Jeta sekrete e Marylin Monroe në dorëshkrime
» Vendosur: 08/08/2010 - 10:42
• Fragmente ditaresh, letra, poezi... të gjitha të shkruara nga Marylin Monroe e që nuk kanë dalë kurrë më parë në dritë. Bernard Comment, botuesi i teksteve të panjohura të yllit zbulon paksa nga përmbajtja e librit që do të publikohet në tetor
Teksa psherëtinte ajo thoshte me zë të dridhur: “Diamantet janë miqtë më të mirë për femrat”, brilante që ajo dëshironte t’i mbante, rreth qafës, dorës, apo në veshë. Sot flitet për një tjetër bizhu të dalë në skenë: shkrime intime dhe tërësisht të panjohura të Marilyn Monroe. “Ne ishim të parët që e dhamë lajmin në qershor. Sot ne mund të zbulojmë në linja të gjera këtë libër të jashtëzakonshëm. Poezi, fragmente nga ditari, letra, riprodhime faksimilesh, foto personale (rreth tridhjetë në total)... Përmes tyre ne do të zbulojmë një anë të panjohur dhe të papritur të yllit: shijen e saj për librat...”, thotë botuesi për “Le Figaro”.
“Ajo i referohet, natyrisht, dramaturgut Arthur Miller, i cili ishte një nga tre burrat e saj. Por ajo gjithashtu shkruan për Samuel Beckett dhe James Joyce”, thotë Koment Bernard, përgjegjës për botimin e librit, së bashku me producentin e filmave Stanley Buchthal. “Ne gjejmë në këto tekste fakte shumë personale mbi James Joyce, që ajo kishte zbuluar kur ishte 26 vjeç, duke interpretuar fragmente nga monologu i famshëm i Molly-t. Ajo e admironte gjithashtu edhe Samuel Beckett-in. Shumë e çuditshme është magjepsja e saj kundrejt bardit Walt Whitman, themeluesin i poezisë moderne amerikane”. Një pasuri e tërë e ruajtur në letër që po çudit botuesit e saj. “Ka një lloj melankolie në libër dhe ajo çka është e bukur në këto nota, është mënyra se si bashkon idetë edhe nëse ato janë të shpërndara në libër”, thotë Comment.
Parathënia i është besuar romancierit italian Antonio Tabucchi, i cili thotë se “Brenda trupit të saj jetonte shpirti i një intelektualeje dhe poeteje, mbi të cilën askush nuk kishte dijeni”.
Për ata që pëlqejnë legjendat e Hollivudit, është e sigurtë që do të gjejnë aty atë çka kërkojnë. Botuesi zbulon se libri u kushtohet më së shumti të dashurve të saj, mes të cilëve ishte edhe “një farë” John Kennedy.
Me këto fragmente, Norma Jean Baker merr hak pas vdekjes, në mënyrë letrare, larg kapriçove të yjeve të Hollivudit.
panorama.
Krijoni Kontakt