Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Çfarë thonë shenjtorët për kreshmën dhe si të kreshmojmë ne në mënyrë të shenjtë?

    1. Qëllimi i kreshmës

    Kreshmët janë ilaç, por ilaçi sado i dobishëm që të jetë, shpesh
    nuk vlen aspak kur nuk ka përvojë ai që e përdor. Sepse, duhet që
    njeriu të dijë kohën e përdorimit, sasinë e nevojshme, gjendjen e trupit
    që do ta marrë ilaçin, kushtet klimatike, dietën që duhet të mbajë,
    stinën më të përshtatshme të vitit, e shumë të tjera si këto, të cilat po
    të mos i kemi parasysh, ilaçi nuk sjell asnjë dobi. Prandaj Kisha jonë
    e Shenjtë i ka caktuar periudhat kur i krishteri orthodhoks duhet të
    mbajë kreshmë.
    Kreshmët që i ka caktuar Kisha të mbahen para të kremteve të
    mëdha të krishterimit, kanë për qëllim kryesor të na përgatisin
    shpirtërisht për t’u njohur dhe ndërgjegjësuar me ngjarjet e mëdha që
    kremtojmë ato ditë”.
    Shën Joan Gojarti

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    2. Tregoje kreshmën me vepra
    Mban kreshmë? Tregoje me vepra. Çfarë veprash? Kur shikon
    ndonjë të varfër, ndihmoje. Kur shikon armikun tënd, të pajtohesh dhe
    të bëhesh mik me të, të mos shash, të mos shpifësh, të mos vjedhësh,
    të mos bësh ndonjë padrejtësi, të mos mbash nëpër gojë njerëzit, etj.
    Me fjalë të tjera, nuk duhet të mbajë kreshmë vetëm goja, por edhe
    syri, edhe veshi, edhe këmbët dhe të gjitha pjesët e trupit tënd.
    Le të mbajnë kreshmë duart, duke mos u ndotur me vjedhje dhe
    grabitje.
    Le të mbajnë kreshmë këmbët, duke u larguar nga rruga që të çon
    nëpër qendra mëkatare dhe nëpër mbledhje imoralësh.
    Le të mbajnë kreshmë sytë, duke mos u hedhur në fytyra të bukura
    me qëllim satanik e shtazor, sepse do të ishte një gjë qesharake sikur
    gojën ta largosh nga gjellët, të cilat në fund të fundit nuk janë të këqija
    në vetvete, kurse syve t’u japësh leje të shohin gjëra që janë të ndaluara
    dhe që janë vetvetiu të liga.
    Nuk ha mish? Mirë bën, por mos i lër sytë e tu të hanë imoralitet
    dhe paturpësi.
    Le të mbajë kreshmë edhe veshi. Por kur mban kreshmë veshi?
    Kreshma e veshit është të mos dëgjojë e të mos pranojë as sharje, as
    shpifje, as qortime. Sepse Shkrimi i Shenjtë thotë: ‘Të mos pranosh të
    dëgjosh kallëzime dhe fjalë të liga’.
    Le të mbajë kreshmë edhe goja, e goja mban kreshmë kur nuk
    nxjerr asnjë fjalë të keqe. Se me të vërtetë, çfarë dobie vjen kur nga
    njëra anë nuk hamë mish dhe peshk e ushqime të tjera kreshmore, e
    nga ana tjetër, kafshojmë dhe copëtojmë të afërmit tanë?”
    Shën Joan Gojarti

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    3. Kreshma: Themeli i virtyteve
    Kreshma lind profetët, forcon të dobëtit. Kreshma urtëson
    ligjvënësit. Është mbrojtëse e shpirtit, shoqëruesi besnik i trupit, armë
    e fitimtarëve, ushtrim për atletët. Është dëbuese e tundimeve dhe
    parapërgatitëse për fitimin e devotshmërisë. Është mik i vigjilencës
    dhe krijues i urtësisë. Në luftë sillet me trimëri, ndërsa në kohë paqeje
    mëson qetësinë. Të përsos dhe të shenjtëron. Kreshma zhduk fuqinë e
    zjarrit dhe mbyll gojët e luanëve. Kreshma ngjit lutjen në qiell e për
    rrjedhojë lartëson shpirtin. Është nëna e shëndetit. Pedagog i të rinjve.
    Stolia e pleqve.”
    Shën Vasili i Madh

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    4. Dobitë që vijnë nga kreshma
    Kreshma është mjeku i shpirtrave tanë. Ajo zbut inatin, shton zellin
    për të bërë të mirën. Zbut zemrën. Pastron mendjen nga mendimet e
    liga. Frenon gjuhën që të mos thotë fjalë të tepërta e të pahijshme.
    Frenon sytë të mos jenë kureshtarë të shohin andej e këtej, por e bën
    secilin të tregojë kujdes për
    veten e tij dhe e mëson të
    kujtojë gjithnjë mëkatet e tij
    duke e larguar kështu nga
    gjykimi i të afërmit.
    Shën Simeoni, Theolog i Ri

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    5. Kur bën dobi kreshma?
    Le të kemi përmbajtje
    në gjithë shqisat tona. Pra,
    nëse kreshmon nga ana
    ushqimore, por i lë sytë e tu
    të shohin me kureshtje,
    kështu ata krijojnë smirë dhe
    zili në shpirtin tënd, dhe nëse
    veshi yt pranon sharje, këngë
    të pahijshme, përgojime,
    fjalë të këqija dhe pranon
    dhe gjëra që dëmtojnë dhe
    shqisat e tjera, cila është dobia e kreshmës? Patjetër nuk do kesh
    asnjë dobi. Pra, nevojitet një kreshmë jo vetëm nga ana ushqimore,
    por një kreshmë me gjithë shqisat tona.
    Shën Grigor Pallamai”

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    6. Bëje çdo gjë për hir të Zotit
    [COLOR="rgb(160, 82, 45)"]Ka shumë gjëra që bëhen nga njerëzit dhe që janë të mira nga
    natyra e tyre, por nuk janë të mira për ndonjë shkak, si p.sh.: Kreshma
    dhe agripnia, lutja dhe psalmodia, lëmosha dhe mikpritja, nga natyra
    e tyre janë vepra të mira, por kur bëhen nga lavdidashja, tashmë nuk
    janë më të mira.
    Perëndia nga të gjitha veprat tona kërkon qëllimin e tyre, d.m.th.
    nëse i bëjmë për hir të Atij, apo për ndonjë shkak tjetër.
    Shën Maksim Konfesori[/COLOR]

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    7. Si të kreshmojmë ne në mënyrë të shenjtë?
    • Të kreshmojmë jo vetëm nga ana ushqimore, por edhe të
    largohemi nga mëkatet. Pra, një kreshmë ushqimore dhe shpirtërore.
    • T’i falim dhe t’i ndjejmë ata që na kanë lënduar shpirtërisht.
    • Ta shoqërojmë kreshmën me lutje dhe të kushtojmë më shumë
    kohë në leximin e Ungjillit dhe të librave të tjerë shpirtërorë.
    • Ta shoqërojmë kreshmën me lëmoshë, pra të ndihmojmë atë që
    ka nevojë.

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Le te mos harrojme se kreshma ka karakter disiplinor e jo dogmatik dhe si e tille ajo VARION nga Kisha ne Kishe, sikurse nga Lindja bizantine ne Perendimin latin, apo si nga vete Kishat lindore jo-bizantine ne relate me Kishen bizantine, kjo qe ne mijevjecarin e pare, kur Kisha ishte NJE.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •