Talibanët urojnë Holandën për tërheqjen e trupave
E premte 30 Korrik
Talibanët kanë uruar Holandën për tërheqjen e ushtarëve nga Afganistani, pasi që misioni i ushtarëve holandezë përfundon të dielën, transmeton sot gazeta holandeze “Folkskrant”.
Zëdhënësi i talibanëve deklaroi në nj intervistë për gazetën se “dëshiron të urojë qytetarët dhe qeverinë e Holandës për trimërinë që treguan për marrjen e një vendimi të tillë të pavarur”.
“Shpresojmë se edhe vendet tjera që kanë ushtarë në Afganistan do të ndjekin shembullin e Holandës”, ka thënë në një bisedë telefonike zëdhënësi i talibanëve, Qari Yusuf Ahmadi.
Qeveria holandeze ka rënë më 20 shkurt pasi që partitë më të mëdha nuk u pajtuar për zgjatjen e misionit holandez në Afganistan, pas përfundimit të mandatit në gusht 2010, siç dëshironte NATO. Holanda ka 1 950 ushtarë në Afganistan./koha
Krijoni Kontakt