Tiranė, Projekti: Parkim me pagesė nė D. Kombit e sheshin "Italia"
TIRANE- Bashkia e Tiranės prezanton projektin e parkimit publik me pagesė qė parashikohet tė fillojė aplikimin nga data 15 gusht
Ideja ėshtė qė tė ngrihet njė sistem i ri i administrimit tė parkimit, ku tė ndahet sistemi i shitjes sė biletės nga sistemi i kontrollit, ku qytetarėt tė cilėt do tė parkojnė nė vende tė caktuara, si parkim publik me pagesė, duhet tė shkojnė nė pika tė caktuara, tė marrin biletėn me tė cilėn mund tė vendosin muajin, ditėn dhe orėn nė tė cilėn ndodhen dhe e vendosin tek pjesa e brendshme e xhamit. Pas kėsaj, strukturat e Policisė Bashkiake qė bėjnė kontrollin ose konstatojnė se qytetari i cili ka parkuar nuk ka prerė biletėn pėrkatėse, marrin masat pėrkatėse administrative, si heqjen e mjetit me karroatrec. Biletat do tė vihen nė disa pika tė caktuara, rreth e rrotull zonave tė administrimit tė parkimit me pagesė, pra janė pika tė cilat ndodhen pikėrisht aty ku ndodhen vendet e parkimit me pagesė sqarohet nė deklaratėn e bashkisė sė kryeqytetit, ndėrsa bėhet e ditur se ky sistem do tė aplikohet fillimisht tek bulevardi Dėshmorėt e Kombit dhe tek sheshi Italia.
Projekti synon evitimin e ndotjes urbane tė Tiranės dhe lehtėsimin e trafikut nė zonat mė vitale tė kryeqytetit. Tarifa e parkimit ėshtė 100 lekė tė reja, ndėrsa ky projekt ėshtė parashikuar tė shtrihet nė tė gjithė qytetin.
Projekti i parkimit me pagesė pėrfshin tė gjithė qytetin e Tiranės, ku nuk ėshtė e parashikuar vetėm bileta, por ėshtė e parashikuar dhe pagesa nėpėrmjet telefonisė celulare. Gjithashtu janė parashikuar vendet pėr rezidentėt, vendet pėr njerėzit me aftėsi tė kuafizuara, vendet pėr vizitorėt, pra ėshtė njė projekt i plotė, por si testim i sistemit tė ri tė administritmi tė parkimit, nė kuadėr tė mirėmenaxhimit tė trafikut, rreth e rrotull qendrės sė qytetit, kjo ėshtė faza e parė e tij thuhet nė deklaratėn e Bashkisė sė Tiranės.
BalkanWeb
Krijoni Kontakt