Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Islami: Perjashtimi, si do te perballoj Ramen

    Sekretari socialist per Ceshtjet Zgjedhore, Kastriot Islami, ne nje interviste per gazeten “Koha Jone” shprehet se do te reagoje ndryshe nga c’kane reaguar ish-kryetari i PS Nano, ish-presidenti Mediani, Bufi, Ulqini, Hajdaraga e deri tek te tjeret e shmangur nga Rama, duke paralajmeruar rezistence ndaj cdo tentative per perjashtim te tij nga PS, ne vjeshte. Islami ben me dije kercenimet per t’u larguar nga posti i sekretarit, nderkohe qe ai refuzon ta beje nje gje te tille. Ai nenvizon se “nese Rama urdheron moszgjidhjen e tij, atehere me baze te shtate parimeve te jetes do te kryej gjithcka, pa asnje hezitim apo dileme, ne kushtet e mbrojtjes legjitime per te mos lejuar qe projekti 20 vjecar i se majtes te deshtoje”, duke mos perjashtuar as krijimin e nje partie te re apo bashkimin me LSI-ne e Metes. Njeheresh ai nuk heziton te kritikoje projektin e Rames, duke nenvizuar se PS fiton vetem nese bashkohet e majta, perfshi dhe Meten.

    Zoti Islami! Partia Socialiste ende po mban qendrim te kushtezuar me Kuvendin, porsa i perket votimit te ligjeve qe kerkojne nje shumice te cilesuar. Si e shihni kete bllokim ne raport me integrimin ne BE?

    Qendrimi eshte i gabuar dhe i demshem, per vendin e vete PS. Qendrim qe konsiderohet antintegrues. Qendrim te cilin askush ne Evrope as e kupton dhe as mirekupton; bile shume personazhe politike e teknike evropiane, qe merren me Shqiperine, kane filluar cdo dite e me shume te kuptojne se prapa te gjithe ketij veprimi radikal, qendron nje “lufte e tipit te vjeter ballkanik per pushtet”. Bojkoti i kuvendit, protestat e ekzagjeruara, greva e urise, bllokimi i rrugeve dhe se fundi “marredheniet e kushtezuara me Kuvendin” klasifikohen veprime te demshme e te papranueshme politike, klasifikohen “politike e vjeter me mentalitet ballkanik e komunist”, jo ne sherbim te interesave te publikut.

    Deputetet e PS paten shansin e pare pas 28 qershorit per te bashkuar votat me LSI dhe per te kaluar me votim te thjeshte dekretet e presidentit Topi per gjyqtaret e Gjykates se Larte. Sa ndikon ne largimin mes PS e LSI?

    Pavaresisht qendrimeve politike, parimore apo pragmatike, qe mundet rastesisht te koinicidojne midis PS e LSI, nuk shikoj asnje perpjekje per te afruar qendrimet apo se paku per te permiresuar klimen e marredhenieve midis dy forcave politike te majta. Qendrimi i PS, si forca me e madhe politike ne spektrin e majte, nuk eshte ende miqesor, duke mbyllur cdo hapesire per bashkerendim eventual qendrimesh, qofte pragmatike ne Kuvend ne raste te tilla si votimi i dekreteve te Presidentit per gjyqtaret e Gjykates se larte apo eventualisht ligji per SHISH, por mbi te gjitha per te krijuar nje klime bashkepunimi eventualisht ne te ardhmen. Perkundrazi, retorika e PS duket si nje arsenal armatimi i grumbulluar ne sasi te konsiderueshme, i zbrazur cdo dite nga oborri i PS dhe foltorja e Kuvendit, ne mbeshtetje te nje strategjie te eliminimit te LSI, gje qe do te ishte jo vetem e gabuar, por edhe e parealizueshme dhe me koston e larte te humbjes se zgjedhjeve te pergjithshme, per heren e trete radhazi.

    Cila mendoni se eshte arsyeja qe Rama dhe Berisha nuk po gjejne gjuhen e perbashket, per transparencen e zgjedhjeve?

    Debati midis Rames e Berishes eshte per legjitimitetin e zgjedhjeve ose e thene me shkoqur e me thjeshte per publikun, eshte nje beteje individesh per “kolltukun e kryeministrit”. Fatkeqesisht midis “legjitimitetit” qe mbron Berisha dhe “deligjitimtetit” qe synon Rama, nuk ka e nuk mund te kete zgjidhje te ndermjetme. Sigurisht qe kjo beteje midis Berishes ne “kolltukun e kryeministrit” dhe Rames me veprime radikale, jashte dhe antisistem, do te vazhdoje derisa te vije beteja e ardhshme per “kolltukun e kryeministrit”. Edhe pazari i perfolur qe “Berisha mban kolltukun e kryeministrit” dhe Rama ruan “kolltukun e kryetarit te bashkise se Tiranes”, si nje zgjidhje “kompromisi-xhentelmenesh” duket se nuk ka gjasa te ndodhe. Gjithcka tjeter qe lidhet me transparencen apo Kushtetuten, integrimin evropian apo liberalizimin e vizave, eshte nga te dy palet retorike demagogjike, thjesht konsum propagandistik per te terhequr votuesit naive dhe per te ngritur emocionet e militanteve fanatike.

    Sa e shihni afer fitoren e PS ne zgjedhjet vendore nese Rama kandidon per kryebashkiak dhe ne zgjedhjet parlamentare, nese nuk bashkepunon me Meten?

    Rama ka keto dy opsione per bashkine e Tiranes. Opsioni I: Te kandidoje per kryetar ne Bashkine e Tiranes; i) nese humb ne konkurrimin per bashkine e Tiranes duhet te largohet edhe nga drejtimi i PS dhe ii) nese fiton te qendroje vetem kryetar ne bashkise e Tiranes, pra te largohet nga drejtimi i PS. Opsioni II: Te mos kandidoje per Bashkine e Tiranes dhe te pergatitet per te vendosur emrin ne listen e zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2013. Cdo opsion tjeter duhet perjashtuar dhe nese ndodh do te jete me pasoja per te ardhmen e PS dhe natyrisht perben nje arsye me shume per te mbajtur PS ne spiralen e deshtimeve dhe te humbjeve te njepasnjeshme. Lidhur me bashkepunimin PS-LSI ka tri shembuj i) ne 2005 percarja PS me LSI coi edhe PS edhe LSI ne opozite; ii) ne 2007 bashkimi i PS me LSI siguroi fitore te se majtes ne te gjithe bashkite kryesore dhe iii) ne 2009 percarja dhe armiqesia midis PS e LSI, coi PS ne opozite dhe “detyroi” LSI te beje koalicion me PD. Konkluzioni eshte i qarte, nuk mund te kete fitore te se majtes se percare. Edhe synimi per te “zhdukur” LSI eshte jorealist dhe do te jete fatal per PS, e cila do te duhet te qendroje per te treten here radhazi ne opozite, duke u pasuar me shume gjasa nga nje proces shperberjeje e shthurjeje. Kjo do te ishte pergjegjesi shume e madhe, vetem e Rames dhe e te gjithe atyre qe qendrojne shume prane tij dhe e keqkeshillojne.

    Cfare ka ndryshuar me ardhjen e Rames ne PS qe nga 2005?

    Fillimisht pati perpjekje per te nxjerre PS nga trauma e humbjes se vitit 2005 dhe me tej per te futur te gjithe strukturat ne rinovim e rigjallerim; dialogu me Shqiperine ishte nje proces pozitiv qe rriti kontaktet e partise me njerezit dhe shqetesimet e problemet. Shumica e problemeve nisen pak para vitit 2009 dhe u thelluan e u shfaqen qartas pas humbjes se zgjedhjeve te vitit 2009. Me duhet me shume dhimbje pas 20 vjet kontribut ne PS te deklaroj se i) PS eshte fatkeqesisht gjithnje e me pak socialiste, ii) PS eshte gjithnje e me pak demokratike e me shume autoritare e klienteliste, iii) PS eshte gjithnje e me shume radikale e me pak profesioniste dhe iv) PS gjendet gjithnje me shume ne krize identiteti per shkak te kryesimit real prej nje ekipi drejtues, kryesisht ekstrapartiak, me personazhe te lidhur me shume me interesa financiare sesa ambicie politike apo “keshilltare” larg te qenit realisht socialiste. Por PS eshte dhe gjithnje e me e rrudhur elektoralisht, me pak solidare dhe me e percare. E majta eshte e ndare e jo funksionale dhe me shume orientohet drejt personazheve te tipit Ngjela-Ndoka, qe luftuan per humbjen e PS ne 2009 dhe u larguan nga PD per shkak pakenaqesive te ndarjes se pushtetit korruptiv apo “shkrirjeve” per interesa individesh, se sa drejt nje bashkimi te kontribuesve te vertete socialiste e te majte. Strukturat e PS nuk funksionojne dhe frymen e debatit e ka zevendesuar klientelizmi ekstrem dhe presioni e kercenimi ndaj kujtdo qe mendon ndryshe. Procesi i formesimit te strukturave drejtuese te grupit kuvendor te PS ishte gjenerues dhe pasqyrim i kesaj gjendjeje, i kesaj krize, i ketyre mangesive e defekteve, i ketij mentaliteti, i kesaj menyre sjelljeje dhe mbi te gjitha i kesaj menyre drejtimi. Kjo pergatitet me shume gjasa edhe per ndryshimet e ardhshme ne kryesi e sekretariat. Zhvillimet brenda PS nuk paralajmerojne situate aspak te favorshme per te gjithe ata qe kane Mendim Ndryshe.

    Nese ne vjeshte ndodh mos zgjedhja juaj ne kryesine e PS, cili do te jete reagimi juaj politik?

    Personalisht jam i qete ne kete aspekt dhe nuk kam ndermend te terhiqem ne artikulimin e defekteve te drejtimit te PS, pavaresisht “kercenimeve” per te me hequr me urdhrin e Rames vizen nga posti i sekretarit te PSSH. Reagimi im do te jete shume i ndryshem nga ai i shume kolegeve te mi, tanime te eliminuar nga Rama. Kete nuk e them per te bere presion apo pazar qe te perfitoj ndonje nje post, sepse nuk me duhet dhe as me ka interesuar dhe nuk me intereson ky lloj “promovimi” ne shkembim te sjelljes klienteliste qe do te kerkonte apo diktonte Rama. Ne menyre figurative do te thoja se do te perjashtoja secilen nga menyrat me te cilat Rama i) “shmangu politikisht” ish-presidentin Rexhep Meidani; ii) “vrau politikisht” ish funksionarin e talentuar partiak Musa Ulqini, iii) “eliminoi” pa asnje shkak ish-kryeministrin Ylli Bufi, iv) “godet” tinezisht ish-kryetarin e PSSH Fatos Nano qe e ka me statut anetar te Asamblese, v) “cileson” maskara e tradhtar ish-Kryeministrin Ilir Meta, me te cilin premtoi bashkimin e madh te se majtes, vi) ka shpallur “bashkepunetor” te Berishes, Ben Blushin, dhe e ka zevendesuar me Ngjelen e Ndoken; vii) “hoqi qafe” juristin Ylli Manjani, permes nje “numri prestigjatori”, duke e zhvendosur ndryshe nga c’kishte vendosur kryesia e PSSH; viii) “zhduku ne mes te nates” dhe tentoi “ti qante diten” anetaret e kryesise profesoret e talentuara Edlira Haxhiymeri e Mimoza Hafizi, drejtuesen aktive e te ndershme te “ZP”, Eva Allushi, pedagogen e zonjen model Saemiro Pino; ix) ish-deputete e ish-ministra, si ish-nenkryetarin e PS Hajdaraga apo ish drejtuesin e larte te PS, Petro Koci; ambasadore e funksionare te larte, ish-drejtues te bashkive e shume persona me vlera e eksperience te vyer ne PS; per te mos ardhur te “hedhjet e fundit ne lume”, te prurjeve te reja me identitet premtues, “bezdises” me kapacitetin e tyre mbi kufijte e lejuar ”. Nuk do te mund te aplikohet asnje nga keto skenare, sepse reagimi im do te jete ndryshe, simetrik e asimetrik. ….Po realisht cfare e shqeteson Ramen nga nje profesor i ardhur nga perendimi, me pervoje 20 vjecare ne politike dhe sic thone shume nga socialistet model per pastertine e figures e integritetin e larte…? Duke kerkuar ndjese maksimale per mungesen e modestise por i detyruar te bej nje “mekat” te tille me duhet t’i kujtoj Rames se 1) jam prej 20 vjetesh ne PS, shume me teper sesa vete Rama; 2) se kam sjelle me vete ne PS nje formim solid akademik e perendimor qe i mungon teresisht Rames; 3) se zoteroj nje bagazh e kontribut te menaxhimit partiak e qeverises shume shume me te larte sesa ai i Rames; 4) se kam nje integritet shume me te larte moral e pergatitje profesionale pakrahasimisht me te larte sesa ai i Rames; e tjere e tjere pa fund. Ndonese i detyruar nga pyetja juaj eshte jo fort normale qe une te flas per te tilla gjera, por mesa duket eshte e nevojshme te dihen thjesht per te kuptuar perse Rama ndjehet jo mire jo thjesht me mua, por me te gjithe ata qe kane identitet te spikatur, politik e profesional, e mbi te gjitha kane guximin per te mos u servilosur apo perkulur ndaj asnje presioni te hapur apo latent per te thene gjithcka mendojne per PS dhe ate vete, ne sy e publikisht. Kjo sjellje, sidomos ne publik, eshte shume shqetesuese per Ramen, pavaresisht se tenton ta percjelle me indiference te shtirur. Mesa duket me kompleksin e inferioritetit Rama, nuk i parapelqen personazhe e individe te tille, i “merr shume inat” dhe perpiqet te hakmerret… Ky eshte vetem nje shpjegim i thjeshte i pyetjes suaj.

    Duke pare kete gjendje, perse keni qendruar ne postin e sekretarit te PS dhe nuk keni dhene doreheqje..?

    Pyetja eshte e drejte e moralisht do te duhej te jepja doreheqjen, po ashtu si edhe disa te tjere qe kane punuar shume me pak se une dhe kane me shume pergjegjesi se une, por preferojne te heshtin, duke ngritur modelin e promovimit permes heshtjes dhe klientelizimit. Dhe kete e kam menduar gjate. Por ceshtja eshte me komplekse se kaq. Nuk e kam dhene doreheqjen sepse nuk kam dashur t’i jap Rames ate kenaqesi qe ai pret e nxit, te “veteperjashtimit” nga PS. Ate lloj kenaqesie te ngjashme qe eshte ndjere ate mengjes, pasi “bisha e nates se erret” kishte shtyre viktimen e radhes drejt “vetevrasjes” per te thene me tej se “nuk e vra, por u vetevra” dhe me tej partise do t’i binte barra e rende e denimit te aktit te vetevrasjes, nderkohe qe partia kishte menduar “ti jepnim nje shans per reflektim”. Homologimi midis “(vete)perjashtimit” ne demokraci dhe (vete)vrasjes” ne diktature ,perben nje koincidence shqetesuese, sidomos per PS, trashegimtaren e partise komuniste; nje koincidence qe do ta kthente ate ne identitet. Identitet te vjeter komunist qe ja ndryshuan vetem profesoret me formim perendimor dhe te rinjte e guximshem qe ne themel te PS moderne e evropiane vendosen pikerisht ate qe lejoi Ramen te futej ne PS dhe pikerisht ate qe Rama sulmon me shume nga gjithcka tjeter, mendimin e ndryshem alternativ per te cilin partia e vjeter te (vete)vriste. Kam vendosur te mos jap doreheqjen deri ne momentin e fundit, thjesht per t’i ndricuar eventualisht publikut “vrasjen” e radhes ndaj cdo individi me identitet e personalitet qe mendon e shprehet ndryshe; dhe do te jap shembullin e akuzes kunder “perjashtimit politik” dhe mbyllur cdo shteg te kenaqesise se akuzuesve per “veteperjashtim”. Do te denoncoj edhe perpjekjet per ngritur alibine naive e meskine te eliminimit te te gjithe atyre qe mendojne ndryshe “me voten demokratike te forumeve”, nje alibi e diskretituar tanime qe do te provonte se ne PS nuk ka me demokraci, por vetem diktat e urdher nga Rama, si dhe perpjekjet per te perhapur genjeshtren e sajuar se “..njerin apo tjetrin qe mendon ndryshe, nuk i duan e nuk i votojne ne parti dhe ata jane zgjedhur se i ka mbeshtetur kryetari..”: Nje genjeshter e madhe, sepse e verteta eshte ndryshe. Rama ka ardhur ne PS me vone se sa ata qe kane sot guximin te shprehin mendimin ndryshe; dhe “fatkeqesisht” Rama eshte ne krye te PS edhe me mbeshtetjen e te gjithe atyre qe krijuan hapesirat, te cilat lejuan Ramen te shprehte, para se te vinte ne krye te PS, mendimin e tij ndryshe, ate mendim qe ai tani e godet dhe e (vete)vret….

    A mund te krijoni nje formacion te ri te majte, apo do ti bashkoheni LSI se Metes?

    Me duhet te evokoj me kenaqesi se veprimi im politik i metejshem (cuditerisht), eshte ne rezonance te plote me strategjine e veprimit ne situata te tilla, qe permblidhet ne shtate parimet e pershkruara me mjeshteri nga filozofi e politologu francez, Zhak Atali, ish-keshilltar i Presidentit Miteran dhe aktualisht keshilltar i Presidentit Sarkozi ne librin e tij “7 leksionet e jetes per te mbijetuar nga krizat” (sepse realisht PS eshte ne krize te thelle per shkak te drejtimit te Rames) 1) Respekti per vetveten: Te kesh respektin maksimal per vetveten; 2) Intensiteti: Te shfrytezosh cdo minute te jetes sikur te ishte minuti i fundit, 3) Empatia: aftesia per te parashikuar te ardhmen, 4) Rezilienca: Aftesia per ti rezistuar goditjeve; 5) Krijueshmeria: aftesia per te shnderruar humbjen ne fitore dhe kthyer forcen e kundershtarit kunder tij; 6) Gjithgjindshmeria: aftesia per tu pershtatur me te gjithe llojet e veshtiresive ne menyre te njepasnjeshme ose njekohesisht, 7) Aftesi per te permbysur te gjithe parimet dhe vepruar jashte normave e ligjeve ne kushtet e mbrojtjes legjitime. Nese Rama do te urdheroje ne vjeshte “mozgjedhjen” time, por jo vetem timen (qe ka shume gjasa te ndodhe) ne forumet drejtuese, ne menyre metaforike do te thoja se i) me nje respekt ekstremal per veten dhe kontributin teresor ne PS (parimi i respektit per vetveten), ii) duke qene se gjithcka kam arritur ne jete eshte rezultat vetem i shfrytezimit maksimal te cdo minuti te jetes sime per pune (parimi i intensitetit te veprimeve); iii) i kalitur per te mos u perkulur dhe per ti rezistuar goditjeve me te medha se kaq (parimi i rezilences); iv) duke vene ne perdorim aftesine per te parashikuar (parimi i empathise) cdo veprim; v) i afte per te kthyer “thiken e kundershtarit” kunder tij nese ajo do te tentoje te drejtohet ndaj meje; vi) me nje aftesi ekstremale per tu pershtatur me cdo lloj veshtiresie vecas apo te gjitha bashke e njekohesisht (parimi i gjithegjindshmerise), do te kryej gjithcka, pa asnje hezitim apo dileme, ne kushtet e mbrojtjes legjitime per te mos lejuar qe projekti 20 vjecar i se majtes te deshtoje. Kjo eshte pergjigja ime per momentin, me orientim prioritar, qendrimin parimor e veprimin proaktiv ne PS, njekohesisht reaktive dhe/ose alternative, por me siguri krejtesisht e ndryshme nga ajo e te gjitheve kolegeve te mi, te “(vete)vrare” pas vitit 2005… Dhe sinqerisht ndjehem shume mire qe them ate qe mendoj dhe nuk bej ate qe nuk mendoj; dhe per me teper shikoj qe edhe ata qe bejne ate qe nuk mendojne, fshehurazi me pergezojne; nuk me lejohet as mua dhe askujt tjeter, me kete formim e kete eksperience te sillem ndryshe nga c’mendoj dhe te perfitoj apo te “promovohem” (po e vendos kete fjale ne thonjeza, sepse ne PS nuk ka me sistem as promovimi e as karriere, sepse eshte demtuar rende sistemi i hierarkise se vlerave, kontributeve dhe kapaciteteve dhe zevendesuar me kriteret e klientelizimit, kamaradizmit e te pasurise…) duke heshtur apo duke thene ate qe nuk mendoj…Per mua jane udherrefyes “shtate parimet e jetes” dhe mendimi e veprimi im jane percaktuar gjithnje dhe do te percaktohet edhe ne te ardhmen nga bashkesia e tyre…

    Bisedoi: Jakin Marena
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Rama jo me kot e ka kthyer ps ne nje ushtri eunukesh se e shikon qe apratciket e komunizmit dhe te katovices ne ps jane te shumte dhe duke i pasur eunuke i qeron kollaj sic ka bere me te tjeret.
    Pasi te kete mbaruar pune me ta athere do ja shikoni dhembet Rames se sa fort do kafshoje e sa fort dote radikalizohet.
    Albania Uber Alles

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Pasi te kete mbaruar pune me ta athere do ja shikoni dhembet Rames se sa fort do kafshoje e sa fort dote radikalizohet.
    do te te kafshoje ....?! c'fare ??
    "They will not control us, We will be victorious"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •