-
10 shkaqe se si të arrihet kënaqësija e All-llahut!
DHJETË SHKAQE SE SI TË ARRIHET KËNAQËSIA E ALLAHUT
Ashtu siç i ka numëruar imam Ibn Kajjim el-Xhevzijje
1. Të lexuarit e Kur’anit duke menduar dhe duke kuptuar domethënien e Tij. Të kuptuarit e mësimëve dhe porosive të Kur’anit, ashtu siç e kupton dhe e komenton njeriu një libër të caktuar për të sqaruar porosinë e autorit të librit.
2. Të afruarit e Allahut me nafile, pas obligimeve të caktuara.
Nafilet shpijnë prej shkallës së dashurisë drejt shkallës së prirjes.
3. Të përmendurit e përhershëm të Allahut - dhikri në çdo rast me gjuhë, zemër dhe vepër. Hisja në dashurinë e Allahut i përgjigjet madhësisë së hises në këtë dhikr.
4. Dhënia përparësi asaj që e do Allahu më tepër se atë që e do ti gjatë ngacmimit të epsheve. Ngjitja drejt asaj që e do Allahu edhe nëse ajo ngjitje është e vështirë.
5. Kërkimi i zemrës për emrat dhe cilësitë e Allahut, të vrojtuarit dhe njohja e tyre. Rrotullimi i përhershëm në kopshtet e kësaj njohje. Ai i cili e njeh Allahun në emrat, cilësitë dhe në veprat e Tij, Allahu pa kurrfarë dyshimi do ta dojë.
6. Vërejtja e bamirësisë, mirësisë, dhuratave të fshehta dhe të dukshme dhe dhuntive të Tij. Krejt kjo thërret dashurinë e Tij.
7. Ky është një nga shkaqet më interesante: Përulësia e plotë e zemrave para Allahut të Madhërishëm. Me të vërtetë domethënia e kësaj është e pamundur të sqarohet me fjalë.
8. Të vetmuarit gjatë zbritjes së Allahut në qiellin e Tokës [në të tretën e fundit të natës] për t’ju drejtuar Allahut dhe të mësuarit e ajeteve të Tij. Qëndrimi me zemër dhe sjellje të mirë para Atij në ibadet. Krejt kjo duhet të kurorëzohet me pendim dhe me kërkim faljeje.
9. Shoqërimi me ata të cilët e duan Allahun dhe me të sinqertit.
Marrja e shprehjeve më të bukura të fjalimeve të tyre, ashtu siç mblidhen frytet më të bukura. Mos fol përveç nëse sheh se më e dobishme është të flitet sesa të heshtet edhe kur e di se me këtë do ta përmirësosh gjendjen tënde dhe do t’u bësh dobi të tjerëve.
10. Largimi i gjithçkaje që qëndron si pengesë ndërmjet zemrës dhe Allahut të Madhërishëm.
Selam alejkum!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt