UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Tirana s’i ka bërë ftesë Tadiçit
Nga Express më 02.08.2010 në ora 19:30
(E plotësuar) Kabineti i Presidentit Bamir Topi dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë kanë sqaruar se nuk ka asnjë ftesë nga ana e Shqipërisë që presidenti serb, Boris Tadiç, të vizitojë Tiranën.
Mediet serbe që kanë “njoftuar” për vizitën, duket se e kanë keqkuptuar intervistën e ambasadorit shqiptar në Beograd.
Emiljano Aleksi, zyrtar për informim në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, ka thënë për Express se nuk ka asnjë agjendë apo planifikim për një vizitë të mundshme të presidentit serb në Shqipëri.
“Me të lexuar mediat për këtë gjë, e kemi kontaktuar ambasadorin tonë në Beograd, dhe ai na ka thënë se nuk është e vërtetë një informacion i tillë që ka dalë në media”, ka thënë Aleksi.
“Informacionet që kanë dalë tani në media, madje thonë se vizita do të bëhet me ftesë të kryeministrit. Një president nuk ftohet nga kryeministri, por nga presidenti”, ka shtuar ky zyrtar.
Tadiç, së shpejti vizitë zyrtare në Shqipëri
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, pritet të vizitojë së shpejti Shqipërinë, "në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Beogradit".
Kështu shkruan e përditshmja beogradase “Danas”, e cila citon ambasadorin shqiptar në Beograd, Shpëtim Çaushi.
"Danas" e citon Çaushin të ketë thënë se presidenti Tadiç i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Sali Berisha për të vizituar Shqipërinë.
“Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera. Kjo frymë bashkëpunimi bilateral influencon pozitivisht në të gjithë rajonin. Në këtë kuadër, së shpejti do të ketë vizita të rëndësishme nga të dyja palët përfshirë këtu edhe vizitën e presidentit Tadië në Shqipëri”, ka thënë ambasadori Çaushi.
Vizita do të shënonte vizitën e parë zyrtare të një presidenti serb në Tiranë.
“Akullin” e theu fillimisht Tirana. Në mars të këtij viti, ministri i Jashtëm i Shqipërisë Iliri Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Beograd.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
rruga e shqiperise kalon neper bruksel, dhe brukseli nuk te fut as per 2 milion vjet ne europe me ment e xhamis.mbetesh si nje ishull 3 milionsh i izoluar ne mes te europes kupton.( ne fakt ballkani perendimor eshte nje ishull i rethuar nga te gjitha anet me shtete te BE)
tek e fundit presidenca shqiptare nuk do pyese hoxhallaret e kosoves se cte beje![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga land : 02-08-2010 më 16:58
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
fakti eshte se vendet e tjera te Ballkanit jane formuar si shtete shume perpara Shqiperise dhe kane punuar shume me teper se neve ne forcimin e identitetit te tyre ..... kur ne shpallem pavaresine (te fundit) Bullgaria ekzistonte, Greqia ekzistonte, Rumania ekzistonte, Serbia ekzistonte, Mali i Zi ekzistonte, Kroacia ekzistonte ..... nderkohe qe keto vende investonin ne propaganden e tyre ne ishim duke u marre me Haxhi Qamilin qe kerkonte te mbante Shqiperine te lidhur me Turqine ..... dhe na vjen keq pastaj kur te tjeret flasin per ne ....
shqiptaret te ulin koken dhe te punojne ne krah te njeri tjetrit per Shqiperine se perndryshe sllavet dhe greket do te na perbuzin gjithmone ..... kur ne te fillojme te duam dhe te respektojme njeri tjetrin atehere dhe keta "komshinjte tane" do te na respektojne me shume ..... duhet te fillojme te vetja jone pikesepari pastaj te merremi me te tjeret ....
Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 02-08-2010 më 17:58
"They will not control us, We will be victorious"
Histori e re shqiptaro-serbe, Tadiç vizitë në Tiranë
Gazeta Standard 03/08/2010 11:50:00
Ambasadori Çaushi bën publike ftesën e Kryeministrit Berisha
Beograd- Tirana zyrtare ka marrë notën 10 në vlerësimet ndërkombëtare për sjelljen diplomatike me fqinjët dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon. I vetmi ngërç në këtë marrëdhënie ekzistonte me Serbinë, për shkak të Kosovës, shteti i dytë shqiptar në Ballkan, por edhe për këtë ngërç po bëhen përpjekje për ta kapërcyer. Një ftesë e Kryeministrit Sali Berisha për Presidentin serb, Boris Tadiç, që të vizitojë Tiranën pritet të shuajë njëherë e mirë arketipin e vjetër të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe do të hapë një epokë të re. Siç mësohet nga mediat serbe, Tadiç e ka pranuar këtë ftesë dhe pritet që së shpejti të kryejë udhëtimin historik për në shtetin shqiptar, pavarësisht ndasisë së madhe që ka me mikpritësin Berisha për çështjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo vizitë do të jetë hapi i radhës nga politika serbe, ndërkohë që zv.kryeministri Ilir Meta ishte i pari që vizitoi Beogradin para pak muajsh në një vizitë zyrtare gjithashtu historike.
Vizita e Tadiçit
Lajmi për këtë vizitë të pritshme është konfirmuar dje nga ambasadori shqiptar në Beograd, Shpëtim Çaushi, në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”. Çaushi sqaron se Presidenti Tadiç i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryeministrit Berisha për të vizituar Shqipërinë. “Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera. Kjo frymë bashkëpunimi bilateral influencon pozitivisht në të gjithë rajonin. Në këtë kuadër, së shpejti do të ketë vizita të rëndësishme nga të dyja palët, përfshirë këtu edhe vizitën e Presidentit Tadiç në Shqipëri”, - është shprehur ambasadori. Duke sqaruar hapat që çuan në përgatitjen e kësaj vizite, Çaushi tregon: “Në favor të një klime të re politike ka pasur mesazhe inkurajuese të dyanshme nga krerët e polititkës në Tiranë dhe Beograd. Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i bëri ftesë për një vizitë zyrtare Presidentit serb Boris Tadiç. Në të njëjtën kohë, Presidenti serb ka shprehur publikisht nevojën e bashkëpunimit mes dy vendeve, jo vetëm si një pasqyrim i interesave të përbashkëta politike, ekonomike dhe njerëzore, por edhe si një faktor i rëndësishëm pozitiv për të gjithë Ballkanin Perëndimor”. Gazetari që ka intervistuar ambasadorin shqiptar, kujdeset që të sqarojë që në krye të shkrimit se “kur është fjala për opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pozita e qeverisë së Shqipërisë, natyrisht dhe diplomacisë e saj, përputhet me mendimin e 69 vendeve që kanë njohur shtetin e ri të Kosovë”. Në një moment kur të dyja vendet kërkojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, ambasadori shqiptar e sheh me rëndësi bashkëpunimin për rrugën e përbashkët, integrimin. “Zona e integrimit evropian është themeli dhe qëllimi i të dyja vendeve. Ne kemi filluar tashmë këtë bashkëpunim. Së shpejti një delegacion ekspertësh në këtë fushë do të vijë në Beograd për të shkëmbyer përvojën me homologët e tyre serbë”, - tha ai. Çaushi prek me hollësi marrëveshjet mes ministrave përkatës serbë e shqiptarë, të cilët kanë vizituar të dyja vendet, duke i hapur kështu rrugën një vizite të nivelit të lartë që do të ishte shprehje e vërtetë se historia shqiptaro-serbe po ndryshon.
http://www.standard.al/index.php/abi/9903.html
"They will not control us, We will be victorious"
Duhet te pritet me protesta masive nga Shqiptaret atje , nqofse nje gje e tille nuk ndodhe me te vertet do te deshprohesha nga vllezrit tan atje .
We are all Aliens
Krijoni Kontakt