Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1

    Thumbs up Kërkesë Topit: Shtetësi për të gjithë shqiptarët

    Tiranë, 31 korrik - Një grup intelektualësh në Shqipëri kërkojnë nga presidenti shqiptar, Bamir Topi, që përmes një dekreti, të mundësojë përfitimin e shtetësisë shqiptare nga gjithë shqiptarët jashtë kufijve.

    Ata përmes një letre të hapur i janë drejtuar presidentit shqiptar, për t’i kërkuar “që të gjithë shqiptarëve nga Shqipëria etnike dhe diaspora t’u jepet nënshtetësi shqiptare”.

    “Nuk ju kërkojmë më shumë, veç atë që ju obligon Kushtetuta dhe preambula e saj; „...Me aspiratën e popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar”, shkruan me shkronja të arta në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në letër.

    Intelektualët të cilët kanë firmosur letrën citojnë edhe Neni 8 të Kushtetutës shqiptare, i cili në mënyrë decidive përcakton: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj dhe shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet”.

    Një plan i tillë është zbatuar nga shtetet fqinje siç janë Maqedonia, Bullgaria, Serbia dhe vendet tjera ish-jugosllave.

    Juristë dhe avokatë shqiptarë nuk përjashtojnë mundësinë që kryeministri Sali Berisha me dekretin e presidentit Bamir Topi të përmbush premtimin e dhënë në vitet e 90-ta, kur kishte pohuar se çdo shqiptar në botë është shtetas i Shqipërisë.

    “Duhet të realizohet kjo, sepse kemi rastin konkret edhe të maqedonasve, të cilët kudo që janë posedojnë edhe shtetësinë e Maqedonisë. Sidomos një mundësi e tillë po shfrytëzohet nga shqiptarët që jetojnë në kufirin me Maqedoninë, të cilët deklarohen se kanë origjinë maqedonase”, ka theksuar juristi Numan Limani për agjencinë e lajmeve INA.

    Në rast të ndryshimeve të paralajmëruara, atëherë të drejtën e pajisjes me shtetësi shqiptare do ta kenë mbi 5 milionë shqiptarë në rajonin e Ballkanit.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    A është e mundur kjo me ndodh ee..? Ku ka më mirë ... unë i pari e kisha marr valla edhe tani e kisha marr me gjith qef por s'di sa mundem me bo..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    kjo duhej bere qe ne 1990
    po dhe tani seshte vone

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    A është e mundur kjo me ndodh ee..? Ku ka më mirë ... unë i pari e kisha marr valla edhe tani e kisha marr me gjith qef por s'di sa mundem me bo..
    Natyrisht se mundet me u be, dhe do behet, sepse keshtu e do puna, dhe shume shpejte, ne nje te aferme te shpejt do behet.

    Nese neve si komb dojme, e besoj qe mbi 80 % e kombit Shqiptar e deshirojne kete gje atehere domosdo do behet. Une per vehten time shume shpejt do marr pasaporten Shqiptare.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    E si është e mundur me bo nqs unë jamë banor i kosovës , a me jepni ndonjë këshill që të bëhem banor i shqipëris , a duhet të jetoj aty mbi 5 vjet apo si është puna.

    Nuk kisha dasht më shumë se të marr pasaport ALBANIA gjithmonë kam ëndërru për këtë gjë që nga fëmijëria.


    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin SHQIPËTAR.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    E si është e mundur me bo nqs unë jamë banor i kosovës , a me jepni ndonjë këshill që të bëhem banor i shqipëris , a duhet të jetoj aty mbi 5 vjet apo si është puna.

    Nuk kisha dasht më shumë se të marr pasaport ALBANIA gjithmonë kam ëndërru për këtë gjë që nga fëmijëria.


    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin SHQIPËTAR.
    Edhe une jame banor nga Prishtina, keshtu qe do kerkoje pasaporte Shqiptare, sepse Prishtina eshte qytet ne Shqiperi.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #7
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    O ku te jete ajo dite qe ne pasaporten time tme shkruaj ne gjuhen shqipe xhdo gje,se ketu me kan bere maqedon.

    Do tu knaqesha dhe me gjithe zemer do ta mersha pasaporten SHQIPTARE.

    Ishalla sa ma shpejt e bejne.


    I lutem Zotit qe sa me shpejt te behet kjo gje.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  8. #8
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Mbi 5 milion shqiptar do të pajisen me shtetësi shqiptare?

  9. #9
    E dua letërsinë Maska e eralni
    Anëtarësuar
    01-10-2004
    Vendndodhja
    Roma
    Postime
    151
    Pse enderroni me sy hapur nuk te le njeri te besh me remuje ne ballkan ktu dun me unifiku europen ju thoni pashaporta per te gjithe.Ka projekte europa qe te beje kart identiteti europiane e jo me ti futet ktyre ngateresave.Pastaj me kto komshi qe kemi ne (qe na thone qe keni ardh nga jupiteri) doni me bo Shqiperin e madhe ,kaq ne greku i mbushi breckat e jo me shume.

  10. #10
    Ideja nuk eshte e keqe por Evropa mplakur nuk eshte matufepsur deri ne aty sa ta lejoj dicka te tille, mbi te gjitha nese behet me dekret.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •