Nė Kosovė kurrsesi nuk duhet tė mjaftohemi duke ndryshuar vetėm gjendjen nė tė cilėn jemi, por, mbi tė gjitha, duhet ndryshuar kategorinė nė tė cilėn na kanė futur.


Nga Albin Kurti mė 30.07.2010 nė ora 12:00

Nga pikėvėshtrimi ndėrkombėtar Kosova ėshtė njė vend i kundėrt me Greqinė. Kosova gjykohet tė ketė njė gjendje tė mirė brenda kategorisė sė vendeve tė krizės kurse Greqia vlerėsohet tė jetė nė gjendje krize brenda kategorisė sė vendeve tė mira, ku gjithsesi hyjnė vendet e BE-sė. Pra, Kosova cilėsohet si njė rrėfim i suksesshėm porse nė kategorinė e vatrave tė krizės (ku na krahasojnė me Irakun, Afganistanin, Palestinėn etj.), ndėrkaq Greqia e zhytur nė krizė financiare dhe ekonomike tregohet si njė rrėfim i dėshtuar nė kategorinė e shteteve tė pėrparuara e normale (ku ajo krahasohet me shtetet e tjera tė BE-sė). Faktorėt ndėrkombėtarė Kosovėn e shohin si njė vend jonormal me gjendje normale ndėrsa Greqinė si vend normal me gjendje jonormale.

Kjo ėshtė arsyeja pse kėta faktorė mobilizohen pėr Greqinė por jo edhe pėr Kosovėn. Gjendja nė Kosovė ėshtė shumė mė e keqe sesa nė Greqi (ndoshta me njė pėrjashtim tė vogėl nė borxhin publik), por kėto dy vende me gjendje tė ndryshme, nė sytė e ndėrkombėtarėve, para sė gjithash, janė dy kategori tė ndryshme. Gjendja e keqe nė Kosovė ėshtė e mirė. Gjendja e mirė nė Greqi ėshtė e keqe. Me gjendjen nė Kosovė janė tė kėnaqur dhe nuk marrin mundin qė ta pėrmirėsojnė atė. Konferencėn e donatorėve tė para dy viteve dhe paratė e premtuara aty askush nuk i pėrmend mė. Duke na krahasuar me Irakun, Afganistanin, Palestinėn etj. ne nuk dalim keq, apo jo? Nė anėn tjetėr, me gjendjen nė Greqi janė tė brengosur shumė dhe andaj u organizuan qė t’i ndihmojnė asaj duke i dhėnė miliarda euro. (Mbase ėshtė njė ēėshtje tjetėr qė po i ndihmojnė me borxhe pėr tė dalur nga borxhet sipas praktikės sė etabluar neoliberale ku sėmundja ofrohet si ilaē.)

Kėto dy kategori tė ndryshme vendesh kanė ndikime tė ndryshme nė shtetet e fuqishme botėrore. Ndikimet e ndryshme janė konstituive pėr kategoritė. Kategoritė dallohen sepse ndikimet dallohen. Pėrderisa ēfarėdo abnormaliteti nė Greqi si njė shtet normal i prek dhe shqetėson menjėherė shtetet kryesore tė cilat nominalisht po ashtu i pėrkasin kategorisė sė shteteve normale, abnormaliteti nė Kosovė si njė shtet jonormal nuk mund tė jetė befasues dhe mund tė ketė vetėm ndikime dytėsore e jo tė drejtpėrdrejta pėr ta.

Vatrat e krizės pėrgjithėsisht vijnė nė ekzistencė vetėm si problem. Bota merr vesh pėr to atėherė kur iu shpėrthen kriza ose, nė rastin mė tė mirė, atėherė kur forca tė brendshme arrijnė ta problematizojnė krizėn para se tė shpėrthejė ajo. Pėrndryshe, ēėshtjet e vatrave tė krizės presin. Fakti qė ato janė nė krizė nuk do tė thotė se ka diēka urgjente aty. Fundja, kriza ėshtė vetė emri i kategorisė sė cilės i pėrkasin ato.

Kategorizimi i Kosovės si njė vend jonormal por me situatė tė mirė meqė tė qetė, pėrkundėr ndodhjes sė saj pėrbrenda kategorisė sė jonormalitetit dhe pikėrisht pėr shkak tė ndodhjes pėrbrenda kėsaj kategorie, do tė thotė qė faktorėt ndėrkombėtarė besojnė qė puna e Kosovės pret. Relaksimi dhe komoditeti me tė cilin qeveritarėt kosovarė i presin nė vizita e takime ndėrkombėtarėt me gjasė atyre vetėm sa ua vėrteton bindjen qė ēėshtja e Kosovės dhe e shqiptarėve pret.
Nė kėtė kontekst, problemet e Kosovės si stagnimi ekonomik dhe mjerimi social, sovraniteti dhe integriteti territorial, nuk do tė merren asnjėherė seriozisht dhe as urgjentisht. Kėto janė pėrmbajtja e krizės qė paraqet kategorinė tonė. Vetėm nė masėn nė tė cilėn kėto rrezikojnė ta shpėrthejnė krizėn ato do tė konsiderohen.

Kriza nė Kosovė po thellohet dhe krejt ēfarė duan ndėrkombėtarėt ėshtė qė ajo tė mos shpėrthejė pėrkundėr thellimit tė saj. Situata nė Kosovė ėshtė pėrherė e tensionuar dhe shpesh ndodhet para eksplodimit. Si nė aspektin politik e tė sigurisė po ashtu edhe nė atė socio-ekonomik, Kosova i ngjan njė fuēie baroti qė sa vie e rritet, qė zgjerohet edhe nė drejtim tė shkėndijave qė do ta eksplodonin, e nganjėherė duket qė thuajse ėshtė nė kėrkim tė kėtyre shkėndijave. Mbase, atėherė kur shkėndija nuk shkon te baroti, ėshtė baroti ai qė shkon te shkėndija.

Qeveria e Kosovės e ka pranuar plotėsisht rolin e shkruar pėr qeverinė e njė vatre tė krizės. Ajo pak nga pak po e bėn liberalizimin e vizave prioritet tė politikės sė saj. Nė vend se t’iu garantojė qytetarėve liri nė Kosovė, iu premton atyre liri nga Kosova, nė formėn e liberalizimit tė vizave. Tė gjithė e duan liberalizimin e vizave por duket qė askush nuk e do kėtė si vetė Qeveria. Nuk ka dyshim qė liberalizimi i vizave ėshtė prioritet artificial. Po i pyete qytetarėt e Kosovės se ēfarė duan, para se tė thonė se duan viza, ata tė thonė qė duan vende pune, integrim tė veriut, shėndetėsi e arsimim cilėsor etj. Ata duan ta kenė mirė kėtu, jo diku nė perėndim. Ndoshta kanė mė shumė shpresė pėr vendin sesa politikanėt qė thuhet se i pėrfaqėsojnė.

Edhe marrėdhėniet e Kosovės me Serbinė i pėrkufizon ky kategorizim i Kosovės si njė vatėr krize e cila, pėr pasojė, sundohet nga misioni i politikės sė sigurisė dhe mbrojtjes sė BE-sė i mirėnjohur si EULEX. Faktorėt ndėrkombėtarė nė vend se tė angazhohen pėr atė qė Serbia tė mos e pengojė Kosovėn nė integrime botėrore, ata mė shumė angazhohen qė Kosova tė mos e pengojė Serbinė (si barrė legale e juridike) nė integrime evropiane. Brengosen pėr atė se si Serbia e ka njė fqinj jugor problematik, kur, nė fakt, do tė duhej tė ishte e kundėrta: Kosova e ka njė fqinj shumė problematik verior i cili financon struktura paralele pėr t’ia rrėnuar pavarėsinė asaj.

Ndėrkombėtarėt edhe mund tė mos na quajnė hapur vatėr krize. Kur pėr njė vend thuhet qė ėshtė ‘nė zhvillim’ atėherė ai ėshtė, nė fakt, i pazhvilluar dhe vende tė tjera e korporata tė ndryshme po zhvillohen nė kurriz tė tij. Kur njė vend thuhet se ėshtė ‘postkonflikt’, nė fakt, mendohet e aludohet qė nė atė vend nuk janė eliminuar gjasat qė tė rinisė konflikti. Tė qenit ‘nė zhvillim’ dhe ‘postkonflikt’ sot ėshtė veēse eufemizėm pėr vatrėn e krizės.

Tash 11 vjet jemi dėshmitarė se si shumica e zyrtarėve ndėrkombėtarė tė EULEX-it, UNMIK-ut, ICO-sė e madje edhe ambasadave tė huaja, fillimisht vijnė nė Kosovė si njerėz shumė pozitivė e dashamirės dhe nė fund largohen si famėkeq. Kosova i bėn tė tillė, ama jo Kosova jonė por Kosova e kėtillė ēfarė e kanė kategorizuar vetė ata, vetė shefat e tyre nga kryeqendrat botėrore.
Nė Kosovė kurrsesi nuk duhet tė mjaftohemi duke ndryshuar vetėm gjendjen nė tė cilėn jemi, por, mbi tė gjitha, duhet ndryshuar kategorinė nė tė cilėn na kanė futur.