Tiranë, 2 gusht - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq pritet të vizitojë së shpejti Shqipërinë, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Beogradit.
Lajmi u konfirmua nga ambasadori shqiptar në Beograd, Shpëtim Çaushi, në një intervistë për të përditshmen “Danas”.
Në intervistë, ambasadori Çaushi sqaron se presidenti Tadiq i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Berisha për të vizituar Shqipërinë.
“Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera. Kjo frymë bashkëpunimi bilateral influencon pozitivisht në të gjithë rajonin. Në këtë kuadër, së shpejti do të ketë vizita të rëndësishme nga të dyja palët, përfshirë këtu edhe vizitën e presidentit Tadiq në Shqipëri”, është shprehur ambasadori Çaushi.
Vizita do të konsiderohet historike për shkak se do të shënojë vizitën e parë zyrtare të një presidenti serb në Tiranë.
Kujtojmë se në muajin mars, ishte ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Iliri Meta ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Beograd.
![]()
Krijoni Kontakt