Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Seneka
    Anėtarėsuar
    25-05-2007
    Vendndodhja
    anes malit
    Postime
    51

    Serbia kerkon 31 miliard dollar per njohjen e Kosoves shtet

    Bisedat “teknike” dhe planet e reja serbe pėr Kosovėn

    Pas mendimit pozitiv tė GJND-sė pėr pavarėsinė e Kosovės dhe pas paralajmėrimit tė ashtuquajturave biseda “teknike” ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, kjo e fundit nuk po tregon qasje konstruktive, por pėrpjekjet e saj janė destruktive dhe njė manipulim i hapur si karshi opinionit tė vet, ashtu edhe atij mė tė gjerė. Beogradi, pas goditjes nga GJND-ja, assesi tė kėndellet dhe tė pranojė normat ndėrkombėtare nė tė cilat ishte thirrur njė kohė tė gjatė. Bota demokratike kishte shfaqur mendimin pro sė drejtės sė Kosovės pėr shtet, ndėrsa e vetmja Serbia me disa shtete qė nė esencė kanė orientime etno-fashist janė kundėr sė drejtės sė Kosovės pėr liri, demokraci dhe pavarėsi.

    Pesė shtetet e BE-sė si, Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja, edhe pas mendimit tė GJND-sė nuk kanė ndėrruar kursin politik ndaj Kosovės. Kjo nėnkupton se kėto shtete janė problemi i BE-sė dhe nuk mund ndryshe tė trajtohen. Ndoshta BE-ja ėshtė ngutur nė pranimin e tyre, sepse tė synosh kritere tė larta humane e njerėzore, ndėrsa nė anėn tjetėr tė thyesh kėto tė drejta nė shtetet e tyre kjo nuk ka kuptim pėr politikėn e tyre, por as pėr BE-nė. Andaj, ky rast nė tė ardhmen duhet t’i shėrbejė BE-sė qė karshi thyesve tė parimit tė lirisė, demokracisė e pavarėsisė sė popujve tė merrem masa tė duhura dhe kėto vende tė detyrohen tė ndėrrojnė kursin politik.

    Beogradi i inkurajuar nga mosveprimi i BE-sė, por edhe destrkutiviteti i disa vendeve anėtare tė KS tė OKB-sė po vazhdon me avazin e vjetėr, planet e vjetra dhe tė reja pėr Kosovėn. Beogradi karshi Kosovės kishte plane tė ndryshme pėr njė shekull pandėrprerė, por pėr fat tė mirė kurrė nuk u realizuan. Planet e tyre kundėr Kosovės kishin data tė vjetra, por edhe personazhe tė ndryshme. Ato datojnė nga Ēubrilloviqėt, Garashaninėt, Andriqėt, Qosiqėt, Shesheloviqėt, Millosheviqėt, Gjingjiqėt, Koshtunicėt, ndėrsa “sihariqi” mė i ri serb vjen nga presidenti aktual serb Boris Tadiq. Plani i tij “autonomi prej 1 deri 100” ėshtė njė plan i tė marrėve dhe vetėm ata dinė tė hartojnė plane tė tilla.

    Por, jo vetėm kaq, Boris Tadiq me kompani, pėr fat tė keq tė pagėzuar nga perėndimi, si Qeveri demokratike nė fokus tė betejės sė tyre tė ardhshme pėr Kosovėn, si nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, por edhe gjetiu do tė vazhdojnė me tė gjitha planet e mundshme dhe tė pamundshme kundėr Kosovės. Beogradi, definitivisht as mė pak e as mė shumė nga faktori ndėrkombėtar kėrkon 30 pėr qind tė territorit tė Kosovės, si zgjidhje e tyre politike dhe si i ashtuquajtur kompromis politik. Tė gjitha planet tjera janė tė kamufluara pas kėtij projekti, pra atė ēfarė paraardhėsit e tij nuk kishin mundur tė arrijnė edhe me luftė e gjenocid, kjo politikė e re serbe dėshiron tė arrijė me mjete “demokratike”.

    Beogradi jo rastėsisht kėrkon pjesėn veriore tė Kosovės, pjesėn mė tė pasur tė saj, nė tė cilėn gjendet gjiganti Trepēa, i cili zė vendin e dytė me xehe nė Evropė. Gjithashtu, interesi i Beogradit ėshtė edhe lidhja e vendbanimeve serbe nė jug tė Kosovės, sidomos nė formimin e tė ashtuquajtura komuna tė decentralizuara dhe kreatura tė njė mini-shtete serbe nė Kosovė. Kjo kreaturė politike do t’i shėrbente mė vonė Beogradit pėr destabilitet dhe pazare tė ndryshme politike nė dėm tė shtetit tė Kosovės.
    Tė gjithė e dinė brengosjen e Beogradit pėr 600 mijė serbėt e Kroacisė dhe 500 mijė serbėt e Bosnjės, tė cilėt tashmė janė shpėrndarė nėpėr Serbi, por edhe nėpėr shumė vende tė botės si refugjatė pėr shkak tė pasojave tė politikės fashiste serbe ndaj popujve tjerė tė Ballkanit. Njė “brengosje” tė tillė e kanė edhe pėr serbėt e Kosovės dhe rezultati tashmė ėshtė duke u parė. Humbja e arsyes sė shėndoshė politike dhe shtimi i urrejtjes sjell vetėm fatkeqėsi, vetėshkatėrrim dhe asgjė tjetėr.

    Beogradi kėrkon 31 miliardė $ nė shkėmbim tė njohjen sė Kosovės

    Kohėn e fundit, disa mediume serbe njoftojnė se nė rast tė dėshtimit tė radhės nė KS tė OKB-sė, Beogradi ka pėrgatitur njė plan tjetėr sekret, i cili nė kėmbim tė Kosovės nga SHBA-ja dhe faktorėt tjerė relevantė do tė kėrkojė hiē mė pak se 31 miliardė dollarė, si kompensim pėr shlyerjen e borxhit tė jashtėm tė kėtij shteti.

    Nė njė raport tė IZIT ( Instituti pėr Hulumtimin e Tregtisė) thuhet se ky plan tashmė ėshtė nė tryezė tė presidentit serb Boris Tadiq, tė cilin do ta pėrdorė nė fund tė kėsaj loje. Kėtu pėrmendet se borxhi i ish-Jugosllavisė para shkatėrrimit tė saj ishte rreth 22 miliardė dollarė, por me fillimin e krizave tė njė pas njėshme pas vitit 1990 ishte rritur nė 121 miliardė dollarė. Vetėm Serbia ka mbi 31 miliardė dollarė, ndėrsa Kosova kishte mbi 1 miliardė dollarė. Kohė mė parė, me kėrkesė tė Beogradit, para shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, Banka Botėrore kishte shlyer borxhin e Kosovės nė vlerė prej 550 milionė dollarėsh, sepse Beogradi arsyetohej se ky vend nuk ėshtė nė ingerencat e shtetit serb.

    Cinizmi dhe dyfytyrėsia e politikės serbe shkon aq larg sa qė kur janė nė pyetje parat nuk hezitojnė tė thonė se Kosova nuk ėshtė pjesė e tyre, ndėrsa nė Kushtetutėn e tyre ajo ende trajtohet si pjesė pėrbėrėse e Serbisė. Kjo poshtėrsi politike e njerėzore bėhet vetėm nė politikėn e Beogradit dhe ėshtė dėshmuar edhe mė herėt, sidomos me rastin e dorėzimit tė Millosheqit nė Hagė. Kjo klasė politike serbe nuk e kishte dorėzuar Millosheviqin nė Hagė pėr krimet qė kishte bėrė ndaj popujve tė ish-Jugosllavisė, por pėr shpėrblimin prej 5 milionė eurosh qė i kishte dedikuar CIA dhe faktorėt tjerė ndėrkombėtar. Kjo tregon jo vetėm nivelin e ultė tė njė kėste politike, por edhe strukturėn krimogene tė saj dhe gjenetikėn e tyre tė grabitqarėve kundrejt pasurisė sė tė tjerėve.

    Mė tej, ky Institut (IZIT) tregon se borxhi i jashtėm i Kosovės, tashmė ėshtė rreth 630 milionė dollarė, ndėrsa Beogradi nuk dėshiron tė merret me to. Kurse, borxhi jashtėm i Serbisė ėshtė rreth 31 miliardė dollarė, apo rreth 4000-5000 dollarė pėr kokė banori. Serbia renditet nė rendin e vendeve mė tė ngarkuara me borxhe tė jashtme nė botė.

    Ky shtet tashmė ka njė krizė tė thellė ekonomike, si pėr shkak tė inflacionit tė pėrditshėm dhe nėnvlerėsimit tė dinarit, por dita e ditės po pėrjeton njė shkatėrrim tė madh ekonomik. Tė gjitha resurset e saj ekonomike janė nė fazėn e privatizimit, apo shitjes dhe ato po blihen nga investues tė huaj. Ky vend, pėr veē tjerash, po pėrballet me njė natalitet shumė tė ulėt, shumė vendbanime serbe janė tė boshatisura, ndėrsa tė rinjtė nė numėr tė madh po ikin jashtė vendit pėr shkak tė paperspektivės. Papunėsia, krimi, korrupsioni i lartė, jo stabilitetiti politik dhe mungesa e perspektives pėr tė ardhmen janė faktorėt kryesorė qė po e dėmtojnė kėtė shtet. Dhe, sipas njė reviste amerikane e pėrpiluar nė bazė tė 12 kritereve, Serbia sė bashku me Rusinė, Kinėn dhe disa shtete tjera gjendet nė grupin e shteteve “nė rrezik” si pėr nga situata ekonomike, gjendje e sigurisė, tė drejtat e njeriut etj.

    Atėherė, jo rastėsisht ky shtet pas vendimit tė GJND-sė bishtnon mendimin pozitiv pėr pavarėsinė e Kosovės dhe tenton tė pėrdorė shprehjet mbi secesionin e Kosovės, e cila pėr pasojė duhet tė kishte dhėnien e llogarisė financiare. Tė gjitha kėto analiza janė pjesė e planit tė Tadiqit pėrballė SHBA-ve, Kosovės dhe faktorėve relevantė ndėrkombėtar. Andaj, Beogradi ka nevojė shumė pėr para nga Kosova dhe pėr kuriozitet vetėm gjatė vitit 2009 nga Kosova nė tregun e Serbisė janė derdhur mė shumė se 200 milionė euro.

    Kosova ėshtė treg shumė i volitshėm pėr Beogradin dhe pėrpjekjet nė kėtė drejtim do tė jenė tė vazhdueshme dhe tė shtuara, sepse pėr mes kėtij tregtimi mban ndikim e saj politik. Nė pėrkrahje tė kėtij plani janė shumė ekspert dhe ekonomistė serb dhe tashmė kanė kėshilluar presidentin Tadiq qė ky plan tė ketė njė qasje serioze nė bisedimet e ardhshme. Bisedat e ashtuquajtura “teknike” nuk do tė jenė vetėm tė natyrės “teknike”, por tė llojllojshme dhe vetėm Zoti e dinė sa do tė zgjasin. Por, a do tė pranojė Kosova kėtė ofertė serbe, qė tė paguaj 31 miliardė dollarė nė shkėmbim tė njohjes sė pavarėsisė sė saj, si dhe bisedat e pafundme me Beogradin mbetet tė shihet nė tė ardhmen?!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Do Mari Opingat E Sheros....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •