.
    Tek ne nuk e di sa vriten ne dite,per nje fjale goje
    pk

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •