Wikileaks rikthehet online
03/12/2010 13:45
Faqja e Wikileaks ėshtė kthyer sėrish online, kėtė herė mė njė domain zviceran, wikileaks.ch.
Lajmi ėshtė bėrė i ditur pėrmes njė njoftimi nė rrjetin social Twitter, nė tė cilin thuhet: “Wikileaks spostohet nė Zvicėr me adresėn http://wikileaks.ch/”.
Po pėrmes Twitter-it, Wikileaks ka akuzuar Shtetet e bashkuara pėr zhdukjen e saj tė pėrkohshme nga interneti.
“Domain-i Wikileaks.org ėshtė vrarė nga Shtetet e Bashkuara”, thuhej nė Twitter pak momente pas errėsimit tė faqes sė Julian Assange.
Kompania qė i siguronte shėrbimin e domain-it, EveryDNS.net deklaroi se e kishte pėrfunduar shėrbimin pėr shkak se Wikileaks.org ndodhej nėn njė sulm masiv tė piratėve informatikė.
Ajo tha se sulmet kishin kėrcėnuar infrastrukturėn e saj, duke vėnė nė rrezik aksesin tek mijėra faqe tė tjera interneti
Krijoni Kontakt