Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Thumbs down Komuna e Prishtinës. referendum për Pallatin e Rinisë!

    Prishtinë, 2 gusht – Nëse gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Prishtinën, në Kuvendin e Kosovës, nuk arrihet që të kthehet neni i hequr nga Qeveria, ku i lejohet Komunës së Prishtinës që të menaxhojë Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, atëherë qytetarët e Prishtinës do t’u drejtohen kutive të votimit, kësaj radhe jo për të zgjedhur udhëheqës të vendit, por për të deklaruar qëndrimin e tyre se cili institucion duhet ta menaxhojë Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve. Ky ka qenë paralajmërimi i fundit i zyrtarëve komunalë të Prishtinës, në kuadër të përpjekjeve për t’i bindur institucionet e nivelit qendror që t’ua kthejnë nën menaxhim Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, që aktualisht menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Kjo ide në Qeveri është interpretuar si interesante, mirëpo zyrtarë qeveritarë konsiderojnë se gjërat janë duke u ekzagjeruar pa nevojë. Ata sugjerojnë që vendimi për pallatin t’u lihet deputeteve të Kuvendit të Kosovës, ndërsa paralajmërimet si këto për referendum i kanë quajtur përpjekje që të interferohet në punët e Kuvendit. Ndërkaq nga tabori i shoqërisë civile thonë se mekanizimi i referendumit nuk mund të jetë i njëanshëm, përkatësisht referendumi duhet të përcillet paraprakisht me pëlqimin edhe të Qeverisë, edhe të Komunës, që cilido rezultat i referendumit të pranohet dhe të jetësohet në praktikë.
    Zyrtarët e Komunës së Prishtinës idenë e tyre për referendum e kanë arsyetuar me pretendimin që rezultati i referendumit eventual do t’i vërë me shpatulla për muri, sipas tyre, instancat të cilat janë duke kundërshtuar që pallati të menaxhohet nga Komuna e Prishtinës. “Ne jemi duke pritur vendimin final të Kuvendit të Kosovës, nëse aty nuk zgjidhet çështja e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve, ne si institucion do t’i bëjmë hapat e nevojshëm për organizimin e një referendumi lokal, nëpërmjet të cilit do të përgjigjeshin qytetarët e Prishtinës se kujt duhet t’i takojë pallati, Komunës apo Qeverisë”, është shprehur zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi, i cili ka folur në emër të kabinetit Mustafa. Sipas tij, Komuna do t’i shfrytëzojë të gjitha metodat e ligjshme në sensibilizimin e domosdoshmërisë që Prishtinës t’i kthehet pallati nën menaxhim. “Komuna nuk do të lëshojë pe, ne nuk do të heqim dorë nga një pasuri e cila na takon dhe do të shfrytëzohen të gjitha metodat e ligjshme që ajo pasuri të jetë e pronarit dhe pronar është Komuna e Prishtinës dhe qytetarët e saj”, ka thënë Gashi, teksa në vija të trasha ka parashikuar rezultatin e një referendumi eventual për Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve. “Nëse qytetarët e Prishtinës do të kishin mundësi t’i jepnin përgjigje pyetjes se kush duhet të menaxhojë pallatin, atëherë bindja jonë është që përgjigjja absolute do të ishte që me atë pallat të menaxhojë Komuna dhe jo ndonjë institucion tjetër”, ka potencuar zëdhënësi Gashi. Ky i fundit ka thënë se është herët të flitet për kohën e mbajtjes së referendumit. “Duhet pritur se çka do të ndodhë me përmbajtjen e Projektligjit për Prishtinën, që aktualisht është në Kuvend. Pas kësaj kohe, Komuna do të jetë më konkrete në këtë pikë”, ka thënë Gashi. Nga ana tjetër në Ekzekutivin e Kosovës, topin e hedhin në Kuvendin e Kosovës, si instanca e fundit dhe e vetme që të japë përgjigje në lidhje me Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve. “Projektligji është në duart e Kuvendit dhe unë e siguroj opinionin se nga Qeveria nuk do të këtë asnjë ndërhyrje në këtë çështje dhe se u takon e drejta deputetëve të Kuvendit që të zgjidhin këtë dilemë”, ka thënë zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi. Sipas tij, për Qeverinë cilido vendim i Kuvendit është i pranueshëm. “Ne nuk kemi pasur qasje personale dhe partiake në lidhje me çështjen e pallatit. Ne është dashur të sigurohemi që dërgimi në Kuvend i një draftligji të mos cenojë ligjet dhe parimet e tjera të cilat janë nxjerrë deri tani dhe nëse Kuvendi vendos që pallati t’i takojë Prishtinës, Qeveria e Kosovës do të respektojë në përpikëri këtë vendim”, ka thënë Kuçi. Ky i fundit idenë për referendum e quan përpjekje të dikujt që të përzihet në punët e Kuvendit të Kosovës. “Ideja për referendum, edhe pse në shikim të parë duket interesante, ajo prapë paraqitet në suaza të ekzagjerimit, ngase do të duhej që Kuvendit t’i liheshin duart e lira për punë dhe jo me këso paralajmërimesh të mundohemi që të ndikojmë në Kuvend”, ka potencuar zv.kryeministri Hajredin Kuçi.
    Përfaqësuesit e shoqërisë civile që monitorojnë politikat lokale thonë se referendumi në rastet e kontesteve ndërinstitucionale organizohet me pajtimin e palëve në kontest. “Institucionet të cilat kanë mosmarrëveshje bien dakord për t’i pyetur qytetarët për kontestin ekzistues, pra qytetarët bëhen një lloj arbitrazhi në rastet e kontesteve dhe ata janë fjala e fundit”, ka thënë Agron Demi nga instituti GAP. Sipas tij, rasti i Pallatit të Rinisë, përkatësisht referendumi do të kishte kuptim sikur edhe Qeveria, edhe Komuna do të pajtoheshin, të organizoheshin dhe t’i adresoheshin qytetarit. “Nëse komuna organizon dhe fton referendum dhe Qeveria nuk e merr parasysh as rezultatin e referendumit, atëherë cili do të ishte efekti i referendumit eventual”, ka pyetur Demi, përderisa ka shtuar që për të qenë referendumi detyrues për palët duhet të jetë i organizuar dhe i ftuar nga të gjitha palët. Ndërkaq, Besnik Vllasaliu, nga organizata “Qendra për avokim dhe politika lokale”, thotë se organizimi eventual i një referendumi për Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve do të paraqiste një kthesë të madhe në zhvillimet politike brenda vendit. “Do të ishte praktikë e mirë që të fillohej gradualisht që qytetarët të pyeten për zhvillime dhe vendime institucionale. Në këtë frymë e vlerësoj edhe paralajmërimin e Komunës së Prishtinës”, ka thënë Vllasaliu. Sipas tij, e meta kryesore te rasti i Kosovës në organizimin e referendumeve lokale është çështja e kostos financiare. “Nuk di nëse Komuna e Prishtinës ka bërë çfarëdo parallogaritjeje financiare për organizimin e referendumit, mirëpo të dhënat e fundit nga zgjedhjet lokale flasin që vetëm në kryeqytet janë shpenzuar diku afërsisht 1 milion euro për organizimin e zgjedhjeve”, ka theksuar Vllasaliu. Ky i fundit thotë se teoria politike tregon që referendumet nuk kanë efekt juridik. “Referendumet dhe plebishitet kanë vetëm efekt politik dhe jo juridik, madje juridikisht referendumet nuk janë obliguese për institucionet pas mbajtjes së tyre. Ato me shumë kanë vetëm rolin e marrjes së inputit nga qytetarët”, është shprehur Besnik Vllasaliu nga organizata “Qendra për avokim dhe politika lokale”.

    :^
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    E jo valla nuk do te dale ne kete Referendum,per disa arsye,pse keta politikan tan,nuk kerkojen Referendum,qe populli shqiptare te vendose per veten e vete,pse keta politkan nuk kerkojen Referendum,per ta nderruar Himnin dhe Flamurin e Kosoves,dhe per ta rikethyer HIMNIN dhe FLAMURIN KOMBETAR.

    Rrnoft Shqiperia e Bashkuar!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Per nje cast me ndali zemra, thashe se titulli ish "Komuna e Prishtines, referendum per pavaresi". paska qene teper e bukru per te qene e vertete.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •