Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza

    Laku grek dhe sllav qëndron rreth qafës së kombit shqiptar

    Nga Joseph J. Dio Guardi (SHBA)
    President i lobit shqiptar në Amerikë


    Tek hapja faqet e gazetës “New York Times”, u ndjeva ligsht duke lexuar përsëri rreth Shqipërisë. Më zuri koka, kur shikoja Xhorxh Bush në Bukuresht tek i uronte para Shqipërisë, mirëseardhjen në NATO Rumanisë së varfër. Dhe kjo vetëm pak kohë pasi në krye të kartës kushtetuese Serbi-Mali i Zi, Kosova paracaktohej si pjesë e Serbisë; në Kosovë vazhdohej copëtimi i Mitrovicës me planin antishqiptar të Shtajnerit, ndërsa në Maqedoni u kthye në pushtet partia antishqiptare e Kiro Gligorovit.

    Pa përmendur këtu problemet e vazhdueshme të shqiptarëve në Mal të Zi, Preshevë, Çamëri etj. Vërtet që mund të kalosh në depresion kur shikon retë e zeza që kanë mbuluar kombin 7 milionësh shqiptar në Ballkan. Ku kemi gabuar? Në krye të murit të turpit që unë kam përmendur më 1994, gjatë një konferencë në Stamboll, është arkitekti kryesor i Ballkanit të sotëm, djalli vetë, Sllobodani Millosheviçi. Politika e tij u ndoq nga presidenti kroat Franko Tudjman dhe kryeministri maqedonas Kiro Gligorov. Unë hodha kritika edhe mbi sekretarin e shtetit James Baker i cili ka thënë: “ne nuk kemi marrë pjesë në luftim” dhe Richard Hollbruk, arkitektin e marrëveshjes së dështuar të Dejtonit.

    Një tjetër mur turpi po shfaqet. E kam fjalën për planet që synojnë ta mbajnë popullin shqiptar nën varësinë shovinistë greke dhe sllave për 100 vjet të tjera. Këtë radhë shqiptarët nuk duhet të bëjnë me faj askënd veç vetvetes, dhe unë besoj se shkaktare e kësaj situate është mungesa e aftësisë drejtuese politike tek shqiptarët. Po lejojmë lakun grek dhe sllav të vazhdojë të qëndrojë rreth qafës së kombit shqiptar.

    Pra ku kemi gabuar? Duhet të fillojë me shtetin “nënë”Shqipëri: ndonjë mund të kthehet prapa dhe të drejtojë gishtin e turpit tek regjimi mizor 50 - vjeçar i Enver Hoxhës dhe pasuesin e tij Ramiz Alia. Por, ne duhet të hedhim vështrimin tek vitet e fundit për të parë mundësitë e humbura për mungesë ndershmërie, guximi dhe aftësie drejtuese largpamëse për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët në Ballkan.

    Sali Berisha ishte i pari që hodhi një hap të gabuar në fillim të dekretit të tij si i pari president demokrat i zgjedhur në Shqipëri që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai lejoi që Shqipëria multifetare të bëhej, në mënyrë të panevojshme, anëtare e plotë e Konferencës Islamike, duke u dhënë mundësi armiqve të Shqipërisë ta prezantonin vendin si një shtet islamik, si një bazë për fundamentalizmin në Evropë. Sali Berisha, gjithashtu, lejoi natyrshëm veprimet e shfrenuara të skemave piramidale në Shqipëri. Këto dhe një sërë vendimesh të gabuara në politikën e jashtme, çuan në rrëzimin e tij nga pushteti. Kështu që z. Berisha, duhet të ndihet fajtor që nuk arriti të kapë momentin për tu futur njëherë e mirë Shqipërinë në rrugën e perëndimit.

    Duhet të ndiheni fajtor dhe ju, z. Nano! Ju lejuat sistemin elektoral të Shqipërisë të tretet në një shkatërrim elektoral më 2001, në mënyrë që të mbronit interesat tuaja personale dhe në këtë mënyrë thelluat dështimet e brendshme dhe të jashtme- të Partisë Socialiste. Ju lejuat politikën e jashtme greke, (nëpërmjet ndikimit të zyrtarëve grekë, biznesmenëve grekë, madje dhe drejtuesit të lobit grek në Amerikë, (Nikolas Geixh) të dominojë në çështjet ekonomike dhe politike (madje dhe fetare) të Shqipërisë. Duhet të ndiheni fajtor, z. Nano, që lejuat helmimin e Tiranës me influencën ultra-nacionaliste greke (për pasojë serbe dhe ruse).
    Nga ana tjetër, demokratët, e drejtuar nga “ i dobëti” Sali Berisha, pranuan një qeveri konsensuale, e cila po bën shumë pak për të zhvilluar Shqipërinë dhe asgjë për të mbrojtur interesat e saj në Ballkan.

    Pos Shqipërisë janë veprimet dhe mosveprimet e drejtuesve kosovarë, ato që mbajnë mbi supe përgjegjësitë për statusin e pasigurt të Kosovës. Këta drejtues janë fajtorë për papunësinë e lartë, copëzimin de facto të Mitrovicës dhe rritjen e influencës serbe mbi liderët perëndimorë. Kriza aktuale në Kosovë duket qartë në parathënien e draftit konstitucional “Serbia dhe Mali i zi” në të cilin Kosova, me një pranim në heshtje të Evropës dhe ShBA, është riafirmuar si një pjesë e Serbisë. Si mund të ndodhë kjo pas Aleancës së NATO-s për luftë kundër Serbisë dhe për një Kosovë të lirë, pas burgosjes së Milloshevicit dhe pas tre raunde zgjedhjes model që u zhvilluan në Kosovë për të stabilizuar demokracinë e stilit perëndimor?

    Dr. Rugova dhe Dr. Bukoshi, dhe duhet të ndjehen fajtorë që nuk kanë përkrahur punën e pastër dhe historike të lobit tonë shqiptar, i cili solli zërin tuaj në Uashington. Ju lejuat departamentin e shtetit të mendojë se për Kosovën mund të ketë mundësi të tjera, edhe pse drejtuesit kyç të Kongresit, demokratë dhe republikanë, në Shtëpinë e Përfaqësuesve të Senatit të ShBA kanë punuar me ligën civile për të nxitur zgjedhjet kongresionale për pavarësinë e Kosovës. Rezolutën Gilman-Lantos (H. Res 476) ju dhe partia juaj nuk e mbështetët. Duhet të ndihet fajtor edhe z. Rugova që nuk e përkrahu hapur UÇK si forcë çliruese, e cila luftoi së bashku me NATO-n për një Kosovë të lirë.

    Ka dhe shumë drejtues të tjerë të politikës në Ballkan dhe asaj ndërkombëtare, të cilët kanë gërryer në thellësi çështjen kombëtare shqiptare. Duhet të ndihen fajtorë ata politikanë aktualë në Greqi, Serbi dhe Rusi që përpiqen të barazojnë përpjekjet e shqiptarëve për pavarësi, si fundamentalizëm islamik dhe terrorizëm.

    Duhet t’u vijë turp edhe atyre drejtuesve aktualë në Turqi, të cilët nuk ecën në hapat e guximshme e plot kurajë të Turgut Ozal, një njeri i cili inkurajoi politikanët shqiptarë, përfshirë dhe shqiptaro-amerikanët si puna ime, për të vazhduar luftën kundër shovinizmit sllav dhe grek për lirinë në Ballkan.

    Duhet të ndiheni fajtor dhe ju z. Javier Solana për nxitjen e politikave për të krijuar një shtet të ri jugosllav të quajtur “Serbia dhe Mali i Zi”, duke toleruar Kosovën si pjesë të Serbisë. Sanksionimi i këtij dokumenti( kartës kushtetuese) thjesht do të shkaktojë paqëndrueshmëri të përkohshme në Ballkan, dhe për pasojë edhe të pjesës tjetër të Evropës. Duhet të ndihen fajtorë edhe politikanët francezë që vazhdojnë të mbështesin politikën e ndjekur në Ballkan nga Serbia dhe Rusia, e cila shkaktoi 4 luftëra në Ballkan që nga 1990. Kjo politikë s’do të bëjë asgjë tjetër veçse do të ruajë paqëndrueshmërinë në Evropë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe nëse Kosova dhe Mali i Zi nuk do të lejohen të ushtrojnë të drejtat e tyre për vetë përcaktim nën ligjet ndërkombëtare, duke mbajtur referendume të organizuara dhe të monitoruara lidhur me statusin final që dëshirojnë.

    Dhe së fundmi duhet të ndihen fajtorë edhe zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe Këshillit të Sigurimit Ndërkombëtar, të cilët nuk mësuan dot nga gabimet e bëra në të kaluarën dhe janë shumë të gatshëm të dëgjojnë Rusinë dhe Evropën, teksa kërkojnë mënyra për të braktisur rolin drejtues të ShBA në Ballkan që nga 1990-a nuk arrini ta kuptonin se tashmë populli shqiptar ka besim vetëm tek Amerika, për sa i përket të ardhmes së tij? A nuk e dini se ndërkohë një numër i madh serbësh dhe grekësh gjatë tragjedisë së 11 shtatorit në SHBA hidhnin valle, ndërsa shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Preshevës ndiznin qirinj dhe qanin ndërsa mbanin në dorë postera të heronjve amerikan të cilët humbën jetën gjatë kësaj tragjedie?

    Zgjohu Amerikë - shqiptarët janë të vetmit miq që ke në Ballkan.

    Pasi investuam miliona dollarë për të realizuar luftën e NATO-s kundër Millosheviçit; pasi investuam më shumë se 200 milionë dollarë për ndërtimin e një qendre ushtarakë në Kosovë; pasi pamë serbët, rusët dhe ukrainasit që i shitën armë Irakut, armë të cilat do të përdoreshin kundër ushtarëve tanë; pasi u konfirmua nga nacionalistët grekë, që në të vërtetë vranë zyrtarët amerikanë për arsye ultra-nacionaliste, tashmë është koha që SHBA të njohin legjitimitetin e luftës së gjatë shekullore të popullit shqiptar për liri, duke mbështetur pavarësinë në Kosovë, si të vetmen mundësi të vendosjes së qëndrueshmërisë dhe paqes në Ballkan dhe në të gjithë Evropën, gjë e cila është, kryesisht, në interes të SHBA.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Nga Joseph J. Dio Guardi (SHBA)
    President i lobit shqiptar në Amerikë
    Njerezit qe i japin tituj vetes dhe kujtojne se kane ne dore fatet e nje populli e nje kombi me dhurojne gjithmone nje buzeqeshje te kendshme. Dhe kur vjen fjala per Dio Guardi, kjo eshte buzeqeshja me e fundit ne nje seri buzeqeshjes. Vetem pak kohe me pare ai i vuri vulen nga SHBA se cili duhet te jete flamuri shteteror i Kosoves.

    7 milion shqiptaret ne Ballkan apo ata 500 000 shqiptaret ne Amerike duhet te jene shurdh-memece dhe ia kane kaluar te drejten e fjales zotit Dio Guardi qe po e mban kombin mbi shpatullat e tija.

    Nuk ka vetedenigrim me te keq se ky.
    Albo

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Njerezit qe i japin tituj vetes dhe kujtojne se kane ne dore fatet e nje populli e nje kombi me dhurojne gjithmone nje buzeqeshje te kendshme. Dhe kur vjen fjala per Dio Guardi, kjo eshte buzeqeshja me e fundit ne nje seri buzeqeshjes. Vetem pak kohe me pare ai i vuri vulen nga SHBA se cili duhet te jete flamuri shteteror i Kosoves.

    7 milion shqiptaret ne Ballkan apo ata 500 000 shqiptaret ne Amerike duhet te jene shurdh-memece dhe ia kane kaluar te drejten e fjales zotit Dio Guardi qe po e mban kombin mbi shpatullat e tija.

    Nuk ka vetedenigrim me te keq se ky.
    Albo

    Cfare ka per t'u cuditur ne fjalet e Dio Guardit?
    Ata jane thene shume cilter dhe kush ka veshe i degjon, pavaresisht se ty ashtu si te hyn, ashtu dhe te del, sepse ne koke tashme ke perrallat e priftit te kishes greke te Philadelphias, qe ju jep ne perdorim mjediset e kishes dhe literature greke free.

    Sa per dijeni, Dio Guardi si familje arbereshe, duhet pergezuar vetem per faktin se
    nuk e ka harruar prejardhjen e tij edhe pse ka mbi pese shekuj qe ane kapercyer Adriatikun, ndersa eshte per te ardhur turp per shume shqiptare qe per nje dekade harruan se kush ishin, duke u perpjekur me cdo kusht te nderrojne cdo gje shqiptare, te perbuzin cdo gje shqiptare, te lejojne femijet e tyre qe te shpartallohen duke mbetur njerez pa identitet, duke pranuar qe per njevize apo per nje karte te shajne dhe te ofendojne kombin.

    Dio Guardi ka shume te drejte, kur thote se ku jane 7 milione shqiptaret e Ballkanit!
    Harron Dio Guardi se nder keta 7 milione ka plot qevetem fizikisht jane shqiptare sepse shpirterisht jane te dhene pas sllavofilise, pas grekofilise, pas arabofilise!

    Kombi shqiptar eshte genjyer prej sirenave sllavo-greke te "vellazerise", "Ballkani i ballkanasve", "integrimet rajonale" etj dhe per t'u shkeputur nga to duhet qe ne ta dinamizojme jeten tone ne te gjitha drejtimet, duke mos toleruar as ne kete forum shqiptar qe sirenat te kene rol te dores se pare!

    Sirenat kane shume synime e nder to duhen permendur:

    - nxitja dhe perhapja e urrejtje krahinore,
    - nxitja dhe perhapja e urrejtjes dhe percarjes fetare
    - thurrja e lavdeve per X apo Y politikan,
    - perhapja e frymes deziluzioniste,
    - propaganda e hapur antishqiptare me te gjitha mjetet dhe menyrat,
    - paraqitja e shqiptarit si njeri i pakulturuar, kriminal, te prapambetur, gjakmarres, jotolerant, agresiv, njeri i droges dhe i prostitucionit etj,
    - vrasjen e ndjenjes se lirise dhe pavaresise kombetare, permes projekteve "integruese" me shtetet fqinje, kur vete Europa as sot e kesaj dite nuk ka arritur t'i zbuse sadopak tendencat nacionaliste te popujve qe e perbejne ate,
    - korruptimin e politikaneve te larte dhe ate lokale,
    - degradimin e ekonomise, natyres, urbanistikes, per te krijuar tek njeezit idene se ketu nuk jetohet,
    - duke krijuar ushtri te papunesh dhe njerezish te zhgenjyer, ne menyre qe shqiptaret ta zbrazin Ballkanin dhe te shkojne te kositin livadhe ne Greqi,
    - duke nxitur dhe krijuar lobime antishqiptare ne Europe dhe ne SHBA,
    -etj.

  4. #4
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Njerezit qe i japin tituj vetes dhe kujtojne se kane ne dore fatet e nje populli e nje kombi me dhurojne gjithmone nje buzeqeshje te kendshme. Dhe kur vjen fjala per Dio Guardi, kjo eshte buzeqeshja me e fundit ne nje seri buzeqeshjes. Vetem pak kohe me pare ai i vuri vulen nga SHBA se cili duhet te jete flamuri shteteror i Kosoves.

    7 milion shqiptaret ne Ballkan apo ata 500 000 shqiptaret ne Amerike duhet te jene shurdh-memece dhe ia kane kaluar te drejten e fjales zotit Dio Guardi qe po e mban kombin mbi shpatullat e tija.

    Nuk ka vetedenigrim me te keq se ky.
    Albo
    Duke lene menjane personin e Dioguardit, .. a ka ndonje fjale gabim te shkrimi?

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Trimi81
    Anëtarësuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Mbi Toke
    Postime
    65
    DyDrinas, nuk i shtoj as edhe nje presje asaj qe the. Sot fatkeqesia me e madhe e kombit shqiptar vjen nga njerez qe harrojne vlerat e kombit te tij dhe qe shiten moralisht por ndoshta dhe materialisht fare lehte. Mendoj se e gjithe kjo vjen si pasoje e nje provincializmi te madh qe karakterizon nje pjese te shqiptareve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Trimi81 : 09-02-2007 më 23:10

  6. #6
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    Dr. Rugova dhe Dr. Bukoshi, dhe duhet të ndjehen fajtorë që nuk kanë përkrahur punën e pastër dhe historike të lobit tonë shqiptar, i cili solli zërin tuaj në Uashington. Ju lejuat departamentin e shtetit të mendojë se për Kosovën mund të ketë mundësi të tjera, edhe pse drejtuesit kyç të Kongresit, demokratë dhe republikanë, në Shtëpinë e Përfaqësuesve të Senatit të ShBA kanë punuar me ligën civile për të nxitur zgjedhjet kongresionale për pavarësinë e Kosovës. Rezolutën Gilman-Lantos (H. Res 476) ju dhe partia juaj nuk e mbështetët. Duhet të ndihet fajtor edhe z. Rugova që nuk e përkrahu hapur UÇK si forcë çliruese, e cila luftoi së bashku me NATO-n për një Kosovë të lirë.


    A nuk eshte e vertet shka ka cituar Joseph Dio Guardi te me tregoj dikush a nuk eshte kejo e vertet mbi te gjitha qka ishte cekur me lart e gjith rezltati i atyre mos perkrahjeve te rezolutave dhe mos perkrahjes se luftes se madhe te UQK tash edhe vet po e shohim se ku na ka quar politika e Rugoves qe shkoj e nuk eshte gjall e ti paguaj mekatet per se gjalli.
    URIME FITOREN PDK

  7. #7
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS
    Cfare ka per t'u cuditur ne fjalet e Dio Guardit?
    Ata jane thene shume cilter dhe kush ka veshe i degjon, pavaresisht se ty ashtu si te hyn, ashtu dhe te del, sepse ne koke ke tashme ke perrallat e priftit te kishes greke te Philadelphias, qe ju jep ne perdorim mjediset e kishes dhe literature greke free.

    .
    Atehere ketu shpjegohen shume gjera, qe nga sulmi kunder patriotit Dioguardi e me radhe

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Duhet të ndihet fajtor edhe z. Rugova që nuk e përkrahu hapur UÇK si forcë çliruese, e cila luftoi së bashku me NATO-n për një Kosovë të lirë.
    Eh hajvani qe je ba ti, O Dioguardi!

    Ky njeri edhe perkunder fjaleve te mira ka vite qe eshte ideologjikisht i manipuluar. Ai me shume perfaqeson zerin ideologjik te nje grupi te cakuar Shqiptar ne SHBA, se sa zerin e kombin Shqiptar (qe aq shume trumbeton).

    E mire, o Dioguardi, po kush te tha ty se Rugova nuk perkrahu UCK-ne si force cliruese? Me siguri ata qe te paguajne qe publikisht te shkruash e te deklarosh mendimet e tyre. Edhe gjate luftes edhe pas saj (gje qe e konfirmoj me deshmine e tij ne Hage) Presidenti Rugova mbeshteti luften e drejte ty atyre djemeve me te mire te Kombit.

    Ti nuk flet si vete Diogardi, ti thjeshte ben pune qe paguhesh per te bere. Prandaj edhe nuk din cka flet.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #9
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ku e more këtë shkrim Davius??

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Cfare ka per t'u cuditur ne fjalet e Dio Guardit?
    Ata jane thene shume cilter dhe kush ka veshe i degjon, pavaresisht se ty ashtu si te hyn, ashtu dhe te del, sepse ne koke tashme ke perrallat e priftit te kishes greke te Philadelphias, qe ju jep ne perdorim mjediset e kishes dhe literature greke free.
    Shko e pyet turqit e Prizrenit ose te Shkodres se cfare do te thote emri dhe mbiemri qe mban dhe pastaj hajde me trego mua per literaturen greke. Kisha qe une shkoj e ka emrin Kisha Orthodhokse Shqiptare e Shen Joan Gojartit, eshte ne mes te Philadelphias dhe vitin qe kaloi festoi 75 vjetorin e themelimit.

    Sa per dijeni, Dio Guardi si familje arbereshe, duhet pergezuar vetem per faktin se
    nuk e ka harruar prejardhjen e tij edhe pse ka mbi pese shekuj qe ane kapercyer Adriatikun, ndersa eshte per te ardhur turp per shume shqiptare qe per nje dekade harruan se kush ishin, duke u perpjekur me cdo kusht te nderrojne cdo gje shqiptare, te perbuzin cdo gje shqiptare, te lejojne femijet e tyre qe te shpartallohen duke mbetur njerez pa identitet, duke pranuar qe per njevize apo per nje karte te shajne dhe te ofendojne kombin.
    Qe te mos mbesesh injorant ne paditurine tende. DioGuardi ben pjese ne rradhet e atyre arberesheve qe vete komuniteti arberesh i quan "gjak i prishur" pasi eshte katolik si ne besim edhe ne rit, prandaj edhe ata 5 njerez qe mban rreth shoqates se tij i ka te komunitetit katolik ne SHBA.

    Dhe qe te mesosh per gafat e DioGuardit, pak kohe me pare ai vizitoi katundin e pare arberesh ne Itali, te quajtur Grecci, dhe e ka filmuar edhe ne video si nje mjet propagandistik te rritjes se imazhit te tij ne syte e shqiptareve si puna tende. Por ajo qe DioGuardi nuk di por qe e mesoi patjeter nga vizita e tij ne kete katund ne Itali, "grecci" perkthehet ne shqip ne greket, dhe eshte emertimi qe i vune vete vendasit italiane katundit shqiptar, pasi italianet ishin te ritit katolik dhe shqiptaret ishin te ritit orthodhoks bizantin.

    Dhe nuk eshte hera e pare qe DioGuardi merr guximin e budallait qe te hapi debate fetare ne rradhet e shqiptareve, bile po te kerkosh ne kete forum do gjesh edhe shkrime te tij ku shqiptare si puna tende me emer e mbiemer turk i quan koka turku.

    Dio Guardi ka shume te drejte, kur thote se ku jane 7 milione shqiptaret e Ballkanit!
    Harron Dio Guardi se nder keta 7 milione ka plot qevetem fizikisht jane shqiptare sepse shpirterisht jane te dhene pas sllavofilise, pas grekofilise, pas arabofilise!
    Or tunxh, Ballkani ka 7 milion shqiptare qe jane te lire dhe gezojne sot te drejten e votes dhe te drejten e fjales e nuk kane nevoje per clirimtare si puna e DioGuardit, kane nevoje per njerez qe u vene veshin mendimit dhe halleve te tyre. Nuk kane nevoje per njerez si puna e DioGuardit qe kerkon te zevendesojne flamurin bizantin te Kosoves dhe flamurin e shpikur nga mendja e tij me shiritat e flamujt e flamurit amerikan.

    Vetem ata qe i shohin shqiptaret si bageti e jo si njerez te lire mendojne si puna e DioGuardit! Dhe po te kishe dy fara mend ne koke, do te ndiheshe i fyer qe ai shprehet ne ate menyre ne nje prej momenteve me historike te popullit shqiptar kur mbare bota e qyteteruar mbeshtet te drejten legjitime te shqiptareve ne Kosove per pavaresi.

    Dhe po te kishe kulturen e duhur demokratike, do ta kishe te qarte qe asnje shqiptar ne bote nuk ka te drejten te flasi ne emer te popullit shqiptar, pervec atyre qe jane votebesuar me voten e lire te shumices se shqiptareve. Ka perenduar njehere e mire epoka ku ceshtja jone kombetare ishte jetime dhe perdorej per qellime te ndryshme nga njerez te caktuar. Sot ata 7 milion shqiptaret ne Ballkan te gjithe votojne te lire dhe me ato votat e tyre zgjedhin njerezit dhe partite qe i perfaqesojne.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-02-2007 më 21:45

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kadare: Poshtërimi i Ballkanit
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  2. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  3. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeçarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •