Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 77
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,059

    Reklama anti-Islam në metronë e Uashingtonit

    UASHINGTON-Një gjykatës në Uashington vendosi se autoritetet e metrosë së qytetit duhet ta lejojnë publikimin në stacione të një reklame pro-izraelite, që cilëson radikalët myslimanë si njerëz të egër.
    Ekspertët ligjorë thonë se nuk ka asnjë mënyrë për të shmangur Amendamentin e Parë të Kushtetutës amerikane, i cili mbron lirinë e fjalës, edhe nëse disa njerëz e konsiderojnë përmbajtjen ofenduese.

    Zyrtarët e metrosë kishin ngritur shqetësime se kjo reklamë mund të nxisë dhunë, sidomos pas sulmit ndaj konsullatës amerikane në Libi.

    Aty shkruhet: “Në çdo luftë midis njeriut të qytetëruar dhe atij të egër, mbështet njeriun e qytetëruar. Mbështet Izraelin. Mposht Xhihadin.

    Për shumë myslimanë, Xhihadi përbën një luftë të brendshme shpirtërore. Por disa njerëz e kanë përdorur këtë koncept fetar si një justifikim për dhunë.

    Nihad Aëad është drejtor ekzekutiv i Këshillit për Marrëdhëniet amerikano-islamike. Grupi mbron interesat e myslimanëve amerikanë.

    “Deri tani, shumica dërrmuese e atyre që e kanë parë reklamën e kanë dënuar atë. Kanë dënuar fanatizmin, urrejtjen që mbart, si dhe organizatorët e saj.”

    Këto reklama janë sponsorizuar nga Iniciativa e Mbrojtjes së Lirisë Amerikane, një grup pro-izraelit që thotë se lufton kundër islamizimit të Amerikës. Dy organizata amerikane për të drejtat civile e cilësojnë atë si një grup që nxit urrejtje.

    Grupi fitoi një çështje ligjore të ngjashme në Nju Jork, ku reklama u vendos në stacionet e metrosë në muajin shtator. Pamela Geller është drejtore ekzekutive e grupit anti-islam. Ajo i hedh poshtë pohimet se ngjarjet e fundit duhet të shtynin publikimin e reklamave.

    “Nuk është kurrë kohë e përshtatshme. Nëse nuk kemi të bëjmë me një reklame, kemi problemin e një filmi. Nëse nuk kemi filmin, kemi problemin e një karikature daneze, apo të një karikaturë suedeze. Ose publikimin e një karikature franceze. Kur është koha e përshtatshme për të folur hapur dhe sinqerisht për Xhihadin?”

    Zyrtarë të metrosë së Uashingtonit thonë se FBI-ja është duke hetuar një kërcënim për dhunë, nëse reklama vendoset. Ka patur disa njoftime mbi gjeste vandalizmi të vogla kundër reklamës në Nju Jork, por kritikat në përgjithësi kanë qenë të kufizuara.

    Benetta Standly, drejtoreshë për Uashingtonin e Bashkimit Amerikan për Liritë Civile, thotë se frika ndaj dhunës nuk do të thotë se Amendamenti i Parë, i cili mbron lirinë e fjalës së lirë, mund të kapërcehet. Ajo argumenton se mënyra më e mirë për t’iu kundërvënë mesazheve me urrejtje janë mesazhet paqësore kundër tyre.

    “Në këtë vend, përgjigja kundër fjalëve fyese apo urrejtjes është përdorimi i më tepër fjalëve që i kundërshtojnë ato. Pra, ajo që po shohim të ndodhë tani në rrjetin e transportit të metrosë së Uashingtonit është se njerëzit kanë filluar të vënë reklama të ndryshme që kundërshtojnë fjalët nxitëse të urrejtjes.”

    Organizata myslimano-amerikane kanë në plan të vendosin reklamat e tyre në stacionet e metrosë brenda disa ditësh.

    “Mendoj se kjo është ajo që të gjithë duhet të shohin. Ata duan të shohin mesazhe që theksojnë dashurinë, dhembshurinë, bashkëjetesën, dhe pajtimin. Jo mesazhe urrejtjeje që përgatiten për të shkatërruar strukturën e Shteteve të Bashkuara dhe për të ndarë njerëzit në vija etnike dhe fetare.”

    (d.b/Dukagjini/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e agonny
    Anëtarësuar
    02-08-2008
    Postime
    251
    Weeee kuku cka paska ndodh... mos vet mos vet

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #4
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    un thash ca eshte bere
    Partizoni

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Keto artikuj nganjeher harijne piken me te larte te humorit,ne menyre te pashpegushme,jane perla.Te protestosh per te lidhur veten me njeriun e eger pa ta kerkuar njeri,eshte kryeveper.
    Mir qe fusin veten po dun me fut dhe fen.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Amerika ka harxhuar miliona dollare per reklamimin e saj ne vendet muslimane si nje vend paqeje dhe miqesor, dhe prape urrehen nga shumica e shteteve muslimane. Po me ben pershtypje te dalin kaq hapur, se ajo dihet qe perkrahin Israelin. E kane ndihmuar Israelin me ndihma, arme, etj. Dhe shtetet muslimane nuk eshte se kane qene pasive ne kete drejtim. Vet keto shtete npm medias, kane bere te mundur te nxisin urrejtjen kunder amerikaneve.
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    Nuk ka lidhje Amerika me reklamat. Thjesht ishte nje vendim gjyqi qe vendosi se nuk perben shkelje. Nuk eshte opinioni i Amerikes ajo qe shkruhet aty. Nuk do te thote se jane anti -islam. Sic nuk do te thote se jane pro islam se lejuan qendren islamike ngjitur me World Trade Center.

    Sikur jane dhe ne NY keto reklama, megjithese si kam par. Jane vetem ne disa linja te trenave.

  8. #8
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Nuk ka lidhje Amerika me reklamat. Thjesht ishte nje vendim gjyqi qe vendosi se nuk perben shkelje. Nuk eshte opinioni i Amerikes ajo qe shkruhet aty. Nuk do te thote se jane anti -islam. Sic nuk do te thote se jane pro islam se lejuan qendren islamike ngjitur me World Trade Center.

    Sikur jane dhe ne NY keto reklama, megjithese si kam par. Jane vetem ne disa linja te trenave.
    Luften e UCK-se perhere Serbia e ka quajtur si terrorizem.

    Imagjinoni nje reklame te tille ne Amerike.

    "Support Serbia"
    ''Defeat Terrorism''

    Per mendimin tim eshte nje padrejtesi qe i behet ''te pakten'' popullit Palestinez.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Luften e UCK-se perhere Serbia e ka quajtur si terrorizem.

    Imagjinoni nje reklame te tille ne Amerike.

    "Support Serbia"
    ''Defeat Terrorism''

    Per mendimin tim eshte nje padrejtesi qe i behet ''te pakten'' popullit Palestinez.
    dhe Kosova mund te vinte reklame

    "Support Kosovo"
    "Stop the Serbian Genocide"

    Eshte vendim gjykate qe merr paraysh vetem ligjshmerine e aktit sipas ligjeve amerikane dhe asgje tjeter.

  10. #10
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    dhe Kosova mund te vinte reklame

    "Support Kosovo"
    "Stop the Serbian Genocide"

    Eshte vendim gjykate qe merr paraysh vetem ligjshmerine e aktit sipas ligjeve amerikane dhe asgje tjeter.
    Kjo po qe do tregonte realitetin.

    Rasti i Serbise qe mora une i perngjan 100% Izraelit.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •