Tė ndryshohet politika ndaj Kosovės
Disa parti serbe kėrkojnė qė Beogradi tė ndryshojė politikėn ndaj Kosovės. LDP ka propozuar rezolutė tė re. Opozita nė Serbi kritikon zyrtarėt me tė lartė serbė se kanė dhėnė deklarata boshe dhe tė rrejshme pėr fitore nė Kombet e Bashkuara

Nga Express mė 11.08.2010 nė ora 11:22
Opozita serb kėrkon ndryshim tė politikės sė Beogradit ndaj Kosovės. Lideri i liberal demokratėve, Cedomir Jovanovic, ka deklaruar se do tė prezantojė nė Kuvendin e Serbisė njė projektrezolutė e cila mund tė harmonizohet me BE’nė dhe SHBA’nė. Ndėrkaq, Partia e Tomislav Nikolicit (SNS) kėrkon qė tė ketė bashkėpunim edhe me Rusinė dhe Kinėn.

Jovanovic kėrkon qė ēėshtja e Kosovės, e cila rėndon politikėn dhe ekonominė e Serbisė, tė zgjidhet sa mė shpejt dhe qė Serbia tė mos e bllokojė mė hyrjen e Kosovėn nė organizata ndėrkombėtare.

Lideri i LDP’sė, Cedomir Jovanovic, konsideron se nuk ka rėndėsi qėndrimi i tij personal ndaj pavarėsisė sė Kosovės, por duhet marrė parasysh realitetin, trashėgiminė historike dhe nevojat e serbėve tė Kosovės. Jovanovic ėshtė njė nga politikanė e rrallė serbė, i cili kėrkon qė Serbia tė njohė pavarėsinė e Kosovės.

“Partia Liberale Demokratike nuk mund tė njohė pavarėsinė e Kosovės, atė mund ta bėjnė vetėm njerėzit qė jetojnė nė kėtė shtet (Serbi). Unė mund tė angazhohem dhe do tė angazhohem pėr njohjen e asaj pavarėsie tė Kosovės, e cila ėshtė e pranueshme pėr serbėt nė Kosovė”, ka thėnė Jovanovic.

“Unė do tė bėj pėrpjekje pėr zgjidhje tė problemeve. Kosovėn e kanė pranuar 22 shtete evropiane, anėtare tė BE’sė. Pavarėsinė e Kosovės sot e njohin 70 shtete”, ka shtuar ai.

Nėnkryetari i SNS’sė, Aleksandar Vucic, konsideron se Serbisė i nevojitet edhe pėrkrahja e Rusisė dhe Kinės.

“Pra, me shtetet e BE’sė, por edhe me Rusinė, Kinėn dhe me SHBA’tė. Me tė gjitha shtetet tė cilat mund tė marrin pjesė nė zgjidhjen e problemit tonė”, ka thėnė ai.

“Na duhet para se gjithash mbrojtja e interesave tona nacionale, por njė qasje e hapur e jo qasje e cila ėshtė kozmetikė dhe mbyllje e syve tė opinionit”, thotė Vucic.

LDP dhe SNS kritikojnė deklaratat e ministrit tė jashtėm Vuk Jeremic se lufta pėr rezolutė nė OKB “ėshtė mision i pamundshėm, por edhe tė presidentit Boris Tadic.
Cedomir Jovanovic thotė se politika e presidentit serb ėshtė pa efekte.

“Presidenti Tadic mundet ēdo ditė tė udhėtojė nėpėr Serbi, duke vizituar punėtorėt pėrskaj rrugėve, por kjo nė asnjė mėnyrė nuk do tė punėsojė njerėzit tė cilėt janė pa punė, nuk do tė zbusė borxhet e shtetit ndaj atyre punėtorėve”, vlerėson ai.

Edhe Aleksandar Vucic ka komentuar deklaratat kontradiktore tė zyrtarėve tė Serbisė.

“Nė njė moment kemi rrėfime boshe dhe tė rrejshme rreth asaj se si do tė fitojmė nė OKB. Pas vetėm shtatė ditėsh kemi pranim se ajo fitore potenciale ėshtė gati e pamundshme”, ka thėnė ai.

Edhe partia tjetėr, SPO e Vuk Draskovicit porosit se Serbia duhet tė ndryshojė politikėn ndaj Kosovės. Sekretari i kėsaj partie, Milos Andic, ka deklaruar se kjo ėshtė e vetmja mėnyrė tė mbrohen interesat nacionale nė Kosovė, me garanci ndėrkombėtare dhe pa obligime formale pėr njohje tė shtetėsisė sė Kosovės.