Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vdes Bashle, krijuesi i “Emanuelës”

    Ndahet nga jeta nga një sëmundje e rëndë, në moshën 60-vjeçare, këngëtari francez Pjer Bashle
    Vdes Bashle, krijuesi i “Emanuelës”


    A. Mile

    Kantautori francez Pjer Bashle, është ndarë dje nga jeta në shtëpinë e tij, pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 60-vjeçare. Bashle ka qenë një këngëtar i dashur jo vetëm për francezët, por edhe për shqiptarët, të cilët në fillim të viteve ’90, kanë pasur mundësi të ndjekin një koncert recital të tij në Tiranë. Një ndër këngët e tij më të njohura, është ajo “Emanuel”. Në tetorin e kaluar ai ka festuar 30- vjetorin e karrierës së tij në skenën e kazinosë së Parisit. Në vitin 2001 prezantoi albumin “Një dritë tjetër” (“Une autre lumiere”), disa prej këngëve të të cilit, janë bërë të dashura për publikun francez. Gjatë këtij prezantimi ka kënduar me një kor prej 80 fëmijësh. Albumi i tij i fundit “Ti nuk do të na lësh” ( “Tu ne nous quittes pas”) është publikuar në vitin 2003 dhe ka qenë një homazh për Zhak Brel, i cili do të ndikonte në gjithë karrierën e tij. Pier Bashle ka lindur në 25 maj të vitit 1944. Fëmininë e kaloi në Kale. Ka kryer edhe studime për kinematografinë në Paris dhe paralelisht me këngën, ai kompozonte edhe muzikë filmash, si ajo e filmit “Emanuel”. Në vitin 1968 filloi të krijonte kolona zanore për emisione televizive, ndërsa në 1972 do të realizonte një dokumentar për piktorin Pablo Pikaso. Pas dy albumeve të para, të viteve 1975 dhe 1980, do të vinte një i tretë që do ta bënte të njohur. Bëhet fjalë për albumin “Le korone”, të vitit 1982, titulli i të cilit u diskutua shumë në kohën kur u hodh në treg. Pas tij, do të nxirrte edhe tetë albume të tjera. Ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore, dhjetorin e kaluar ai prezantoi të tjera projekte që do të vijonin përgjatë vitit 2005, si një turne, apo një bashkëpunim me vëllezërit Ferre, por që fatkeqësisht mbetën në mes.

    16/02/2005
    KATEGORIA: Kulture

    http://www.shekulli.com.al/index.php...s&newsID=68970

    P.s Kenga e "Emanueles" per filmin me te njetin titull esht enj enga kenget m ete bukura per dashurine kenduar nga Zhak Breil.

    Melodi d'amour pour Emanuele...

    Franko fone ju lutem kush i ka vargjet te na i sjelle. MI CORASON se ti je kesaj fushe.

    I ndrite shpirti.

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Ndahet nga jeta nga një sëmundje e rëndë, në moshën 60-vjeçare, këngëtari francez Pjer Bashle
    Vdes Bashle, krijuesi i “Emanuelës”
    .................................................. ....
    P.s Kenga e "Emanueles" per filmin me te njetin titull esht enj enga kenget m ete bukura per dashurine kenduar nga Zhak Breil.

    Melodi d'amour pour Emanuele...

    Franko fone ju lutem kush i ka vargjet te na i sjelle. MI CORASON se ti je kesaj fushe.

    I ndrite shpirti.
    Po kerkoja per nje teme tjeter e dola ne nje tjeter. Edhe pse Xhuxhito s'qenka ne forum, perseri po e ve kengen .

    Where does a thought go when it's forgotten?

Tema të Ngjashme

  1. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  2. Kush eshte Krijuesi ?
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-06-2009, 06:14
  3. Dy mënyra për ta njohur Krijuesin
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:31
  4. Dy mënyra për ta njohur Krijuesin
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 18:49
  5. Mall, epsh dhe dashuri
    Nga Vala_79 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 10:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •