Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    Bashkëpunim mes grave myslimane dhe katolike në Kosovë

    Bashkëpunim mes grave myslimane dhe katolike në Kosovë

    Në Prishtinë vepron një grup joformal i grave të besimeve të ndryshme, të cilat me aktivitete të larmishme synojnë afrimin ndërmjet komuniteteve nëpërmjet dialogut ndërfetar.

    E diel 1 Gusht 2010 23:04



    Në mesditën e së premtes, teksa në bashkësinë islame mblidhen burrat muslimanë për faljen e Xhumasë, një motër nderi e besimit katolik hyn në Departamentin e Grave.

    "Ezani na fton për falje!“ - thotë ajo me të qeshur, teksa zë vend në kolltukun përballë, ashtu lirshëm, si në vatrën e vet. Dhe, një ndjenjë të tillë Teuta Augustini e ka sa herë hyn në këtë portë, brenda së cilës takohet me motrat e besimeve të tjera tradicionale në Kosovë.

    "T´jesh i krishterë katolik, kjo nënkupton dashurinë ndaj Zotit dhe ndaj njerëzve. Është ai dimensioni vertikal, raporti im me Krijuesin dhe dimensioni horizontal, njeriu me njeriun. Pikërisht në këtë lidhje është edhe shenja e kryqit, si simbol i shpëtimit“ - thotë ajo duke prekur kohë pas kohe kryqin e varur në kraharor.

    Sipas saj gjithçka do të rrënohej sikur të mos ekzistonte boshti i shenjtë "Unë dhe Krijuesi“, pasi pyetjeve "Prej nga jam?“,“Ku shkoj?“ dhe "Përse e gjithë kjo?!“, secili duhet t'i japë përgjigje.

    Dhe këtu, në Departamentin e Grave në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, takohet ky grup joformal i grave, aktivitetet e të cilit kanë filluar me iniciativën e organizatës ndërkombëtare ECRP, e cila kishte për qëllim afrimin e grave të besimeve të ndryshme. Këto aktivitete vazhduan edhe pas largimit të saj dhe numri i grave besimtare sillet prej 5 deri në 50-të. Pjesa më e madhe janë gratë e besimit mysliman dhe katolik. Numri simbolik i grave hebreje është shumë domethënës për këto besimtare, të cilat shpresojnë t´iu bashkangjiten edhe gra të besimit protestant. Ndërsa, brenda rrethit ato kanë arritur të fusin edhe serbe të besimit ortodoks.

    "Kontaktet e para kanë qënë të vështira. Mirëpo, ne si myslimane bashkë me motrat katolike e kemi thyer bashkarisht atë mur. Dhe kështu, në vitin 2004 kemi rezultuar me kontaktin e parë; një kohë kur, enklavat e Kosovës kanë qenë të pathyeshme…“- kujton Besa Ismajli, myslimane.

    Svetllana Stevic, ortodokse, me banim në Zvecan, sjell kujtimet nga takimet e rregullta, të cilat janë reduktuar disi për shkak të mungesës së fondeve: “Jemi shoqëruar shumë. Nëpër takime flisnim për falje dhe pajtim dhe për mënyrën, se si ne gratë mund t´i kontribuonim një të ardhmeje më të mirë. Shkonim nëpër seminare, vizitonim xhamitë, kishat katolike dhe kishat ortodokse. Takoheshim në Prishtinë ose në Graçanicë dhe udhëtonim edhe nëpër vende të ndryshme. Do të dëshiroja që takime të tilla të përsëriten, sepse vërtet kemi për çfarë të bisedojmë“.

    Megjithëse pa mbështetje nga qeveria por të papenguara nga institucionet fetare, gratë e këtij grupi shumëkonfesional kanë përfaqësuar Kosovën në konferenca të ndryshme ndërfetare, duke promovuar tolerancën fetare të Kosovës në rajon dhe në botë.

    Kimete Zeqa, myslimane, ka marrë pjesë në konferenca në Maqedoni, në Shqipëri, në Bosnjë Herecegovinë, por edhe në Japoni, ku nga Takimi i Tetë për Paqe dhe Tolerancë Fetare ajo ruan thënien e Ela Gandit: ”Paqja fillon në familje”.

    “Është e vërtetë! Dhe unë këtë e them nga përvoja ime. Se, ne jemi dhjetë fëmijë, por baba im imam na ka mësuar ta duam njeriun. Ka nevojë njeriu për kontakte të tilla. Se, edhe pse në botë ka shumë komunitete fetare, secila prej tyre e ka synim paqen dhe tolerancën. Sepse, Krijuesi është një për të gjithë!“

    Dhe aktivitete të duhet të vazhdojnë, mendon Svetllana, ortodokse, dhe shton: "Aty do t´mund të flasim si bashkëshorte dhe si nëna dhe të ndikojmë që mos të ketë urrejtje dhe hakmarrje, por të ketë falje dhe mirëkuptim në brezat e ardhshëm, ndërmjet fëmijëve tanë!“

    Femra mund të bëjë shumë në kalitjen e mëtejshme të tolerancës ndërfetare dhe afrimin mes komunitetve në Kosovë, mendon Besa Ismajli, myslimane: ”Ne asnjëherë brenda grupit s´kemi pasur dallime, sepse ato që na bashkojnë janë shumë më të mëdha sesa ato që na dallojnë."

    Kërkesa e këtyre grave të besimeve të ndryshme mbetet, që bashkëpunimi ndërfetar të futet në planprogram të qeverisë së Kosovës dhe siç investohet në grupe të shoqërisë civile të përziera etnikisht të investohet edhe në grupet e përziera të besimeve./DW/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 01-08-2010 më 20:40
    Ndrysho Firmën

  2. #2
    Po sikur bie ne kundershtim ajo qe ke shkruar me kete te vertete qe ndodhet brenda feve

    Revolution 1848

  3. #3
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Ju lumte Explorer per kete artikull qe postuat,shpresoj se meshkujt Shqiptar sidomos keta te forumit do te marim shembull nga gjinija femrore.
    E ju eurosta1 ne vend qe te ngatroni kete teme me nje thenje te nje imami qe i perket gjinis mashkullore merni shembull nga gjinija e kundert duke filluar nga ajo qe ju lindi e deri ne kete postim.

    Me respekt Sueda......
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  4. #4
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Shume mire! Por qe grate ateiste, agnostike, apostate dhe skeptike ne kete rreth mungojne eshte keq!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Po sikur bie ne kundershtim ajo qe ke shkruar me kete te vertete qe ndodhet brenda feve

    http://www.youtube.com/watch?v=Gniva...layer_embedded
    Po sikur bie ne kundershtim ajo qe ke shkruar me kete te vertete qe ndodhet brenda fev

    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  6. #6
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Shume mire! Por qe grate ateiste, agnostike, apostate dhe skeptike ne kete rreth mungojne eshte keq!
    Ndoshta keq tani per tani,por ndoshta edhe keta do te ju bashkangjiten nje dite....
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Po sikur bie ne kundershtim ajo qe ke shkruar me kete te vertete qe ndodhet brenda fev

    http://www.youtube.com/watch?v=82L9XUZB55g
    Cfar do thuash me ate videon tjeter te anton kqires ? Se ka edhe prifterinje si hoxha juaj ? PO KA... Kjo tregon qe keni shum te perbashketa ju muslimanet me te krishteret....
    Revolution 1848

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Cfar do thuash me ate videon tjeter te anton kqires ? Se ka edhe prifterinje si hoxha juaj ? PO KA... Kjo tregon qe keni shum te perbashketa ju muslimanet me te krishteret....
    Po une e ndegjova videon e Hoxhes,asgje te keqe nuk kishe,ai nuk tha mi urrejte krishteret si njerez,por mi urrejt veprat e krishterve,edhe une i urrejt veprat e krishterve,te ateistave,budistave etj.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Shume mire! Por qe grate ateiste, agnostike, apostate dhe skeptike ne kete rreth mungojne eshte keq!
    agnostika, ateizmi, apostati dhe skepticizmi, nuk jane fe.
    Ndrysho Firmën

  10. #10
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Kjo qenka me u krenu moree.
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •