Ka dale ndonje dokument tjeter inetersant?
Wikileaks: Ja objektet vitale pėr sigurinė amerikane
06/12/2010 12:00
Njė listė e gjatė objektesh tė rėndėsishme nė tė gjithė botėn qe konsiderohen vitale pėr sigurinė kombėtare tė Shteteve tė Bashkuara u publikua nga Wikileaks.
Sipas dokumenteve tė fundit humbja e tyre do tė ketė njė ndikim tė fortė nė shendetin publik, sigurinė ekonomike dhe atė kombėtare. Nė kėtė liste pėrfshihen pika strategjike te infrastruktures, naftėsjelles, miniera e kobaltit nė Kongo, fabrika e prodhimit tė antihelmit tė gjarprit nė Australi apo ndėrmarrja e prodhimit tė insulinės nė Danimarkė.
Sipas ekspertėve ky pėrbėn njė prej dokumenteve me tė debatueshem tė bėrė publike nga organizata e themeluar prej Julian Assange.Nė kėtė listė janė rreshtuar edhe disa objekte tė rėndėsishme nė Britaninė e Madhe, perfshire edhe vende te komunikimit tė sateliteve.
Pėr kėtė arsye gazeta britanike “Times” nė Londėr publikoi raportin “Wikileaks, radhit objektivet per terrorin kundėr Shteteve te Bashkuara”. Nyja e gazjellesit Nadym nė perendim tė Siberisė ėshtė pėrshkruar si impianti i gazit me i rendesishem ne bote. Eshte nje pike e kalimit tė gazit rus drejt vendeve tė Europės Perendimore. Gazeta britanike ngre pyetje: A mos eshte kjo nje liste e objektivėve potencial qe mund te perdoret nga terroriste?. Kabllogramat e Ėikileaks, ne te shumten e rasteve, permendin qytetet dhe jo adresat e rrugeve. Nuk jepen detaje te masave te sigurise ne keto objekte. Kjo, natyrisht, nuk pengon askend qe ka akses ne Internet, per te mesuar me shume. Per shume qeveri, publikimi i ketij dokumenti eshte nje zhvillim krejt i panevojshem. Per shume politikane dhe eksperte sben gje tjeter vecse u tregon terroristeve, thembren e Akilit, te Shteteve te Bashkuara.
Assange: Obama tė japė dorėheqjen
06/12/2010 11:30
Krijuesi i Wikileaks, Julian Assange thote se gjeopolitika do tė ndahet, nė atė tė para dhe pas “skandalit te kabllogrameve”. (UPDATE)
Nė njė interviste pėrmes internetit me gazetėn spanjolle “El Pais”, ai thote se orėt e fundit pėr tė kanė qenė tė rėnda, tė lodhshme. Njė mori kėrcėnimesh qė vijne nga njerezit prane ushtarakeve amerikane, jo vetem kunder tij por ndaj avokateve dhe femijeve, por keta te fundit, sic thote ai "nuk dua t’i permend per te mos inkurajuar askend".
Gjate kesaj interviste ai thote qe presidenti amerikan, Barak Obama duhet tė jape doreheqjen.
“Ai duhet te pergjigjet nese ishte ne dijeni te ketij urdhri te paligjishem - thotė Assange.- Nėse ai nuk pranon apo ka fakte qe flasin per perfshirjen e tij, atehere, presidenti amerikan duhet te jape doreheqjen”.
Pyetjes nese ai do te dale ne publik dhe do te flase me autoritetet suedeze perfshire dhe prokuroret, themeluesi i Wikileaks nuk i jep nje pergjigje.Ai thote se organizata pavaresisht javes se veshtire, vazhdon te jete e forte dhe ka plot mbeshtetje ashtu sic ka dhe sulme ne forma te ndryshme, nje prej te cileve dhe ai elektronik.
‘Cable Gate’ apo ‘skandali i Kabllogrameve’, sipas tij, eshte rrjedhja me e madhe e informacionit te publikuar ndonjehere me 265 milione fjale.
“Eshte shume me domethenese se dokumentet e Pentagonit, - sic thote ai.
Oh wikileaks i leshit, na sjell ndonje lajm interesant se me keto na mbytet fare.
Wikileaks zbulon planin pėr rajonin Balltik
07/12/2010 09:40
SHBA dhe NATO kanė hartuar njė sėrė planesh pėr tė mbrojtur vendet e rajonit Balltik nga Rusia. Kėshtu thotė njė dokument i fundit i publikuar nga Wikileaks.
Dokumentat, e publikuara nė tė pėrditshmen “The Guardian”, zbulojnė plane pėr tė zgjeruar strategjinė e mbrojtjes duke pėrfshirė edhe Estoninė, Latvinė dhe Lituaninė.
Wikileaks vazhdon tė publikojė qindra dokumente diplomatike, duke acaruar gjithmonė e mė shumė qeverinė e Shteteve tė Bashkuara.
Ndėrkohė, njė urdhėr-arrest ndėrkombėtar pėr Assange ka mbėrritur sot nė duart e autoriteteve nė Britaninė e Madhe.
Themeluesi i faqes mė tė pėrfolur tė internetit dyshohet se fshihet diku nė Angli dhe se po pėrgatitet tė bisedojė kokė mė kokė me oficerėt e Scotland Yard.
Wikileaks, Medvedev: Publikimi i dokumentave dėshmon cinizmin e diplomacisė sė SHBA
Presidenti rus Dimitri Medvedev i ka cilėsuar kabllogramat e diplomacisė amerikane si cinike, por ka shtuar se kjo nuk do tė dėmtojė seriozisht marrėdhėniet mes dy vendeve. Medvedev, i cili ishte pėrshkruar nė njė nga mesazhet si Robin, kur Batmanin e luan Putin, ka qortuar Shtetet e Bashkuara pėr katastrofėn diplomatike tė shkaktuar nga Wikileaks, por ka shmangur kritikat e ashpra.
Medvedev ka folur nė krah tė kryeministrit italian, Silvion Berluskoni nė resortin jugor tė Rusisė, Krasnaya Polyana. Ky i fundit, nga ana e tij, ka hedhur poshtė pohimet e Wikileaks pėr lidhjet e tij me Moskėn dhe ka shtuar se ai personalisht asnjėherė nuk ka pėrfituar nga kontaktet e veta.
Berluskoni ka shtuar se kabllogramat nuk kanė ndonjė rėndėsi tė madhe dhe ka nėnvizuar se ato nuk do tė dėmtojnė marrėdheniet mes vendeve qė pėrmenden.
Ndėrkohė nė takimin Berluskoni- Medvedev ėshtė vėnė theksi nė marrėveshjen e re pėr sigurinė europiane, dhe dy liderėt kanė vėnė nė dukje nevojėn e bashkėpunimit. Presidenti rus ka theksuar se nėse bisedimet pėr bashkėpunimin rajonal nė fushėn e mbrojtjes nuk do tė nisin shpejt, mund tė shkaktojnė probleme nė tė ardhmen.
drejtuesin e wikileaks e kan kap per veshi sot policia Angleze dhe do dergohet ne Sweden per tu gjyku per perdhunim...e hongri kallinin..
Londėr, Britania arreston Julian Assange
07.12.2010
LONDER- Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange ėshtė arrestuar nga policia britanike nė Londėr bazuar mbi njė urdhėrarresti evropian. Assange akuzohet nga Suedia pėr krime seksuale, por vetė 39 vjecari nga Australia ka mohuar akuzat. Scotland Yard bėri tė ditur se Assange u arrestua me njė mandat arresti europian nė njė rajon policie tė Londrės sot nė mėngjes nė orėn 08 30. Ai do tė dalė para gjykatės gjatė ditės.
Avokati i themeluesit tė Wikileaks thotė se akuzat e ngritura ndaj klientit tė tij janė sajesė pėr t’i mbyllur gojėn Wikileaks e cila publikoi 250 mijė dokumente, apo korrespondenca, tė shkėmbyera mes Departamentit Amerikan tė Shtetit dhe 270 ambasadave amerikane nė tė gjithė botėn.
Hackerat sulmojnė sitet anti-Wikileaks
07 .12. 2010
Tashmė pėrballjet kanė mbetur nė duart e hackerave tė tė dyja palėve, pas sulmit qė vijoi mbi faqen Wikileaks, e cila po publikonte raportet sekrete tė Departamentit tė Shtetit Amerikan, ka ardhur kundėr reagimi i palės tjetėr.
Njė grup hackerash, nė mbeshtetje tė Julian Assange, ka organizuar njė sulm informatik kundėr PayPal dhe Postfinance, te cilėt bllokuan mundėsinė e financimeve qė kryeshin online, nė mbėshtetje tė organizatės Wikileaks
Nė njė lajmėrim tė hackerave nė faqen Twiter, Banka zviceriane (PostFinance) qė ka mbyllur llogaritė e Wikileaks, u bllokua sot me anė tė njė sulmi DDOS attack (ky lloj sulmi mbingarkon me kėrkesa serverin, i cili bllokohet dhe nuk funksionon dot, i njėjti sulm ėshtė bėrė edhe kundėr faqes Wikileaks gjatė gjithė kėsaj kohe qė ėshtė folur pėr informacionet qė ajo zoteron).
Pak orė me parė, njė tjetėr sulm ishte kryer ndaj PayPal (Ky sistem mundėson pagesat dhe blerjet online). Sulmi u quajt Operation Playback (Operacioni Larje Hesapesh). Ndėrkohė, qė tė dyja kėto shoqėri nuk e kanė konfirmuar ende sulmin ndaj faqeve tė tyre.
Nė Twiter, grupi i hackerave kishte lajmėruar paraprakisht sulmin, duke ftuar tė gjithė pjesėmarrėsit e grupit, qė tė organizoheshin dhe tė sulmonin nė orėn e caktuar, kėto dy siteme.
Operation Playback (Operacioni Larje Hesapesh), ėshtė njė grup hackerash tė organizuar pėr mbrojtjen e piraterisė informatike, pra pėr rastet kur nuk lejohen shkarkimet me anė tė Torrent dhe programeve tė tjera P2P. Ata kanė dalė nė mbrojtje tė organizatės Wikileaks duke denuar keto dy shoqėri qė bllokuan llogaritė e organizatės.
Ndėrkohė njė grup tjetėr financiar, si ai i Mastercard, ka bllokuar mundėsinė e transferimit tė parave nė mbėshtetje tė organizatės Wikileaks. Kjo e fundit, pėr tė mbajtur aktive dhurimet financiare qė vijnė nga e gjithė bota dhe qė i mundėsojnė mbijetesėn dhe shpenzimet ligjore pėr lirimin e krijuesit tė saj, Julian Assange, ka dalė me njė slogan tė ri, Na mbani tė fortė.
Ne na mbetet tė bejme analizat tona dhe tė vėshtrojmė se si ka evoluuar sheshi i pėrballjeve. Tashmė komunikimi ėshtė kthyer nė kode dhe kriptime, qė sa do larg, kanė mbėrthyer botėn tonė.
Krijoni Kontakt