Wikileaks: Al Qaeda pėrgatit bombėn atomike
Organizata terroriste islamike Al Qaeda pėrpiqet qė tė marrė nė dorė materiale bėrthamore dhe tė rekrutojė shkencėtarė nga disa vende pėr tė krijuar “bombėn e pistė”, shkruan nė depeshet e publikuara nė Wikileaks.
Nė vitin 2008 ėshtė shtruar ēėshtja e sigurisė sė laboratorit pėr uranium dhe plutonium tė Agjencisė Ndėrkombėtare pėr Energji Bėrthamore (IAEA). Tomihiro Taniguēi, zėvendės i drejtorit tė pėrgjithshėm tė IAEA, jozyrtarisht ka paralajmėruar SHBA-nė se botės i kanoset rreziku nga “11 shtatorti nuklear” nė rast se depot e materialeve bėrthamore nuk sigurohen nga depėrtimi i terroristėve nė to.
Lidhur me kėtė, selia e kėsaj agjencie nė Asutrali ka kumtuar se “nuk ėshtė nė gjendje tė sigurojė” laboratorin e vet, pasi qė ka dritare nėpėr tė cilat terroristėt mund tė depėrtojnė. Nė telegramet e besueshme theksohet se grupet qė udhėheqin luftėn e shenjtė xhihad janė afėr prodhimit tė armėve efikase kimike dhe biologjike, qė mund tė vrasin mem mija njerėz.
Wikileaks zbulon hollėsi lidhur me luftėn ndėrkombėtare qė tė parandalohet kontrabanda e materialeve nukleare, kimike dhe biologjike, qė do tė mund tė pėrdoreshin pėr prodhimin e armėve.
Nė mbledhjen e NATO-s nė janar tė vitit 2009, shefat e shėrbimeve tė sigurimit njoftuan njė numėr tė caktuar shtetesh se Al Qaeda planifikon tė realizojė programin e vėnies sė “mjeteve shpėrthyese tė pista bėrthamore” dhe bombave tė improvizuara nukleare nė rrugėt nėpėr tė cilat patrullojnė ushtarėt britanikė nė Afganistan.
Nė shkresat e dėrguara nga ambasadat e vendeve tė ndryshme nė Afganistan po ashtu pėrshkruhet se si grupe banditėsh dhe terroristėsh kanė kontrabanduar sasi tė mėdha tė materialeve radioaktive nėpėr Evropė, Afrikė dhe Lindje tė Afėrme.
KOHA Ditore
Krijoni Kontakt